Sa, 17. Apr 2004, 16:05
Jahni me mish qengji
Ingredientët për 6 persona: 1 kg mish qengji, 2 lugë miell, vaj, kripë, piper i zi, spec i kuq.
Ziejmë në fillim mishin e qengjit (pasi ta kemi pastruar dhe prerë në copa të vogla) në ujë me kripë. Në një tigan skuqim miellin në vaj duke e përzier. I shtojmë pak spec të kuq dhe lëng mishi dhe i japim një valë duke e përzier pa pushim në mënyrë që të mos krijohen topa. Pastaj ia shtojmë mishit dhe e lemë të ziejë për 10 minuta të tjera. Në fund para se ta servirim i shtojmë pak piper të zi.
Japrak me lakër të bardhë
Ingredientët për 6-8 persona: 1 kg mish i grirë, 100 gr oriz, gjysëm tufe majdanoz, pak kopër, 1 lakër mesatare, kripë, piper.
Grijmë hollë qepën dhe majdanozin dhe i hedhim në një tas bashkë me mishin e grirë, orizin (të cilin e kemi zier dhe kulluar), kripën dhe piperin dhe i përziejmë mirë. Marrim fletët e lakrës, të cilën e kemi zier dhe kulluar, dhe mbi çdo fletë vendosim pak nga kompostoja dhe i mbështjellim në formë cilindrike. Më pas i rradhisim në një tenxhere të gjërë. I hedhim pak kripë sipër, piper dhe 1 gotë ujë dhe i vendosim një pjatë përmbys që ti përmbajë kur të ziejnë. Pastaj e mbulojmë tenxheren me kapak dhe i lemë të ziejnë për 1 orë duke i hedhur ujë vazhdimisht.
Kokë viçi me limon e vezë
E pastrojmë kokën me kudes dhe e vemë të ziejë. Pasi të ketë zier për pak minuta e trasferojmë në një tavë dhe e vendosim në furrë, pasi ti kemi hedhur, kripë dhe piper.
Kukurec
Marrim zorrët e qengjit dhe duke i përveshur nga ana tjetër i lajmë me ujë të bollshëm; marrim pastaj të brendshmet e qengjit (me përjashtim të plëndësit) dhe i lajmë. Pastaj i presim në copa të vogla dhe u hedhim pak piper të, spec të kuq, rigon dhe kripë. Pastaj i kalojmë në një hell, duke i alternuar. Pasi t'i kemi shkuar të gjitha të brendshmet ne hell, e mbajmë këtë me dorën e majtë dhe me të djathtën zorrën, të cilën e mpleksin rreth e qark thelave në mënyrë që këto të mbulohen pothuajse krejt prej zorrës. Pastaj e pjekim mbi prush (afshi i zjarrit s'duhet të jetë shumë i fortë), duke u munduar që të piqet mirë nga të gjitha anët. Në fund e servirim duke e prerë në feta dhe duke i hedhur pak piper të zi sipër.
Mish qengji në kos
Ingredientët për 6 persona: 1 kg mish qengji, 2 lugë miell, 3 thelba hudhër, vaj, kripë, kos.
E vemë mishin (pasi ta kemi pastruar dhe prerë në copa të vogla) të ziejë në ujë me kripë. Në një tigan skuqim hudhrën dhe pastaj i shtojmë dhe miellin, i përziejmë. Sapo mielli të marri ngjyrë i hedhim pak lëng nga mishi dhe duke e përzier e lemë të vlojë. Pastaj ia hedhim mishit. E lemë të ziejë akoma dhe për 10 minuta. Në fund e servirim duke e shoqëruar me kos.
Mish me majdanoz
Ingredientët për 4 persone: 400 gr mish qengji, 2 tufëza qepë të njoma, 2 -3 lugë salcë domate, 1 tufëz majdanoz, 20 - 30 gr oriz, 3 lugë vaj ulliri, kripë, piper.
Në një tenxhere ku kemi nxehur vajin vendosim të skuqet mishi, pasi e kemi prerë në copa të vogla. I shtojmë qepën e grirë hollë dhe i përziejmë derisa qepët të zbuten. I shtojmë salcën e domateve dhe pasi ta kemi përzier i shtojmë dhe 2-3 gota ujë. I hedhim kripë dhe piper dhe i lemë të ziejnë. Pasi mishi të jetë zier i hedhim orizin dhe majdanozin. I shtojmë edhe ujë nëse nevojtitet. I lemë të ziejnë në zjarr jo shumë të lartë.
Mish qengji me bamje
Ingredientët për 6-8 persona: 1 kg mish, 1 kg bamje të vogla, 1 kg domate të kuqe, 150 gr gjalp, 1-2 qepë mesatare, pak majdanoz, kripë, piper.
Qërojmë bamjet, i spërkasim me uthull e me kripë dhe i lem7 mënjanë për pak kohë që të mos çahen kur t'i ziejmë. Pastaj i shpëlajmë dhe i fërgojmë pak. Preshim mishin në copa jo shumë të vogla. grijmë qepën dhe domatet dhe i hedhim të gjitha në një tigan që të skuqen pak. Pastaj i trasferojmë në një tenxhere ku më pas hedhim ujë derisa të mbulohen afërsisht thelat e mishit. I lejmë të ziejnë për 20-25 minuta dhe para se të ketë përfunduar zierja i shtojmë bamjet. I trasferojmë të gjitha në një tavë balte dhe i vendosim në furrë derisa lëngu i mishit të jetë shteruar. Në fund i servirim të nxehta.
Mish me kumbulla
Ingredientët për 6 persona: 1 kg mish qengji ose viçi, 2 tufa qepë, 1 tufë majdanoz, 10 kokrra kumbulla, vaj, 1 lugë miell, spec i kuq.
E vemë mishin (pasi ta kemi pastruar dhe prerë në copa të vogla) të në tigan të skuqet me qepën, të cilën më parë e kemi pastruar dhe e kemi grirë në copa të vogla. Pasi të jenë skuqur i hedhim pak spec të kuq dhe kripë. I përzijemë mirë dhe i shtojmë ujë që të ziejnë. Pasi mishi të jetë zier në një tigan me vaj skuqim 1 lugë miell dhe ia hedhim tenxheres me mish që është akoma në zjarr. Pastaj i shtojmë dhe kumbullat e lara dhe i lemë akoma të ziejnë derisa uji të shterohet.
Këtë gjellë mund ta gatuajmë edhe duke i shtuar pak kopër bashkë me kumbullat.
Tasqebap
Ingredientët: mish viçi, vaj , kripe, piper, spec i kuq
E ndajmë mishin copa të vogla. Në një tigan skuqim pak vaj dhe vemë copat e mishit të skuqen, i hedhim pak spec të kuq në fund të skuqjes dhe i kaurdisim disa herë. Në fund i shtojmë ujë dhe i lemë të ziejnë. Pasi uji të jetë shteruar i servirim me salcën e tyre.
Tavë me pistil
Ingredientët për 6 persona: 1 kg mish viçi, 1 kg qepë të thata, salcë domatesh, 1 filxhan oriz, piper i zi, pistil.
Pistili: ziejmë kumbullat derisa të shpërbëhen plotësisht, i kullojmë dhe lëngun e kulluar e thajmë në diell.
E vemë mishin (pasi ta kemi pastruar dhe prerë në copa të vogla) të në tigan të skuqet me qepën, të cilën më parë e kemi pastruar dhe e kemi grirë në copa të vogla. Pasi të jenë skuqur i hedhim pak spec të kuq, 2 lugë salcë domateje, 50 - 100 gr pistil dhe kripë. I përzijemë mirë dhe i shtojmë ujë që të ziejnë derisa qepa të shpërbëhet. 20 min. para se ti hedhim orizin dhe pipern e zi e vemë në furrë.
Tru të fërguar me vezë
Ingredientët: tru, 2 vezë, kripë, piper, miell.
I ziejmë trutë, i kullojmë dhe i presim në feta të trasha. U hedhim kripë dhe piper dhe i lyejmë me miell. Pastaj para se ti fërgojmë në gjalp i kalojmë në 2 vezët e rrahura. I servirim të nxehta.
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!