Meta hat geschrieben:Kusho...
Nese nuk je shqipetar, atehere, po marre pak kohe per ty.Ne shqipetaret kudo qe jemi ne bote kemi nje gjuhe-Gjuhen Shqipe.Ajo shkruhet dhe flitet sipas standarteve te Gjuhes se Unisuar Shqipe.Dhe, tendenca jote per te folur per Vlonjat apo "Kosovar" nuk me pelqen.Une kam Albanolog miqe qe nuk kane gjuhe te nenes gjuhen shqipe dhe flasin perfekt shqip.Per arsye se ka mesuar dhe studiuar gjuhen dhe shkrimin shqip, te dal nga GJUHA E UNISUAR SHQIPE.Ne kemi( ne krejte bote) te njejten gjuhe qe flasim dhe shkruajme dhe te njejtin alfabet latin.Andaj, mos fut huti se si duhet te flas RTK,TV21,Alsat etj.
Ndoshta, e ke te qarte tani, se si flasin Shqipetaret me njeri-tjeterine kur kane barriera dialektesh?!
Te fala Meta
Përshëndetje Meta!
Po, ne shqiptarët kemi një gjuhë! Pavarësisht nga përhapja e madhe e variantit standart të gjuhës shqipe, gjuha shqipe ka dialektet e saj. Ajo ndryshon dhe shndërrohet në rrjedhë të kohës në varësi të qëllimit, të përmbajtjes të bashkëbiseduesit, të klasës shoqërore ku bën pjesë ai bashkëbisedues, si dhe funksioni që kërkon të përmbushë mesazhi gjuhësor. Edhe unë e quaj shumë të rëndësishme lehtësinë e komunikimit midis nesh (shqiptarëve) por, pa e humbur dhe duke ruajtur dhe dialektin e çdo treve. Pikërisht, dialekti mund të jetë dhe një barrierë e vogël moskuptimi, prandaj është i rëndësishëm, shpjegimi që mund të bëj një bashkatdhetar nga Vlora një bashkatdhetari nga Kosova dhe anasjelltas. Përsa i përket mediave televizive, ato janë pikat e rëndësishme të përcjelljes gjuhësore!