besi25 hat geschrieben:Squatrazustradin
flm per pergjigjjen.
paksa po me habit, sepse siq e di une qe te dy kuvendet,si ai i prizrenit poashtu edhe ai i bujanit, kishin vendosur qe kosova ti bashkohet shqiperise.
ne anen tjeter, jugosllavia ishte me e fuqishme se shqiperia dhe enver hoxha nuk deshironte me shpirt dhe zemer qe kosova ti bashkohej shqiperise (dushan mugosha-komunist serb- ishte ideori dhe bashkeformuesi i partise komuniste te shqiperise ) apo apo enver hoxha kishte frike nga jugosllavia apo kishte arsye tjera,ku ta di une-keshtu qe kosova mbeti nen jugosllavine e atehershme.
Po. Kuvendi i Bujanit kishte morr vendimin, qe Kosova ti bashkangjitet Shqipnis. Ama aj kuvend ma shum ishte i far kuvend simbolik, qe deshmonte deshiren e dy paleve, qe Kosova t'bohet pjes e Shqipnis.
Kurse Kuvendi i Prizrenit nuk mund t'ket morr vendimin, qe Kosova t'boht pjes e Shqipnis, mqs. n'at kuvend morren pjes 142 delegat, pi t'cileve ishin gjysma kosovar(ene shum pi ktyne ishin funksionar t'Partizonve kosovar ene puntor t'ngusht me jugosllavet),gjysma tjeter ishin funksionar apo ushtarak t'nolt t'Ushtrise Nacionalçlirimtare t'Jugosllavis,qe operonin n'Kosovo.
Sa per krijimin e Partis Komuniste t'Shqiptare, osht e vertet, qe ka ndihmu Partia Komuniste e Jugoslavis, qe t'krijohet Partia Komuniste e Shqipnis. Por n'krijimin e saj nuk qe Mugosha si nismetar, por pik se pari komunistet shqiptar. Ma pas Svetozar Vukmanovic Tempo ndihmon Enver Hoxhen, qe ti bashkoj ato grupet e vogla komuniste, qe eksistonin n'Korc, Shkoder e n'Tiron; por kto grupe nuk mundeshin t'bashkohen, per shkak se kishin diferenca n'ideologjin e tyre, grupi i Korces ishte ma shum per i parti, qe nuk osht i tipit sovjetik, kurse grupi i Shkodres ishte per i parti te tipit Stalinist, Tempo e ndihmoj Hoxhen, ta ngjitej ne grupin e Korces, per ta marri kontrollin e atij grupi ene ma pas per me i bashku grupet komuniste. Kshu nuk qe Mugosha, por malazezi Tempo, qe ndihmoj Hoxhen ta krijoj Partin Komuniste ne stilin e Titos. Tempo bashk me Dilas-in u dergun shpesh her n'Shqipni per me organizu Partin Komuniste n'Shqipni.
Dhe ajo tjetra, qe thu osht po ashtu e vertet: Enver Hoxha ka pas frik pi Jugosllaveve, mqs. Partizone Shqiptar pas Luftes se Dyt Botnore ishin vetem afro 70'000, kurse Partizonet Jugosllav ishin afro 800'000.Ca do mund t'kishte bo Enver Hoxha me ato pak Partizon kunder i Ushtrie Jugosllave, qe ishte ma mir e organizu ene armatosur?