fetah hat geschrieben:
ich muss/ une duhet
du musst/ti duhet
er,sie muss/ai, ajo duhet
wir müssen/ne duhet
ihr müsst/ju duhet
sie müssen/ata, männlich, ato, weiblich duhet
(das modalverb müssen ist ein spezialfall im albanischen, steht auch für das verb sollen. Konjugation bleibt immer gleich (infinitiv)
einige beispiele:
ich muss gehen/ une duhet te shkoj
ne duhet te ecim/ wir müssen laufen
im albanischen verlangt das verb müssen immer eine präposition davor, meistens "të" und dann wie im deutschen noch den infinitiv dazu.
Folja gjysmëndihmëse
duhet, e cila shpreh kuptimin modal të detyrimit ose domosdoshmërisë, përdoret kryesisht në kohën e tashme dhe në të pakryerën e mënyrës dëftore dhe pothuaj vetëm në vetën e tretë njejës. Por ajo mund të përdoret edhe në kohën e ardhme si edhe në të tashmen dhe në të pakryerën e mënyrës habitore. Ajo mund të ndiqet nga mënyra lidhore ose nga pjesorja, e në rastin e fundit, mund të përdoret jo vetëm në vetën e tretë njejës, por edhe në vetën e tretë shumës. Kur ndiqet nga e kryera e lidhores, folja
duhet shpreh më fort supozim.
P.sh:- Marrëveshja
duhet të mbetet midis nesh. - Njeri prej të dyve
duhej të thyhej. - Ata janë djem të mirë dhe
duhen ndihmuar. -"
U dashkej turbulluar uji, që të kullohej mirë", - thotë populli. - E po
duhet filluar! - tha ai pa lëvizur etj.
Kur nuk ndiqet pandërmjetshëm nga një folje tjetër në mënyrën lidhore ose pjesore, por nga një emër a përemër që shërben si kryefjalë e saj, folja
duhet nuk ka vlerë modale, por përdoret si një folje me kuptim leksikor të plotë. Si e tillë ajo mund të përdoret jo vetëm në vetën e tretë njejës, por dhe në vetat e tjera. P.sh: - Për këtë
duhet punë. - Tashti më
duheshin ca mjete pune. - A
duhem më unë këtu?