http://www.balkanwe b.com/sitev4/ index.php? id=1669
Gjithçka ka nisur në zonën e Sjenicës dhe në fshatrat në rrethinat e Pesterit. Një territor i kërcënuar nga largimi i popullsisë, në kufirin mes Shqipërisë e Malit të Zi.
Kosova dhe plagët e tjera të historisë vazhdojnë të përçajnë vendet e popujt në Ballkan. Por, mungesa e vajzave në moshë martese ka më tepër rëndësi se kjo në jug të Serbisë, aty ku për të rrëzuar barrierat etniko-kulturore me shqiptarët dhe për më tepër me shqiptaret; ka nisur të lulëzojë një fenomen i ri e i papritur: “epidemia” e martesave të përziera nga të dyja anët e kufirit. Gjithçka ka nisur pa shumë bujë, në zonën e Sjenicës dhe në fshatrat e humbura në rrethinat e Pesterit. Një territor i kërcënuar nga largimi i popullsisë, mes maleve në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Është zonë e banuar nga fshatarët serbë ortodoksë, në zemër të provincës gjysmë myslimane të Sangiaccatos. Largimi drejt qytetit, në kërkim të një jete më të mirë dhe në të vërtetë edhe për të krijuar një familje, bën që vajzat të pakësohen gjithnjë e më shumë duke sjellë për pasojë mungesën e ekuilibrit mes sekseve. Deri në atë pikë, sa në Sjenicë ka dhjetëra burra mbi 30 vjeç, të pamartuar për shkak të mungesës së grave: një ofezë e rëndë kjo për traditën serbe. Për të rritur shpresat e të vetmuarve në Serbi, ka zbritur si nga qielli, në anën tjetër të kufirit, një “sipërmarrëse” nga Shkodra, Mirjeta Geca, që flet mirë serbisht dhe që e kap në ajër rastin për të martuar të rinjtë. Gecaj është nisur nga fakti i thjeshtë; nëse në fshatrat në jug të Serbisë mungojnë gratë në moshë martese, në ato të Shqipërisë veriore ka me shumicë të tilla, edhe për shkak të emigrimit, që prek kryesisht burrat. Duke zbatuar në punët e zemrës ligjet e kërkesës dhe ofertës, zgjidhja ka ardhur vetvetiu: mjafton të kesh kontaktet e duhura, të marrësh me qera ndonjë makinë e të nisësh një mision eksplorues në Sjenicë dhe në fshatrat përreth për të kuptuar se për këtë punë ia vlen barra qiranë. Rrënjët e përbashkëta kristiane (ortodoksë serbët dhe katolike pjesa më e madhe e banorëve të Shkodrës, një bastion i minorancës jo-islamike në vendin e shqiponjave) e kanë ndihmuar mjaft. Por, për të bërë të parëndësishme ndryshimet në mentalitet dhe paragjykimet shekullore reciproke ka ndihmuar në radhë të parë “situata e emergjencës”. Dhe më pas takimi mes personave, siç konfirmojnë edhe dëshmitë e protagonistëve të kënaqur, që pak pas kësaj ngjarjeje kanë nisur të vendosen në qendër të vëmendjes së medias. Milinko Rakonjaç, që në Shkodër gjeti nuse kur i kishte kaluar të dyzetat, është mes atyre që nuk e përmbajnë entuziazmin. Martesa me gruan e tij është celebruar sipas riteve katolike në Shqipëri dhe atyre ortodokse në Serbi dhe ai konfirmon se “tani gjithçka shkon mirë”. “Këtu tek ne, vajzat po humbasin. Ato shkojnë në qytet dhe nuk kthehen më. Ndaj burrat ndodhen para një dileme: të nisen dhe ata për në qytet, ku nuk ka shumë punë, apo të rrimë në fshatrat tona e të mos martohemi. Por, tani, më në fund, kemi një zgjidhje të mrekullueshme” . Ai nuk është i vetmi që e mendon në këtë mënyrë, e nëse është e vërtetë ajo që thotë Mirjeta Geca, në një muaj në këtë zonë janë celebruar 13 martesa. Problemi, në fund të fundit, nuk ka lidhje vetëm me këtë aspekt. Serbia, një nga zonat më pjellore të Europës deri 60 vjet më parë, sot është vendi i katërt “me popullsinë më të moshuar” në kontinentin e vjetër, në prag të një situate problematike demografike, që është përkeqësuar edhe nga luftërat e konfliktet e armatosura postkomuniste e postjugosllave. Sipas demografit Dragan Bataveljiç, ka komuna, e jo vetëm në zonën jugore të vendit, ku “raporti mes vdekjeve dhe lindjeve është 16 me 2, ndërsa në vende të tjera nuk ka lindje prej vitesh. Nuk mund të të habisë aspak ideja që për të rigjallëruar perspektivën martesore, mund të hedhësh sytë njëherë në rajon. Në Shqipëria, Rumani, Moldavi apo Vojvodinë. Deri në të renë më të fundit, të ideuar nga një agjenci martesore, që nga Ukraina e largët sjell në qytezën e Leskovacit shumë variante vajzash në moshë martese