Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Di, 28. Dez 2010, 0:14

Nje tekst i dhimbshem

Qendrro


Kqyri nalt ret e shqiptart ne qiell
Perdit po lusin zot me na dhon pak diell
Shpirti n'paq n'Engjuj jeni shendrru
Je n'Parajs e mo nuk ka nevoj me katnu
Drit i past shpirti kurr sju harroj
Sa t'egzistoj
une juve ju kujtoj
Edhe pse sju kuptoj
qysh i lat nanat vet?
Thu o kon kismet
po mu rrena sun um shet
Un e di shum mire ju per qka keni shku
Engjulli i Vdekjes prom me ka kallxu
E ne enderr u m'tha un ata si kom marr
Tha ishin lodh me jet ata vet u m'kan ardh
Tragjedi qysh spi nina zot leht po mashtrohen
Prind kan harru qysh fmija edukohet
Pom dhemb kryt lot pikojne prej dites qe e gjeta
Fakti qe shqiptari merr lakmi n'analfabeta
E qikjo ish jeta
si hendikep me t'meta
Injoranca na qerroi me at u zhduk edhe verteta
Sdi qysh me sheru
ket smundje qe kemi n'tru
Edhe ngjyrat e flamurit kta po dojn tash me na ndrru
Yeah...
Po per hater t'Skenderbeut ngjyrat s'bon mi prek
Sa deshmor e deshmore per kuq e zi kan vdek
Si martir te vertet po na kejt i kem harru
Edhe Zotin shpesh e ves, QA NA GJETI JEM TRANU?
Pse ky fmi merr ecstacy?
pse kjo nana veshet zi?
Pse rinia depresohet e bohet kishe nuk jau nin
Hajt ti se un mir e di
edhe un jom kon ne kpuca tua
Ti spo munesh me besu, EDHE KY O KON SIKUR UN A THUA?
Po me tvertet jom kon e di qysh e ndjeni veten
Jeta sju kupton e as ju se kuptoni jeten
Thu a jemi t'mallkum?
ondrrat tona shkatrrun?
Ditet e bardha ku na shkun?
Dymijë VJET ALA SU GZUM
Pse? un po du me dit
Pse? mo nuk muj me prit
Pse shqiptart jon rraskapit?
Pse mo nuk pi qelim syt?
Pse e njekem at turqi?
Pse i njekem ata shki?
Kishe per liri
po vet u bonem edhe ma t`zi
Po hajt mo me pse se nuk jom Sterjo Spase
Jom ka foli shum njerzt thojn MO SE TVRAS
E nime po menon qe ma nin ti qa thu??
Tha gjyshi me luftu
tha kurkujna mos mju tut
Se jom si Gjon Tush Paloka
kur flas dridhet toka
E mor babloka
sa leht pot hupke koka
N'ket bot ku ski shok'
gjithqka ish e kot
Ku vllezerit e motrat kacafyten per ni vot
Huh...
mire ja qellove, e din per kon po flas
Mos harro as per ni qast
shum gabim e keni tash
Flas per Thaqin e Rugoven
PSE KTA SPO KUPTOHEN?
Pse spo mirren vesh vlla, PSE SPO PERQAFOHEN?

E kam nje deshire ,QENDRO
hey vlla tash ndegjo QENDRO
edhe pse osht fshtire tlus QENDRO

E di qe t´sulmojne QENDRO
pa faj t'sakatojne QENDRO

po prap ty po t'lutem QENDRO

-Unikkatil

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

..

Do, 06. Jan 2011, 15:12

..

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Re: Fjale te urta* Gjeegjeza* Per te qeshur* Poezi* etj...

Mi, 09. Feb 2011, 7:39

Fjalë të urta shqiptare

-> Një shtëpi me dyzet pleq, kush e prish e kush e ndreq.
-> Ora punon, njeriu vrapon.
-> Kush pyet, nuk humbet.
-> Kush kërkon, gjen.
-> Kush ndan, ja qesh ja qan.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
sinnesrausch
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 558
Registriert: Mo, 24. Aug 2009, 18:16

Re: Fjale te urta* Gjeegjeza* Per te qeshur* Poezi* etj...

Fr, 25. Mär 2011, 13:31

Hej,...

Me mban mend ? Jam une, ajo vajz qe besoja verberisht tek ty! Por ti me zhgenjeve, me shfrytezove te gjitha fuqite qe une kisha mbledhur nder vite, dhe ike... Ike pa thene as mirupafshim. Por une perseri besoj tek ty, kam nevoje te besoj tek ty. Po ku je ...fshehur ? Te lutem me trego! Te premtoj qe nuk do perpiqem te te marr me vete, por do vij aty ku je ti. Nuk dua te te shfrytezoj, te premtoj. Dua thjesht te jem me ty, pjese e jotja ...asgje me teper! Hej, te lutem, me trego ku je, e kam ndjere per shume kohe mungesen tende, dhe sot kam me shume nevoje se kurre per ty. Sot dua te jem ne krahet e tua te pafundme Sot dua te dehem me aromen tende te cuditshme Sot dua te jem njera nga ngjyrat e tua abstrakte... Hej, te lutem, me trego ku je? Sot dhe pergjithmone dua te jem pjes e jotja... Hej, ty po te flas, a me degjon ? Apo ke mbyllur veshet per te mos ndjer te qeshurat e hipokrizise? Hej, une jam ketu, a me shikon ? Apo ke mbyllur syte per te mos pare padrejtesite qe behen ne kete bote?
Hej ti LUMTURI, Ty po te flas...
Te lutem... A mund te me tregosh ku je fshehur ???
Lg.Sinnesrausch

Das Leben mag vielleicht keinen Sinn haben, was aber noch lange nicht heißt, dass es Sinnlos ist.
http://www.youtube.com/watch?v=6BzYUvzOY6w

Benutzeravatar
sinnesrausch
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 558
Registriert: Mo, 24. Aug 2009, 18:16

Re: Fjale te urta* Gjeegjeza* Per te qeshur* Poezi* etj...

Di, 29. Mär 2011, 9:50

Gruaja i shkruan Burrit__'' Nëse je duke fjetur mi dergo ëndrrat e tua__ Nëse je duke qeshur mi dergo buzqeshjet tua
Nëse je duke qar mi dergo lotet e tua_____ Burri: -Per momentin jam ne WC, s'di ca te dergoj......:


Mora laps dhe leter,vazhdova te vizatoja fytyren tende, por papritur lapsi ndalovi dhe tha: "boll, nuk dua me te vizatoj kafsh" !
Lg.Sinnesrausch

Das Leben mag vielleicht keinen Sinn haben, was aber noch lange nicht heißt, dass es Sinnlos ist.
http://www.youtube.com/watch?v=6BzYUvzOY6w

unetiaiajo
New Member
New Member
Beiträge: 4
Registriert: So, 10. Apr 2011, 1:13

Re: Fjale te urta* Gjeegjeza* Per te qeshur* Poezi* etj...

So, 24. Apr 2011, 18:26

Një gotë qumësht.. (Histori e vërtetë, kliko për ta lexuar.)

Një ditë një djalosh i varfër që shiste gjësende derë më derë për të paguar shkollimin e tij, pa se nuk kishte të holla e ishte shume i uritur.
Vendosi që të kërkonte diçka për të ngrëne në shtëpinë e radhës ku trokiti për të shitur diçka.
Megjithatë ai humbi fuqinë dhe kur në derë u lajmërua një zonjë ai në vend të ushqimit kërkoi një gotë qumësht.
Asaj ia mori mendja se ai mund të jetë shumë i uritur dhe i solli një gotë të madhe me qumësht. Ai e piu ngadalë dhe e pyeti:
-" Sa ju kam borxh?"
-"Nuk më ke borxh asgjë" ia ktheu ajo " nëna na ka mësuar që kur të bëjmë mirë të mos marrim asnjë para"
-Ai ia ktheu "Atëherë të falënderoj nga zemra".



Kur Howard Kelli (djaloshi i varfër) u largua nga ajo shtëpi jo vetëm që u ndje më i fuqishëm fizikisht por besimi i tij në Zot dhe në njeri ishte edhe më i fuqishëm.
Deri në atë moment ai qe në gjendje të hiqte dorë nga gjithçka.
Disa vite më vonë ajo grua u sëmur rëndë.
Mjeket lokal nuk kishin shpresë se ajo do të shpëtonte, dhe më në fund e dërguan në qytetin e madh ku u mblodhën shumë specialistë që të studiojnë sëmundjen e saj të rrallë.
Për konsultime ishte thirrur Dr. Howard Kelly. Kur ai dëgjoi emrin e qytetit se nga ishte ajo grua,
një shkëlqim i çuditshëm shkëlqeu sytë e tij. Përnjëherë u ngrit dhe duke vrapuar shkoi në dhomën e saj ku ishte e shtrirë. I veshur me mantelin e tij të bardhë hyri ta vizitojë atë.
E njohu sapo e pa. U kthye në dhomën e konsultimeve i vendosur që të bëjë gjithçka që ta shpëtojë jetën e saj.



Që nga ajo ditë u dha vetëm pas atij rasti.
Pas peripecive të gjata, beteja u fitua. DR. Kelly kërkoi nga zyra e biznesit që t'i dërgojnë atij faturën për aprovim.
Ai e shikoi njëherë, e pastaj shkroi diçka në fund të faturës dhe iu tha qe t'ia dërgojnë në dhomën e saj.
Ajo kishte frikë ta hapte sepse e dinte se do t'i duhej që gjatë tërë jetës së saj të paguante për atë faturë.
Më në fund e hapi, dhe diçka e tërhoqi vëmendjen e saj, në fund të faturës ajo i lexoi:

"E paguar me një gotë qumësht"
(E nënshkruar)

Dr. Howard Kelly.
Lotët e kënaqësisë mbushen sytë e saj dhe me gjithë zemër u lut:
-"Të faleminderit Perëndi, që dashuria jote është e shpërndarë

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Re: Fjale te urta* Gjeegjeza* Per te qeshur* Poezi* etj...

Di, 13. Nov 2012, 7:05

Kush ta fali bukurinë

Kush ta fali bukurinë
Që t'ë me trerosh të zinë!

Kur të pashë për të vluar,
Pëllumbeshë pendë-shkruar,
Bubu!plumb në kraharuar,
Plumb që vret dyke gjëmuar!

Mbledhur shoqet me një qoshe,
Diç, m'ju flisje,diç m'ju thoshe,
Gushë-e-llërë-e-gji-bardhoshe.

Pa me syçkëzat e tua,
Sy-larme!'çmë fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkëndija,
Ndezur mun në mes në ballë,
Të më vesh në dhe të gjallë.



Shkruar nga Lasgush Poradeci
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Re: Fjale te urta* Gjeegjeza* Per te qeshur* Poezi* etj...

Di, 13. Nov 2012, 7:14

Këtu s'do jem

Këtu s'do jem do jem larguar
Në tokë I tretur si të tjerët
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët

Dhe nëpër udhët ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do të rrije I heshtur
Një qipariz si murg I ngratë

Ti do trishtohesh atëherë
Se s'do më kesh në dhomë të gjallë
Dhe kur në xham të fryjë erë
Do qash me erën dalëngadalë

Por kur të jesh merzitur shumë
Në raft të librave kërkomë
Aty do jem I fshehur unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do të zbres do t'vi pranë teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas njërëkeje.



Pulëbardha

Pulbardhën në rërën e lagur e gjetëm,
E kishte thyer këmbën nën gjurin e brishtë.
E kishin lënë shoqet në bregun e detit vetëm.
E kishin lënë e askush nuk e priste.

Pulbardhën në dhomën tonë e shpumë
E u mesua me ne si njeriu i shtëpisë.
Veç nga dritarja shikonte detin me shkumë
Dhe valën që ngrihej mes shiut dhe stuhisë

Jetoi pulbardha shumë në dhomë
Po humbi papritur një ditë,
Një ditë kur deti hidhej mbi rërën e njomë
Një ditë kur vinin stuhitë..

Dhe shkuam në det ta kërkonim,
Kur vala me valën si deshët kokat kishin perpjekur
Dhe era dhe retë renkonin
Dhe e gjetëm pulbardhën të vdekur...

E pamë!
Kishte hapur krahët e bardhë në rërën e njomë
E pamë!
Ndofta nuk donte të vdiste në dhomë...


Shkruar nga Dritëro Agolli
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Re: Fjale te urta* Gjeegjeza* Per te qeshur* Poezi* etj...

Di, 13. Nov 2012, 7:32

Vlorës

Ti je balli me florinj,
ti je lulja e Shqipërisë
dhe trumbeta e lirisë.
Pleq që ngjalle dhe të rinj,
tërë kombi të sjell nder,
me lavd emrin ta ka shkruar
se ti trime vet' me duar
fij't e flamurit ke tjerr!

Je kurora me shkëlqim
gurështrenjt', margaritarë,
që do mjeshtër magjistarë
t'i radhuan me qëllim.
Zjarr lëshojnë, që verbon,
si yj rrotull të shëndrisin,
rreze njyrash, llamburisin,
për sy bërë që lakmon!...

...Rrotull fqinjët sa fuqi,
sa mënyra nuk përdorin,
me pahir që të na korrin
çdo send, Vlorë, mban në gji!
Mund e bij ke pas' armiq,
me syt' katër gjith' pas arit,
jasht' zakonit të shqiptarit,
që s'shet besën për ca fiq.

Por ti, Vlorë, mos u dro!
Mbaj mburojën me qëndresë,
se kush vetes i zë besë,
e mat grushtin me këdo.
Se dhe Deti mik kur fle,
n'ëndrrat kryen një dëshirë
mbret të jet' e zot i lirë
veç për tokën q'i dha bè.



I Dashur Atdhe

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.



Sa të dua o Shqipëri

Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhè,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhè
shpirtin tim për të ushqyer!




Himni i Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë me një qëllim,
Të gjithë Atij duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një Dëshmor.

Në dorë armët do ti mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.

Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.



Shkruar nga Asdreni (Aleksander Stavër Drenova)
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Pak humor shqip

Mo, 01. Apr 2013, 22:11

Laura Atdheu (Te mbathmet dhurate) http://www.youtube.com/watch?v=kxGSxOQhjUc

:lol: :D
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Re: Fjale te urta* Gjeegjeza* Per te qeshur* Poezi* etj...

Do, 04. Apr 2013, 17:25

Fryn moj erë (Poezi nga Fan Noli)


-Ngaj po na vjen, moj erë e rreptë ?
Pse vërshëllen me aq mallëngjim ?
-Vij drejt nga malet e Shqipërisë,
për të përhapur zi e vajtim.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

-Nga ata male, moj erë trime,
ç'lajme të reja po na ke siell ?
Pse je e vrerët dhe e helmuar ?
qiellë me zi përse na e mbiell ?
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Pse e ke synë të trubulluar
e rent kaluar mi t'zeza re?
Pse të pikojnë lottë të zeza,
lottë të zeza posi rrëke ?
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Syri m'u err nga ato që pashë
Ah! nukë mbahem, nuk duroj dot.
Pashë një gjëmë, gjëm të tmeruar,
rent ta haroj, po rentkam më kot.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Atje tek losnja në fush' të Korçës,
duke u hedhur lis më lis,
një qivur pashë me nj'çup' të virgjër,
ma vrau shpirtin ay filis.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Tokat pushonin, prift nukë dukej,
e pakënduar na u varros;
mihnë dëborën, i bënë varrë,
shpirt nuk më mbeti, forca m'u sos.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Atje mi varrë qante një grua,
një grua qyqe me mallëngjim;
burrën të qante më par'a çupën,
për kë të bënte më par'vajtim ?
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Renda e ika e fluturova,
po dhëmbjen time ku do ta fsheh?
Çava oqeane, dete dhe male,
po vajtoj edhe sikundër sheh.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

-Moj er'e rreptë, erë malsore,
shpirti m'u ndes, zëmra më shkriu;
sytë m'u errë si ty dhe mua,
mëndja në kokë më bubullin.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Qëndro të lutem, të kam për t'dhënë
dhe un'i varfri një porosi:
një re të madhe dërgo të zbresë
e ta ngarkojmë me lott'e mi.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

E kur të kthehesh nga Shqipëria,
Atje në kopshtin, atje t'qëndrosh,
dhe lott'e mia si vesë qjelli
dalë nga dalë do t'i pikosh.
Qaj, moj erë, moj er'e shkretë qaj,
derthmi lottë atje mi varr'e saj.





Anës Lumenjve (Poezi nga Fan Noli)

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.





Jepni për Nënën (Poezi nga Fan Noli)

Ç'thot' ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!"
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

Qan e lutet Nën' e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç'e pat me Skënderbenë,
Bijt' e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s'i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Cilët jan' ata tiranë
Që të pren' e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t'u nxi, t'u mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn' e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan', o Shkab' e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle që t'i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S'kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n'Amerikë.

Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon' e vyer,
Që me drit' e nder të thuresh
Dhe me bijt' e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s'i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin' e vëndit t'onë,
Sot, se nesër është vonë
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Fuegorossonero
Member
Beiträge: 6
Registriert: Mo, 01. Apr 2013, 23:25

Re: Pak humor shqip

Sa, 06. Apr 2013, 20:20

egnatia hat geschrieben:Laura Atdheu (Te mbathmet dhurate) http://www.youtube.com/watch?v=kxGSxOQhjUc

:lol: :D
e bukur kjo!... po pse nje komb jemi ne? Edhe und shpesh here e kam menduar kete dhe me t'thane te drejten nuk jom i sigurt...! Nuk ka qeveri me u marr vesh!

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Re: Pak humor shqip

Sa, 06. Apr 2013, 21:03

Po, ne jemi një komb!
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Fuegorossonero
Member
Beiträge: 6
Registriert: Mo, 01. Apr 2013, 23:25

Re: Pak humor shqip

Sa, 06. Apr 2013, 22:11

Me fal por nuk ishte pyetje kjo e imja! Thjesht po citoja ate gruan e Porto..!
Sa per ate natyrisht qe jemi nje komb dhe jemi mire keshtu si jemi! Eshte shume mire per te dy anet. Ti nga Pristina? Une jam nga Vlora.

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Re: Pak humor shqip

Mo, 08. Apr 2013, 20:23

Po pse, me të vërtetë e more ti?

"Po humor është a derëbardhë, humor" :D
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4806
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Lamtumire....

Di, 03. Feb 2015, 0:31

Gjergj Fishta – Lamtumire Vëndet E Mija

Lamtumire vëndet e mija,
Që po m’zhdukeni dalngadalë
Gjëmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.

Kah njaj Diell që asht tuj flakrue
Andej fill un tash do t’veta
Lamtumir atdhe i bekue
Lamtumirë për sa të jetë jeta!

Neser Nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujë e Dhe,
Mue prej teje ka me me më nda?

Po ni pvetsha retë minore?
Po në i pvetsha zogjt e detit?
Veç për ty moj tokë arbnore,
Ska me më fol kush ma mue t’shkretit

Kam me shkel në të tjera zalle
Në të tjera brigje e të tjera Dete
Kam me ndije të tjera gjuhë
Në të tjera vënde e të tjera qytete…

Vëndin tëm ma skam me pa…

Ka me prit pra motër zeza
Me i pru nanës në shpi ndonjë re,
Po, kushedi, i vllau atëhera,
Ku asht kah kalbet për nan dhe…

Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkët e shqiptarisë,
Ku ndër ju s’dijmë, çka asht tuta!
Veç në ju asht logu i burrënisë!

Lamtumire ju mriza e stane!
Lamtumire ju “shkurre e mreta”!
Lamtumire ju o armt e t’parve
Lamtumire për sa t’jetë jeta.


https://www.youtube.com/watch?v=_oJ6j0xAXtM

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Poezi nga Naim Frashëri

Mi, 11. Mai 2022, 23:15

Bilbili

Hëna plot pesë-mbëdhjetë.
N’anët të qjellit po ndrin,
Bota është gjith’ e qetë,
Gjësendi nuk’ pipërin.

Qielli ësht’ i qëruar,
I kulluar po si ari,
I fjetur e i qetuar,
Syri s’nginjetë së pari.

Ka rrjedhurë si uj’ ergjëndi
Më të gjith’ anët një dritë,
Dhe prej soje gjithë vëndi
Është bërë posi ditë.

Buruar një uj’ i artë,
E dhen’ e ka xbukuruar,
Majat’ e malit të lartë
Dhe gërxhet i ka zbardhuar!

Mi brigj’ e mi shesh’ e drurë,
Dhe përmi det drita bije,
E mi shkëmbënj e mi gurë.
Dhe vise që jan’ në hije.

Nata është fort e qetë,
Dhe gjith’ i ka zënë gjumi,
Vetëm përrenj t’e rrëketë
Ligjerojnë, edhe lumi,

Që oshëtin duke shkuar,
Nxjer një zë plot ëmbëlsirë,
Dhe ikën duke kënduar,
Sa vete bukur’ e mirë.

Veriu fryn pakë nga dale,
Njerës, kafshë, shpes’ e fletë,
Pyje, shkëmbinj, fusha, male,
Të gjithë janë të qetë.

Maji ka sjellë nga Zoti,
Shumë bekim e urata,
Është xbukuruar moti,
Dhe n’ar’ është veshur nata.

Lulet kanë lulëzuar,
Vjen një erë fort’ e mirë,
Drurëtë janë ngarkuar,
Dhe barratë kanë mbirë.

Dhitë, kecërit e dhëntë
Edhe shqerat jan’ tulitur,
Rrinë zgjuar vetëm qëntë,
Nëpër ledhe janë shtritur.

Se nga dëgjonet thëllëza
Që thotë tri katër fjalë,
Nëpër brinj’ e nëpër rrëza,
Dhe deti ka pakë valë.

Një zë tjatër tani dëgjonj!
Që zëmrënë m’a përvëlon!
U-doqçë, më s’munt të duronj!
Bilbili ka zën’ e këndon!

Qiej, yj e dhë, pushoni,
Tani juve kush u dëgjon,
Vini veshn’ edhe dëgjoni,
Bilbili, bilbili këndon.

Bilbil! e di se ç’dua,
Andaj zëri i bukur yt,
M’a dogji shpirtinë mua,
Edhe gjumë s’më hyn në syt!

Poezi nga Naim Frashëri
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Zurück zu „Shqip“