Shqipëri: Sezoni turistik 2014, zbardhen 48 masat që do të merren
Miratohet ngritja e Task-Forcës. Pritet që të certifikohen të gjitha guidat turistike, do të kryhen analiza të zonave të caktuar si plazhe publike dhe do të përgatitet fletëpalosje me informacion për të gjitha linjat e autobusëve ndërqytetës.
Për të rritur cilësinë e shërbimit turistik, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT) në bashkëpunim me dikastere të tjera, ka hartuar një sërë masash, të cilat do të zbatohen për sezon turistik 2014. Me propozim të MZHUT-së është ngritur edhe Task-Forca e Menaxhimit Turistik Veror për të siguruar zbatimin dhe bashkërendimin e punëve midis dikastereve përkatës. Miratimi i masave si edhe krijimi i task-forcës janë kryer me urdhër të kryeministrit.
Pak ditë më parë, ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni, prezantoi përpara përfaqësuesve të njësive vendore si edhe krerëve të institucioneve, krijimin e kësaj task-force. “Për të garantuar një sezon turistik të suksesshëm, është ngritur me urdhër të kryeministrit Task – Forca e Menaxhimit Turistik Veror, që drejtohet nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, dhe që do të ndjekë zbatimin e një plani të detajuar masash për sezonin turistik”, – deklaroi ministrja Gjermeni. Gazeta “Shekulli” publikon edhe 48 masat, zbatimi i të cilave do të mbikëqyret nga kjo task-forcë.
Task-forca
Task-Forca e Menaxhimit Turistik Veror ka për detyrë të miratojë dhe bashkërendojë veprimtarinë e të gjitha institucioneve apo agjencive përkatëse, në funksion të zbatimit të masave për planin turistik. Gjithashtu, sipas nevojave, anëtarët e kësaj task-force, të cilët do të jenë nga institucione dhe dikastere të ndryshme, mund të propozojnë nxjerrjen e akteve nënliogjore, të cilat do jenë në funksion të përmbushjes së planit turistik. Ecuria e punës do të jetë subjekt i vazhdueshëm i analizës së taks-forcës. Mbledhja do të zhvillohet një herë në javë, pas njoftimit të kryetarit të taskforcës. Ai duhet të informojë ministrin e Zhvillimit Urban dhe Turizmit për zbatimin e masave të planit turistik dhe ky i fundit raporton rezultatet e arritura tek kryeministri.
Lista e masave për rritjen e cilësisë së turizmit:
1. Përmirësimi i sinjalistikës rrugore dhe turistike përgjatë rrugëve kombëtare dhe dytësore, përparësi aksi rrugor Durrës-Vlorë-Sarandë.
2. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe sistemimi i kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza (ngritja e një “Task-force”).
3. Realizimi i investimeve për ndërtim – rikonstruksionin e rrugëve drejt destinacioneve turistike dhe natyrore për të rritur gamën e objekteve lehtësisht të vizitueshme nga turistët.
4. Marrja e masave për kruazierat infrastrukturore në Portin e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës dhe trajnime të stafit të kapitanerisë.
5. Pastrimi i rrugëve kombëtare dhe dytësore nga tabelat (reklamat) e vendosura në mënyrë të jashtëligjshme.
6. Lëvizja me orare të përcaktuara e mjeteve të transportit të tonazhit të lartë në zonat e plazhit dhe qytetet bregdetare.
8. Përgatitja e fletëpalosjeve me informacion për oraret dhe stacionet e autobusëve, për linjat ndërqytetase në gjithë vendin.
9. Kontrolli i rreptë i dokumentacionit të mjetit të transportit dhe drejtuesit, kur merren në përdorim nga agjencitë e udhëtimit për grupet turistike
10. Funksionimi i linjës së lundrimit në liqenin e Ohrit, qyteti i Pogradecit.
11. Pastrimi përgjatë rrugës nacionale i karrocerive të makinave (varreza makinash) dhe mbetjeve të ngurta me impakt negativ në mjedis, përparësi aksi rrugor Durrës-Vlorë-Sarandë.
12. Krijimi i mundësisë për pagesën e shërbimeve në një sportel të vetëm për anijet të cilat lundrojnë në ujërat e territorit tonë dhe ankorohen në disa porte.
13. Mbjellje të reja përgjatë të gjitha zonave turistike dhe veçanërisht në zonat bregdetare.
14. Mbrojtja nga ndotja akustike.
15. Marrja e masave për mirëmbajtjen rrugëve të brendëshme dhe ndriçimin15. Kontrolli mbi shkarkimin e ujërave të përdorura në zonat e plazheve dhe të pushimit. 16. Pastrimi nga mbetjet urbane dhe të ngurta të parqeve kombëtare, lagunave, rrugëve drejt tyre, si dhe të gjitha sipërfaqeve pyjore në destinacionet turistike.
17. Furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike, sidomos në zonat turistike.
18. Mbikëqyrje e vazhdueshme për sigurinë ushqimore.
19. Dezinsektimi i zonave bregdetare.
20. Përgatitja e hartës për caktimin e zonave në plazhe për vendosjen e mjeteve lundruese argëtuese. 21. Publikimi i hartës së aksidenteve rrugore (pikat e zeza) për t’ua bërë prezent agjencive turistike dhe agjencive të transportit të rastit.
22. Përcaktimi i territorit dhe pajisja me infrastrukturën e nevojshme për vendparkimet në zonat e plazheve. 23. Vendosja e kontenierëve, koshave dhe largimi më i shpeshtë i mbeturinave gjatë sezonit veror. 24. Rritja e prezencës së shërbimit ambulator në zonat turistike, në plazhet e populluara. 25. Kontrolle për një higjienë të lartë në subjektet turistike, restorante e struktura akomoduese 26. Bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Kufirit për krijimin e lehtësirave të turistëve në grupe, në pikat e kufitare. 27. Bërja e analizave të ujërave të detit në zonat e përcaktuara si plazhe publike 28. Certifikimi i guidave turistike para fillimit të sezonit veror.
29. Forcimi e ruajtja e rendit dhe qetësisë publike.
30. Përcaktimi i zonave për parashutizëm malor dhe mundësia për vendosjen e kushteve dhe kritereve për këtë veprimtari sportive argëtuese.
31. Prezenca e policisë së rendit në vende problematike.
32. Pajisja me kamera sigurie në zonat dhe rrugët me precedencë.
33. Organizimi i fundjavave të bashkive kryesore turistike jobregdetare gjatë muajit prill me synim promovimin e ofertave dhe paketave turistike të këtyre qyteteve në Tiranë.
34. Hapja e sezonit turistik dhe organizimi i aktiviteteve promovuese në bashkëpunim me bashkitë përkatëse: Durrës, Vlorë, Sarandë, Pogradec, Shëngjin.
35. Vendosja e kullave të vrojtimit në 5 plazhe pilote.
36. Fushatë ndërgjegjësimi për “hot–spot”- et turistike.
37. Vendosja e kritereve për stacionet e plazhit-kontrata tip për njësitë vendore. Takime në njësitë vendore në zonat bregdetare dhe liqenore për njohjen dhe zbatimin e kriteretve për stacionet e plazhit.
38. Mbikëqyrja e sigurisë në ujërat e brendshme në thellësi të territorit, nëpërmjet rojës bregdetare. 39. Fushatë qershor–korrik–gusht në të gjitha plazhet dhe pikat kufitare në vend për promovimin e turizmit.
40. “Hospitality Albania” (projekt trajnimi për cilësinë e shërbimit në turizëm).
41. Ristrukturimi i “infopoint”-it të Durrësit dhe Rinasit.
42. Vendosja e stendave promovuese në pikat kufitare.
43. Liberalizimi i vizave për një grup vendesh për periudhën e sezonit turistik. (prill – tetor 2014).
44. Bashkëpunimi me mediat vizive për një fushatë publicitare për turizmin, nëpërmjet rrjeteve satelitore, duke ftuar shqiptarët që banojnë jashtë vendit si edhe ata shtetas të huaj me kombësi shqiptare të njohin dhe të vizitojnë Shqipërinë.
45. Publikimi i të dhënave për strukturat akomoduese (kontakte, kapacitete, vendndodhje e shërbime), agjencitë turistike dhe për subjekte të tjera turistike, në faqen zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
46. Publikimi i kalendarit të aktiviteteve kulturore.
47. Kontrolle për ekspozimin e çmimeve nga të gjithë subjektet tregtare e turistike në vende të dukshme për publikun.
48. Vendosja e tabelave me “Rregullat e Arta” për pushuesit në zonat e plazheve.