Roberti hat geschrieben:Sind die verboten?Also die AKSH?
http://de.wikipedia.org/wiki/AKSh
2003:
"Jonuz Musliu: KFOR, në grackën e Beogradit
PRESHEVE, 24 prill - Paqeruajtësit ndërkombëtarë në Kosovë kanë ndalur në rrugën Gjilan-Bujanoc, kryetarin e Lëvizjes për Progres Demokratik në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliun dhe e kanë mbajtur disa orë në bisedë siç thuhet informative. Musliu u ndalua vetëm një ditë pas arrestimit të ish-komandantit të UÇPMB-së, Shefket Musliu, ndaj të cilit policia serbe ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar. Musliu tha për BBC-në se ndalimi i tij nga paqeruajtësit në Kosovë, shënon shkelje të të drejtave të njeriut dhe njëkohësisht akuzoi qeverinë e Beogradit se po tenton, siç tha ai, të përshkallëzojë situatën e sigurisë në Luginë të Preshevës.
Çfarë kërkoi KFOR-i prej jush në momentin kur u ndaluat?
“Ne erdhëm nga Lugina e Preshevës për t'u njoftuar më për së afërmi rreth arrestimit të Shefket Musliut, meqë nuk ishim të informuar sa duhet se ku gjendet ai dhe se çfarë është bërë me të. Me të arritur në Gjilan mësuam më shumë nga familjarët se ai është arrestuar. Ne vazhduam rrugën për në Luginë. Në rrugën Gjilan-Bujanoc, në fshatin Mirash u ndaluam nga KFOR-i ndërkaq që sjelljet e tyre pas ndalimit nuk ishin korrekte. Na shtrinë për tokë me ç'gjë vlerësojmë se është shkelur e drejta e njeriut.”
A mund të jeni më konkret: çfarë kërkuan forcat paqerujatëse nga ju? Cili ishte interesimi i tyre?
“Qëllimi kryesor ishte të marrin vesh se pse qëndruam në Gjilan, cilat janë lidhjet e mia me Shefketin. Unë atë e kam të afërm timin dhe ishte komandant. Unë doja të dija më shumë rreth fatit të tij.”
Kishte ndonjë interesim nga forcat paqeruajtëse për ndonjë veprimtari tuajën, ta quajmë ilegale apo për ndonjë ndërlidhje tuajën me ndonjë grup të caktuar të armatosur në Luginën e Preshëvës?
“Jo! Ata e dinin veprimtarinë time që pas luftës e këtej. Ata e dinin se unë jam udhëheqës i një subjekti politik E gjithë bota e di se unë jam legal dhe veproj legalisht në Luginën e Preshevës dhe kam trembëdhjetë këshilltarë. Këtë e dinin edhe ata por e konsideroj se kjo ishte një 'çmallje e tyre me mua'.”
Cilat janë konkretisht akuzat me të cilat ngarkohet Shefket Musliu, ish-komandanti i UCPMB-së që po mbahet në burg?
“Pas lëshimit të fletarrestit nga INTERPOL-i, faktori ndërkombëtar vlerësoj se ka rënë në grackë të qeverisë së Beogradit. Shefketi është deklaruar disa herë se nuk i takon asnjë organizimi ilegal dhe është nënshkrues i marrëveshjes së Konçulit. Kjo marrëveshje kërkon të zbatohet në praktikë në Luginën e Preshevës."
Por Shekfet Musliu është akuzuar se ka një lidhje me AKSH-në e shpallur terroriste nga Michael Steiner...
“Unë nuk kam asnjë njohuri për këtë organizatë dhe kam deklaruar disa herë se në Luginën e Preshevës nuk ka grupe ilegale. Edhe vetë komandanti Musliu është deklaruar se nuk i përket një organizate të tillë.”
Pra, ju pohoni se zoti Musliu që po mbahet në burgun e kampit Bondsteel në Ferizaj, nuk ka patur asnjë veprim ilegal gjatë kësaj kohe?
“Po! Është një realitet se Serbisë nuk po i konvenon që të ketë një qëndrueshmëri në Luginën e Preshevës. E tërë ajo që ka ndodhur në Serbi pas vrasjes së kryeminsitrit serb Xhinxhiç, qeveria e Beogradit po provon që ta hedh topin në taborrin tonë. Ne duhet të jemi më të kujdesshëm, sepse procesi ynë është politik dhe na duhet të shkojmë drejt zgjidhjes politike të problemit në Luginën e Preshevës."
...................
Mitrovicë: Arrestohet një person i dyshuar se ka lidhje direkte me shpërthimin e urës në Zveçan
MITROVICE, 23 prill - Forcat speciale të policisë së UNMIK-ut kanë arrestuar mbrëmë në Mitrovicë një person të dyshuar se ka lidhje direkte me shpërthimin që ndodhi më 12 prill, afër Zveçanit.
Sipas zëdhënësit të kësaj policie Xhorxhi Kakuk gjatë arrestimti të këtij personi nuk pati incidente, ndërkohë që identiteti i personit të arrestuar nuk u bë i ditur. Por, zëdhënësi Kakuk megjithatë saktësoi se i dyshuari është i moshës 38-vjeçare dhe akuzohet se është i lidhur në mënyrë direkte me shpërthimin në urën hekurudhore, afër Zveçanit. Rasti lidhur me këtë shpërthim mbetet i hapur dhe me këtë rast janë duke u marrë hetuesit e policisë nga Prishtina.
Përgjegjësinë për shpërthimin në urën hekurudhore afër Zveçanit e ka marrë Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), e cila disa ditë vonë është shpallur organizatë terroriste nga shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner.
...................
E hënë, 21 prill, 2003
Policia arreston tre të dyshuar të AKSH-së
PRISHTINE, 21 prill 2003 - -Mediat ne kosovë njoftojnë se; Policia e Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka arrestuar tre të dyshuar në lidhje me Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH), pasi shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner e shpalli ate si organizatë terroriste. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Barry Fletcher ka thënë se anëtarësimi në ate organizatë apo mbështetja e sajë do të ndëshkohet sipas ligjit mbi terrorizmin.
...................
KFOR paralajmëron aksione konkrete kundër AKSH-së; hetime dhe operacione bastisjeje
PRISHTINE, 21 prill - KFOR ka paralajmëruar fillimin e masave konkrete kundër të gjithë atyre që cënojnë sigurinë në Kosovë, duke aluduar kështu tek pjesëtarët e të ashtuquajturës Armatë Kombëtare Shqiptare (AKSH).
Ndonëse nuk u tha cilat janë masat konkrete për të parandaluar veprimtarinë e organizatës paralele ushtarake që ka marrë përsipër minimin e një ure në veri të Kosovës, KFOR-i ka hapur mundësinë për intensifikimin e operacioneve të bastisjes në zona të ndryshme.
Ndërkaq, tërhiqet vërejtja se çfarëdo lidhje e mundshme me Armatën Kombëtare Shqiptare apo anëtarësimi në të është i ndëshkueshëm. Një zëdhënës i trupave të KFOR-it, Geri Banister Grin, shprehu bindjen se KFOR-i dhe policia do të identifikojnë të gjithë personat që tentojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë.
“Akte të tilla, si ai në afërsi të Zveçanit, nuk do të tolerohen dhe ata që kryejnë akte të tilla do të arrestohen dhe do të gjykohen”, tha zëdhënësi Grin. Ndërkohë, policia ka njoftuar për disa persona që janë marrë në pyetje lidhur me hedhjen në erë të urës hekurudhore në Zveçan. Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut, Berri Fleçer tha se asnjëri nga personat nuk po mbahet në arrest.
...................
Jetzt kommt einer der Namen vor, und darum sind sie im Gefängnis von Kosovo???
Serbi: Ngrihet akuzë për Shefket Musliun dhe dy të shqiptarë të tjerë; themeluan AKSH-në
VRANJE, 19 prill - Prokuroria e Qarkut në Vranjë (Serbi) ka kërkuar fillimin e procedurës hetimore kundër ish-pjesëtarëve të UÇPBM-së Shefket Musliu nga Konçuli, Besim Tahiri, me nofkën "Çeçen", nga Suhama dhe
Lirim Jakupi, i quajtur "Nacist", nga Bujanoci. Ata dyshohen nga prokruria e Vranjës për vepra penale "bashkim për veprimtari armiqësore dhe terrorizëm". "Pas shpërbërjes së UÇPBM, gjatë vitit 2001 ata dushohen se kanë themeluar organizatën e re terroriste Armata Kombëtare e Shqiptarëve", thotë Prokuroria Publike e Vranjës. Gjithashtu thuhet se Musliu, Tahiri dhe Jakupi "qëllimet e veta kriminale janë duke u përpjekur t'i realizojnë me kërcënime dhe për frikësimin e bashkëkombasve të vet, për ta anëtarësuar numrin sa më të madh të popullsisë në këtë organizatë terroriste".
...................
Alles hier gefunden:
http://www.angelfire.com/ne/ereniku/Aktualitete.html