Sa, 04. Nov 2006, 11:50
Te dashur bashatdhetare,
mendoj se te flasish dhe te shkruash gjuhen tende nuk eshte ndonje superioritet apo kulture e madhe, mendoj se eshte dicka biologjike, sepse cdo njeri din ta flase gjuhen e nenes dhe shumica edhe ta shkruajne, ajo cka me shqeteson mua eshte se gjuha shqipe eshte nje gjuhe e shkruar me gjak, po po me gjak, eshte bere nga patriote idealiste te cilet dhane jeten per te, historia ka shembuj te shkelqyer per kete. Pra ta bastarllosh gjuhen ne ate menyre sa te mos jesh ma i kuptueshem per te tjeret mendoj se eshte dicka teper e keqe. Sa per mundesite e mesimit te saj, ne Kosove eshte mesuar gjithmone gjuha shqipe, bile edhe ne kohen e Millosheviqit, u krijua sistemi i shkollave shqipe neper shtepite private, kjo tregon se sa e rendesishme ishte (eshte) gjuha amtare, pra njerzit rrezikonin jeten per te mesuar shqip.
Une e di mire se gjuha e sotme e unifikuar, qe u miratua nga Kongresi i Drejtshkrimit me 1974 ne Tirane, nuk perfajqeson gjithe trevat shqiptare, por per kete jane fajtore ne rradhe te pare studiuesit kosovare (Qosja me shoke) qe erdhen ne Tirane dhe pa asnje lloj presioni vune firmat mbi nje dokument qe ne fund te fundit e kishte diktuar E.Hoxha me zagaret e tij, duke bere praktikisht tosknishten gjuhe zyrtare, por kjo eshte gjuha e unifikuar sot nuk kemi se c'te bejme.
Une nuk flas per dialektalizma, qe i ka cdo zone, por per nje gjuhe te shperfytyruar pa asnje lloj gramatike qe shkruhet ketu, pra atyre qe u dogji ajo qe shkruajta une, do ishte ma mire te lodheshin pak dhe te perpiqeshin te shkruanin korrekt, kjo ne rradhe te pare per vehten e tyre, dhe qe te kuptohemi me mire.
Tung.