Marre nga kohajone.com: http://www.kohajone.com/lexo.php?id=36881
E Diele, 10 Korrik 2005
TURISTI AUSTRIAK QE U ZHVESH RIKTHEHET NE ATDHE
Berat -Turisti austriak i cili u grabit ne Skrapar para dhjete ditesh i eshte dorezuar familjes. Tomas Shender, 27 vjec, pesoi nje krize nervore qe kaloi nga vjedhja qe pesoi makina e tij dhe me pas eshte zhveshur nen presionin e dhunes. Burime nga komisariati i Beratit pohojne se 27-vjecari vinte nga Maqedonia me makinen e tij dhe ne axhende kishte edhe viziten e kanioneve te Osumit. Por pikerisht ketu ka ndodhur edhe cudia.Ne vendin e quajtur kthesa e Zgerbonjes 27-vjecarit i eshte prishur makina e tij dhe me pas ne kete e ka kercenuar nje i ri nga fshati Vertop, i cili e ka detyruar turistin te zhvishet per te mos pasur mundesi denoncimi dhe me pas i kane vjedhur disa pjese te makines. Por turisti austriak eshte ndihmuar nga nje taksist e cili e ka derguar ne komisariatin e Policanit dhe me pas ne spitalin e Beratit ku ka marre mjekime pasi kaloi nje krize nervore. Nderkohe qe policia e Beratit pasi mori denoncimin disa ore pas ngjarjes arriti qe te arrestoje edhe autorin e ketij akti te shemtuar. Ndersa 24 vjecari i arrestuar aktualisht ndodhet ne qeli dhe pritet qe ndaj tij te filloje edhe procesi gjyqesor.
----
Der arme Österreicher...