Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15

Mi, 13. Jul 2005, 13:35

Etap hat geschrieben:O cuna do shkoje kush nga ju sot ne Grenchen te shohe FCK- YB per Uhrencup?
Ne cilen date eshte aj turne?!
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!

Benutzeravatar
Lars
Site Admin
Site Admin
Beiträge: 9449
Registriert: So, 29. Dez 2002, 4:07

Re: Uhrencup

Mi, 13. Jul 2005, 13:59

ReBeL hat geschrieben:
Etap hat geschrieben:O cuna do shkoje kush nga ju sot ne Grenchen te shohe FCK- YB per Uhrencup?
Ne cilen date eshte aj turne?!
http://www.uhrencup.ch/spielplan.htm

Benutzeravatar
Rasputin8383
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 113
Registriert: Mo, 11. Apr 2005, 18:26

Mi, 13. Jul 2005, 14:38

Cërrik, 30 mijë euro gati për stadiumin e qytetit

Projekti është financuar nga buxheti i shtetit, pritet të nisë në ditët e para të muajit gusht dhe do të përfundojë në 2 muajt e ardhshëm. Tenderi do të zhvillohet në fillim të muajit gusht.

Benutzeravatar
Partizoni
Member
Beiträge: 72
Registriert: Mo, 20. Jun 2005, 18:00

Fr, 15. Jul 2005, 12:55

Teuta ka fitu kunder ekipit boshnjak Shiroki Brijegu 3-1!
Golat i kan shenu Bledi Mansaku, Daniel Xhafa, e perseri Mansaku!

Kurse Elbasoni ka bo nji barazim (1-1) me Vardarit e Skopjes!
Sipas nji shoku nga Elbasoni, loja e maqeonasve nuk ka qen aq e forte, kurse Elbasoni ka mund me fitu 2-1 apo 3-1, por sulmuesit nuk kane shfrytezu rastet!

Ne Durres (ne "Niko Dovana") kishte afro 5000 tifo, kurse ne Elbason mund te kishin qen 18000-20000 tifo ne "Ruzdhi Bizhuta"!
Demat e Kuq - Tifo group n° 1 ne Shqiperi!
Forca Partizoni, ti je zemra jone!
Tirone Tirone, te :-) :-)!

Benutzeravatar
Etap
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 271
Registriert: Do, 08. Jul 2004, 23:50

So, 17. Jul 2005, 15:46

Një vendim i çuditshëm i FSHF-së e pezulloi Tiranën dhe Partizanin tre javë përpara përfundimit

Tirana, ja mohimi i titullit në 1967
Dinamo përfitoi nga mbështetja e madhe shtetërore


--------------------------------------------------------------------------------

Skënder Vaqari


Eshtë një rast unikal në gjithë historinë e sportit Botëror. Ka ndodhur afro 40 vjet më parë. Në 24 qershor 1967, luhej një ndeshje derbi ndërmjet skuadrave të Partizanit dhe 17 Nëntorit (Tiranës) së asokohe. Ndeshjen e fitojnë bardheblutë me rezultatin 2-1 dhe me një triumf të tillë hedhin përpara një hap të sigurtë drejt fitimit të titullit kampion në vend. Tri ditë më vonë, kryesia e Federatës Shqiptare organizon një mbledhje që sigurisht ishte diktuar nga lart dhe merret vendimi që të dyja këto klube, pra si 17 Nëntori ashtu edhe Partizani do të përjashtohen nga kampionati. Praktikisht Tirana do ta humbiste titullin, sepse kryesonte në tabelën e klasifikimit vetëm me tri pikë më shumë se sa Dinamo, që gjithashtu ishte një ndjekëse shumë serioze për fitimin e titullit.

Shteti
Në atë kohë Partizani dhe Dinamo ishin klube shtetërore. I pari ishte klubi i Ushtrisë, ndërkohë që Blutë ishin klubi i Ministrisë së Punëve të Brëndshme. Klubet u themeluan në vitet 1948 dhe 1950 dhe që nga ajo kohë i kishin fituar të gjitha kampionatet në Shqipëri duke u alternuar me njëri tjetrin. Në mesin e viteve 60' skuadra e 17 Nëntorit doli në pah me gjithë forcën e saj dhe jo vetëm, që po prishte ekuilibrat e vendosur nga dy klubet shtetërorë, por gjithashtu po afronte rreth vetesh shumë tifozë të cilët simpatizonin skuadrën popullore nga njëra ndeshje në tjetrën. Ky ekip që përbëhej nga djem të rinj lagjesh furnizonte me lojtarë jo vetëm Partizanin dhe Dinamon, por gjithashtu edhe shumë skuadra nga shumë rrethe të tjera të vendit.

Vendimi
Në 27 qershor të 1967, në "Sportin Popullor", gazeta e vetme sportive e kohës botohej një vendim të Kryesisë së Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas të cilit ndeshja Partizani - 17 Nëntori, që ishte luajtur tre ditë më parë është e pavlefshme për shkak të shfaqjeve jo korrekte që të dyja skuadrat shfaqën në fushën e lojës. Për këtë arsye të dyja skuadrat penalizohen rëndë duke u përjashtuar nga kampionati 1966-1967 për tre javët e mbetura të sezonit. Vendimi hynte në fuqi menjëherë. 17 nëntori në atë ditë kishte 33 pikë ndërkohë që Dinamo 31 pikë.

Ndeshja
Është luajtur në stadiumin "Qemal Stafa" dhe ka pasur një numër rekord spektatorësh. Ka qënë një derbi i vërtetë, me lojë të pastër fizike, megjithatë një futbollist i Partizanit përjashtohet nga fusha, por pjesa tjetër është komplet brenda normave. Njerëz të asokohe kujtojnë se gjyqtari vërtet ka pasur shumë punë, por kjo është normale për një ndeshje futbolli. Ndeshja ka zgjatur normalisht 90 minuta dhe me rezultatin 2-1 bardheblutë shkuan të lumtur në dhomat e zhveshjeve.

Absurditeti
Vendimi i asokohe ka qënë krejt i padrejtë, sepse ndeshja nuk ka pasur asnjë gabim teknik dhe ajo ka përfunduar normalisht brenda 90 minutave. Në asnjë rast në gjithë Botën vetëm për kaq dy skuadra nuk kanë marrë dënimin kapital për t'u përjashtuar fare nga kampionati. Çudia tjetër mbetet te fakti që vendimi nuk është marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës, por nga Komiteti i përgjithshëm i FSHF. Rezultati mund të vendosej fare mirë në tavolinë, mund të përjashtoheshin të 22 futbollistët që luajtën në fushë bashkë me trajnerët për 3 ose më shumë se 3 javë, mund të dënohej fusha, në këtë rast ajo e Partizanit, por kurrsesi një vendim i këtij tipi nuk pritej. Të dy klubet mund ta përfundonin kampionatin me lojtarë rezervë ose nga skuadra e të rinjve, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi. FSHF nuk e morri në konsideratë fare këtë fakt.

Bellova
Komentatori i mirënjohur Ismet Bellova, (e ka transmetuar ndeshjen për Radio Tiranën), pasi e karakterizon ndeshjen si normale në aspektin agonistik, e kujton kohën, kur u luajt si "kohë të lavdishme". Sipas tij, atëhere futboll luante vetëm skuadra e ministrit të mbrojtjes dhe shefit të shtabit të ushtrisë me atë të ministrit të brendshëm dhe zevendësit të tij. Pas l944-trës vetëm dy kampionate kish fituar Vllaznia e Shkodrës dhe dy të tjera l7 Nëntori. Nuk mund të lejohej ky i fundit, të fitonte të tretin rradhazi, sepse shpallej ekip "Mjeshtër Sporti", baraz me Partizanin dhe Dinamon. A mund të pranohej kjo, kur ushtria dhe sigurimi mbronin vendin nga rrethimi i dyfishtë borgjezo-revizionit? Kampionatin në fund të fundit e fitoi skuadra e Dinamos dhe të gjithë u habitën që në javët e mbetura Blutë arritën pikërisht 4 pikët e nevojshme për të dalë përpara bardhebluve.


"Ka qënë një sfidë burrërore, vendimi banal"

Xhaçka, flet një nga dëshmitarët e ndeshjes
Në një intervistë për Radio Tiranën, në vitin l990, ish futbollisti i shquar i l7 Nëntorit, Niko Xhaçka u shpreh se ndeshja, në të cilën ai ka shënuar një gol, ka qenë një derbi i vërtetë. Në përfundim të saj në koridorin pranë dhomave të zhveshjes ka patur replika dhe një zënkë (më saktë janë shtyrë, duke iu hakërruar njëri-tjetrit dy futbollistë, një i Partizanit dhe tjetri i Tiranës). "Nuk mbaj mend të ketë ndodhur kaq e keqe. Vërtet patëm disa sherre të vogla me lojtarët e Partizanit, por gjëra të tilla ndodhin sot pothuaj në të gjitha ndeshjet derbi, ndërmjet skuadrave të një qyteti. Federata sigurisht që duhet të gjente mënyrën se si tja jepte titullin një prej Dinamos apo Partizanit dhe ja doli për bukuri". Shum vetë atëherë thanë që ky mund të ketë qënë edhe një skenar i përgatitur bukur nga e skuadrave të Dinamos dhe Partizanit për të dëmtuar skuadrën e Tiranës. I7 Nëntori, me fitoren atë ditë të 24 qershorit, pothuajse e fuste kampionatin " në xhep", sepse Dinamo barazonte në Kavajë me Besën. Tirana ishte në prag të shpalljes kampion kombëtar për të tretin sezon me rradhë. Kjo ishte Tirana e madhe e viteve '60 me një brez të shkëlqyer futbollistësh dhe drejtues teknik te paharrueshmin Lym Alla, që detyrimisht duhej shpërbërë, ashtu siç u shpërbë

Gazeta Shqiptare




Kaq sa per historine e lavdishme te Partizanit dhe Dianamos.

Partizoni: Pershendetje lal :lol:

Benutzeravatar
Sarah-Luana
Member
Beiträge: 12
Registriert: Di, 01. Jun 2004, 11:41

So, 24. Jul 2005, 19:43

Tirana ka permbys qdo parashikim ne ndeshjen e dyte ne Qemal Stafa duke fitu me rezultatin e paster 3-0 me gola te shenuar nga Altin Rraklli ne minuten e 37 te pjeses se pare pastaj ka qene Dabulla qe ka dyfishuar rezultatin dhe pastaj ka ardh edhe goli i trete me ane te Salihit.Ka qene nje fitore e veshtire pasi ekipi Slloven ka rezikuar disa here porten seriozisht por eshte dasht nderhyrjet e sakta te portjerit Hidi qe porta e Tiranes te ngelej e pa prekur.Ne turin e dyte Tirana do te takohet me CSKA e Sofies dhe ndeshja e pare do te zhvillohet te merkuren me date 27 korrik ne oren 8:30 ne Qemal Stafa.Suksese ekipeve shqiptare ne kompeticionet Europiane.

Benutzeravatar
harabeli
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 1017
Registriert: Mo, 09. Mai 2005, 10:22

So, 24. Jul 2005, 19:49

Partizoni hat geschrieben:Teuta ka fitu kunder ekipit boshnjak Shiroki Brijegu 3-1!
Golat i kan shenu Bledi Mansaku, Daniel Xhafa, e perseri Mansaku!

Kurse Elbasoni ka bo nji barazim (1-1) me Vardarit e Skopjes!
Sipas nji shoku nga Elbasoni, loja e maqeonasve nuk ka qen aq e forte, kurse Elbasoni ka mund me fitu 2-1 apo 3-1, por sulmuesit nuk kane shfrytezu rastet!

Ne Durres (ne "Niko Dovana") kishte afro 5000 tifo, kurse ne Elbason mund te kishin qen 18000-20000 tifo ne "Ruzdhi Bizhuta"!
nje permiresim te vogel... ne gjuhen shqipe, emri i skopjes osht SHKUPI. te gjithe shqiptaret, kudo ne bote, e njohin shkupin me kete emer: SHKUP/I!
Vetem serbet, dhe serbofilet i thone ashtu siq i ke thene ti.
-
"Never regret. If it's good, it's wonderful. If it's bad, it's experience"
-

Benutzeravatar
Etap
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 271
Registriert: Do, 08. Jul 2004, 23:50

So, 24. Jul 2005, 23:55

aman ce ndjeke edhe ti, po lere mer ti thote si te doje vete noshta nuk i pelqen ti thoje shkup i thote skopje... pune per te...

Benutzeravatar
Partizoni
Member
Beiträge: 72
Registriert: Mo, 20. Jun 2005, 18:00

Mo, 25. Jul 2005, 13:31

harabeli hat geschrieben:
Partizoni hat geschrieben:Teuta ka fitu kunder ekipit boshnjak Shiroki Brijegu 3-1!
Golat i kan shenu Bledi Mansaku, Daniel Xhafa, e perseri Mansaku!

Kurse Elbasoni ka bo nji barazim (1-1) me Vardarit e Skopjes!
Sipas nji shoku nga Elbasoni, loja e maqeonasve nuk ka qen aq e forte, kurse Elbasoni ka mund me fitu 2-1 apo 3-1, por sulmuesit nuk kane shfrytezu rastet!

Ne Durres (ne "Niko Dovana") kishte afro 5000 tifo, kurse ne Elbason mund te kishin qen 18000-20000 tifo ne "Ruzdhi Bizhuta"!
nje permiresim te vogel... ne gjuhen shqipe, emri i skopjes osht SHKUPI. te gjithe shqiptaret, kudo ne bote, e njohin shkupin me kete emer: SHKUP/I!
Vetem serbet, dhe serbofilet i thone ashtu siq i ke thene ti.
Une ashtu e morra nga Sporti Shqiptar!
Ne ate gazet i thoshin Skopje!
E keshtu e shkrova edhe une! Po ashtu, emni zyrtar i Vardarit osht Vardar Skopje, sepse osht ekip maqedons!
Demat e Kuq - Tifo group n° 1 ne Shqiperi!
Forca Partizoni, ti je zemra jone!
Tirone Tirone, te :-) :-)!

Benutzeravatar
Partizoni
Member
Beiträge: 72
Registriert: Mo, 20. Jun 2005, 18:00

Mo, 25. Jul 2005, 13:35

1 lajm shum i gezushem!

FOTO STRAKOSHA osht bo trainer i Akratitos (ekip i liges se par greke)!!!!!!

Mbas Bledar Koles (qe osht zv. trainer i PAOK-se) Strakosha osht traineri i dyte shqiptare, qe mban rolin e zv. trainerit!!!!!!!!!!!!

Po ashtu kemi 1 trainer ne ligen e pare te Maltes (ky osht Ilir Pelinku), dhe 1 trainer ne ligen e dyte suedeze (Edmond Lutaj ish lojtar i Flamurtarit te Vlores)!!!!!!
Zuletzt geändert von Partizoni am Fr, 29. Jul 2005, 15:09, insgesamt 2-mal geändert.
Demat e Kuq - Tifo group n° 1 ne Shqiperi!
Forca Partizoni, ti je zemra jone!
Tirone Tirone, te :-) :-)!

Benutzeravatar
Etap
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 271
Registriert: Do, 08. Jul 2004, 23:50

Mo, 25. Jul 2005, 13:36

Partizoni e pave mer, ju kishin keputur dritat se ska paguar Xhani faturat :D, edhe ju pretendoni te beheni kampione, nese s bini nga kategoria jeni mire :)

Benutzeravatar
Partizoni
Member
Beiträge: 72
Registriert: Mo, 20. Jun 2005, 18:00

Mo, 25. Jul 2005, 13:41

Etap hat geschrieben:Partizoni e pave mer, ju kishin keputur dritat se ska paguar Xhani faturat :D, edhe ju pretendoni te beheni kampione, nese s bini nga kategoria jeni mire :)
Se kom lexu ate lajm, dhe as nuk kam degju per 1 gjo te tille! Por Xhani (shk....) ç'nuk bon, per ta prishur ekipin! Aj sillet sikur osht krijusi i Partizonit!
Xhani pa tjeter duhet te iki, dhe duhet me u kriju 1 shoqeri aksionare (qe ka qen planifikuar te bohet para 5-6 viteve)!
Demat e Kuq - Tifo group n° 1 ne Shqiperi!
Forca Partizoni, ti je zemra jone!
Tirone Tirone, te :-) :-)!

Benutzeravatar
Baton84
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 1800
Registriert: Mo, 22. Dez 2003, 22:55

Mo, 12. Sep 2005, 17:33

Albanian Albert Kaci did score the opening goal of the match his team FC Luzern won away 4-1 to Locarno for Swiss Challenge League

Ervin Skela had the assist for the only goal his team Kaiserslautern scored in their catastrophic loss at home to Verder. Altin Lala and Fatmir Vata were booked

The Futsal team Dinamo lost the second match of Futsal Cup qualifiers 4-5 to the Armenians Tal Grig Yerevan who scored a double point goal 3 seconds before time

The World Futsal Ranking has Albania seated 71 in the standings with 125 points

The ex-captain of Albania National team and the legend player of KF Tirana Arben Minga who lives in Canada was in attendance during the match Tirana-Besa as a visitor.

Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15

Fr, 07. Okt 2005, 21:40

Ia kam gjetur une nje liste ne internet te futbollisteve shqiptar, te cilet do vlenin per ekipin kombetar. Mua kjo liste me pelqen, sepse ka lojtare te rinje dhe te talentuar:

Portiere:
Ilion Lika (Shqiperi)
Isli Hidi (Shqiperi)

Mbrojtese:
Tefik Osmani (Ukraine)
Elvin Beqiri (Ukraine)
Florian Peqini (Suedi)
Adrian Aliaj (France)
Lorik Cana (France)
Erion Alla (Gjermani)
Osli Llakaj (Gjermani)
Roland Gercaliu (Austri)
Henri Ndreka (Shqiperi)
Armir Teli (Shqiperi)
Pavli Vangjeli (Greqi)
Endri Bushati (Greqi)

Mesfushore:
Ervin Skela (Gjermani)
Altin Lala (Gjermani)
Dom Vila (Gjermani)
Ansi Agolli (Zvicer)
Albert Kaçi (Zvicer)
Jurgen Gjasula (Zvicer)
Bledi Shkembi (Ukraine)
Dritan Stafsula (Danimarke)
Ardit Beqiri (Shqiperi)
Gjergji Muzaka (Shqiperi)
Devi Muka (Shqiperi)
Emiliano Barka (Greqi)
Alqi Dhimitri (Greqi)
Kristi Vangjeli (Greqi)

Sulmuese:
Daniel Xhafaj (Zvicer)
Erion Rizvanolli (Hungari)
Hamdi Salihi (Shqiperi)
Elehandro Pema (Shqiperi)
Mario Gurma (Greqi)
Erion Bogdani (Itali)
Denis Boshnjaku (Itali)
Ilir Çaushi (Itali)
Altin Shala (Itali)
Erdis Doraci (Itali)
Andrea Drenova (Greqi)
Edmond Kapllani (Gjermani)
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!

Meta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Sa, 27. Aug 2005, 0:28

Di, 20. Mär 2007, 1:18

A dine kush te me tregoj, se kur dhe ne sa ora fillon ndeshja Albania-Sllovenia?.Dhe se a ka mundesi te ndjeket nga sateliti...


u falemnderit meta

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Di, 20. Mär 2007, 21:44

Meta hat geschrieben:A dine kush te me tregoj, se kur dhe ne sa ora fillon ndeshja Albania-Sllovenia?.Dhe se a ka mundesi te ndjeket nga sateliti...


u falemnderit meta

Mirëmbrëma Meta!
Ndeshja e futbollit Shqipëri - Slloveni do të zhvillohet në dt. 24 Mars në orën 20:15 në stadiumin e qytetit të Shkodrës. Besoj se mund të shihet dhe me satelit, por nuk e di mirë. :D

Gjithë të mirat nga egnatia!
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Meta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Sa, 27. Aug 2005, 0:28

Di, 20. Mär 2007, 22:14

Miredita Egnatia :D


A mund te shihet ne Satelit?...do ishte ndoshta pyetja me e vetme qe do te duhet ta beja 8)

te fala meta

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Mi, 21. Mär 2007, 21:36

Mirëmbrëma Meta!

Varet se cili nga kanalet televizive shqiptare e jep transmetimin direkt të ndeshjes. Kjo është ndeshje e rëndësishme dhe besoj se transmetohet dhe nga RTK. Shikim të këndshëm dhe i uroj suksese (fitore 1-0) skuadrës shqiptare. 8) :D

Natën e mirë nga egnatia!
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Do, 22. Mär 2007, 15:03

egnatia hat geschrieben:Mirëmbrëma Meta!

Varet se cili nga kanalet televizive shqiptare e jep transmetimin direkt të ndeshjes. Kjo është ndeshje e rëndësishme dhe besoj se transmetohet dhe nga RTK. Shikim të këndshëm dhe i uroj suksese (fitore 1-0) skuadrës shqiptare. 8) :D

Natën e mirë nga egnatia!
i vetmi tv shqiptar,qe e transmeton ndeshjen eshte tvsh-ja[sepse ky tv ka marre licensen nga fshf-ja],por nuk dihet,a do ta transmetoj tvsh-ja ne satelit...[/img]

Benutzeravatar
Baton84
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 1800
Registriert: Mo, 22. Dez 2003, 22:55

Mi, 18. Apr 2007, 10:30

Geri Malaj-Kola, 17-vjeçari i Deportivo La Coruna

Është 17 vjeç. 1 metër e 85 cm i gjatë. 74 kg. Nga të dhënat mund të presësh një lojtar regbie ose një basketbollist me të ardhme, e shumta një mbrojtës qendre apo pykë në futboll.

Por Geri Malaj, futbollisti i parë shqiptar pjesëtar i një klubi të Primera Ligës spanjolle është fantazist. Javën e kaluar Deportivo la Koruna, një skuadër elitare e dekadës së fundit në kampionatin vendas por edhe në Champions League, e mori nga të rinjtë për ta bashkuar me ekipin e parë. Më pak të habiturit, ishin të afërmit e lojtarit në Kuçovë. Xhaxhai i tij, Lefter Malaj, një trajner moshash thotë se nuk kishte asnjë dyshim se Geri (i vetëpagëzuar me këtë emër në Spanjë) do të shpërthente.

Si përfundoi Geri në Spanjë?

Është larguar pak më shumë se 3 vjeç. Babai i tij, vëllai im, është një muzikant i njohur.

Pas një koncerti në Lion, ai u punësua në vitin 1993 nga orkestra Simfonike e qytetit të La Korunës, ku bën pjesë edhe sot. I ati dëshironte që Geri të bëhej një muzikant dhe ishte e natyrshme që e shtyu në këtë rrugë. Por ai kishte një prirje tjetër, që ishte futbolli të cilin e nisi që 7 vjeç.

Për të shkuar deri te ekipi i parë i Deportivos, lojtari duhet të ketë pasur një të shkuar të pasur me të rinjtë apo jo?

E ka filluar futbollin në shkollën e futbollit “Ural”. Ka bërë emër aty, duke fituar thuajse të gjitha trofetë në të cilat ka marrë pjesë për kategorinë e moshës së tij. Në vitin 2001 është shpallur lojtari më i mirë i një turneu ndërkombëtar në Portugali për moshën nën 12 vjeç, me pjesëmarrjen e shumë ekipeve të mëdha. Në vitin 2002 kartoni i tij u ble nga Deportivo për 13 mijë euro, që në moshën 12-vjeçare nuk është një shumë e vogël. Por ajo që është më interesante ka të bëjë me faktin se ai u përzgjodh pasi klubi kishte vëzhguar në rreth 20 mijë skuadra në të gjithë botën për futbollistë të kësaj grupmoshe. Sivjet tek skuadra e të rinjve, me Gerin kapiten, fitoi për herë të parë në historinë e klubit, kampionatin spanjoll. Ai luan njëkohësisht me të rinjtë dhe ekipin Shpresa të Deportivos dhe stërvitet me ekipin e parë.


Tiparet
“Është shumë i shpejtë me dhe pa top. Luan me të dy këmbët dhe përdor shumë mirë topin. Ka vizion shumë të mirë të lojës dhe ka një hapje po të tillë të saj. E vlerësojnë për ritëm të lartë pjesëmarrjeje dhe përqendrimi në lojë. Eshtë një udhëheqës i fuqishëm në fushë dhe jashtë saj.

Krahasimi
“Jo rastësisht Geri ka qenë thuajse përherë kapiten në çdo ekip ku ka luajtur. Në klub e quajnë pasardhësin e brazilianit Donato që ka luajtur deri 40 vjeç për këtë klub. Ndërkaq edhe shumë gazeta spanjolle nuk kanë nguruar ta quajnë shqiptari “Zidane i ri”.

Federata
“Kë preferon Geri? Shqipërinë natyrisht, ndonëse ka edhe pasaportë spanjolle. Aktualisht ai luan me përfaqësuesen U-19 të Galicisë, por s’ka asnjë rrezik që ai dëshiron të luajë për Shqipërinë. Është larguar 3 vjeç nga vendi, por e flet mirë shqipen.

[Panorama]

Zurück zu „Shqip“