sieht echt toll aus! hoffentlich treffen wir uns zu ein (oder zwei) bier in tirana!
http://www.panorama.com.al/2013/09/18/t ... iperi-kineThemelohet Dhoma e Tregtisë Shqipëri- Kinë
Gjate ceremonisës së hapjes
TIRANE- Është themeluar në Tiranë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kinë – Shqipëri. I pranishëm ishte edhe kryeministri, Edi Rama i cili tha se investimet kineze mund të luajnë dhe duhet të luajnë një rol të dorës së parë në Shqipëri.
Rama tha se ky është një moment që shënon një stacion të ri në një rrugëtim drejt një zhvillimi ekonomik intensiv dhe të qëndrueshëm mes dy vendeve.
“Unë jam njohur më parë më këtë projekt, dhe jam besim plotë se kjo dhomë do të jetë një pikë takimi shumë e vlefshme për protagonistët e zhvillimit të ekonomisë së vendit, dhe një pikë takimi mes investitorëve dhe qeverisë, pasi ne do të bëjmë gjithçka që rrugëtimi i tyre të jetë sa më i lehtë, dhe në rrugëtimin e tyre të përfitojnë sa më shumë qytetarë.”- theksoi kryeministri.
Rama shprehu vullnetin e tij për të hapur pa humbur kohë të gjitha rrugët e nevojshme për të gjithë ata investitorë që duan të investojnë në Shqipëri, ku terreni miqësor nuk do tu mungojë.
I pranishëm në takim ishte edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, ne te njejten kohe kreu i PD-se, Lulzim Basha.
“Deloitte” dhe “Agent” do tëauditojnë borxhet e shtetit
TIRANË - Qeveria shqiptare ka përzgjedhur paraprakisht “Deloitte & Touche” dhe “Crown Agent” si dy kompani të njohura ndërkombëtare që do të asistojnë qeverinë për realizimin e auditimin e borxheve që shteti u ka kompanive, të cilat kanë kryer punë publike, si dhe për shërbimin e asistencës në fushën e doganave dhe tatimeve. Nga ministria e Financave nuk bëhet e ditur që të jetë zhvilluar ndonjë garë publike për përzgjedhjen e tyre.Deloitte ka përvojë në Shqipëri, pasi ka kryer auditimin e piramidave financiare, ndërkohë që Crown është pajtuar edhe nga qeveria Berisha për procese të ndryshme arbitrazhi.
Pas pak ditësh, pritet të përzgjedhjet, me prokurim të drejtpërdrejtë, një nga këto dy kompani të njohura në tregun ndërkombëtar në fushën e auditimit dhe këshillimit. Por, mund të zgjidhen edhe të dyja, me detyra të veçanta, theksuan burime nga Financat.
Punonjës dhe drejtues të këtij dikasteri kanë nisur tashmë hartimin e projekt-kontratave, që do të lidhen me këto dy kompani, ku do të përcaktohet kostoja për shteti shqiptar dhe afatit që do të kenë ato për një pasqyrim real të financave publike.
Qeveria Rama ka vendosur të ngrejë një grup pune për Shërbimin e Auditimit të Borxhit të krijuar që institucionet shtetërore i kanë subjekteve vendase apo të huaja për shërbimet e kryera, si dhe për shërbimin e asistencës në fushën e doganave dhe tatimeve.
Edhe pse në vend ka disa struktura auditimi, duke nisur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ato nuk kanë kapacitetet dhe eksperiencën e duhur profesionale për të realizuar një proces të tillë. Ndërkohë, të huajt mendohet se do të jenë më të paanshëm në këtë proces.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com) -
http://www.shqiptarja.com/home/1/deloit ... WBWpf.dpuf