Publikuar: 31.10.2012 - 10:21
Pejë, 31 tetor - Bizneset e llojeve të ndryshme që nisin për herë të parë aktivitetin e tyre afarist, që nga janari i vitit 2013 do të lirohen nga të gjitha tatimet për dy vitet pasuese, ndërkaq për tri vjet do të lirohen veprimtaritë prodhuese dhe që punësojnë nga pesë e më shumë punëtorë të rinj.
Këtë vendim e kanë marrë këshilltarët e Kuvendit Komunal të Pejës në mbledhjen e fundit të Asamblesë.
Sokol Ukaj, drejtor komunal i Zhvillimit Ekonomik, këtë vendim e sheh si hap të duhur drejt progresit në zhvillimin ekonomik në Komunë. Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla, si dhe i atyre prodhuese, sipas tij, janë synimi i Drejtorisë, shkruan më gjerësisht sot “Koha Ditore”.