Një kompani italiane, në periferi të Prishtinës, hapë qendrën më të madhe tregtare në Ballkan Aktuale
Sikundër ka raportuar të martën agjencia italiane e lajmeve ANSA, qendra më e madhe tregtare në Ballkan do të realizohet, në periferi të Prishtinës, nga kompania italiane ''Bernardi'' në bashkëpunim me kompaninë ''Doimo''. Kjo qendër tregtare do të kushtojë afërsisht 180 milionë euro. Ajo ka një sipërfaqe prej 90 mijë metrash katrorë. Grupi ''Bernardi'' saktësoi në një komunikatë se projekti aktualisht po studiohet, ndërsa është vendosur tashmë hapja e tij brenda vitit 2006, përsa i përket rrjetit të veshjeve dhe aksesorëve të shtëpisë në tre pika shitjeje, dy në Prishtinë dhe një në Shkup.
www.rtklive.com
-----
Kurze Übersetzung:
., Das größte Handelszentrum auf dem Balkan wird in Prishtina gebaut
., Das Projekt wird 180 Millionen € kosten
., Das Gebäude soll über 90000 m² groß sein
., Es wird von der italienischen Firma "Bernardi" gebaut und soll Ende 2006 fertiggestellt sein