

mus e lejoni me ju pengu....vaxhdoni

Ikona, flm per bashke bisede. une nje here kam lexuar nje liber te konstadin kristoforidhit (nuk me kujtohet tanime titulli i librit), te cilin ai e kishte shkruar ne dy dialektet madhore te gjuhes shqipe. libri i shkruar ne toskerishte te paster dhe gegnishte te kulluar . (nese nuk gabohem).Ikona hat geschrieben:tungjatjeta,
te rralle shume te rralle jane ata njerez qe e flasin dhe e shkruajne nje shqipe te paster. Sidomos tek profesoret, te cilet padyshim se duhet t´iu referohen rregullave perkatese gramatikore, edhe tek keta megjithate verehet mangesi e madhe ne te shprehur...
une jam per gjuhen e unisuar, por nuk do kisha aspak kunder, nese dialektet e ndryshme fliten dhe percillen ne brezat qe vijne.. Sikur te gjithe t´i kushtonim rendesi gjuhes, te pakten kur shkruajme te qendisim nje gjuhe letrare...padyshim se do arrinim suksese te medha....
Ndersa ketu ne forum ka njerez qe perziejne gjuhet, por ka edhe te tille qe e shkruajne gjermanishten paster....besa edhe shqipen...
gjithe te mirat...
viktor, une jam harabeli, vellai i skifterit (banderrit sic e quan ti)Viktor hat geschrieben:banderr![]()
![]()
mus e lejoni me ju pengu....vaxhdoni
egnatia hat geschrieben:hallo egnatia,harabeli hat geschrieben: une nje here kam lexuar nje liber te konstadin kristoforidhit (nuk me kujtohet tanime titulli i librit), te cilin ai e kishte shkruar ne dy dialektet madhore te gjuhes shqipe. libri i shkruar ne toskerishte te paster dhe gegnishte te kulluar . (nese nuk gabohem).
I kujtohet ndokujt titulli i librit ?
pershendetje.
$[/quote
.....................................................
Përshëndetje harabeli,
mos e ke fjalën për librin *ABETARE* të shkruar në dy dialektet ?
Natën e mirë nga egnatia
nuk me kujtohet ... ka qene nje rrefim per nje gjuetar? nuk jam i sigurt. e di qe K.K. ka shkruar nje liber te tille. kaq.
(ich leide wohl an alzheimer?)![]()
![]()
permiresim:
e gjeta! (flm internetit)
libri quhet :Gjahu i Malësorëvet: (hieja e tomorrit) ; në versionet toskërisht dhe gegërisht
Kristoforidhi, Konstantin
Konstantin Kristoforidhi
Tiranë
Amfioni & Zeti
2000
61 S.
ISBN 99927-668-1-6
[marre nga gazeta"shekulli"]Zyra Shqiptare e të Drejtës së Autorit
Miratohet Zyra për mbrojtjen e pronës intelektuale
E. Demo
Do të kemi një Zyrë Shqiptare për mbrojtjen e të drejtës së Autorit (ZSHDA). Gjashtë muajt e punës për ngritjen e strukturës që do të mbrojë pronën intelektuale në vendin, respektimi i të cilës është një nga aktet që duhet të përmbushë vendi ynë sipas marrëveshjes së Asociim Stabilizmit për anëtarësim në BE, u përmbyllën dje me vendimin në mbledhjen e qeverisë. Kjo zyrë do të jetë një institucion qendror në varësi të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me seli në Tiranë, me vulën dhe logon e vet. Ajo ka si objekt të veprimtarisë mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të autorëve dhe të të drejtave të tjera, të lidhura me të, nga subjektet, persona fizikë/juridikë, privatë a publikë, përdorues të pronësisë letrare, artistike, shkencore. Për përmbushjen e funksioneve të kësaj zyre qendore, pranë çdo qarku, do të krijohen zyrat rajonale të së drejtës së autorit. Ato marrin përsipër shqyrtimin e mosmarrëveshjeve për të drejtën e autorit, cakton ekspertët e kësaj të drejte pranë organeve gjyqësore, mbikëqyr veprimtarinë dhe zbatimin e detyrimeve ligjore të agjencive të administrimit kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, dhe nëse vëren shkelje të detyrimeve ligjore vepron në përputhje me ligjin deri me sanksione. ZSHDA-së do të ketë dhe një pullë të vetën nga e cila do të njihet prona intelektuale që mbrohet prej saj. Buxheti për të do të arkodohet nga Ministria e Kulturës të cilës i mbetet që shumë shpejt të shpallë konkursin publik për zgjedhjen e kreut. Kryetari i ardhshëm do të ketë mandat 4-vjeçar.