hallo lars, wenn du albaisch kanst schicke ich dir die neusten statistiken, auf deutsch hab keine lust zu uebersetzen!
Shqipëri: 84.4 % e popullsisë muslimane
Edhe pse në Shqipërinë e viteve të fundit është folur shumë për identitetin fetar të shqiptarëve, studiuesit seriozë të historisë së popullit tonë e kanë pranuar vazhdimisht se shumica dërrmuese e shqiptarëve i përkasin fesë islame.
Feja islame ka qënë ajo që i shpëtoi ata nga asimilimi i fqinjëve dhe i ktheu shqiptarët në sundimtarë të Ballkanit për 500 vite me radhë. Duke patur parasysh që rreth 99% e shqiptarëve që jetojnë në ditët e sotme në Kosovë dhe Maqedoni, janë muslimanë, minoritetet katolike dhe ortodokse në Republikën e Shqipërisë londineze nuk çojnë shumë peshë në balancat fetare të shqiptarëve në Ballkan.
Po të përmendim këtu që një numër i mirë i ortodoksëve të
Shqiptërisë janë me origjinë vllehe, maqedone, bullgare,
malazeze dhe greke, numri real i shqiptarëve muslimanë edhe
në vetë republikën e Shqipërisë del të jetë tepër i madh sesa deklarohet, ndërsa ai i ortodoksëve shumë më i vogël sesa pretendohet. Edhe pse disa botime tendencioze nga disa qarqe vllehe në Shqipërinë e viteve të fundit janë munduar t’i tregojnë shqiptarët muslimanë më pak sesa ata janë, dhe në këtë valle shpesh janë përzierë edhe disa qeveritarë ortodoksë, si psh, Fatos Nano që përpara disa muajsh lëshoi një sulm kundër përqindjes së shqiptarëve muslimanë në Itali; faktet dëshmojnë ndryshe.
Në rastin konkret, është enciklopedia e mirënjohur italiane
De-Agostini, e cila siç duket nuk ka pranuar të marrë parasysh shantazhet e politikës ortodokse në Shqipëri për numrin e muslimanëve. Në versionin e saj më të fundit, të vitit 2005 De-Agostini shënon se muslimanët përbëjnë 84.4% të shqiptarëve, ortodoksët 8.7% dhe katolikët 6.2%. Duke patur parasysh numrin e madh të lindjeve mes muslimanëve në botë, shifra e De-Agostinit duket tepër serioze.
Megjithatë shifra e De-Agostinit duket se ka frikësuar
qeveritarët ortodoksë shqiptarë, dhe mashat e tyre në mediat e shkruara të Tiranës. Botuesit e gazetës Korrieri në shkrimin e datës 6 Mars 2005 kanë lëshuar një sulm kundër Enciklopedisë italiane nëpërmjet gazetarit ortodoks Ben Andoni, i cili ka shfaqur shqetësimin e tij në lidhje me këtë saktësi shkencore të enciklopedisë italiane. Për këtë ata kanë kontaktuar edhe drejtoreshën aromune të INSTAT-it në Tiranë, Milva Ikonomin, ku kjo e fundit ka shprehur shqetësim e saj gjithashtu.
Megjithatë, rasti De-Agostini nuk është i vetmi që tregon se shqiptarët muslimanë përbëjnë shumicën në vend. Faljet
masive të Bajrameve nëpër sheshet e Tiranës vit për vit apo
vetëm një vështrim i shpejtë nëpër librat telefonikë të
Shqipërisë, të bind se elementi musliman shqiptar përbën
shumicën e shqiptarëve, edhe pse në ditët e sotme
muslimanët në Shqipëri trajtohen si shtetas të dorës së
dytë nga një klikë ilegjitime; minoritaro – ortodokse e Tiranës. Kjo klikë është ajo që po i mohon shqiptarëve të drejtën e ndërtimit të Xhamisë së Madhe të Tiranës, ndërsa bashkëfetarëve të saj i ka dhënë tokën më të mirë të qytetit për të ndërtuar një katedrale.
Lars hat geschrieben:ardi_pr hat geschrieben:sogar in albanien sind nicht mal 7 prozent katholisch und evangelisch es sind nur 6,2 prozent katholisch und evangelisch, orthodoxen sind ca. 8 prozent, 84,4 prozent der albaner in albanien sind moslem
woher hast du denn diese supergenauen Zahlen - selber nachgezählt?