Mirëmbrëma të gjithëve!
Disa fjalë të Urta marrë nga Fjalori i Frang Bardhit (Shkruar në formën e vet Originale)
Njana dorë lan tjetrën, e të dyja laanjënë faqenë.
Anëmiku plak s´të bahetë kuurrë mik, e ndë tu baftë s´bahetë i drejtë.
Uku qimenë e ndërron, ma vesnë sé harron.
Ma mirë me heshtunë se shumë me folë.
Kush ve mullii maa parë, ai mua maa parë blo.
Rri shtremënë e flet dërejt.
Ku Turku ve kambënë, aty s´del bar.
Pak nga jeta e Frang Bardhit. Frang Bardhi lindi në Kallmet në vitin 1906. Familja e tij ishte një derë e njohur klerikësh të Zadrimës. Studioi në Itali dhe shërbeu në urdhërat fetare, deri sa arriti shkallën e Arqipeshkut të lartë. Pati një vprimtari të dendur letrare dhe kulturore. U mor dhe me përkthime fetare , një pjesë e mirë e tyre humbi ose mbetën të pa botuara në atë kohë. Botoi veprën e rëndësishme historike " Apolonia e Skëndërbeut" në vitin 1636 dhe një Fjalor latinisht - shqip në vitin 1635. "Dictionarum latino- epiroticum". Fjalori ka afërsisht 5000 fjalë të përkthyera nga latinishtja në shqip. Me këtë vepër ai mbahet si leksikografi i parë shqiptar, njëkohësisht dhe si folklorist e etnograf.
Deri herën tjetër
egnatia