altruisti hat geschrieben:Rruga e Shqiprise per tu futur ne evrop eshte shume e larget por te mos then e pamundur. Per kete egzistojne shume arsye qe burojne si pasoje e jostabilitetit politik. Shqiprija 15 vite pas rrezimit te sitsemit diktatorial ende nuk po arrin te kendellet poltikisht dhe te krijoj nje elite te ndergjgjeshme politike qe do te dinte te i printe vendit. Korrupsioni ka kapluar strukturat me kyçe te vendit dhe nuk ka strategji te çarte per te ardhmen. Pastja organizimi poltik pozit - opozit ne Shqipri nuk perkon me rregullat e sistemit te mirfillte demokratik sepse atje behet nje lufte e paskrupullt mes vete jo per te miren e vendit por per interesa partiake e klanore. Perderisa Shqiprija nuk zgjedh problemet e brendshme dhe te tregoj fuqishen permes veprave konkrete se ajo deshiron te jet pjese e evropes athere nuk mudn te pritet nje antarsim ne EU.
Tash per tash kjo mbetet vetem per tu deshiruar...
Nuk jam dakord me mendimin tend! sepse e pamundur nuk eshte antaresimi i Shqiperise ne BE!
Ato arsye qe ke permendur ti aty, jane te permiresueshme e te nje kohe te shkurter...
Eshte e vertete, qe ne Shqiperi nuk ka stabilitet politik, sepse ende jane ne udheheqje politikanet e sistemit te kaluar, por ka tashti vite, qe fillojne edhe politikane te rinje karrieren e tyre, disa shembuj jane: Genc Pollo, Edi Rama, Ilir Kulla etj. etj.
Po ashtu shifet edhe nga ana e reformave zgjedhore dhe reformave partiake, qe edhe ne Shqiperi ec puna drejt Europes.
Nder reformat brenda partive jane aplikimi i sistemit zgjedhor "nje anetar, nje vote", pluse afrimi i nje elite te re politikanesh (qe ne shume raste jane politikane, qe kane studiuar jashte vendit) si psh. ne Partine Socialiste jane afro 50 % te kryesise se Partise politikane te moshes se re, te cilet jane afruar vitet e kaluara...
Po ashtu me perforcimin e Shoqerise Civile ne Shqiperi politikanet nuk mund te bejne me ato veprime politike, qe kane bere para 5 vitesh.
Dhe se fundi, nuk eshte me ashtu, qe dy partite e medha PS e PD te jene lidere absolut te zgjedhjeve, sepse ato behen sa qe vjen te varur nga partite e vogla per te krijuar kualicione!
Sa i perket korrupsionit: Ne Shqiperi eshte ratifikuar para nje kohe te shkurter ligji Anti-Korrupsion dhe jane krijuar struktura jo-parlamentare per vezhgimin e institutioneve shteterore, plus jane tashti edhe institutione europiane, te cilet analizojne dhe vezhgojne situaten e korrupsionit ne Shqiperi! Pastaj eshte edhe thuajse perfunduar tregimi i prones personale nga ana e politikaneve dhe deputeteve!
Dhe me presionin e BEse kryeministri i ri Sali Berisha eshte detyruar ta luftoj korrupsionin!
Dhe sa per strategjine, shko nje here tek faqja e keshillit te ministrave, dhe do te shofish, se a ka strategji te qarte vendi apo jo!
Nga ana e ligjit, ne Shqiperi reformat ligjore qe jane nisur ne legjislaturen e qeverise se PSse dhe vazhdohen nga qeveria e PDse synojne pershtatjen e ligjit shqiptar ne ate europian! Shembulli me i mire eshte menyre e pageses se gjykateve dhe avokateve!
Dhe nje shembull tjeter eshte kalimi i SHISH-it (Sherbimi Informativ Shteteror) nga varesia e kryeministrit ne varesi te ministrise se mbrojtjes!
Te lutem, mos shkruaj ca komente paushalizuese per gjendjen ne Shqiperi, nese nuk je ne dijeni te zhvillimeve te fundit ne vend!
Shqiperia nga ana e sigurise e stabilitetit politik eshte nje nder vendet me stabile te rajonit tashti vitin e fundit (nese shikon situaten ne Mal te Zi me skandalin e Gjukanoviçit; ne Maqedoni me ligjet per shqiptaret e Maqedonise dhe ne Serbi me problemin e kosoves keto jane nder potencialet me kryesore, qe mund te kene si pasoje nje konflikt politik ne secilin vend)!
Une them qe ne nje kohe maksimalisht 15 vjeçare (ashtu siç kishin edhe prononcuar politikane te BE-se) Shqiperia me siguri do te jete pjese e BE-se.
Problemi me i madh eshte Ekonomia, por edhe ketu jane marre masa dhe shifet vitet e fundit nje rritje reale te ekonomise shqiptare (indeksi i GDP-se per capita dhe HDI-se)