Viktor
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2947
Registriert: Mo, 26. Dez 2005, 16:51

So, 12. Feb 2006, 17:50

banderr :lol: :lol:

mus e lejoni me ju pengu....vaxhdoni :!:

Meta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Sa, 27. Aug 2005, 0:28

So, 05. Mär 2006, 23:07

Mua personalisht po me duket shume e qelluar idea jote.Shpesh nuk kam hyre ne Forum mu per shume arsy si psh:SMS-übersetzen,gjermonkat :roll: ose letrat apo primitivizma tjere.Shpesh kam provuar te shkruaj per liber,pikture apo gjera te tjera te nje niveli tjeter, por kam mbet vetem.Te kthehem tek tema e dialekteve;une pranoj çdo ndryshim te GJUHES se UNISUAR SHQIPE po qe se ndryshimet behen nga njerez apo Institucione perkatese e jo nga individ qe nuk e njohin kete lami.Dhe jam qe te mos ngutemi me ndryshime, ne kemi mjafte njerez qe nuk jane ne gjendje ta kuptojne te sotmen forme e lere ate eventualen(te rene nese aprovohet).

m

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Mo, 06. Mär 2006, 15:17

Përshëndetje të gjithëve!

Pavarësisht nga ndryshimet që ka pësuar në rrjedhë të kohës, gjuha shqipe vazhdon të mbetet po ajo, duke mos pësuar ndryshime të rëndësishme të karakterit strukturor. Ajo i është nënshtruar një zhvillimi dinamik dhe ky zhvillim ka të bëjë me përdorimin funksional të saj, duke krijuar stile të ndryshme, ku bën pjesë dhe stili dialektor. Të jesh zot i gjuhës, do të thotë të jesh i aftë që ti përdorësh e ti shfrytëzosh të gjitha mundësitë që të jep ajo. Gramatika nuk duhet të shikohet me syrin e pagabueshmërisë, pa gabime gramatikore, ky do ishte një kuptim tepër i ngushtë. Gramatika duhet të përshkruajë mundësinë e pafundme, që i afron gjuha dhe mundësinë për t'i përdorur ose për të përfituar prej tyre.

- Për të parë gabimet drejtëshkrimore, duhet bërë analizimi i një teksti. Do të ishte i domosdoshëm ky veprim? Mendoj se jo, vetëm nëse e pranon shkruesi i tekstit! Duke e parë nga një këndvështrim tjetër do të thoja se, secili individ shkruan me tipare të veçanta leksikore, fjalëformuese etj. Zgjedhja e variantit të të shkruarit e një teksti është e lirë. Ai mund të jetë i thjeshtë, i kuptueshëm, me përdorim të fjalëve dialektore e krahinore, me leksik të kufizuar dhe tepër emocional ose variant zyrtar (formal), ku përdorimi i gjuhës është tërësisht i kontrolluar.
- Mirë do të ishte që dhe dialektfolësit të shkruajnë në gjuhën standarte, por mënyra dialektore e të shkruarit është e paevitueshme.
- Unë mendoj që të gjithë profesorët e gjuhës shqipe duhet të punojnë sëbashku në këtë drejtim!
- Gjuha jonë, ashtu si çdo gjuhë tjetër, i nënshtrohet një ndryshimi të vazhdueshëm, por megjithatë një pjesë e fjalëve të huazuara ka edhe një fjalë në gjuhën e bukur shqip si p.sh.: fjala "buter" (Butter) quhet "gjalp" ose në dialekt "tëlyn" etj., e kjo është detyra e individit ti pranojë fjalët e gjuhës së tij, e jo ti largojë ose ti zevendësojë këto me terma fjalësh të huaja.

Ditën e mirë!
egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Meta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Sa, 27. Aug 2005, 0:28

Mo, 06. Mär 2006, 23:27

Une po flas per gjuhen e unisuar gjermane, si shembull.Ajo pas shume viteve pranoj qe zyrtarisht ne gjirin e saj te fut edhe "austrianizmat" dhe "helvetianizmat" e fundit te ketij shekulli.Por nje gje e tille u be ne menyre evolutive dhe ne forme transparente.Keto pastaj i ofrohen politikanjeve e keshtu me rradhe.Une nuk e di se çka bisedojne disa njerez per gjera qe nuk i njohin ose i njohin shume siperfaqesisht.Keto dite njerez "VIP" neper media flasin per gjuhen, e ndoshta ne 10 vitet e fundit jane marr me muzike ose politike.Shume nga ata jane fitues tenderesh ose kapitalist te mire.Mediat e ofronje kete zhurme kurse ne te vertet per zgjidhje te medha nevojiten njerez te medhenj, kohe dhe para.Zbatimi i ketyre reformave kerkon specialist dhe pune grupore e jo intervista televizive...

meta

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

So, 12. Mär 2006, 23:48

Pershendetje te gjithve

Tema qe keni marre per te trajtuar mendoj se eshte mjafte e qelluar per vete faktin se kjo koheve te fundit eshte ber objekt diskutimi edhe ne nivelet politike, kulturore, letrare etj. mes publicisteve, krijuesve nga prishtina e atyre nga Shqipria. Une i kam percjellur keto disa nga ato reagime dhe eshte per te ardhur çudi se perse deri tani nuk e pan te udhes institucionet akademike perkatese qe perfundimisht te merren me trajtimin e kesaj problematike, sepse kjo po krijon jo rralle huti tek shtresat e ndryshme te opinionit. Une per vete konsideroj dhe mbeshtes mendimin se shqiptaret duhet te perdorin gjuhen e standardizuar ne te folur e ne te shkruar ne te gjitha trevat ku flitet shqipja pa dallim, e ketu une mendoj ne formen zyrtare neper institucione politike, shoqerore, publike, arsimore kurse dialektet jane poashtu nje pasuri ne vete qe do perdoreshin sipas vendit qe e kerkon nevoja por gjithnje pa e cenuar te folurit dhe te kuptuarit e gjuhes standarde. Me kete du ate them se dallimet dialektore sherbejne ne kete rast me teper per te ruajtur origjinalitetin e asaj ane apo krahine porse ne kuptimin nacional gjuha e standardizuar do te formesonte identitetin shqiptar te secilit shqiptar pa marr parasysh se nga cila pjese apo ane e tervave shqiptare vjen ai ose ajo. Ne fund per ta thjeshtesuar fare me gjuhen e standardizuar nenkuptoj krijimin e kushtev qe psh. ta zem nje lexuesi shqiptar nga Kosova lindore qe i bi te lexoj revisten Spektri nga Tirana te mund te kuptoj ne tersi gjithnje duke u bazuar ne te shkruarit e gjuhes standarde, kjo mbase do te lehtesonte komunikimin e ndersjelle por edhe te kuptuarit me mire te njeri-tjetrit. Eshte then nje her nga nje ekspert qe sme kujtohet emri tani se shqiptaret pas ndarjes se dhunshme per dekada me radhe kan nevoj per bashkim shpirteror e ajo me se miri behet permes kultures e qe une do thoja se ajo fillon mu tek gjuha...U mundova te jem i çarte e nuk e di se sa ja kam arritur kesaj, mbase problemi mund te jet tek mungesa e gjuhes se standardizuar qe ne nuk e dim se a egziston ajo, nese po a funksionon ajo, nese po si zbatohet ajo, nese po vertet cila eshte ajo...?
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Benutzeravatar
Shpendi1984
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1162
Registriert: Sa, 04. Mär 2006, 17:26

Mo, 13. Mär 2006, 1:40

Esht e vertet se ka nivel te dobet ne forum por ateher dohet secili me punu siq dohet ta bejm ni forum me nivel te lart a po jo? Ka tema shum cilat jan interesante por ka dhe njerzi qe nuk diskotojn por perdorin fjal te ndyta dhe e fyjn njeri tjetrin!

ada
Member
Beiträge: 40
Registriert: Mi, 08. Mär 2006, 15:09

Re: Topic "Intelektuali"

Fr, 17. Mär 2006, 17:42

[quote="sykaltroshja"]Siç mund ta keni vene re, postimet qe behen kohet e fundit kane me shume te bejne me dashuriçka, pyetje pa nivel etj. etj.

Kur jam futur une ne Forum ka pasur biseda edhe me interesante dhe meqenese ne temat qe jane ne gjermanisht, kryesisht per te njejten gje behet fjale: jo ai me tradhtoi, jo e tradhtova etj. mendova se do te ishte me e mire te shkruajme ne shqip.
Te them te drejten keto lloj bisedash nuk me pelqejne fare, prandaj edhe nuk postoj aty ndonje mesazh per momentin.

Me ane te ketij mesazhi, ftoj te gjithe ata qe kane deshire te shkruajne ne shqip, te flasin ketu mbi tema pak me "anspruchsvolle" se ato qe ndoshta kemi lexuar kohet e fundit.

Reagimet tuaja i mirepres.

Pershendetje

o ylli po ti ishe ajo moj qe e urreje gjuhen SHQIPE por po shoh qe paske propozuar nje tematik ne shqip!
Me pelqen qe e ke bere po shpresoj te mos ndihesh kontradiktore ne vetevete sikurse je ne shkrimet qe ben.
ti amiro per la tua natura cosi´ intata.
i like your ego, ma te intiendo cmq.
ciao

sykaltroshja
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 337
Registriert: Mo, 20. Jun 2005, 13:50

Sa, 18. Mär 2006, 21:49

E dashur,

ti ishe besoj e vetmja qe nuk e ke kuptuar ate shkrimin tim...
Kur une shkruaj shqip, shkruaj vetem shqip e nuk i perziej gjuhet me njera-tjetren, kete e bej edhe ansjelltas, pra kur shkruaj gjermanisht.

Zakonisht perziejne shumica ketu ne forum gjermanishten me shqipen, po ti moj femer po perzien nja tre a kater se bashku.

Nga pikepamja gjuhesore kemi te bejme ne kete rast, jo me nje person qe njeh disa gjuhe, por me nje person qe njeh gjysma-gjysma apo çerek disa gjuhe dhe asnje nuk e njeh te plote.

Ndoshta nuk eshte keshtu ne rastin tend, por nga menyra se si shkruan ti, te le te nxjerresh nje konkluzion te tille.
Jo per gje, por nga njera ane po na lavderon gjuhen shqipe, e nga ana tjeter po na shan ne gjuhe te tjera.


sh.

P.S. Po pate ndermend te shash perseri, te lutem ne gjuhen e embel shqipe. :lol: :lol:
Gjuha jone sa e mire, sa e embel, sa e dlire!!!

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

Mi, 22. Mär 2006, 19:50

Skifter te lutem permbaju temes nese ke per te then diç per temen ne fjale ateher thuaje mendimin tend por jo te ngatrrosh gjerat sepse keshtu po e ngaterron edhe forumin.....!!! :!: Ti ndoshta ke kohe mjafte por jepe mendimin aty ku e gjen veten se me sa e di une ketu nuk behet fjale se cilet shqiptare i don ti me shume e cilet kan me shume vlera. Secili njeri ne kete planet ka vlerat e tij qe e dallojne nga te tjeret sikurse ti qe ke aftesite dhe vlerat tua....Nje fjale popullore shqiptare thot (tash nuk e di se a vjen prej Shqiprije apo prej Kosove por e di se eshte shqipe "Sipas vendit edhe kuvendi"..Shpresoj se do me mirkuptosh

gjithe te mirat
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

Mi, 22. Mär 2006, 19:53

Me fal SKifter fjalen e kisha per Viktorinnnnnnn.!!!!!!!!!!!!!!!!!!! sorryyyyyyy
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Ikona
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 311
Registriert: Mi, 01. Mär 2006, 12:01

Do, 23. Mär 2006, 22:14

tungjatjeta,

te rralle shume te rralle jane ata njerez qe e flasin dhe e shkruajne nje shqipe te paster. Sidomos tek profesoret, te cilet padyshim se duhet t´iu referohen rregullave perkatese gramatikore, edhe tek keta megjithate verehet mangesi e madhe ne te shprehur...

une jam per gjuhen e unisuar, por nuk do kisha aspak kunder, nese dialektet e ndryshme fliten dhe percillen ne brezat qe vijne.. Sikur te gjithe t´i kushtonim rendesi gjuhes, te pakten kur shkruajme te qendisim nje gjuhe letrare...padyshim se do arrinim suksese te medha....

Ndersa ketu ne forum ka njerez qe perziejne gjuhet, por ka edhe te tille qe e shkruajne gjermanishten paster....besa edhe shqipen...


gjithe te mirat...

Benutzeravatar
harabeli
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 1017
Registriert: Mo, 09. Mai 2005, 10:22

Mo, 27. Mär 2006, 20:08

Ikona hat geschrieben:tungjatjeta,

te rralle shume te rralle jane ata njerez qe e flasin dhe e shkruajne nje shqipe te paster. Sidomos tek profesoret, te cilet padyshim se duhet t´iu referohen rregullave perkatese gramatikore, edhe tek keta megjithate verehet mangesi e madhe ne te shprehur...

une jam per gjuhen e unisuar, por nuk do kisha aspak kunder, nese dialektet e ndryshme fliten dhe percillen ne brezat qe vijne.. Sikur te gjithe t´i kushtonim rendesi gjuhes, te pakten kur shkruajme te qendisim nje gjuhe letrare...padyshim se do arrinim suksese te medha....

Ndersa ketu ne forum ka njerez qe perziejne gjuhet, por ka edhe te tille qe e shkruajne gjermanishten paster....besa edhe shqipen...


gjithe te mirat...
Ikona, flm per bashke bisede. une nje here kam lexuar nje liber te konstadin kristoforidhit (nuk me kujtohet tanime titulli i librit), te cilin ai e kishte shkruar ne dy dialektet madhore te gjuhes shqipe. libri i shkruar ne toskerishte te paster dhe gegnishte te kulluar . (nese nuk gabohem).
I kujtohet ndokujt titulli i librit ?

pershendetje.
$
Zuletzt geändert von harabeli am Mo, 27. Mär 2006, 20:12, insgesamt 1-mal geändert.
-
"Never regret. If it's good, it's wonderful. If it's bad, it's experience"
-

Benutzeravatar
harabeli
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 1017
Registriert: Mo, 09. Mai 2005, 10:22

Mo, 27. Mär 2006, 20:11

Viktor hat geschrieben:banderr :lol: :lol:

mus e lejoni me ju pengu....vaxhdoni :!:
viktor, une jam harabeli, vellai i skifterit (banderrit sic e quan ti)

skifteri te pershendet, dhe shpreson, nje dite te lexoje nga ti nje posting ne gjuhen shqipe - pa gabime drejtshkrimore.
;)
-
"Never regret. If it's good, it's wonderful. If it's bad, it's experience"
-

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Mo, 27. Mär 2006, 20:55

[quote="harabeli"] une nje here kam lexuar nje liber te konstadin kristoforidhit (nuk me kujtohet tanime titulli i librit), te cilin ai e kishte shkruar ne dy dialektet madhore te gjuhes shqipe. libri i shkruar ne toskerishte te paster dhe gegnishte te kulluar . (nese nuk gabohem).
I kujtohet ndokujt titulli i librit ?

pershendetje.

$[/quote
.....................................................

Përshëndetje harabeli,

mos e ke fjalën për librin *ABETARE* të shkruar në dy dialektet ?

Natën e mirë nga egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
harabeli
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 1017
Registriert: Mo, 09. Mai 2005, 10:22

Di, 28. Mär 2006, 19:12

egnatia hat geschrieben:
harabeli hat geschrieben: une nje here kam lexuar nje liber te konstadin kristoforidhit (nuk me kujtohet tanime titulli i librit), te cilin ai e kishte shkruar ne dy dialektet madhore te gjuhes shqipe. libri i shkruar ne toskerishte te paster dhe gegnishte te kulluar . (nese nuk gabohem).
I kujtohet ndokujt titulli i librit ?

pershendetje.

$[/quote
.....................................................

Përshëndetje harabeli,

mos e ke fjalën për librin *ABETARE* të shkruar në dy dialektet ?

Natën e mirë nga egnatia
hallo egnatia,
nuk me kujtohet ... ka qene nje rrefim per nje gjuetar? nuk jam i sigurt. e di qe K.K. ka shkruar nje liber te tille. kaq. :(
(ich leide wohl an alzheimer?) :D :oops: :P
permiresim:
e gjeta! (flm internetit)
libri quhet :
Gjahu i Malësorëvet: (hieja e tomorrit) ; në versionet toskërisht dhe gegërisht
Kristoforidhi, Konstantin
Konstantin Kristoforidhi
Tiranë
Amfioni & Zeti
2000
61 S.
ISBN 99927-668-1-6
-
"Never regret. If it's good, it's wonderful. If it's bad, it's experience"
-

Meta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Sa, 27. Aug 2005, 0:28

Di, 28. Mär 2006, 23:33

Oh sa me ke bere melankolik, e kam lexuar si femije dhe me dukej shume interesant.Po ta kisha edhe njehere afer sigurisht qe do e lexoja...
Nje shkrim qe mund te mirret si kompromis i dy dialekteve, vertet interesant...

meta

ada
Member
Beiträge: 40
Registriert: Mi, 08. Mär 2006, 15:09

Fr, 31. Mär 2006, 13:09

Jo moj zemer skam arsye pse te te shaj!
Se ke ti deshire te konfliktohesh me te gjithe eshte problemi yt dhe mua sme prish pune pasi me pelqen komunikimi vetem me njerezit e thjeshte jo me... Sa per gjuhet une i di te gjitha perfekt zgjidh nje teme (kuptohet ne ato 5 gjuhe) dhe mundemi te bisedojme te dyja pa problem ne chat. Kuptohet po nuk pate nderment te me tregosh banalitete por probleme studentesh apo dicka interesante ok! Normalisht ndodh te besh gabime kur shkruan shpejt, dhe sigurisht une nuk e dija perse shqiptaret flisnin jo shqip ne nje forum shqiptare(me pas mora pergjigj nga njerez te sakte dhe normal).
Pershendetje dhe nje keshille nga une mos hyr ne lufte me dike qe nuk e njeh! :wink:

Meta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Sa, 27. Aug 2005, 0:28

Do, 13. Apr 2006, 21:58

Po e shoh se gjuha shqipe koheve te fundit ka pesuar ndryshime por edhe eshte pasuruar.Jane aktualizuar tema mbi dialekte dhe jane perkthyer apo kemi perkthyer shume autor...Sipas mendimit tim duhet te rritet numri i lexueseve per arsye se miku me i mire i gjuhes eshte leximi dhe shkrimi...



meta

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Do, 20. Apr 2006, 11:22

nje lajm tjeter,por qe ka te bej po me kulturen:
Zyra Shqiptare e të Drejtës së Autorit

Miratohet Zyra për mbrojtjen e pronës intelektuale

E. Demo

Do të kemi një Zyrë Shqiptare për mbrojtjen e të drejtës së Autorit (ZSHDA). Gjashtë muajt e punës për ngritjen e strukturës që do të mbrojë pronën intelektuale në vendin, respektimi i të cilës është një nga aktet që duhet të përmbushë vendi ynë sipas marrëveshjes së Asociim Stabilizmit për anëtarësim në BE, u përmbyllën dje me vendimin në mbledhjen e qeverisë. Kjo zyrë do të jetë një institucion qendror në varësi të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me seli në Tiranë, me vulën dhe logon e vet. Ajo ka si objekt të veprimtarisë mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të autorëve dhe të të drejtave të tjera, të lidhura me të, nga subjektet, persona fizikë/juridikë, privatë a publikë, përdorues të pronësisë letrare, artistike, shkencore. Për përmbushjen e funksioneve të kësaj zyre qendore, pranë çdo qarku, do të krijohen zyrat rajonale të së drejtës së autorit. Ato marrin përsipër shqyrtimin e mosmarrëveshjeve për të drejtën e autorit, cakton ekspertët e kësaj të drejte pranë organeve gjyqësore, mbikëqyr veprimtarinë dhe zbatimin e detyrimeve ligjore të agjencive të administrimit kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, dhe nëse vëren shkelje të detyrimeve ligjore vepron në përputhje me ligjin deri me sanksione. ZSHDA-së do të ketë dhe një pullë të vetën nga e cila do të njihet prona intelektuale që mbrohet prej saj. Buxheti për të do të arkodohet nga Ministria e Kulturës të cilës i mbetet që shumë shpejt të shpallë konkursin publik për zgjedhjen e kreut. Kryetari i ardhshëm do të ketë mandat 4-vjeçar.
[marre nga gazeta"shekulli"]
ligji per te drejten e autorit u miratua vitin e kaluar,por mungonte nje "institution"qe mund te bej akuza ne gjykate...besoj se kjo zyre do te zgjedhe problemet e pronesise intelektuale ne shqiperi.

Meta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Sa, 27. Aug 2005, 0:28

Do, 27. Apr 2006, 2:36

Po besoj se me me endesi eshte leximi per te cilin po heqim keq se sa e drejta e autorit...


meta

Zurück zu „Shqip“