http://www.prishtina-komuna.org/
Gjatë të gjitha periudhave historike, Ballkani Qendror dhe ai Lindor ishte dhe vazhdoi të mbetet hapësira më dinamike e lëvizjeve etnike dhe shoqërore e ngjarjeve historike e politike. Për këtë arsye, ndodhi edhe ndryshimi në strukturën etnike e fetare. Pikërisht për këtë, më së tepërmi pësoi popullata autoktone etnike ilire, por edhe thrakase e maqedonase. Në vorbullën e këtyre ngjarjeve, bën pjesë edhe hapësira ku shtrihet sot Prishtina. Gjurmët e banimit në kryeqytetin e Kosovës i gjejmë që në parahistori, gjithnjë në mbështetje të zbulimeve të deritashme arkeologjike të gjetura në lokalitetet e Neolitit të hershëm, si në Matiçan, Graçanicë, Ulpianë etj., pastaj në epokën e bronzit, deri te etnokultura dardane që nga shek. VIII e VI para Lindjes së Krishtit.Në të dhënat historike të shkruara deri në shek. XIV, për Prishtinën kemi të dhëna të pakta e fragmentare. Kështu, për strukturën e Prishtinës nuk mund të mbështetemi vetëm në të dhënat e shkurtëra e narrative nga Arkivi i Raguzës (Dubrovnikut të sotëm), për periudhën paraosmane pa u shfrytëzuar dhe konsultuar me dokumentet turke. Të përkujtojmë se gjatë periudhës së sundimit romak, popullatën e vendëse e përbënin dardanët, pastaj vijnë dubrovnikasit, sasët, sllavët e deri në Mesjetë. Me pushtimin e Artanës (ish-Novobërdës) më 1455, pra edhe të Prishtinës nga Perandoria Osmane, në Prishtinë filluan të vijnë edhe turqit, çerkezët, romët etj.Etimologjia e emrit Prishtinë, duket se vjen nga një gjuhë e lashtë indoevropiane, ndërsa kuptimi i saj është; i lashtë, i fazës fillestare, diçka që i përket të kaluarës. Duke u mbështetur në këto të dhëna, hetohet se Prishtina është një lokalitet i lashtë antik, por që është përtërirë gjatë periudhës së Mesjetës. Shkrimi i parë për Prishtinën është ai i vitit 1342 nga Perandori i Bizantit, Johan Kantakuzen, i cili Prishtinën e përshkruan si një fshat. Pas këtij viti, ka të ngjarë se ekzistonte kisha katolike e Shën Mërisë dhe si priftërinj përmenden edhe emra, si ai i shqiptarit Don Lasio.Meqë gjatë periudhës së vjetër ekzistonte qyteti i vjetër Ulpiana (Ulkiana), ndërsa gjatë mesjetës së hershme Artana si qytet xehetarësh, atëherë hetohet se Prishtina deri në kohën e sundimit osman, nuk dëshmon ndonjë rol të rëndësishëm gjatë shek. XIV e XV kur Prishtina, kryeqyteti i sotëm i Kosovës fillon të zhvillohet edhe si qendër e rëndësishme tregtare.
Manche behaupten dass der Name Prishtina von den Fluss "Prishtevka" kam dafür habe ich aber zur zeit keine informationen.
Unser Blut ist rot, stolzer Albaner bis zum tod.