Mo, 04. Jun 2007, 10:21
Udhëtimi me motorë nga Fieri në Butrint i dy turistëve zvicerianë, të cilët shprehen të kënaqur me pushimet
Melania dhe Sasha: Imazhi i Shqipërisë në vendin tonë, negativ, por realiteti është krejt ndryshe
PËRMET- Gjithçka ka nisur si një sfidë, për t'u shndërruar në aventurën më të këndshme të jetës së tyre.Zvicerianët Melani dhe Sasha Menderson u kanë hipur motorëve dhe në shoqërinë e një shisheje uiski,kanë bredhur për më shumë se 10 ditë gjithë jugun e Shqipërisë. Kur kanë parë me sytë e tyre bregdetin e Jonit, Butrintin, Gjirokastrën dhe kanë shijuar mikpritjen e shqiptarëve, çifti Menderson është bindur se Shqipëria nuk është ai vend për të cilin flitet keq në Zvicër apo Gjermani. Kur u kanë rrëfyer miqve për rrugëtimin e tyre në Shqipëri, nuk qenë të paktë ata që i quajtën të çmendur, por në fund të aventurës së tyre, bashkëshortët Menderson nuk janë penduar.
Tek i sheh të udhëtojnë me ata motorë të vjetër nëpër grykat e Jezercës, të veshur me rroba lëkure të zeza, nuk i reziston tundimit për të ditur se ç'bëjnë dy të huaj këtyre anëve. Më shumë sesa turistë, ata duken si pjesëmarrës të një gare pa konkurrentë. Në kroskotin e motorit të tyre sheh një shishe uiski, që nga etiketa tregon se është blerë në dyqanet shqiptare. Ata tregojnë se kanë udhëtuar gjatë me motorë e megjithatë kanë pushuar vetëm natën. Ecin dhe ndalojnë vetëm në vendet që ia vlen të qëndrosh. Kjo mënyrë e çuditshme të udhëtuari s'ka se si të mos të tërheqëvëmendjen e banorëve, që i shoqërojnë me vështrimet e tyre për një kohë të gjatë.Nuk kanë qenë të paktë ata që i kanë krahasuar me gjermanët e luftës,dy zvicerianët. Habinë që shkaktonin tek vendasit, nuk e kanë parë si shqetësim, por si shenjë të mikpritjes shqiptare. Melani thotë se mikpritja e njerëzve këtu i ka bërë përshtypje, më tepër sesa fakti që Shqipëria paska male të lartë, po aq të lartë sa në vendin e saj. "Nuk e dija që ju keni male, ose më saktë, ajo që ne kemi ditur për Shqipërinë është krejt e kundërt me realitetin",-pohon ajo.Njerëzit tek ne kanë një imazh kaq të gabuar për Shqipërinë, saqë kur u thamë se do të vinim këtu, të gjithë na këshillonin të ndërronim destinacion",- shton Melania. Sipas saj, imazhi i Shqipërisë në vendin e saj nuk është ai që ajo ka gjetur gjatë udhëtimit të saj nëpër qytete si Fieri, Vlora, Saranda, Gjirokatra, Tepelëna apo edhe Përmeti.
Gjithkundjanë mikpritur dhe çdokush ka bërë maksimumin për t'i ndihmuar, edhe pse kërkesa të vetme ka qenë drejtimi i ndonjë rruge apo edhe vendndodhja e dyqaneve. Ky zell shqiptar për t'u ardhur në ndihmë u ka bërë përshtypje zvicerianëve, ndërkohë qëishin nisur me paralajmërime që ky vend nuk është i sigurt. "Ata që na thonin ne se në Shqipëri ka rrezik, nuk kanë qenë kurrë këtu. Ne sapo të kthehemi në vendin tonë, do të shkruajmë një artikull për të thënë atë çfarë pamë dhe gjetëm në Shqipëri"-vazhdon më tej rrëfimin e saj Melania. Çifti zvicerian thotë se ky vend, në çdo pëllëmbë të mrekullon më panoramën që të ofron. Vërtet nuk ka rrugë të shtruara, për të cilat Melania shpreson se në udhëtimin e saj të ardhshëm duhet të jenë më të përmirësuara, por gjithçka duket se është drejt një zhvillimi të ri. Ndërsa Sasha pohon se ka mbetur i mahnitur nga Butrinti. "Asgjëkundi më mirë se në Butrint nuk mund të mësosh se sa i lashtë është vendi juaj, pastaj dhe Gjirokastra me ato shtëpi që duket sikur por rrëzonin njëra- tjetrën ishte një mrekulli",-pohon ai. E ndërsa ishin përgatitur të përjetonin edhe ditë të vështira, në përfundim të udhëtimit çifti zvicerian pohon se kanë kaluar pushimet më të këndëshme të jetës në Shqipëri. Vërtet kanë qëndruar pak ditë, të cilat nuk u kanë mjaftuar të mësojnë shumë gjëra për këtë vend, por të dy premtojnë se do të rikthehen sërish, ndoshta për të plotësuar edhe një tjetër dëshirë të Melanisë.
"Është tragjik fakti që në Gjermani e Zvicër ekziston një imazh i gabuar për Shqipërinë"
Sasha Mendërson: Shqipëria nuk është ajo që njohim ne në Zvicër
PËRMET- Të lodhur ngapromocionet e agjencive turistike, bashkëshortët nga Zvicra kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për të kaluar pushimet e tyre. Dy motorë të vjetër janë përshtatur për mrekulli për t'u siguruar një udhëtim jo vetëm të rehatshëm, por që edhe u mundëson të mos lënë asgjë pa parë. Sasha Menderson rrëfen gjithçka ka përjetuar në këto pushime jo të zakonshme.
Sasha, si lindi ideja për të kaluar pushimet në Shqipëri?
Ne kemi kohë që pushimet tona i kalojmë në këtë mënyrë. Me motorë shëtisim gjithkund, pa bërë edhe shumë shpenzime. Ju siguroj që është mënyra më e mirë për të marrë maksimumin e ditëve të pushimeve tuaja. Fillimisht në hartën tonë ishte Greqia, por duke qenë se Shqipëria është ngjitur në hartë, vendosëm të vinim këtu. Kjo nuk u prit mirë nga miqtë tanë, që gati na quajtën të çmendur për idenë e pushimeve.
Ju keni qëndruar më shumë se 10 ditë në Shqipëri. Cilat janë impresionet tuaja?
Përshtypjet tona janë shumë pozitive. Njerëzit janë shumë të dashur dhe mikpritës. Natyra është e mrekullueshme.Në fakt na kanë bërë përshtypje ndërtimet e reja dhe këtukemi parë shumë të tilla. Janë vërtet shumë të këndshme. Ne nuk e dinim që këtu do të gjenim një vend kaq modern.
Ju thatë pak më parë se miqtë tuaj nuk ju këshilluan t'i bënit pushimet këtu. Çfarë keni dëgjuar për Shqipërinë?
Ajo që ne gjetëm këtu, nuk është ajo që ne kemi dëgjuar në vendin tonë. E vetmja gjë e vërtetë nga ajo që kishim dëgjuar lidhet me rrugët. Nuk janë aq të mira.Miqtë tanë na thonin sesi mund të vinim nëShqipëri, kur ajo që ne dinim, ishte vend i pasigurtë. Por ata që na thonin gjëra të tilla nuk kanë qenë këtu. Kështu që ne kur të kthehemi do të themi se nuk është e vërtetë ajo ç'ka flitet në këtë vend.Ne u kënaqëm shumë këtu. Në Zvicër ekziston nje home- pagepër Shqipërinë dhekur ne te kthehemi, do të shkruajmë një artikull për Shqipërinë e vërtetë, atë Shqipëri që ne pamë dhe gjetëm këtu.Tani që jemi këtu, për ne është tragjike fakti që në Gjermani dhe në Zvicër ekziston një imazh i gabuar për Shqipërinë.
Nga Shekulli
===
Respekt per kete cifte Zvicrane.