Seite 6 von 13

Verfasst: Fr, 16. Jan 2009, 21:20
von Lira
Ah, shiko, ke dashur te perdoresh foljen humb! Paska pesuar demtime te renda nga goja jote uta. :lol:

Verfasst: Fr, 16. Jan 2009, 21:51
von uta
Lira hat geschrieben:Ah, shiko, ke dashur te perdoresh foljen humb! Paska pesuar demtime te renda nga goja jote uta. :lol:
tung Lira

sma nin fort kur me shan, por pse pi shan gegt?


uta

Verfasst: Fr, 16. Jan 2009, 22:01
von altruisti
Ndonese nuk kisha shume kohe, duke lexuar postimet e kesaj teme qe me provokoi ndjeshem qetesine time te ketij janari ta ftohte e aq me teper me ngacmoi pameshirshem te menduarit tim shqiptar nuk u durova dot pa i pervjelur menget per te shkruar edhe une dy rreshta per nje teme kaq te ndjeshme dhe jo vetem sa per te then se edhe une isha pjese e ktij diskutimi virtual.

Forumi eshte per te diskutuar por nuk e di se sa ja vlene te ju japesh aq shume hapsire gishtave per te shkruar pa i kodrinuar ato qe me pare me menyren tuaj te mendimit. Sinqerisht nuk e kuptoj menyren e reagimit te Utes dhe formen se si ajo provokon vazhdimisht e qe te ben te dyshosh se kush mund te fshihet pas nickut te saj e ne anen tjeter nuk mund ti kuptoj as te tjeret qe merren me te pa nevoj e aq me keq kur pergjithesohen gjerat. Eshte e papranueshme qe nje sjellje individi te vlej si deshmi per te hedhur ne pus te gjitha vlerat e popullit prej nga vjen individi dhe kjo menyr mendoj se nuk perkon me vlerat e mirfillta kominikuese, te pakten per moshen dhe per kohen ne te cilen ne po jetojme.
Ne raste te tilla thjeshte injoranca eshte pergjigja me adekuate, pa marre parasysh se nga kush vjen ajo. Fundja se pari ne duhet te sillemi si njerez e tek pastaj mund te flasim per dallimet dhe menyren e percpeptimit ndaj dukurive, veçorive qe na rrethojne dhe na karakterizojne qofte ne aspektin e vetedijes kombetare, intelektuale, kulturore, qytetare ... etj.
Fakti qe dikush mund te jete ndjere i provokuar nga reagimi i tjetrit dhe kundreagimi gati se pothuaj me te njejten gjuhe nga ana e tjetrit, ve ne dyshim vetvetiu nje lloj pasigurije ne vetevete gje qe e zbeh ne nje ose menyr tjeter identitetin tuaj. E kjo qe juve keni shrruar per teme pikerisht ka te beje me identitetin tuaj, pra ate te te qenurit shqiptar. E kur flasim per kete ateher identiteti i te qenurit shqiptar ai adej si kendj kufirit ka qen i perdhunosur si mos me keq per dekada me radhe andaj edhe pasojat po verehen dukshem e do te ndjehen edhe nje kohe, te pakten per aq sa do kete forumista qe nje teme te tille kaq te ndjeshme e diksutojne me vrull dhe me shume emocione duke tejkaluar per te saten here rregullat me elemntare te bashkekomunikimit ne shek 21, ani pse dikush do arsyetohej fare thjesht - se ky na qenka vetem komunikim virtual.

Nuk do zgjatem me teper por do deshiroja qe per tema te tilla te kemi vertet çka te lexojme, sepse kemi se çfar ti japim njeri-tjetrit, pa e ditur se nga cila krahin apo nga cila ane e malit jemi.

Verfasst: Sa, 17. Jan 2009, 9:31
von djali i vores
Pershendetje te gjithve. Une jam Shqiptar i Shqiperise vij nga Tirana dhe jetoj ne Gjermani. Edhe mua nuk me vjen edhe aq mire per keto gjera qe po ndodhin ne veri. Ne qoftese ato vajza u njohen dhe u dashuruan me serb atehere eshte gje tjeter. Ama ne qoftese keto familje jane martuar me serbet vetem per arsye fetare atehere kjo eshte nje diskriminim ndaj bashkombesve myslymane. Te artikulli shkruhet se aty ka pak meshkuj, pse me verte aq pak djem shqiptare paska ne gjithe zonat e veriut dhe ne vendet fqinje qe duhet te vine djem nga serbia te martohen me keto. Eshte akoma heret per keto martesa duhet te kishin kaluar te pakten 50 vjet. Serbet na urrejne neve te tere pa dallim se nga vime ama kur kane interes nga neve fillojne e na bejne lajka. Keto martesa jane nje pazar. Disa fshatar ne ato zona i fusin plumbin vajzave te tyre lur ato kane nje lidhje jashtemartesore ama me armiqt tane qe vrane kushedi sa bashkombas ne vitin 99 dhe perdhunuan kushedi sa gra me ata i martojne vajzat sesa me nje shqiptar myslyman. A e moret vesh qe perkthyesja e natos nga kosova shpetoi trafikantet e droges shqiptare nga policia dhe e futen ne burg. Ajo ata si njihte fare dhe skishte asnje perfitim. Nga njera ane mund te thuash qe beri gabim nga ana tjeter ama ajo nuk i ndihmoi ata se ishin kriminele po se ishin shqiptare. Ajo e beri per arsye patriotike. Shqiptaret duhet kene me shume respekt per njerit tjetrin pavarsisht se nga vine.

Verfasst: Sa, 17. Jan 2009, 20:32
von djali i vores
Une jam edhejam kunder Menyres Se si u arrit kjo martese, ajo qe me cmend fare eshte se si serbi paska ardhur ne shkoder ose ne malesi te madhe dhe e paska zgjedhur nusen me ankand, pra i gjithe fshati i paska nxjerre vajzat ne vitrine si te ishin placka pa vlere dhe pasi kane sfiluar para serbit, serbi ka zgjedhur ate qe ka dashur. kjo eshte injorance, ti trajtosh femrat si mall. te vjen nje serb dhe ti nxjerresh gjithe vajzat per oferte eshte e padurueshme. shpresoj qe te mos jene shqiptare.

Verfasst: So, 18. Jan 2009, 15:12
von Lira
o djali,

ne regull, nuk eshte qe me pelqen ky fakt.Aspak. Po perpara se te hapi gojen dikush kunder shkodraneve, te me tregoi po ky njeri nje here se sa martesa ben kosovari vete me serb brendja nje viti :roll:

Pse si kujtoni se keto menyra martesash nuk ndodhin ne kosove? :roll:
Pse nuk i shkon mendja ndonje shqipetari nga shqiperia te bej propagande kunder Kosoves ne nje forum paqesor si ky. Pse nuk me shkon mendja mua ti them kesaj vajze te lodhur nga jeta qe eshte "serbe" sic ajo me shan mua dhe atdheun tim "grek" ? Pse nuk me shkon mua mendja te hap tema mbi tema qe nxisin urrejtjen e Shqiperie kunder Kosoves?

Kurse ndryshe na qenka normale???

Po une nuk bej gjera te tilla si dhe shqiptare te tjere ketu me edukate minimale familjare. Une jam ketu sepse jam mese e gatshme per kominikimin me kosovaret dhe gezohem te qendroj ne kontakt me ta si dhe me shqipetaret kudo qe jane. Une nuk do te isha ketu sikur mos te doja cdo gjak shqipetari . Une jam ketu edhe pse jam minoritet ne forum si Shqipetare ( nga Shqiperia), ky eshte arsyetim mbi vete.


Tema qe eshte shtruar ketu ka rrenja te tjera, nuk e di se sa e keni kapur se ku qendrojne themelet e verteta. Shikoni dhe temat e e tjera te hapura prej saj. Eshte vajze skandaloze ne syte e mi dhe nuk e di pse nuk eshte fshire deri tani me me mendimet e saj raciste.





gjithe te mirat :wink:

Verfasst: So, 18. Jan 2009, 15:17
von uta
Lira hat geschrieben:o djali,

ne regull, nuk eshte qe me pelqen ky fakt.Aspak. Po perpara se te hapi gojen dikush kunder shkodraneve, te me tregojne nje here se sa kosovar jane martuar vete me serb. :roll:

Pse si kujton ti se keto menyra martesash nuk ndodhin ne kosove? :roll:
Po nuk i shkon mendja ndonje shqipetari nga shqiperia te bej propagande kunder Kosoves.
Tema qe eshte shtruar ketu ka rrenja te tjera, nuk e di se sa e keni kapur themelet e verteta.
ohj goce

nuk ka fare pun me propagand, ma shum me dhimbje.

Veten ata qka jan te smut nga suicida, ata serb shkojn nkosove dhe lypin Femen per martes.

uta

Verfasst: So, 18. Jan 2009, 16:14
von djali i vores
Une jam i ri ne kete forum dhe nuk i di ngjarjet e meparshme qe keni ju me njera tjetren. Nuk jam ketu per te mbajtur anen e njeres ose e tjetres pale. Doja vetem te komentoja opinionin tim per kete ngjarje qe per mendimin tim nuk eshte edhe aq e mire. Ama nuk duhen hapur tema te tilla me dashje dhe dijeni per te percare shqiptaret me njeri tjetrin qe te krijohet urrejtja ndaj njeri tjetrit. Njeri pa gabime ska. Ama gabimet sduhet te shfrytezohen nga pala tjeter per te krijuar grindje.

Verfasst: So, 18. Jan 2009, 19:38
von funky75
Lira hat geschrieben:o djali,

ne regull, nuk eshte qe me pelqen ky fakt.Aspak. Po perpara se te hapi gojen dikush kunder shkodraneve, te me tregoi po ky njeri nje here se sa martesa ben kosovari vete me serb brendja nje viti :roll:

Pse si kujtoni se keto menyra martesash nuk ndodhin ne kosove? :roll:
Pse nuk i shkon mendja ndonje shqipetari nga shqiperia te bej propagande kunder Kosoves ne nje forum paqesor si ky. Pse nuk me shkon mendja mua ti them kesaj vajze te lodhur nga jeta qe eshte "serbe" sic ajo me shan mua dhe atdheun tim "grek" ? Pse nuk me shkon mua mendja te hap tema mbi tema qe nxisin urrejtjen e Shqiperie kunder Kosoves?

Kurse ndryshe na qenka normale???

Po une nuk bej gjera te tilla si dhe shqiptare te tjere ketu me edukate minimale familjare. Une jam ketu sepse jam mese e gatshme per kominikimin me kosovaret dhe gezohem te qendroj ne kontakt me ta si dhe me shqipetaret kudo qe jane. Une nuk do te isha ketu sikur mos te doja cdo gjak shqipetari . Une jam ketu edhe pse jam minoritet ne forum si Shqipetare ( nga Shqiperia), ky eshte arsyetim mbi vete.


Tema qe eshte shtruar ketu ka rrenja te tjera, nuk e di se sa e keni kapur se ku qendrojne themelet e verteta. Shikoni dhe temat e e tjera te hapura prej saj. Eshte vajze skandaloze ne syte e mi dhe nuk e di pse nuk eshte fshire deri tani me me mendimet e saj raciste.


gjithe te mirat :wink:
Faleminderit shumë për këto fjalë të stërmenduara dhe të menqura .

:X:

Verfasst: Sa, 24. Jan 2009, 14:12
von Belifario
Sipas kesaj (m)ute-s, i bjen qe shqiptaret nuk duhet te martohen me serbet meqense ata na kane pushtuar trojet shqiptare per pothuajse 100 vjetet e fundit, tani me lind pyetja po sikur ata vajzat shqiptare te duan te martohen me turq qe na kane pushtuar per 500 vjet, çfare do thonte kjo utja?
Apo ndoshta eshte per dashurine e lire alla Kandahur!

Verfasst: Sa, 24. Jan 2009, 14:38
von drecja
ajjjj haaa qka kini bre??ß
dhet martohen me kun dojn!!!

martohen mashkujt me qithqka tash edhe femrat...

hee breee problemet te jua me pas tztztztz

Verfasst: Sa, 24. Jan 2009, 17:38
von Koby Phoenix
qysh thot Cima nime : u perzi le*shi.. vallah keq nuk e ka pas :lol:

Verfasst: Sa, 24. Jan 2009, 19:41
von drecja
:lol: :lol: :lol: :lol:

Verfasst: Sa, 24. Jan 2009, 21:48
von uta
Belifario hat geschrieben:Sipas kesaj (m)ute-s, i bjen qe shqiptaret nuk duhet te martohen me serbet meqense ata na kane pushtuar trojet shqiptare per pothuajse 100 vjetet e fundit, tani me lind pyetja po sikur ata vajzat shqiptare te duan te martohen me turq qe na kane pushtuar per 500 vjet, çfare do thonte kjo utja?
Apo ndoshta eshte per dashurine e lire alla Kandahur!
tung belifario

Si po shifet ne familie tend perdoret kjo gjuh, por te lutum, nuk jam antar i families jote.

Dhe te lutem, turqia ska pas ideologji genocidit.

uta

Verfasst: Sa, 24. Jan 2009, 22:02
von Belifario
uta hat geschrieben:
Belifario hat geschrieben:Sipas kesaj (m)ute-s, i bjen qe shqiptaret nuk duhet te martohen me serbet meqense ata na kane pushtuar trojet shqiptare per pothuajse 100 vjetet e fundit, tani me lind pyetja po sikur ata vajzat shqiptare te duan te martohen me turq qe na kane pushtuar per 500 vjet, çfare do thonte kjo utja?
Apo ndoshta eshte per dashurine e lire alla Kandahur!
tung belifario

Si po shifet ne familie tend perdoret kjo gjuh, por te lutum, nuk jam antar i families jote.

Dhe te lutem, turqia ska pas ideologji genocidit.

uta
me keto diskutime ti moj ...ute ta çan farfalën!
po shqipen kush ta ka mesuar BRE!

Kamerunasi: shqiptaret sna duan per dhendure

Verfasst: Mi, 27. Mai 2009, 20:20
von djali i vores
Moohaomed Abdurahman, jeton prej 3 vitesh në Shqipëri. Rrëfimi i sinqertë për raportet me bashkëmoshatarët e tij shqiptarë dhe të dashurat e tyre tiranase. "Ka dhe raste kur ne nuk na lejojnë të hyjmë në pub-e".


Emri i tij është Moohaomed Abdurahman. Na tregon që ka mbaruar shkollën e mesme dhe pastaj "menaxheri im (Muhamedi është futbollist në një nga klubet shqiptare të futbollit), më shkëputi nga shkolla, sepse donte që unë të luaja".
Ai ka ardhur nga Kameruni dhe ndodhet në Shqipëri prej 3 vjetësh. Luan me një skuadër jashtë Tiranës, ndërsa në fundjavë rri në Tiranë, ku ka një shtëpi me qira, bashkë me disa shokë të tjerë kolegë.
Muhamedin nuk e takuam për ta pyetur rreth futbollit, por rreth marrëdhënies që ai ka ndërtuar këto tre vite me shoqërinë shqiptare, në veçanti me vajzat shqiptare. Intervista me të, në fakt, mund të hedhë dritë mbi disa pyetje, që ndoshta të gjithëve na vijnë në mend, kur i shohim këta djem me ngjyrë që ecin rrugëve të Tiranës. Si jetojnë? Çfarë ndodh kur "përplasen" me shoqërinë shqiptare? A jemi ne racistë? Si sillen vajzat tona me to? Po pjesa tjetër e rinisë së Tiranës, si i pret dhe si i ka raportet me këta të rinj, që vijnë këtu nga "fundi i botës"?
Muhamedin e takojmë në një nga baret e Tiranës. Sa për fillim, po ju themi që, gjatë gjithë kohës që ishim me të, nuk na ndaheshin vështrimet kurioze dhe shpesh tallëse të atyre që rrinin në tavolinat ngjitur. Një djalosh i zi dhe një vajzë e bardhë tiranase, duket që bënte goxha përshtypje.
Muhamed ende nuk flet qartë shqip, megjithëse kupton mirë. Bisedën me të e zhvilluam në anglisht.

Muhamed, si të duken vajzat shqiptare?
Të bukura, por nervoze me djemtë shqiptarë, me sa kam parë.

Edhe me ju të huajt me ngjyrë janë kështu, nervoze?
Me ne nuk janë kështu, janë shumë xhentile.

Si sillen ato kur ju shohin?
Disa nuk duan të flasin, ndërsa disa të tjera duan me të vërtetë të flasin, por ato kanë frikë për shkak të mentalitetit

Mentalitetit?! D.m.th., ti ndjehesh keq?
Ndonjëherë. Kur sapo kisha ardhur, e kisha shumë të vështirë, por tani është shumë e thjeshtë. Nëse ata nuk më flasin mua, nuk më bëhet vonë, as unë nuk ju flas.

Keni pasur ndonjë të dashur shqiptare?
Nuk mund të them që kam pasur të dashur, por vajza, po.

Çfarë do të thotë kjo?
Në një lidhje unë dua të jem i lirë, d.m.th., të dal me të dashurën sa herë që unë dua, familja e saj të jetë në dijeni dhe të rri sa më rehat, d.m.th., mos ndihem i paragjykuar, pra, të mos më duhet të dal fshehur.

Më qartë, kanë fjetur këto vajza me ju?
Vajzat që kanë qenë me mua, kanë ndenjur me mua dhe kanë fjetur, vetëm për të provuar se si janë të huajt, apo ne, "njerëzit me ngjyrë". Pra, për mua nuk ka qenë një lidhje, ka qenë thjesht miqësi.

Për çfarë vajzash bëhet fjalë? D.m.th., si jeni njohur me to?
Sa për mënyrën se si jam njohur, ka ndodhur që ato të më dërgojnë numrin e celularit nëpërmjet ndonjë kamerieri dhe kam komunikuar më pas nëpërmjet mesazheve, apo dhe telefonatave.

A ke provuar të mbash lidhje më vonë me to?
Me disa po. Por pasi kemi kaluar disa çaste, apo një natë, ato nuk kanë dashur të vinin më me mua.

Pse?
Kjo për shkak të njerëzve. Kjo është dhe arsyeja që unë ju thashë që nuk mund ta quaj lidhje dashurie. Sepse, nëse takohesh me ato më vonë, në kafe, apo qoftë dhe në rrugë, njerëzit përreth të shohin në një mënyrë të çuditshme.

Të ka ndodhur të zihesh me ndonjë mashkull shqiptar, për shkak të ndonjë vajze?
Jam grindur disa herë me djem shqiptarë, sepse më thonë gjëra të çuditshme.

Çfarë gjërash të çuditshme?
Se përse unë shikoj vajzat, me të cilat ata rrinë, p.sh. Dua të theksoj që, disa nga meshkujt shqiptarë, janë shumë arrogantë dhe agresivë.

Kur shkoni nëpër pub-e apo lokale nate në Tiranë, kërceni me vajza shqiptare?
Unë kërcej nëpër pub-e, por vajzat kanë frikë të më afrohen. Mendoj që kjo ndodh pikërisht për shkak të frikës që kanë nga djemtë e pranishëm shqiptarë. Sepse, edhe nëse këto vajza që afrohen të kërcejnë, nuk janë të shoqëruara nga meshkuj, ato shihen "ndryshe" nga të tjerët që ndodhen në pub. Nuk e di, por më duket sikur ata e quajnë për ofendim një veprim të tillë. Kur unë nis të kërcej i vetëm, vajzave shqiptare u pëlqen mënyra se si ne kërcejmë, ne e kuptojmë këtë nga mënyra se si ato na shohin.
Dua të them edhe diçka, që ka dhe raste kur ne nuk na lejojnë të hyjmë në pub-e.

Edhe në rastet kur jeni të shoqëruar nga femra?
Po, ka shumë raste, kur unë shkoj vetëm me shokët e mi, të cilët janë edhe ata njerëz me ngjyrë. Ngaqë ata që rrinë tek dera nuk kanë guximin të na e thonë hapur, që ju nuk mund të hyni për shkak të lëkurës, gjejnë lloj-lloj justifikimesh të tipit: s'ka vend, ka prenotime. Na ka ndodhur që të mos na futin edhe në rastet kur kemi qenë me vajza shqiptare, pra të bardha, por kjo ndodh më rrallë.

Muhamed, ke menduar ndonjëherë që të martohesh me ndonjë vajzë shqiptare?
Jo, dhe kjo vetëm për shkak të mentalitetit këtu. Unë nuk mund jem i lumtur asnjëherë, por, edhe nëse ajo vajzë që mund të martohej me mua do të ishte e lumtur, ajo nuk do të mund të jetonte në Shqipëri. Familja e saj nuk do ta lejonte këtë fakt, dhe nuk do të pranonte asnjëherë. Unë e di shumë mirë që ajo nuk do të ndjehet asnjëherë "e lirë" për shkak të mentalitetit.

Ka ndodhur ndonjëherë që ia ke thënë një vajze shqiptare dëshirën për martesë?
Një herë më ka ndodhur që, një vajzë të më thotë që, nëse do martohem me ty, mund të jetoj vetëm jashtë, këtu nuk mundem.
Edhe një shoku im ka qenë i lidhur vetëm për dy javë dhe janë ndarë, sapo e ka marrë vesh familja e saj.

Po në Kamerun, si shihet martesa mes një njeriu me ngjyrë dhe një njeriu të bardhë?
Shumë martesa bëhen, qoftë raste kur vajza me ngjyrë martohen me meshkuj të bardhë dhe qoftë meshkuj me ngjyrë që martohen me femra me ngjyrë. Është një vend i lirë nga mentalitetet dhe paragjykimet.

Si janë vajzat shqiptare në një lidhje, krahasuar me vajzat e vendeve të tjera?
Vajzave shqiptare u mungon liria.

Po në qytetin ku luan futboll, (Ballsh) a ke shoqe shqiptare?
Jo, as që bëhet fjalë.

Flasim për vajza, të cilat i ke vetëm shoqe, asgjë më tepër...
Jo, jo. Ai është qytet i vogël dhe dihet që mentaliteti është më i egër. Shoqet e mia të vetme janë vetëm në Tiranë. Në Ballsh kam miqtë e skuadrës. Atje shkoj vetëm për punën, por miq nuk kam.

A ju ndodh që të ecni në rrugë dhe të dëgjoni ofendime, sepse ti kupton shqip, me sa shoh...
Gjithmonë. Dëgjoj shumë gjëra.

Çfarë mendon kur dëgjon ofendime në rrugë?
Mendoj që janë njerëz që nuk e pranojnë dot faktin që ne jemi të "ndryshëm", dhe pse ky ndryshim është vetëm në lëkurë. Në fund të fundit, ne jemi njerëz si gjithë të tjerët, me të mira dhe të këqija.

Në tre vjet, nuk ka ndryshuar fare kjo sjellje?
Unë mendoj që kjo gjë nuk ka për të ndryshuar kurrë. Rastis që ka prindër me fëmijë në duar dhe i tregojnë fëmijës së tyre me gisht nga ne. Atëherë, më thuaj, si mund të ndryshojë ky mentalitet, kur ata fëmijë nisin të na shohin ndryshe që në moshë fare të vogël? Ata rriten me këtë paragjykim ndaj nesh.

Keni luajtur në vende të tjera futboll?
Unë kam qenë në Turqi, Mal të Zi, Maqedoni.

Njësoj është sjella ndaj jush, edhe atje?
Jo, jo. Andej kam edhe shumë miq të mitë, që janë martuar me vajza të bardha, diçka që në Shqipëri nuk ndodh kurrë. Ndaj them me plot gojë, që mentaliteti i këtushëm ndaj njerëzve me ngjyrë, është më i fortë se në çdo vend tjetër.





Lajmi eshte botuar para dy muajve po eshte prape interessant

Verfasst: Fr, 29. Mai 2009, 9:03
von Viktor
nuk na duhet nja kamerunas, jam i sigurt kur tham se te ghith shqiptaret e njofin ket mentalitet personalisht, dhe un vetveten e kam zan me ksi mendime po prap shpresoj se edhe ky mentalitet do te fshihet ngadal ngadale nga realiteti me hapjen e shqiperies.

me kosove ka pak dallim, ma pak ne mentalitet ma shum ne atmosfer se jemi msu me unmikun dhe me ushtar te natos,paramendoje fshatari shkojke te afrikani n`komun per pashaport etj.

As nuk na duhet nje Tiran, vetem lexo ne temen "un shqiptare jam dashuruar ne nje tamil" ne ket forum, mentalitet i njejt si e pershkrun aj kamerunasi, edhe pse kta shqiptar jetojn jashta vendit.


na duhen edhe do vite, ky eshte realitet, po kam shpres per popullin shqiptar, po jo per ata qe jetojn jashta vendit.....ata kan hup mo...ata jan rasista me shami te patriotizmit

Verfasst: Fr, 29. Mai 2009, 10:34
von djali i vores
Problemi racizmit eshte problem njerzor dhe jo vetem shqiptar. Edhe vende te Evropes e kane kete ose te amerikes. Ne gjermani ka paragjykime kunder turqve. Edhe ne kosove po flas per ata qe rrine ketu ne gjermani dhe ata thone qe ka shume pak martesa me te zinj. Ne Kosove sduan ashkalit e magjypet e jo te duan te zinjt. Edhe ne shqiperi ky problem eshte. Vetem ne qoftese kane interes kur zezaku ka pare eshte pasanik ose jeton ne nje vend te pasur si amerike ose gjermani atehere mund ti afrohen per interes per te shkuar ne keto vende. Kurse ata qe jetojne jashte shtetit jetojne me mire edhe i kane kushtet prandaj jane kunder ketyre martesave. Martesa eshte dicka tjeter eshte ceshtje e komplikuar. Une njoh ketu francez qe jane kunder zezakve ne france. Ky eshte problem njerzor sepse shumica e njerzve pelqejne me shume rracen e vet.

Verfasst: Fr, 29. Mai 2009, 14:02
von Sandy
Viktor hat geschrieben:na duhen edhe do vite, ky eshte realitet, po kam shpres per popullin shqiptar, po jo per ata qe jetojn jashta vendit.....ata kan hup mo...ata jan rasista me shami te patriotizmit
Bravo!!!

Aliu, një turk në Tiranë, dhëndër në Tropojë

Verfasst: Do, 09. Jul 2009, 12:28
von djali i vores
TIRANE - Te presin me buzëqeshje sapo afrohesh në ofiçinën ku ata punojnë 12 orë në ditë. Vapa i ka munduar pak më shumë se ditët e tjera, por gjithsesi ndihen të palodhur. Janë vëllezërit turq, Muhamed dhe Ali Ertash, të ardhur në Shqipëri nga qyteti Hatai i Turqisë, para 6 vitesh.

Ata tashmë ndihen si në shtëpinë e tyre. Kanë krijuar familje dhe një jetë mes shqiptarëve. Muhamedi, pas 3 vjetësh qëndrimi në Shqipëri, bëri një rrugë për në vendin e vet, u martua dhe erdhi përsëri, po këtë herë me bashkëshorten, për të jetuar e punuar. Ndërsa më i vogli, Aliu, nuk u shpëtoi dot vajzave shqiptare dhe tashmë, prej tre vjetësh është i martuar me Mirën. 30-vjeçari na tregon më shumë për dashurinë e tij më vajzën nga Tropoja dhe problemet me prindërit e tij, pasi nuk donin një nuse shqiptare. E pati më të lehtë me familjen e vajzës se sa me të vetën, por tani siguron se çdo gjë është mirë dhe mezi po presin të kthehen në Turqi, së bashku më vajzën e tyre, Denisën.
Aliu rrëfen se Shqipëria është vend i ndërlikuar për të. Sipas tij, "njerëzit janë pak hileqarë dhe sapo marrin vesh që je jabanxhi, ta kanë me të futur". Ka pasur disa herë probleme, madje edhe me shtetin. Kujton me "hidhërim" se si ish -kryepolici i Rrugores, Ahmeti, i grisi njëherë patentën apo se si shoferi i prefekturës rregullonte makinat në ofiçinën e Aliut dhe më pas nuk paguante, duke u qarë se, "shteti nuk kishte lekë". Gjithsesi, Aliu dhe vëllai i tij janë djem të mirë dhe shumë simpatikë. Fjala që përmend më shpesh Aliu me krenari, gjatë bisedës, është: "Jam dhëndër në Tropojë"!

Të dy flasin një shqipe të lezetshme, duke "ngrënë" ca bashkëtingëllore gjatë bisedës.

Ali, kur erdhët në Shqipëri për herë të parë?


U bënë gati 6 vjet që jam këtu. Në fillim erdhi djali i xhaxhait dhe na tha edhe ne që të vinim një herë. Kur shkelëm për herë të parë në këtë vend, nuk kishim ndonjë ide të qartë se çfarë do të bënim apo me çfarë do merreshim. Po erdhëm për më mirë. Për të punuar. Në fillim, së bashku më vëllanë Muhamed, u punësuam në një ofiçinë pranë Rinasit. Në atë kohë, jetonim në qytetin e Durrësit, por kemi jetuar edhe në Fushë-Krujë.

Po në Turqi, këtë lloj pune ke bërë?

Po, kam mbaruar shkollën në Turqi për mekanik. Atje nuk mund të punosh në një vend pa mbaruar shkollën. Nuk funksionon si këtu. E provuam të vinim një herë në Shqipëri, për një jetë më të mirë, pasi djali i xhaxhait na kishte folur shumë, dhe erdhëm.

Si ju duken shqiptarët si njerëz?

Gocat mirë, po burrat pak problem,

Ju kur erdhët këtu, ishit beqar apo i martuar?


Isha beqar dhe tani jam i martuar. Në ndryshim nga vëllai im, që është martuar me turke, gruaja ime është shqiptare, nga Tropoja.
Si u njohe me të?
Oh, u bënë disa kohë tashmë. E kam njohur gjatë kohës që qëndroja në Durrës dhe punoja në Rinas. Kushëriri i saj, është shoku im dhe kështu, ishte ai që ma prezantoi dhe më pas u njohëm. Ishte e sjellshme dhe më dukej ndryshe nga të tjerat. Ajo është me origjinë tropojane, po në atë kohë jetonte në Durrës.

Po ajo tek ti çfarë pëlqeu?

Unë jam shumë i mirë, jo për t'i bërë qejfin vetes, po jam i mirë, punëtor... Ça do më?!

Po familja juaj, e pranoi që ju të kishit një shqiptare për nuse?

Në fillim jo. Ishin të gjithë kundër. E kishin pak të vështirë. Por duke u folur unë gjithmonë, arritën ta pranojnë, tani nuk e kanë më problem. Babi më erdhi edhe këtu, takoi familjen e Mirës, gruas sime. Flasim shpesh në telefon, i kam mësuar edhe nuses turqisht.

Po prindërit e bashkëshortes patën vështirësi të pranonin një dhëndër turk?

Jo. Nuk e patën shumë problem. Më shumë më munduan prindërit e mi në këtë pikë. I respektoj dhe ata më respektojnë shumë.

Më duket se hyn tek ata fanatikët, që nuk e lënë gruan të dalë nga shtëpia apo...?

Po, jam pak fanatik. Gruaja, kur të dalë, do të dalë me mua. Nuk ka punë të dalë vetëm. Tani duhet të kujdeset për vajzën. Ajo është 8-muajshe dhe ka shumë nevojë për të.

Çfarë i ke mësuar nuses nga kuzhina turke?

Ka mësuar shumë gjera. Ia kam mësuar unë. Di të gatuaj shumë mirë të dyja kuzhinat, po sigurisht mua më pëlqen më shumë ajo turke.

Keni fëmijë?

Po, kemi një vajzë që është vetëm 8-muajshe. E ka emrin Denisa.

Kanë shqiptarët të përbashkëta me turqit?

Jo, fare. Shumë nga shqiptarët e kanë kokën bosh, sidomos burrat. Madje, disa kur të shikojnë se je jabanxhi, ta kanë me të futur.

Cilat ishin fjalët shqip që mësove me shpejt?

Më vjen keq, nuk i them dot, pasi ishin sharje.

Keni vizituar ndonjë qytet tjetër, veç Tiranës?

Po, disa. Durrësin, Elbasanin, Pogradecin, Vlorën, Fierin. Shqipëria është vend i vogël dhe e mbaron shpejt për ta vizituar.

Durrësi si të duket?


Durrësi? Shumë i pistë. Gjithandej janë ndërtuar shumë pallate. Nuk ka gjelbërim.


Aliu: Shkova te prefekti dhe i thashë: "Z. Ruzhdi, ka lekë shteti?"


Po, disa herë, duan t'u bësh punën dhe të ikin, mos të paguajnë. Më ka ndodhur njëherë me shoferin e prefekturës. Vinte rregullonte makinën dhe më thoshte mua: "Nuk ka lekë shteti". (thotë nën zë: "i merrte për vete"). Një herë, dy herë! Nuk durova dot më.
Shkova vetë një ditë, takova prefektin. I thashë: "Z. Ruzhdi, ka lekë shteti?! - Ka, - më tha. Më pas i tregova atë që më kishte ndodhur me shoferin e këtij institucioni dhe pas kësaj i pagoi të gjitha lekët.
Kam pas probleme edhe me Policinë Rrugore. Një herë, kur po qarkulloja me makinë në Tiranë, më ndaloi Krenar Ahmeti dhe më grisi patentën. Më tha që po ecja me shpejtësi, në fakt nuk po ecja fare ashtu. Më tha, madje, një fjalë që më rëndoi: "Ti turk, do të shesësh mend këtu...". E kam hedhur në gjyq.



Muhamedi: Këtu ka shumë hileqarë. Më intereson vetëm puna


Muhamedi, ndryshe nga vëllai i vogël, është më i rezervuar. Pranon të ulet më ne në kafe, po nuk do të fotografohet. Ka pak a shumë të njëjtën histori si Aliu.
Ka ardhur 6 vjet më parë në Shqipëri, dhe pas tre vjetësh, është kthyer në vendin e vet, është martuar dhe ka ardhur sërish në vendin tonë, po herën e fundit vet i dytë. Pohon se është shumë e vështirë të përballojë jetesën, pasi ka shumë shpenzime.
Kujton se në fillim, kur ka ardhur në Shqipëri, ka qenë më mirë, ndërsa tani ka rënë shumë leku. Për sa u përket makinave që rregullon, thotë se kanë shumë probleme dhe nuk mirëmbahen fare. Ndërsa për shqiptarët thotë se ka njohur shumë pak njerëz të sjellshëm. "Në përgjithësi janë hileqarë dhe ta kanë me të futur", - thotë ai dhe shton: "Po unë shikoj jetën time, vij në tetë në punë dhe kthehem në tetë të darkës në shtëpi".