Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4806
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Mi, 30. Apr 2014, 21:02

Shqipëri: Sezoni turistik 2014, zbardhen 48 masat që do të merren

Miratohet ngritja e Task-Forcës. Pritet që të certifikohen të gjitha guidat turistike, do të kryhen analiza të zonave të caktuar si plazhe publike dhe do të përgatitet fletëpalosje me informacion për të gjitha linjat e autobusëve ndërqytetës.

Për të rritur cilësinë e shërbimit turistik, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT) në bashkëpunim me dikastere të tjera, ka hartuar një sërë masash, të cilat do të zbatohen për sezon turistik 2014. Me propozim të MZHUT-së është ngritur edhe Task-Forca e Menaxhimit Turistik Veror për të siguruar zbatimin dhe bashkërendimin e punëve midis dikastereve përkatës. Miratimi i masave si edhe krijimi i task-forcës janë kryer me urdhër të kryeministrit.

Pak ditë më parë, ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni, prezantoi përpara përfaqësuesve të njësive vendore si edhe krerëve të institucioneve, krijimin e kësaj task-force. “Për të garantuar një sezon turistik të suksesshëm, është ngritur me urdhër të kryeministrit Task – Forca e Menaxhimit Turistik Veror, që drejtohet nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, dhe që do të ndjekë zbatimin e një plani të detajuar masash për sezonin turistik”, – deklaroi ministrja Gjermeni. Gazeta “Shekulli” publikon edhe 48 masat, zbatimi i të cilave do të mbikëqyret nga kjo task-forcë.

Task-forca

Task-Forca e Menaxhimit Turistik Veror ka për detyrë të miratojë dhe bashkërendojë veprimtarinë e të gjitha institucioneve apo agjencive përkatëse, në funksion të zbatimit të masave për planin turistik. Gjithashtu, sipas nevojave, anëtarët e kësaj task-force, të cilët do të jenë nga institucione dhe dikastere të ndryshme, mund të propozojnë nxjerrjen e akteve nënliogjore, të cilat do jenë në funksion të përmbushjes së planit turistik. Ecuria e punës do të jetë subjekt i vazhdueshëm i analizës së taks-forcës. Mbledhja do të zhvillohet një herë në javë, pas njoftimit të kryetarit të taskforcës. Ai duhet të informojë ministrin e Zhvillimit Urban dhe Turizmit për zbatimin e masave të planit turistik dhe ky i fundit raporton rezultatet e arritura tek kryeministri.

Lista e masave për rritjen e cilësisë së turizmit:

1. Përmirësimi i sinjalistikës rrugore dhe turistike përgjatë rrugëve kombëtare dhe dytësore, përparësi aksi rrugor Durrës-Vlorë-Sarandë.

2. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe sistemimi i kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza (ngritja e një “Task-force”).

3. Realizimi i investimeve për ndërtim – rikonstruksionin e rrugëve drejt destinacioneve turistike dhe natyrore për të rritur gamën e objekteve lehtësisht të vizitueshme nga turistët.

4. Marrja e masave për kruazierat infrastrukturore në Portin e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës dhe trajnime të stafit të kapitanerisë.

5. Pastrimi i rrugëve kombëtare dhe dytësore nga tabelat (reklamat) e vendosura në mënyrë të jashtëligjshme.

6. Lëvizja me orare të përcaktuara e mjeteve të transportit të tonazhit të lartë në zonat e plazhit dhe qytetet bregdetare.

8. Përgatitja e fletëpalosjeve me informacion për oraret dhe stacionet e autobusëve, për linjat ndërqytetase në gjithë vendin.

9. Kontrolli i rreptë i dokumentacionit të mjetit të transportit dhe drejtuesit, kur merren në përdorim nga agjencitë e udhëtimit për grupet turistike

10. Funksionimi i linjës së lundrimit në liqenin e Ohrit, qyteti i Pogradecit.

11. Pastrimi përgjatë rrugës nacionale i karrocerive të makinave (varreza makinash) dhe mbetjeve të ngurta me impakt negativ në mjedis, përparësi aksi rrugor Durrës-Vlorë-Sarandë.

12. Krijimi i mundësisë për pagesën e shërbimeve në një sportel të vetëm për anijet të cilat lundrojnë në ujërat e territorit tonë dhe ankorohen në disa porte.

13. Mbjellje të reja përgjatë të gjitha zonave turistike dhe veçanërisht në zonat bregdetare.

14. Mbrojtja nga ndotja akustike.

15. Marrja e masave për mirëmbajtjen rrugëve të brendëshme dhe ndriçimin15. Kontrolli mbi shkarkimin e ujërave të përdorura në zonat e plazheve dhe të pushimit. 16. Pastrimi nga mbetjet urbane dhe të ngurta të parqeve kombëtare, lagunave, rrugëve drejt tyre, si dhe të gjitha sipërfaqeve pyjore në destinacionet turistike.

17. Furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike, sidomos në zonat turistike.

18. Mbikëqyrje e vazhdueshme për sigurinë ushqimore.

19. Dezinsektimi i zonave bregdetare.

20. Përgatitja e hartës për caktimin e zonave në plazhe për vendosjen e mjeteve lundruese argëtuese. 21. Publikimi i hartës së aksidenteve rrugore (pikat e zeza) për t’ua bërë prezent agjencive turistike dhe agjencive të transportit të rastit.

22. Përcaktimi i territorit dhe pajisja me infrastrukturën e nevojshme për vendparkimet në zonat e plazheve. 23. Vendosja e kontenierëve, koshave dhe largimi më i shpeshtë i mbeturinave gjatë sezonit veror. 24. Rritja e prezencës së shërbimit ambulator në zonat turistike, në plazhet e populluara. 25. Kontrolle për një higjienë të lartë në subjektet turistike, restorante e struktura akomoduese 26. Bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Kufirit për krijimin e lehtësirave të turistëve në grupe, në pikat e kufitare. 27. Bërja e analizave të ujërave të detit në zonat e përcaktuara si plazhe publike 28. Certifikimi i guidave turistike para fillimit të sezonit veror.

29. Forcimi e ruajtja e rendit dhe qetësisë publike.

30. Përcaktimi i zonave për parashutizëm malor dhe mundësia për vendosjen e kushteve dhe kritereve për këtë veprimtari sportive argëtuese.

31. Prezenca e policisë së rendit në vende problematike.

32. Pajisja me kamera sigurie në zonat dhe rrugët me precedencë.

33. Organizimi i fundjavave të bashkive kryesore turistike jobregdetare gjatë muajit prill me synim promovimin e ofertave dhe paketave turistike të këtyre qyteteve në Tiranë.

34. Hapja e sezonit turistik dhe organizimi i aktiviteteve promovuese në bashkëpunim me bashkitë përkatëse: Durrës, Vlorë, Sarandë, Pogradec, Shëngjin.

35. Vendosja e kullave të vrojtimit në 5 plazhe pilote.

36. Fushatë ndërgjegjësimi për “hot–spot”- et turistike.

37. Vendosja e kritereve për stacionet e plazhit-kontrata tip për njësitë vendore. Takime në njësitë vendore në zonat bregdetare dhe liqenore për njohjen dhe zbatimin e kriteretve për stacionet e plazhit.

38. Mbikëqyrja e sigurisë në ujërat e brendshme në thellësi të territorit, nëpërmjet rojës bregdetare. 39. Fushatë qershor–korrik–gusht në të gjitha plazhet dhe pikat kufitare në vend për promovimin e turizmit.

40. “Hospitality Albania” (projekt trajnimi për cilësinë e shërbimit në turizëm).

41. Ristrukturimi i “infopoint”-it të Durrësit dhe Rinasit.

42. Vendosja e stendave promovuese në pikat kufitare.

43. Liberalizimi i vizave për një grup vendesh për periudhën e sezonit turistik. (prill – tetor 2014).

44. Bashkëpunimi me mediat vizive për një fushatë publicitare për turizmin, nëpërmjet rrjeteve satelitore, duke ftuar shqiptarët që banojnë jashtë vendit si edhe ata shtetas të huaj me kombësi shqiptare të njohin dhe të vizitojnë Shqipërinë.

45. Publikimi i të dhënave për strukturat akomoduese (kontakte, kapacitete, vendndodhje e shërbime), agjencitë turistike dhe për subjekte të tjera turistike, në faqen zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit.

46. Publikimi i kalendarit të aktiviteteve kulturore.

47. Kontrolle për ekspozimin e çmimeve nga të gjithë subjektet tregtare e turistike në vende të dukshme për publikun.

48. Vendosja e tabelave me “Rregullat e Arta” për pushuesit në zonat e plazheve.

adku
Member
Beiträge: 72
Registriert: Di, 22. Okt 2013, 12:58

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Fr, 02. Mai 2014, 0:28

Heret u kujtuan keta. Sezoni turistik fillon zyrtarisht diku ne mes te Maijit dhe keta tani fillojne me punen. :roll:

Estra
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 4413
Registriert: Di, 22. Mär 2005, 21:27

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Fr, 02. Mai 2014, 9:26

ma mire vone se kurre 8)

Benutzeravatar
Florim
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 862
Registriert: Fr, 05. Jul 2013, 9:29

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Fr, 02. Mai 2014, 9:30

adku hat geschrieben:Heret u kujtuan keta. Sezoni turistik fillon zyrtarisht diku ne mes te Maijit dhe keta tani fillojne me punen. :roll:
Eee... neve Shqiptarët presim deri sa t'na vje veza te :-) :D

Përsh.
Flori
O ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjerime, ballëlarta me flamur!

adku
Member
Beiträge: 72
Registriert: Di, 22. Okt 2013, 12:58

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Fr, 02. Mai 2014, 11:41

Estra hat geschrieben:ma mire vone se kurre 8)
E vertete. Por ndikimi i ketyre masave do jete gati i paperfillshem, sepse puna te ne behet shkel e shko. Te kishin filluar me heret me punen, masat do kishin ndikim te madh sepse masat si te tilla jane shume te mira.

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Do, 15. Mai 2014, 16:50

Per cfare turizmi po flisni o njerez?! Shqiperia edhe shume shume vite per te mos thene kurre nuk do kete turiste te huaj! Shqiperia ne cdo pikepamje eshte nje vend i mbaruar, pa perspektive pa te ardhme! Vend me qytete kaotike, me fshatra te prapambetura, me natyre te shkateruar, me mbeturina gjithekund, me bregdet te betonizuar, me rruge pa asnje lloj standardi, me nje shtet te deshtuar, me nje ekonomi te shkaterruar, me spitale ku me shume gjasa ka te semuresh sesa te sherohesh, me sistem arsimor qe ne vend te dijes, kritikes dhe tolerances po meson femijet injorancen dhe intolerancen. Dhe per gjithecka vete e kane fajin shqiptaret.

Benutzeravatar
Florim
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 862
Registriert: Fr, 05. Jul 2013, 9:29

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Do, 15. Mai 2014, 18:21

Bobooo... më në fund ka ra në botën e të vdekshmive Kushoa.
Kusho1983 hat geschrieben:Dhe per gjithecka vete e kane fajin shqiptaret.
Jo vetëm ne Shqiptarët. Por si Shqiptarë bashk dhe ti me ne :P
O ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjerime, ballëlarta me flamur!

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Fr, 16. Mai 2014, 12:03

Florim hat geschrieben:Bobooo... më në fund ka ra në botën e të vdekshmive Kushoa.
Une gjithemone kam qene me kembe ne toke dhe njekohesisht njeriu me kritik ketu ne forum.
Florim hat geschrieben:Jo vetëm ne Shqiptarët. Por si Shqiptarë bashk dhe ti me ne :P
Mos me ngarko mua faj, se une nuk kam ndertuar asgje ne ate vend, s'kam paguar kurre ryshfet, kam kerkuar gjithemone kuponin tatimor, jam perpjekur te blej dhe konsumoj gjithemone prodhimet e vendit, s'kam hedhur kurre mbeturina ne vende te papershtatshme, s'kam udhehequr ate vend, s'kam votuar per asnjeren politikan apo parti dhe s'kam marre pjese ne politike. Keshtuqe ndergjegja ime eshte e paster.

Benutzeravatar
Florim
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 862
Registriert: Fr, 05. Jul 2013, 9:29

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Fr, 16. Mai 2014, 17:42

Kusho1983 hat geschrieben: Une gjithemone kam qene me kembe ne toke dhe njekohesisht njeriu me kritik ketu ne forum.
Jo gjithmonë, ka disa tema ku nuk gjykon objektivisht.
Kusho1983 hat geschrieben:Mos me ngarko mua faj, se une nuk kam ndertuar asgje ne ate vend, s'kam paguar kurre ryshfet, kam kerkuar gjithemone kuponin tatimor, jam perpjekur te blej dhe konsumoj gjithemone prodhimet e vendit, s'kam hedhur kurre mbeturina ne vende te papershtatshme, s'kam udhehequr ate vend, s'kam votuar per asnjeren politikan apo parti dhe s'kam marre pjese ne politike. Keshtuqe ndergjegja ime eshte e paster.
Jam i bindur në këtë që thua.
Por, ka shum njerëz në shtetet ballkanike, të cilët jo vetëm mendojnë se mospjesëmarrja në votime është e drejta e tyre, po për çudi se përbën dhe një gjë pozitive. Personalisht mendoj se duhet votuar.

Mua më bëri kureshtar fjalia jote se Shqiptarët e kanë vetë fajin, ashtuqë më detyrove të të përgjigjem, se ti je, deshte apo sdeshte, pjesë e pashkëputshme e kësaj shoqërie. Kështuqë, edhe inferioriteti mundet të përbëjë një lloj bashkëfajësie. Jo se unë kam bërë diçka, që ai m*t jam dhe unë, por të paktën nuk fol për Shqiptarët në formën e tretë.

Përshëndetje
Florim
O ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjerime, ballëlarta me flamur!

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Sa, 17. Mai 2014, 22:52

Florim hat geschrieben:

Me thuaj ku qendron faji im!

Trim
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 254
Registriert: Do, 24. Okt 2013, 10:07

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Sa, 07. Jun 2014, 12:27

Kusho1983, fakti qe Shqiperia me kete standard zhvillimi ka kaq shume turist le per te shpresuar qe ne te ardhmen kur te rregullohen keto probleme qe permende ti, numri i turisteve do jete edhe shume me i larte. Keshtuqe, e ardhmja e Shqiperise eshte zhvillimi pozitiv.

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Mo, 08. Sep 2014, 18:27

Kusho1983 hat geschrieben:Per cfare turizmi po flisni o njerez?! Shqiperia edhe shume shume vite per te mos thene kurre nuk do kete turiste te huaj! Shqiperia ne cdo pikepamje eshte nje vend i mbaruar, pa perspektive pa te ardhme! Vend me qytete kaotike, me fshatra te prapambetura, me natyre te shkateruar, me mbeturina gjithekund, me bregdet te betonizuar, me rruge pa asnje lloj standardi, me nje shtet te deshtuar, me nje ekonomi te shkaterruar, me spitale ku me shume gjasa ka te semuresh sesa te sherohesh, me sistem arsimor qe ne vend te dijes, kritikes dhe tolerances po meson femijet injorancen dhe intolerancen. Dhe per gjithecka vete e kane fajin shqiptaret.
Po ti a derbardhe me Florimin do qash hallet e Shqiperise...!!!!!!
Ai nuk di as notin..!!!

Benutzeravatar
Florim
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 862
Registriert: Fr, 05. Jul 2013, 9:29

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Mo, 08. Sep 2014, 19:06

Belifario hat geschrieben:

E Feli Feli, sa më ke munguar... :D

Prsh.
Florim
O ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjerime, ballëlarta me flamur!

Estra
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 4413
Registriert: Di, 22. Mär 2005, 21:27

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Mi, 10. Sep 2014, 7:40

kete vit ishin te mjaftueshme turiste te huaj ne Shqiperi, nga Republika Çeke, Bullgaria, Rusia, etj.
Shpresoj turizmit si ne Mallorca qe kurre nuk ka me bo.

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Fr, 12. Sep 2014, 9:09

Florim hat geschrieben: ...E Feli Feli, sa më ke munguar... Florim
Moos Klori edhe ti..!? Te dinja nga ata te malit por na dole i fushes..!
Me fal por... s'jam i atij shpati une!
Hajt tong!

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Fr, 12. Sep 2014, 9:15

Estra hat geschrieben:kete vit ishin te mjaftueshme turiste te huaj ne Shqiperi, nga Republika Çeke, Bullgaria, Rusia, etj.
Shpresoj turizmit si ne Mallorca qe kurre nuk ka me bo.
Hallo Estra
leider stimmt es nicht so! Aus meine informationen ist der zahl der besucher (turisten) rückgängig sogar stark runter gefallen (zum mind. in Velipoja und Shengjin)!
Ka shume arsye per kete si psh. koha jo fort e qendrueshme si dhe ramazani ne korrik (per turistat nga Kosova) por une mendoj se ne rradhe te pare jane cmimet qe per mendimin tim nuk e justifikojne oferten!

Benutzeravatar
Florim
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 862
Registriert: Fr, 05. Jul 2013, 9:29

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Fr, 12. Sep 2014, 10:15

Belifario hat geschrieben:
Florim hat geschrieben: ...E Feli Feli, sa më ke munguar... Florim
Moos Klori edhe ti..!? Te dinja nga ata te malit por na dole i fushes..!
Me fal por... s'jam i atij shpati une!
Hajt tong!
:D :D :D
O Feli feli, mos u tremb orë trim mali,
se edhe fushat kanë kodra.

Hajde feli të lutem ma bënë një favor dhe nënshkruaje
peticionin kundër rastit Monstra www.qytetariaktiv.com

Ping pong
Mirolf
O ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjerime, ballëlarta me flamur!

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Fr, 12. Sep 2014, 12:10

Florim hat geschrieben: ...Hajde feli të lutem ma bënë një favor dhe nënshkruaje
peticionin kundër rastit Monstra http://www.qytetariaktiv.com

Ping pong
Mirolf
klori ani shka u bo brrre!? Shka osht kjo monstra brre?
Monstra!!! Ani a mos osht ki antishqiptari Shefqet habib Krasniqi qe e nxorren kot prej burgut (aty ku e ka vendin!?)!
per monster tjeter s'kena ndigju na rebelat e Shqipnis!
O jo a mos e ki fjalen per Terrrrrnaven!???
hajt tungi se m'dohna me u fal per 3-t her a pi razumet!?
Ting- Tong..
Zuletzt geändert von Belifario am Fr, 12. Sep 2014, 12:14, insgesamt 1-mal geändert.

Benutzeravatar
Florim
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 862
Registriert: Fr, 05. Jul 2013, 9:29

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Fr, 12. Sep 2014, 12:13

Belifario hat geschrieben: klori ani shka u bo brrre!? Shka osht kjo monstra brre?
Monstra!!! Ani a mos osht ki antishqiptari Shefqet habib Krasniqi qe e nxorren kot prej burgut (aty ku e ka vendin!?)!
per monster tjeter s'kena ndigju na rebelat e Shqipnis!
Feli, mos u bënë gazi botës. Dhe për atë me rrebelat të kam kërkuar më shumë se njëherë falje!
N'donë të lutem nënshkruaje peticionin, përndryshe përmbahu.

Prsh.
Mirolf
O ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjerime, ballëlarta me flamur!

Estra
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 4413
Registriert: Di, 22. Mär 2005, 21:27

Re: Turizmi - Sezoni turistik ne Shqiperi

Fr, 12. Sep 2014, 13:26

Belifario hat geschrieben:
Estra hat geschrieben:kete vit ishin te mjaftueshme turiste te huaj ne Shqiperi, nga Republika Çeke, Bullgaria, Rusia, etj.
Shpresoj turizmit si ne Mallorca qe kurre nuk ka me bo.
Hallo Estra
leider stimmt es nicht so! Aus meine informationen ist der zahl der besucher (turisten) rückgängig sogar stark runter gefallen (zum mind. in Velipoja und Shengjin)!
Ka shume arsye per kete si psh. koha jo fort e qendrueshme si dhe ramazani ne korrik (per turistat nga Kosova) por une mendoj se ne rradhe te pare jane cmimet qe per mendimin tim nuk e justifikojne oferten!

ok nuk e di saktesisht, vetem ne kemi qene kete vit ne korrik ne Shengjin dhe ka pasur me te vertete shume turiste nga Republika Çeke, Sllovaki Rusia etj . Kishin pas me ofertat "All-inklusiv". Po ndoshta turistat nga Kosova nuk ka pas sie vitet te tjerat per arsye Ramazani, Bajramit dhe dasmet.

Zurück zu „Shqip“