like hat geschrieben:Pershendetje, dhe faleminderit per keto recetat qe na bene te urritur. Megjithate mua ne fakt me ka marre malli shume per "Imam Bajalldi". Ne qoftese ndonjeri nga juve di se si behet do isha shume e kenaqur sikur te ma tregonte se si behet.
Tani po iki te bej nje fergese! Ciao
Per 4 persona duhen (pak a shume)
300g mish (vici ose qingji) i prere ne copa te vogla
3-4 kokrra qepe
1 doze 500g salce domateje (domatet te prera ne copeza te vogla, Coop ose Migros)
4 patllixhana te medhaja (tek turqit ose italianet)
1-2 speca (sipas deshires, tek turqit)
Hudhra (sipas deshires)
Dafine (sipas deshires)
Rigon
piper
kripe
Vaj ulliri (shqiperie, ne rastin me te mire)
Pune pergatitore:
Pastroji qepet dhe griji sipas deshire, kubike ose rrethorce
Pastro hudhrat dhe priji ne copa te vogla.
Laji patlixhanet, pastrojua bishtat, hapi ne mes, por pa i ndare ne dysh dhe hiqua zemren me kujdes. Zemren prije ne copa te vogla.
Laji specat, hiqi bishtat dhe priji ne copa te vogla.
Gatimi:
ne nje tenxhere te madhe, mundesisht te thelle, hidh vajin e ullirit, nxehe ne temperaturen me te larte dhe kur te jete perveluar hidhi qepet dhe hudhrat. Kaurdisi shkurt deri sa te marrin nje ngjyre te lehte te arte. Ule temperaturen. Shto copat e mishit dhe kaurdise deri te thahet uji qe nxjerr gjate skuqjes. Shto salcen e domates dhe kaurdise deri sa t'i thahet lengu. Shto zemren e prere te patlixhaneve dhe specat. 10 minuta para se ta heqesh nga zjarri mbushjen shto kripen, piperin, rigonin dhe dafinen.
Ne te njejten kohe skuq ne nje tigan patlixhanat (me vaj ulliri!), jo shume, aq sa t'u shkoje vaji brenda.
Kur patlixhanat te jene ftohur pak, mbushi me mbushjen e mesiperme dhe renditi ne nje tave furre. Hidh pak kripe persiper sepse patlixhanat duan shume kripe. Mbetjen e mbushjes shperndahe mbi tave ne menyre estetike. Vere te piqet ne furre, 220 grade, deri sa patlixhanet te zene nje kore te kuqe siper. Hiqe nga furra dhe e ke gati per te ngrene. Shoqerohe me vere te kuqe: Rioja ose Cabernet: te dyja shkojne shume mire. Ju befte mire.