Belifario hat geschrieben:Z. "Kusho" se çka mendoni ju e morem vesh tashma, pothuajse te njejten doktrine te njerit prej krijuesve te gjuhes se njesuar pra te Prof. Androklli Kostallari (nqs. nuk gabohem per emrin ), vete emri i ketij profesor tregon shume per "lidhjet" e tija me gjuhen shqipe, ndaj edhe nuk dua ta vezhdoj me tej debatin, jo per ndonje gje por sepse pozicionet tona jane diametralisht te kunderta, une jam i bindur se e ardhmje do te me jape te drejte (ka filluar tashma ne Shqiperi botimi i gazetave dhe librave ne gegnisht, dhe ky asht vetem fillimi). Sa per gjuhen "kosovare" mos e thuaj me se do bahesh gazi i botes.
po pse,ça mendon ti se esht androkli kostallari grek qenka?mos fillo ktu te besh ndarje,qe ato njerez,qe kane emra ortodokse,ose me then me mire qe nuk kane emra"shqiptare"[si psh.islam,ismail,rexhep]nuk qenkan shqiptare.kjo nuk eshte asnjefare argumenti,por vetem nje frike e shume myslimaneve[te kufizuar ne mendimin e tyre,ky nuk eshte asnje ofendim ndaj teje,por ndaj myslimanizmit fanatik],se gjoja te gjithe ato njerez me emra ortodokse grek qenken.atehere as konstandin kristofordhi sipas teje grek do ishte,apo fan stilian noli!nese e vazhdojme llogjiken tende,atehere ismail kadare apo rexhep qosja turk duhet te jene...
sa per publikimin e librave,gazetave apo arikujve ne dialektin geg,kjo eshte nje gje e mire.edhe une e vleresoj kete gje,per te ruajtur traditen dhe dialektin.ama kjo gje pengon perhapjen e atyre librave ne gjithe shqiperine...
sa per gjuhetaret e asaj kohe,lexoje nje here ate artikullin qe ta kam keshilluar,dhe do shofish disa gjera,nga nje pikepamje tjeter,me objektive...ja ç'fare thote lanksh per punen e kongresit e drejtshkrimit"[...]kurse kongresi i drejtshkrimit më 1972 punoi shkencërisht[...]"[marre nga:
http://www.albanovaonline.com/modules/n ... toryid=387]...e sa per akuzat,qe gjuha standarde eshte mbeshtetur mbi dialektin tosk,vetem per hir te enver hoxhes,kjo mund te kete diçka te vertete,ama duhet pare edhe realiteti,qe nje pjese e madhe e kryesise se ppsh-se kane qene nga veriu,duke filluar nga mehmet shehu,ramiz alia,nexhmie hoxha,e shume anetare te tjere te byrose politike...
une nuk jam kunder nje reformimi te gjuhes shqipe,por jam kunder nje revolucioni te gjuhes shqipe te standardizuar.sepse nje revolucion ne drejtim te gegerishtes do kishte shume pengesa dhe probleme.gjuha duhet reformuar hap pas hapi.por nese popullata ne shqiperi psh.eshte kunder nje ndryshimi te gjuhes,atehere ça do besh?vetem per hir te njerezeve ne kosove nuk besoj se do jete e gatshem gjithe ajo popullate ne shqiperi te ndryshojne gjuhen zyrtare...
pse,ç'fare gazi i botes?kosova do behet shtet me vete,dhe nese ka probleme me kete gjuhe zyrtare,qe flitet ne shqiperi,nuk mund te kerkoj,qe vetem sepse atyre nuk ju pelqen,te ndryshohet e gjithe gjuha,qe tashti me shume se 30vjet eshte gjuhe zyrtare ne nje shtet,i quajtur shqiperi.une nuk flas per nje gjuhe kosovare,por per nje dialekt kosovar;e nese nuk pajtohen kosovaret me gjuhen aktuale standarte,do ishte mire te krijonin nje gjuhe te standardizuar shqipe per kosoven[apo nje"gjuhe"te standardizuar kosovare].
ja edhe nje link tjeter per gjuhen shqipe ne pergjithesi:
http://shqiperia.com/tr/gjuha_shqipe.php
para se mund te diskutojme mbi nje teme,duhet te dime te gjithe disa informacione themelore dhe te kemi nje baze te perbashket te dijes.