Një vendim i çuditshëm i FSHF-së e pezulloi Tiranën dhe Partizanin tre javë përpara përfundimit
Tirana, ja mohimi i titullit në 1967
Dinamo përfitoi nga mbështetja e madhe shtetërore
--------------------------------------------------------------------------------
Skënder Vaqari
Eshtë një rast unikal në gjithë historinë e sportit Botëror. Ka ndodhur afro 40 vjet më parë. Në 24 qershor 1967, luhej një ndeshje derbi ndërmjet skuadrave të Partizanit dhe 17 Nëntorit (Tiranës) së asokohe. Ndeshjen e fitojnë bardheblutë me rezultatin 2-1 dhe me një triumf të tillë hedhin përpara një hap të sigurtë drejt fitimit të titullit kampion në vend. Tri ditë më vonë, kryesia e Federatës Shqiptare organizon një mbledhje që sigurisht ishte diktuar nga lart dhe merret vendimi që të dyja këto klube, pra si 17 Nëntori ashtu edhe Partizani do të përjashtohen nga kampionati. Praktikisht Tirana do ta humbiste titullin, sepse kryesonte në tabelën e klasifikimit vetëm me tri pikë më shumë se sa Dinamo, që gjithashtu ishte një ndjekëse shumë serioze për fitimin e titullit.
Shteti
Në atë kohë Partizani dhe Dinamo ishin klube shtetërore. I pari ishte klubi i Ushtrisë, ndërkohë që Blutë ishin klubi i Ministrisë së Punëve të Brëndshme. Klubet u themeluan në vitet 1948 dhe 1950 dhe që nga ajo kohë i kishin fituar të gjitha kampionatet në Shqipëri duke u alternuar me njëri tjetrin. Në mesin e viteve 60' skuadra e 17 Nëntorit doli në pah me gjithë forcën e saj dhe jo vetëm, që po prishte ekuilibrat e vendosur nga dy klubet shtetërorë, por gjithashtu po afronte rreth vetesh shumë tifozë të cilët simpatizonin skuadrën popullore nga njëra ndeshje në tjetrën. Ky ekip që përbëhej nga djem të rinj lagjesh furnizonte me lojtarë jo vetëm Partizanin dhe Dinamon, por gjithashtu edhe shumë skuadra nga shumë rrethe të tjera të vendit.
Vendimi
Në 27 qershor të 1967, në "Sportin Popullor", gazeta e vetme sportive e kohës botohej një vendim të Kryesisë së Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas të cilit ndeshja Partizani - 17 Nëntori, që ishte luajtur tre ditë më parë është e pavlefshme për shkak të shfaqjeve jo korrekte që të dyja skuadrat shfaqën në fushën e lojës. Për këtë arsye të dyja skuadrat penalizohen rëndë duke u përjashtuar nga kampionati 1966-1967 për tre javët e mbetura të sezonit. Vendimi hynte në fuqi menjëherë. 17 nëntori në atë ditë kishte 33 pikë ndërkohë që Dinamo 31 pikë.
Ndeshja
Është luajtur në stadiumin "Qemal Stafa" dhe ka pasur një numër rekord spektatorësh. Ka qënë një derbi i vërtetë, me lojë të pastër fizike, megjithatë një futbollist i Partizanit përjashtohet nga fusha, por pjesa tjetër është komplet brenda normave. Njerëz të asokohe kujtojnë se gjyqtari vërtet ka pasur shumë punë, por kjo është normale për një ndeshje futbolli. Ndeshja ka zgjatur normalisht 90 minuta dhe me rezultatin 2-1 bardheblutë shkuan të lumtur në dhomat e zhveshjeve.
Absurditeti
Vendimi i asokohe ka qënë krejt i padrejtë, sepse ndeshja nuk ka pasur asnjë gabim teknik dhe ajo ka përfunduar normalisht brenda 90 minutave. Në asnjë rast në gjithë Botën vetëm për kaq dy skuadra nuk kanë marrë dënimin kapital për t'u përjashtuar fare nga kampionati. Çudia tjetër mbetet te fakti që vendimi nuk është marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës, por nga Komiteti i përgjithshëm i FSHF. Rezultati mund të vendosej fare mirë në tavolinë, mund të përjashtoheshin të 22 futbollistët që luajtën në fushë bashkë me trajnerët për 3 ose më shumë se 3 javë, mund të dënohej fusha, në këtë rast ajo e Partizanit, por kurrsesi një vendim i këtij tipi nuk pritej. Të dy klubet mund ta përfundonin kampionatin me lojtarë rezervë ose nga skuadra e të rinjve, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi. FSHF nuk e morri në konsideratë fare këtë fakt.
Bellova
Komentatori i mirënjohur Ismet Bellova, (e ka transmetuar ndeshjen për Radio Tiranën), pasi e karakterizon ndeshjen si normale në aspektin agonistik, e kujton kohën, kur u luajt si "kohë të lavdishme". Sipas tij, atëhere futboll luante vetëm skuadra e ministrit të mbrojtjes dhe shefit të shtabit të ushtrisë me atë të ministrit të brendshëm dhe zevendësit të tij. Pas l944-trës vetëm dy kampionate kish fituar Vllaznia e Shkodrës dhe dy të tjera l7 Nëntori. Nuk mund të lejohej ky i fundit, të fitonte të tretin rradhazi, sepse shpallej ekip "Mjeshtër Sporti", baraz me Partizanin dhe Dinamon. A mund të pranohej kjo, kur ushtria dhe sigurimi mbronin vendin nga rrethimi i dyfishtë borgjezo-revizionit? Kampionatin në fund të fundit e fitoi skuadra e Dinamos dhe të gjithë u habitën që në javët e mbetura Blutë arritën pikërisht 4 pikët e nevojshme për të dalë përpara bardhebluve.
"Ka qënë një sfidë burrërore, vendimi banal"
Xhaçka, flet një nga dëshmitarët e ndeshjes
Në një intervistë për Radio Tiranën, në vitin l990, ish futbollisti i shquar i l7 Nëntorit, Niko Xhaçka u shpreh se ndeshja, në të cilën ai ka shënuar një gol, ka qenë një derbi i vërtetë. Në përfundim të saj në koridorin pranë dhomave të zhveshjes ka patur replika dhe një zënkë (më saktë janë shtyrë, duke iu hakërruar njëri-tjetrit dy futbollistë, një i Partizanit dhe tjetri i Tiranës). "Nuk mbaj mend të ketë ndodhur kaq e keqe. Vërtet patëm disa sherre të vogla me lojtarët e Partizanit, por gjëra të tilla ndodhin sot pothuaj në të gjitha ndeshjet derbi, ndërmjet skuadrave të një qyteti. Federata sigurisht që duhet të gjente mënyrën se si tja jepte titullin një prej Dinamos apo Partizanit dhe ja doli për bukuri". Shum vetë atëherë thanë që ky mund të ketë qënë edhe një skenar i përgatitur bukur nga e skuadrave të Dinamos dhe Partizanit për të dëmtuar skuadrën e Tiranës. I7 Nëntori, me fitoren atë ditë të 24 qershorit, pothuajse e fuste kampionatin " në xhep", sepse Dinamo barazonte në Kavajë me Besën. Tirana ishte në prag të shpalljes kampion kombëtar për të tretin sezon me rradhë. Kjo ishte Tirana e madhe e viteve '60 me një brez të shkëlqyer futbollistësh dhe drejtues teknik te paharrueshmin Lym Alla, që detyrimisht duhej shpërbërë, ashtu siç u shpërbë
Gazeta Shqiptare
Kaq sa per historine e lavdishme te Partizanit dhe Dianamos.
Partizoni: Pershendetje lal