Duke lexuar postimet e fundit, me lindi idea te flasim pak mbi dialektet dhe dialektologjine shqiptare.
Siç dihet, gjuha shqipe ndahet ne dy grupe te medha dialektore: gegerisht dhe toskerisht. Nderkohe qe toskerishtja eshte me kompakte dhe shfaq vetem dy subdialekte (laberishten dhe çamerishten), dialekti geg ndahet ne me shume subdialekte, te cilet gjithashtu ndahen ne grupe dialektore, pra eshte me i larmishem nga pikepamja dialektore e gjuhesore.
Edhe pse shpesh flitet se keto dy grupe te medha dialektore kane ndryshime te medha nga pikepamja gjuhesore, kjo gje nuk eshte e vertete. Keto ndryshime jane me te shumta ne aspektin fonologjik e jo ne fushen e leksikore.
Kufirin gjeografik te ndarjes se ketyre dialekteve e perben lumi Shkumbin, pra edhe te folmet e Tiranes apo te Elbasanit futen ne dialektit geg. Pra, n.q.s e kemi ne koke harten e Shqiperise arrijme ne perfundimin se shumica e shqipfolesve flasin me dialektin geg e jo ate toske. (siç e dime mbi kete te fundit eshte bazuar me se shumti edhe gjuha e njesuar shqipe.)
Siç mund te shikojme edhe ne forum, shumica e atyre qe shkruajne ne shqip, shkruajne me dialekt dhe per dike qe vjen nga jugu i Shqiperise apo flet e shkruan gjuhen standarte i duket se ata jane duke shkruar me gabime drejteshkrimore.
Pyetjet e mia ne lidhje me kete teme do te ishin:
1. Si mendoni ju, a jane keto gabime drejteshkrimore?
2. A duhet te shkruajne edhe dialektfolesit (geg) ne gjuhen standarte?
3. A eshte e drejte, qe gjuha e njesuar shqipe eshte bazuar me se shumti mbi dialektin toske duke injoruar pasurine e madhe leksikore e gjuhesore te dialektit geg?
Skifteri p.sh. ka shkruar ne gjuhen standarte, e ka futur pastaj ndermjet edhe nje shprehje tipike gege:
skifteri hat geschrieben:(pas nje oke venë)
Skifter, nuk e dija se dije te shkruaje kaq mire ne gjuhen standarte. Besoj asht ka vena.
Diçka te vogel do te doja te shkruaja ne lidhje me dialektin geg, e pikerisht ne lidhje me dialekin ne Kosove, i quajtur ndryshe Gegerishtja e Shqiperise Verilindore.
Ky dialekt eshte duke u ndikuar shume kohet e fundit nga gjuha gjermane, sidomos ne fushen leksikore. Siç mund ta marre me mend gjithkush, kjo ka ndodhur per shkak te emigrimit te shumte te kosovareve ne Gjermani, Zvicer e Austri.
Fjale te tilla si buteri apo kumperi jane fjale nga me normalet ne Kosove. Si mendoni ju ne lidhje me kete?
4. A duhet te lejohen huazime te tilla?
Pres mendimet tuaja.
sh.
@mirtkush
MirtKush hat geschrieben:Jürgen Habermas (sociolog dhe filosof gjerman) ka ndertuar nje konstrukt teorie mbi komunikimin dhe deliberimin midis njerezeve (per qellimin e komunikimit ne nje sistem demokrat dhe liberal, te quajtur shtet).
Une nuk e kam lexuar kete shkrim te ketij filozofi. A mund te na shkruash titullin e librit e ndoshta te na besh edhe nje permbledhje te shkurter, ne menyre qe gjithkush, te kete nje lloj ideje se si e ka konstruktuar ky filozof kete teori komunikimi?