egnatia hat geschrieben:
Florim, ajo shkruan që personi ka lejen e qëndrimit "unbefristeten Aufenthalt der Bundesrepublik Deutschland" dhe kështu që ka të drejtë që të udhëtojë në shtetet e Zonës së Shengenit (sipas marrëveshjes), lexo dhe Linkun e mësipërm, por ndoshta ka arsye tjetër që më të fortë pasi ai paska qenë dhe në Mallorca dhe Feurteventura ...
Tung egnatia
Ok, ta shpjegoj kështu. Të fluturosh nga Berlini për në Madrid as që të kontrollojn, sepse në kuadër të Schengenit kontroll kufitar edhe në aeroport nuk ka kur aeroplani vjen nga një shtet Schengen, rrallë kontrollojn dhe selektivisht.
Ai besoj se do të mund të hy në Spanjë, por qëndrimi në Spanjë përbënë një shkelje të ligjit spanjoll.
Problemi është edhe ky. Në Konventën e Schengenit shkruan kështu:
Drittstaatsangehörige, die über ein von einem Schengener Staat ausgestelltes, in der räumlichen Gültigkeit nicht beschränktes Visum (Besuchs- und Geschäftsaufenthalte von bis zu drei Monaten pro Halbjahr sowie Transit- und Flughafentransitvisa) verfügen, dürfen sich im Rahmen der Gültigkeit und des Zwecks der Visa auch in den anderen Schengener Staaten aufhalten; bei Passieren der Binnengrenzen unterliegen auch sie keinen Kontrollen. •Alle Angehörigen
dritter Staaten, die sich mit einer gültigen Aufenthaltsgenehmigung legal in einem Schengener Staat aufhalten, können mit einem gültigen Reisepass visumfrei bis zu 3 Monaten pro Halbjahr in die anderen Schengen-Vollanwenderstaaten (nicht Großbritannien oder Irland)!
Spanja si nënshkruese e Schengenit është e obliguar që qytetarët e shteteve jo-Schengen me leje qëndrimi të një shteti të Schengenit t'i lirojë në territorin e saj, sepse Schengeni nuk përcakton se a duhet shteti shtetësin e së cilit personi e mbanë të jet i njohur nga shteti në të cilin personi kërkon të hy, sipas Schengenit. Ky është pra problemi që Spanja ka. Prandaj unë personalisht nuk mundem ti jap askujt këshillin se le të hy në Spanjë me shpresën se nuk do të kontrollohet, edhe pse personalisht jam i bindur se konventa e Schengenit ndalon autoritetet e Spanjës që të interpretojn hyrjen e një shtetasi kosovar me leje qëndrimi schengen si shkelje të ligjit dhe rregullave spanjolle.
Eventualisht viza e ngjitur në faqen e pasaportës kosovare mundet të pranohet nga autoritetet spanjolle për hyrje, por këtë duhet ta di ambasada më mirë.
Realisht nuk ma hanë mendja se hyrja dhe qëndrimi nga autoritetet mund t'i konstestohet, por rregullat nuk janë të qarta, prandaj dhe unë nuk mundem të vë dorë në zjarrë se nuk mundet të ketë komplikime gjatë hyrjes apo qëndrimit në Spanjë.
Përshëndetje
Florim