Benutzeravatar
shqiptare
Moderator
Moderator
Beiträge: 1544
Registriert: Mo, 09. Jul 2007, 10:10

Re: Politik-Diskussionen

Mo, 26. Nov 2012, 12:07

...............
Zuletzt geändert von shqiptare am Mi, 23. Jan 2013, 21:30, insgesamt 1-mal geändert.
Bild
Ich bin wie ich bin. Die einen kennen mich, die anderen können mich.
K.A.

Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Re: Politik-Diskussionen

Mo, 26. Nov 2012, 12:27

Kusho1983 hat geschrieben:
Strellci i Vertet hat geschrieben:Mos te harrojm ma ne fund te permendim se pa Kosov nuk ka shqipri. :!:
e kjo ca ka te boj me temen perkatese?!
Gjithqka aty ja nisi dhe aty do te mbaron.
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Re: Politik-Diskussionen

Mo, 26. Nov 2012, 12:29

shqiptare hat geschrieben: -Stroncoci

fängst du auch an mit der Nick verhunzung? :roll:
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Re: Politik-Diskussionen

Mo, 26. Nov 2012, 13:15

Strellci i Vertet hat geschrieben:
Kusho1983 hat geschrieben:
Strellci i Vertet hat geschrieben:Mos te harrojm ma ne fund te permendim se pa Kosov nuk ka shqipri. :!:
e kjo ca ka te boj me temen perkatese?!
Gjithqka aty ja nisi dhe aty do te mbaron.
ti qeke nji prej atyne"patritoteve"qe sikur kan honger nji kasete te cilen e perserisin pa u lodh me vend e pa vend.

Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Re: Politik-Diskussionen

Mo, 26. Nov 2012, 13:20

Kusho1983 hat geschrieben:
Strellci i Vertet hat geschrieben:
Kusho1983 hat geschrieben:
Strellci i Vertet hat geschrieben:Mos te harrojm ma ne fund te permendim se pa Kosov nuk ka shqipri. :!:
e kjo ca ka te boj me temen perkatese?!
Gjithqka aty ja nisi dhe aty do te mbaron.
ti qeke nji prej atyne"patritoteve"qe sikur kan honger nji kasete te cilen e perserisin pa u lodh me vend e pa vend.

spielt doch keine Rolle Kusho, wie du das siehst. Fakten sind Fakten und können durch Argumentieren nicht dementiert werden.

Also was will man da mehr oder weniger darüber schreiben oder berichten?

Freundliche Grüsse Strellci

ps. patriot me Batteria ki ketu sa te dush, por tek une e ki adressen e gabuar. :X:
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Re: Politik-Diskussionen

Mo, 26. Nov 2012, 16:22

Strellci i Vertet hat geschrieben:ps. patriot me Batteria ki ketu sa te dush, por tek une e ki adressen e gabuar. :X:
po c'na perserit gjithmon te njejten fraz?

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Politik-Diskussionen

Mo, 26. Nov 2012, 17:19

Strellci i Vertet hat geschrieben:
shqiptare hat geschrieben: -Stroncoci
fängst du auch
Pse strellaci 100 karatsch (dmth i vertet) kjo shqiptarja nuk osht vetem AAA?
kush osht ai tjetri. ma trego se kam nji shok perkthys e ja tregon vendin!

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Politik-Diskussionen

Mo, 26. Nov 2012, 17:29

Strellci i Vertet hat geschrieben:...ps. patriot me Batteria ki ketu sa te dush...

pse po ofendon more bur!! Ti hidhesh perpjet me te thane dicka ama vete shkruan gjithmone me ofendime!

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Kshyrni Kishat e Xhamijat, se jan tona!

Mo, 10. Dez 2012, 5:07

Se pari, shikoni nje her ket VideoKlip

http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... yNPe_Xfhns



At Nikolla Marku: Prifti serb dhe Janullatos, aleanca e djallit

Nga: AT NIKOLLA MARKU


Të vërtetat historike nuk janë shovinizëm, apo nacionalizëm, përkundër, janë përgjegjësi për të ardhmen dhe kujtesë e domosdoshme për brezat që vijnë. Është detyra jonë është që memorien ta ruajmë domosdoshmërisht për ngjarjet historike në dëm të kombit shqiptar e për t’ua treguar brezave që vijnë. Ata duhet të mësojnë se 1913 ka qenë viti i kasaphanës mbi kombin dhe trojet shqiptare, kasaphanë e bërë nga fqinjët tanë, ku njëri është i përkëdhelur i perëndimit e tjetri i Moskës. Pas një skenari të turpshëm nga Janullatos me eshtra të ushtrisë agresive greke në dëm të popullit shqiptar në jug të Shqipërisë deri në Prevezë, na shfaqet një pseudo prift serb në Shkodër për të kërkuar varre ushtarësh serbë. Ky prift i quajtur Amfilohije Radoviç, jashtë misionit të tij si prift, i dërguar nga patriarkana e Beogradit, kërkon të na kujtojë ushtarë serbë të vrarë në Shqipërinë tonë, e cila me të vërtetë është bërë varrezë për armiqtë e këtij populli (Zoti të më falë për këtë që citova). Shqiptarët nuk kanë varre në dhe të huaj, sepse kurrë nuk kanë vrarë, grabitur, shfarosur popuj të tjerë. Historia na mëson shumë për të kaluarën tonë ndër shekuj, por sidomos për vitet 1912-1913, kur atdheu ynë u bë kurban për fqinjët tanë, që në ato vite treguan natyrën e tyre të vërtetë kundër kombit shqiptar. Serbët në Kosovë dhe grekët në Çamëri vranë popull shqiptar të pambrojtur dhe të pafajshëm, plaçkitën dhe shpërngulën si barbarë të uritur njerëz të mirë ortodoksë, myslimanë, katolikë, bektashi, vetëm se ishin shqiptarë në shtëpitë dhe pronat e tyre.
Çfarë kurdisin dy aleatë të djallit me eshtra ushtarësh si greku Janullatos dhe prifti serb Radoviç në dëm të kombit dhe truallit shqiptar?
Vetëkuptohet se të prekësh ndjenjat e një shoqërie apo kombi është t’i sjellësh ndërmend ushtarët e vrarë dhe qëllimin e tyre përse janë vrarë, me qëllim që të ngresh një mendim dhe qëllim të ri po si ai i vjetri në shoqërinë e sotme. Janullatos dhe nazistët grekë thonë se kanë heronjtë e Vorio-Epirit, Radoviç thotë se serbët kanë luftuar kundër osmaneve në veri të Shqipërisë, e cila shtrihet deri në Mitrovicë e Preshevë, kur Shqipëria e kishte shpallur Pavarësinë e saj më 28 Nëntor 1912 për të katër vilajetet pa asnjë ndarje. Ç’kërkonin këto hordhi grabitqare dhe kriminelesh në atdheun Shqipëri 62 mijë kilometra katrorë? Kuptohet se çfarë ndodhi më 1913.
Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare, për hir të së vërtetës, krahasuar me kishën serbe dhe atë greke qëndron në piedestal të lavdishëm pranë dritës së Perëndisë dhe profetëve. Në asnjë mënyrë kisha nuk mund të bëhet vegël në duar terroristësh, mafiozesh, politikanëve vdekje-mbjellës, qëllimeve të urrejtjes apo racizmit injorant që buron që nga Kaini i Biblës. Si mund të thuash se Zoti të bekon ty, kur ti mendon për vdekjen dhe shfarosjen e tjetrit!? Ne shqiptarët e dimë shumë mirë se, misioni fetar është ai i dashurisë, respektit, besnikërisë, bujarisë dhe mbi të gjitha i lutjeve dhe faljeve të mëkateve që bën çdo njeri pa përjashtim në këtë botë.
Si prift që është, Radoviç apo kisha serbe duhet të kryejë misionin e saj human në gjetjen e mbi 3000 shqiptarëve të zhdukur nga ushtria serbe, ndërsa prifti Janullatos, t’i kërkojë shtetit grek respektimin e emigranteve shqiptarë si dhe kthimin e çamëve në pronat dhe shtëpitë e tyre në Çamëri. Çdo shqiptar dhe politikan duhet të mbajë qëndrim të qartë ndaj fqinjëve, që me gjithë gjenocidet dhe grabitjet ndaj popullit shqiptar dhe trojeve të tij, ne përsëri jemi për fqinjësi normale. Le të mbrojmë së bashku të paktën parimet kushtetuese, përsa u takon veprimeve antishqiptare, që cenojnë territorin dhe identitetin shqiptar. Në rast se nuk ndërhyjnë institucione të shtetit në mbrojtje të vlerave tona, atëherë e them me përgjegjësi se do t’i mbrojë populli me veprime fizike të drejtpërdrejta, sepse kupa po mbushet, siç e ka mbushur me kohë Dule, Bollano, Radoviç, Janullatos etj. Një ditë durimi i çamëve do të soset dhe po ashtu dhe ai i shqiptarëve në Maqedoni, Presheve, Bujanovç etj. Nuk mund të jesh nënshtetas i Shqipërisë dhe të kërkosh Vorio-Epir, këtu toleranca kthehet në dobësi dhe paaftësi për të vepruar. Disa herë kisha serbe është bërë frymëzuese e akteve të dhunshme në Mitrovicë. Thua se Europa fle për këto akte të drejtpërdrejta terroriste, në dëm të shqiptarëve të Kosovës? Ne besojmë se jo, por duhet informuar. Ne nuk e kuptojmë heshtjen e gjatë të partive tradicionale të djathta, që e kanë në program bashkimin kombëtar dhe nuk mbrojnë programin e tyre.
Ne si kishë e kemi të qartë planin ortodoks-serbo-grek në dëm të kombit shqiptar dhe kishës ortodokse shqiptare. Jemi të përgatitur për të përballuar me çdo mjet, sepse është e drejta jonë të mbrojmë veten tonë, kombin shqiptar dhe truallin e tij të bekuar në çdo drejtim. Gjatë festimeve të 100-vjetorit, ndodhi një mrekulli e madhe, kjo mrekulli ishte angazhimi politiko-qytetar i gjithë shqiptarëve me aktivitete të shkëlqyera, në çdo drejtim, që nga ekspozitat e flamurit e deri tek mbledhja e qeverisë në Vlorë. Vetëm Janullatos nuk organizoi asnjë simpozium historik për ata ortodoksë që dhanë jetën për pavarësi dhe liri. Çudi? Jo, tashmë e kanë të qartë të gjithë shqiptarët se ky përfaqëson kishën e minoritarëve të shitur tek asfalia greke dhe racistët e çmendur të Agimit të Artë. Kisha ortodokse kombëtare shqiptare dënon çdo veprim të çdo prifti që merret me politikë shoviniste, me qëllim genocidi ndaj çdokujt, qoftë ndaj individit apo kombeve të ndryshme. Ne do të reagojmë mbi parime kristiane ndaj Radoviçit dhe Janullatosit në organizma ndërkombëtare përkatës, me qellim që spekulimi i këtyre gjeneralëve të veshur me rroba prifti të marrë fund bashkë me planet e tyre.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Kshyrni Kishat e Xhamijat, se jan tona!

Mo, 10. Dez 2012, 6:12

Kisha Ortodokse ne trojet Shqiptare eshte ne nje gjendje katastrofale, ne Shqipni ka nje ndikim te madhe Greke, ne Maqedoni jan Slawizu krejtsisht, ne Kosove Serbizu, te fundit me Ligj. Fakt eshte se me shekull Shqiptaret ishin Ortodoks, dmth me ritus te vjeter, dhe ishin ner sundimin e byzantines, dhe fuqi rajonale, deri para 200-300 Vite gjitha Kosova, Maqedonia dhe nje pjes e madhe e Shqipnijes e sotme ishin ortodoks.

Ne Titull permendet xhamija, kjo u be me qillim, se edhe bashkia islame po ka ndikim te madhe ga Turqia dhe Saudiarabija.


Pas luftës, Kosova ishte një terren i përshtatshëm për të përhapur doktrinën e Vehabizmit. Kjo dukuri negative ka marrë përhapjen zakonisht përmes shoqatave të ndryshëm humanitare. Që në emër të njerëzores kanë bërë jo njerëzoren. Ndihmesë të madhe ka dhënë edhe Bashkësia Islame e Kosovës e cila në një formë, lenë për të kuptuar se është e lidhur me ato shoqata që kanë prejardhje të dyshimtë në financimin e këtij sekti fetar. Pra në pamje të jashtme i ndan mjekra dhe pantallonat Vehabizmin dhe BIK-un ndërsa i bashkon krejt tjerat duke filluar nga ndërtimi i xhamive e deri tek parat që tek ta janë akti më i lart njerëzor. Kemi tash edhe rastin e fundit të Imamit Shefqet Krasniqit i cili kishte fyer dhe kishte nxitur urrejtje ndërfetare e që tash ka filluar një proces gjyqësor kundër tij, më vonë kishte predikuar në emër të fesë në një TV të Kosovës para zgjedhjeve se kush është mirë të votohet e kush jo. Pas gjithë këtyre skandale ende mban pozitën që kishte, pra BIK është pro kësaj lëvizje.

BIK-u shihet se ka bërë buxhet të mirë, derisa nuk lëvizin nga pozicionet që kanë ,ata kanë uzurpuar dhe kanë familjarizuar gjithë stafin akademik duke filluar nga Myftiu e deri tek pastruesit. Kemi me qindra doktorë të shkencave Islame që nuk ushtrojnë profesionet e veta për të vetmen arsye se nuk ju binden urdhrave të mbrapshta që janë në kundërshtim me islamin e që punohen ne BIK. Nuk janë të rastësishme edhe tronditjet që u bënë në disa Komuna të Kosovës vetëm se disa Imam kërkonin vendosmëri dhe parim siç janë Dr. Musli Verbani,Idriz Bilalli,Osmon Musliu, menjëherë i larguan nga pozitat që kishin vetëm se ishin parandalues të këtyre sekteve ekstreme në vendet ku ata ishin udhëheqës. Pra rrymat e ekstremit janë aktiv në Kosovë me dijen e BIK-ut. Shoqatat që merren me përkrahjen e këtij fenomeni zakonisht kanë shfrytëzuar shtresën e varfër të shoqërisë. Raste më të dukshme janë Shipol,paralagje e Mitrovicës,në Kodrën e Trimave,në Prishtinë,në Radac të Pejës,në Voksh të Junikut në Ferizaj dhe Kaçanik. Të gjithë këta janë të rekrutuar nga qendrat anti kosovare ((Arabia Saudite dhe Sigurimi Shtetëror i Serbisë).

Vehabizmi Arab,i përkrahur edhe nga Shërbimi Inteligjent Serb në Kosovë është duke tentuar të ndryshoj në shoqërinë kosovare dhe marrëdhëniet ndër njerëzore. Siguria e një vendi varet nga raportet e forcave në teren ,pra të forcave të sigurisë dhe forcave radikale të cilat po vinë duke u rritur, duhet shqetësuar sepse atëherë kur barazohet numri i forcave të sigurisë me ato radikale rrezikohet drejtpërdrejt siguria nacionale e vendit. Ideologët Vehabi e kanë për qëllim që ti përhapin idetë e tyre me synim të futjes së urrejtjes ndërmjet vetë myslimanëve, e mandej edhe kundër të tjerëve. Vet gjeneza e tyre nga vjen kjo rrymë radikale,tregon për agresivitetin dhe lidhjen e saj me grupet terroriste në mbarë botën. Arabia Saudite është vendi i cili më së shumti financon terrorizmin në botë zakonisht përhapjen e tyre e bëjnë përmes shoqatave dhe formave të tjera. Parat e shumta që derdh shteti saudit ka prekur edhe vendet tona si në Kosovë ashtu Shqipëri përmes studentëve tanë. Idetë e vehabizmit po promovohen përmes disa hoxhallarëve dhe mjafton ta shihesh rrjetin social Fecebok,në profilet e këtyre hoxhallarëve aty do të gjesh video të përkthyera nga idetë e këtyre personave.

Fenomeni “vehabizëm” veç ka filluar të marrë vërtet përmasa jashtëzakonisht të mëdha dhe alarmuese në të gjitha trojet tona në vend dhe jashtë, në botën perëndimore.

Ata kudo që t’i shohësh të bien në sy me ekscentrizmin e tyre në çdo pikëpamje: me mjekra të gjata, me fustanella aziatike o me pantallona (shallvare) të shkurtra, gratë dhe vajzat e tyre të veshura në të zezë-me perçe, si edhe jashtëzakonisht radikalë e vulgarë në fjalorin e tyre.

Excentrizmi i tyre vërtet është jashtëkohor e jashtë hapësinor për rrethanat tona evropiane, madje edhe për rrethanat e traditat tona kombëtare. Fundja, komplet doktrina, ideologjia dhe praktika e tyre radikale e ekstreme fetare bie ndesh me doktrinën dhe praktikën tonë fetare, që ndër shekuj është rrënjosur në trojet tona qysh kur gjyshërit tanë pranuan fenë islame. Vehabistët tanë kanë për synim të çrrënjosin ndër të tjera doktrinën tonë tradicionale fetare, alias mezëhebin hanefit (medh-heb: shkollë juridike fetare), duke implementuar kështu në universin tonë fetar doktrinën rigide të “vehabizmit”.

Shih absurdin, dëshirojnë të zhdukin mësimet jashtëzakonisht tolerante e racionale të mezëhebit tonë hanefit, e t’i zëvendësojnë ato me mësimet tepër ekstreme, infantile e irracionale të vehabizmit saudit. Kështu ata me paraqitjet e tyre të përçudnuara dhe propagandën e tyre janë duke krijuar një pështjellim, tollovi e rrëmujë të paparë kudo trojeve tona: nëpër xhami, rrugëve, kuluareve, nëpër ceremoniale e kremte fetare, në media elektronike e të shkruara, nëpër faqe interneti etj. Shteti duhet me gjithë mekanizmat e tij të ligjshëm ti parandaloj duke filluar nga predikuesit e deri tek përkrahësit e tyre. Ata që përhapin urrejtje ndërfetare të ndiqen penalisht dhe të burgosen për veprat e tyre penale që i bëjnë çdo ditë. Ndërsa BIK-un duhet ta marrë nën kontroll shtetëror dhe predikuesit e fesë të filtrohen nga vet shteti. Në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që klanet e caktuara në BIK së bashku me disa predikues të Vehabizmit të veprojnë ashtu si duan vetë.

Autori është analist politik dhe gazeta

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Fr, 04. Jan 2013, 13:15

Ja edhe nje shkrim tjeter nga N. Spahiu:

http://www.mapo.al/2012/12/28/rudina-xh ... -shqiperi/

Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Fr, 04. Jan 2013, 14:35

Belifario hat geschrieben:
Grave Digger hat geschrieben:...Eshte biles e kunderta. Nese ne Shqiperi fenomene te tilla kane ndodhur ne te '90, ne Kosove kane filluar pas luftes me pislliqe te tilla. Nese ne te '90 degjoje ne Shqiperi vrasje brenda familjes per shkak te pronave, sot gjera te tilla degjon nga Kosova. Dmth. ato gjera negative qe ndodhen ne Shqiperi ne te '90 ndodhin sot ne Kosove me nje vonese 10 vjecare....
Jo per pislliqe te tilla nuk jane as ne kosove 10 vite me vone....! Ne mars-prill-maj te 1999 kam punuar ne Kukes dhe jam deshimtar okular i eksodit te refuxhateve kosovare gjate luftes.
Se pari 3-4 javet e para te eksodit Shqiperia e ka perballuar kete dyndje njerzore PA NDIHMA te huaja!!! Qe ta kuptojme me mire Kukesi ka nje popullsi prej rreth 25- 30.000 banore dhe per disa dite numri i rrefuxhateve arriti ne mbi 150.000!!!! Kishte shume probleme POR NUK PATI ASNJE TE VDEKUR PER BUKE (sikurse insinuhohet ne nje artikull qe e ka sjellur ketu nje bukeshkelur nga Kosova qe ne Shqiperi duhet te lypesh buke!) ! Shqiptaret ndane buken e gojes me kosovaret! Kjo eshte e verteta, dhe ma lejoni pyetjen: A do e benin kosovaret per ne kete????
Jane hapur shume fjale per "pislleqet" qe kane bere shqiptaret me kosovaret ne kohen e luftes!! Po kush ja filloi ketyre pislleqeve???? Jam gjithashtu deshmitar okular qe p.sh. nje person (kosovar) duke pare qe ngisja nje fuoristrade qe binte ne sy (ishte e punedhenseve te mij, qe ishin te huaj) me afrohet ne turizmin e Kukesit dhe me "ofron" dy vajza (femije) jo me shume se 14-15 vjece per 18000 DM! Sikurse degjova pas disa ditesh e kishte ulur shume cmimin me vone! Betohej se i kishte nga katundi i vet! Nuk e dij se cfare ndodhodhi me vone me ato vajza!
Une kam patur te bej shume me kosovar kam edhe shoke nga Kosova! Problemi ne Kosove eshte se katnarlleku bon ligjin! Me katnarllek e kam fjalen per idiotet, ne Kosove ka shume njerz te zgjuar por qe nuk i pjerdh njeri, NJESHI atje eshte..... djali i hoxhes!!! (hoxha i ka paret!)
Ndersa per nga mentaliteti tulle fare! I qendroj mendimit qe kosovaret kane shuuume me shuuume te perbashkta me serbet kroatet maqedonasit sllovenet dhe mbi te gjitha me bosniaket se sa me Ne nga Shqiperia. Une mendoj se kjo eshte mese normale, kane jetuar gjate bashke!
Flas si njohes i mire i Kosoves dhe i kosovareve dhe mendoj qe per nje "bashkim" duhet te flasim se pakti mbas nja 30 vitesh!
Osht shum e pa emaxhinushme me ty dikush te bashkohet........pse flet ti per Kosovar e jo Shqiptar nga Kosova? :roll:
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Kryeqendra e krimeve në Kosovë, PS-ja në Tiranë

Mo, 07. Jan 2013, 14:50

SHIK-u ka lëshuar dy lloj librezash: një për rezidentët, hartues të listave të vdekjes dhe urdhërdhënës të vrasjeve dhe libreza të kamufluara për ekzekutuesit.
Populli i Kosovës ka nevojë të ndihmohet nga zyrtarët e shtetit amë, Shqipërisë. Padyshim, shteti shqiptar e ka hisen e vet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Dhe, këtë nuk guxon ta mohojë askush.
Tashmë, nuk është ndonjë sekret, kryeqendra e krimeve në Kosovë është Tirana, janë pikërisht disa nga krerët e Partisë Socialiste, të cilët e kishin themeluar me kohë Sigurimin Informativ të Kosovës (SHIK), e kishin instruktuar, madje angazhuan oficerët e Sigurimit të Enver Hoxhës, si guidë për veprimet fillestare dhe, e hodhën në veprim, në kohën e zgjedhur nga ata, me qëllim të marrjes së pushtetit me dhunë. Veprimet e individëve dhe të grupeve të caktuara në instruktimin dhe ndihmën direkte të dhënë, për ta marrë pushtetin me dhunë, pas çlirimit në Kosovë, nuk duhet përgjithësuar, populli dhe anëtarësia nuk duhet fajësuar. Ai është një kapitull i errët, që duhet denoncuar, ashtu siç ka ndodhur realisht, madje me emër.

Falja është akt moral, individual, por edhe gruporë. Është fisnikëri të falësh për dëmin, dhimbjen personale që të ka shkaktuar dikush ose ka mbetur në tentativë. Por, të rehabilitosh krimin dhe kriminelët, të cilët i kanë sjellur aq mynxyrë e torturë popullit të Kosovës, duke ia ekzekutuar bijtë më të mirë, kjo është e pakonceptueshme për mendjet e shëndosha, është faj, është krim, sepse i rivret të vrarët, lëndon shpirtrat e trazuar të familjeve për humbjet e bijve të tyre

-----------------------------------------------------------------------------------------------

Sa i përket asaj se unë paskam qenë nën komandën e Xhavit Halitit, kjo është një gënjeshtër e kulluar dhe një trillim i Juaj fantasmagorik. Nga viti 1988 unë nuk kam pas asnjë lidhje me kësi lloj njerëzish. Nga ajo kohë kur nisën të komunikojnë me një bashkëpunëtor të ambasadës jugosllave.
Nga mosha 15 vjeçare jetoj jashtë Kosovës, në një shtet ku ka vlerë njeriu dhe fjala e njeriut. Nuk është lehtë të jetosh mbi 32 vjet në Perëndim, pa shkuar 18 vjet në Kosovë. Unë kam huazuar diçka të mirë nga ky popull mirënjohës. Të jem sa më i sinqertë ndaj të vërtetës, kur vjen në pyetje jeta e njerëzve. Sidomos e atyre që dhanë atë më të vlefshmen, jetën për lirinë e Kosovës. Polemika e ekzagjeruar kaplon përmasat e dyshimit që krijon përshtypjen se diçka nuk është në rregull, ndaj kush e kapërcen gardhin me lloj-lloj pyetjesh, e bezdis lexuesin duke u shndërruar në një hetues mbi të cilin bie dyshimi. Dyshimi im ishte dhe mbetet me fakte që të shtyjnë të mendosh se në Hotelin Rogner, si dhe në Qeverinë e Bukoshit ishte UDB-a, prandaj unë aty nuk isha dhe as nuk doja të kem punë me ta. Ngjarjet e asaj kohe në Shqipëri mbeten të çuditshme dhe me një spektër të panumërt pikëpyetjesh dhe pikëçuditjesh. Shqiptarët e paguar nga serbët atje na e vranë Bajram Currin, po Ahmet Krasniqin kush e vrau?
Pse heshtin ata marksistë/leninistë të persekutuar që mburreshin se “ne do ta vrasim Ahmet Krasniqin!”.

---------------------------------------------------------------------------

http://www.botasot.info/lajme/205103/nu ... -hetuesit/


http://www.botasot.info/kosova/205098/k ... ne-tirane/




Keto dy Thema lidhen njera me tjetren.

Xhavit Haliti ish kordinues ne SHIK dhe PS(partia post komuniste) pat shum afersi me te.

Pershendetje Strellci i Vertet
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Re: Kryeqendra e krimeve në Kosovë, PS-ja në Tiranë

Di, 08. Jan 2013, 13:12

Ahmet Krasniqi u shantazhua dhe më pas u vra

Ahmeti disa herë u ndalua nga policia e Nanos duke i bërë kontroll në makinë. Filloi t’i dobësohet shëndeti nga stresi e nervoza. Pas disa ditësh u vra duke qenë rojet aty.

Zotëri! T’i kthehemi takimit në Tiranë, me komandantët e vetëshpallur, ku ishe ti vetë iniciatori kryesor për këtë takim! Ju më bëni pyetje se çka u fol aty, në atë takim? Unë s`kam qenë, por e di se çka u fol. Por, ju zotëri Shefqet, kurrë nuk e treguat me anë të shtypit atë takim. Shtrohet pyetja, Pse? Kush e shtini Ahmetin të thotë: “Nëse Bukoshi nuk m’i plotëson kushtet që m’i ka premtuar për ushtri, unë do të dal në media e do t’i tregoj të gjitha dallaveret që i kanë bërë e po i bëjnë.”
Kjo fjali i kushtoi me jetë Ahmetit. Kjo ishte e mirëseardhur për çiftin e Komandant Zezës dhe atyre udbashëve që ishin në të dyja anët. Ahmeti ishte pengesë për të dyja palët. Ahmeti ishte pengesë për agjenturën e armatës jugosllave sepse nuk kishin kundërshtarë më të aftë se ai, kurse për ju ishte kapo e qeverisë Suaj.
Ahmeti ishte ai që do t’ua ndalonte Juve ndihmat e mëtejshme nga mërgata, po që se do të dilte ato ditë në media të ndryshme shqiptare e do të tregonte keqpërdorimet financiare, mashtrimet dhe bashkëpunimin që i bënte kjo qeveri me kapo/udbashët. Pas disa ditëve Ju u nisët për në Zvicër dhe Ahmetit iu shtua zullumi. Disa herë u ndalua nga policia e Nanos duke i bërë kontroll në makinë. Filloi t’i dobësohet shëndeti nga stresi e nervoza. Nuk shkuan disa ditë dhe ai u vra duke qenë rojet aty afër. Por pa armatim.
http://www.botasot.info/lajme/205251/ah ... pas-u-vra/
-------------------------------------------------------------------------------------

Me tregoni pse nuk hetohet kjo Vrasje nga Autoritet Shqiptare ne Shqipri?

Pershendetje Strellci i vertet
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Serbia theri 70.000 shqiptarë dhe djegi 600 fshatra shqiptar

Do, 17. Jan 2013, 15:23

Jam i nderuar që, në emër të Kryesisë së Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës, t’iu përshëndes dhe t’iu falënderoj për organizimin e kësaj tryeze kushtuar dëbimit masiv të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës. Ne, pra, jemi mbledhur sot që të përkujtojmë këtë kaptinë të dhimbshme, 130-vjetorin e dëbimit masiv të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës, me ç’rast Serbia, përmes dhunës dhe terrorit të organizuar shtetëror, ushtroi gjenocid dhe spastrim etnik mbi 700 vendbanime dhe mbi 300.000 shqiptarë, të cilët asokohe jetonin në trojet e veta etnike, apo në një hapësirë sa territori aktual i Kosovës. Spastrimi i dhunshëm i hapësirës etnike shqiptare në mënyrë masive ndodhi pas Kongresit të Berlinit, më 1878, dhe vazhdoi deri me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, kur pjesa më e madhe e popullatës shqiptare të Sanxhakut të Nishit dhe rajoni i Toplicës ishte dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore. Në pronat e ligjshme të shqiptarëve të dëbuar u vendosën serbët dhe malazezët besnikë ndaj regjimit serb, ndërkohë që popullata e dëbuar shqiptare u vendos kryesisht në territorin e Kosovës së sotme dhe në një pjesë në territorin e Maqedonisë. Shumë nga të dëbuarit përfunduan përtej Bosforit, në shkretëtirat e Anadollit e me gjerë në Turqi. Në një shkrim të plasuar në internet me titull “Spastrimet etnike serbe ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit” nga një bashkëpunëtor i Akademisë Diplomatike të Londrës konstatohet se vetëm në Luginën e Nishit gjatë kësaj periudhe u vranë dhe u masakruan 35.000 shqiptarë. Në një lagje të Nishit të banuar me shqiptarë (dokumentet osmane e vërtetojnë praninë e banorëve shqiptarë në qytetin e Nishit) u plaçkitën dhe u dogjën 300 shtëpi. Në lidhje me këtë kaptinë tragjike të shqiptarëve flasin madje edhe vetë burimet dhe autorët serbë: “Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin luginës së Moravës Jugore nëpër të ftohtit e madh, nëpër grykën e Gërdelicës, deri te Vranja e Kumanova”, konstaton Stefan L. Popoviq, në librin e tij “Putovanje po novoj Srbiji”, i botuar në Beograd në vitin 1950. Ndërkaq, shkrimtari serb Jovan Haxhivasilev, duke shtjelluar politikën shfarosëse serbe ndaj etnikumit shqiptar, shkruan (citojmë) “Dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe të krijohet mundësia që aksioni i mëtejmë të drejtohet kah Kosova”. Në disa shkrime të botuara në shtypin perëndimor të kohës, gjithashtu, theksohet se pushtuesit serbë në Sanxhakun e Nishit dhe në rajonin e Toplicës kanë zbatuar strategjinë e tokës së djegur me përkrahjen morale, politike, diplomatike e ushtarake të Rusisë Cariste e të Evropës. Madje, vetë princi i Serbisë, Milan Obrenoviq, kishte urdhëruar ushtarakët serbë, duke u thënë se merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb, do t’i ketë ai i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptarë”. Burimet e kohës flasin për rreth 70.000 shqiptarë të therur, të vrarë e të pjekur në zjarrin e shtëpive në rreth 600 fshatra shqiptare të rrafshuara me zjarr vetëm më 1877/1878. Këto burime, gjithashtu, thonë se, asokohe, nuk ishte vërejtur disponim i fuqive të mëdha për të parandaluar këtë gjenocid serb mbi shqiptarët e shqiptarësinë e Sanxhakut të Nishit. Pohimet e sipërshënuara i theksuam qëllimisht, ngase, sipas spekulimeve të albanofobëve serbë Jovan Cvijiq, Dushan Popoviq, Luba Stojanoviq, Vlladimir Stojanoviq, Anastasije Urosheviq e shumë të tjerë, familjet shqiptare si kolonizuese kanë depërtuar deri në Toplicë, Leskoc, Vranjë e gjetiu pas “Dyndjes së madhe serbe” të vitit 1690. Sipas burime arkivore, por edhe sipas një burimi serb, deri në mesin e shek. XIX, vetëm në rrethinë të Leskocit dhe të Prokuples ishin më se 300 fshatra shqiptare, kurse deri në vitin 1877 vetëm në rrethinë të Pustarekës dhe të Jabllanicës ishin 1539 shtëpi shqiptare. Me depërtimin e ushtrisë serbe, andej fshatit Bucë, pothuajse nuk kishte mbetur asnjë familje shqiptare. Kështu, nga Pustareka e Jabllanica pothuajse të gjitha familjet shqiptare u nisën këmbë drejt Gollakut. Se çfarë terrori është bërë mbi shqiptarët, dëshmon e dhëna se, pas dëbimit të shqiptarëve, Serbia në krye me Mita Rakiqin kishte dërguar ekipe për ta popullzuar atë pjesë me kolonistë para se të mbahej Kongresi i Berlinit. Ekipet për formimin e komunave dhe regjistruesit, ndër të tjera, shkruanin: “Këtu të gjitha fshatrat kanë qenë shqiptare, tani janë të shkreta, të djegura dhe të rrënuara, prandaj edhe nuk mund të formohen komuna”. Të djegura, të shkreta dhe të rrënuara, regjistruesit i kishin shënuar 53 fshatra. Se çka, në të vërtetë, kanë përjetuar shqiptarët gjatë dëbimit, për këtë flet edhe një fragment i udhëpërshkruesit serb, Sreten Popoviq, ku, ndër të tjera, shkruante: “Ato netë shumë familje shqiptare, duke ikur me fëmijët e tyre, nga acari i madh pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit.” Qystendili i Bullgarisë në janar të vitit 1878 ishte përplot shqiptarë, sikur Bllaca e prillit të vitit 1999, ku Serbia edhe kësaj radhe kishte tentuar që nga Kosova të krijojë Sanxhakun e Nishit dhe Toplicën e dytë, duke zbatuar elaboratin e saj për spastrimin etnik edhe të territorit të sotëm të Kosovës. Por, për fatin e mirë të popullit tonë, për dallim nga vitet 1877-1878, këtë herë, këtë katrahurë që përjetonte populli shqiptar i Kosovës, po e përcillte bota e qytetëruar, kurse shtetet më të fuqishme e më demokratike, në krye me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, si dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian, u vunë në krah të drejtësisë dhe e ndihmuan këtë popull që të kthehej në trojet e veta etnike. Shkrimtari i njohur serb, Jovan Haxhi Vasiljeviq, në librin “Albanska liga” (Beograd, 1909) thekson: “Shqiptarët kanë mbetur në Serbi (lexo në Sanxhakun e Nishit) deri në gusht të vitit 1878, përderisa qeveria serbe pas vendimeve të Kongresit të Berlinit i shpërnguli përtej kufirit të Serbisë në Kosovë”. Që ironia të jetë më e madhe, pas vitit 1912 këto të dhëna historiografia serbe i falsifikoi, duke propaguar nëpër Evropë se gjoja shqiptarët që jetonin në trojet e tyre etnike në Sanxhakun e Nishit ishin shpërngulur nga Shqipëria, gjë që nuk i përgjigjet aspak të vërtetës. Në realitet, askund, në asnjë arkiv apo bibliotekë botërore, nuk gjendet ndonjë dokument apo e dhënë mbi ndonjë shpërngulje nga Shqipëria në Kosovë apo në trojet etnike në Sanxhak të Nishit dhe në rajonin e Toplicës. Pse të mos theksohet se kësaj kaptine të dhimbshme i kontribuan edhe vendimet e Kongresit të Berlinit, në të cilin nuk u morën parasysh kërkesat e delegatëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që shqiptarët e dëbuar nga Sanxhaku i Nishit të kthehen sa më parë në trojet e tyre etnike. Ndonëse Kongresi i Berlinit në kuadër të vendimeve të veta kishte krijuar Komisionin ndërkombëtar për t’i kthyer edhe shqiptarët e dëbuar në Sanxhakun e Nishit, mjerisht kjo nuk ndodhi kurrë. Këtë vlerësim e mbështesim në vendimet e Kongresit të Berlinit, përkatësisht në paragrafin 39 në të cilin thuhet (citojmë): “Ata që kanë prona në territoret e aneksuara nga Serbia dhe të cilët duan të jetojnë jashtë Principatës mund ta bëjnë një gjë të tillë dhe njëkohësisht të mbajnë pronat e tyre, ose t’i mbyllin nëse janë dyqane, apo t’ia japin për administrim një pale të tretë” (mbarim citati). Mbështetur edhe në këtë fakt, ne e kemi themeluar Shoqatën e Muhaxhirëve të Kosovës, e cila po vepron në sensibilizimin e opinionit vendor e ndërkombëtar, që shqiptarëve muhaxhirë të dëbuar nga trojet e tyre etnike nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës t’u njihet e drejta e pronës, e cila në bazë të konventave ndërkombëtare është diçka e shenjtë. Me këtë qëllim, kohë më parë, Shoqata e Muhaxhirëve të Kosovës ka botuar librin me titull: “E drejta mbi vatrat dhe pasuritë reale dhe autoktone nuk vjetrohet” të doajenit dhe historianit të shquar, prof. dr. Sabit Uka, kryetar nderi i kësaj shoqate, i cili sa ishte në këtë jetë, me përkushtim është marrë me ndriçimin e fatit të muhaxhirëve të Kosovës, të cilët fati i ka katandisur në pjesë të ndryshme të botës. Këto ditë po punojmë intensivisht që kjo vepër të botohet edhe në gjuhën angleze dhe, të njëjtën, së bashku me programin e Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës, me qëllim të ndërkombëtarizimit, do t’ia dërgojmë misioneve diplomatike në Kosovë dhe qendrave ndërkombëtare të vendosjes. E gjithë kjo bëhet me qëllim që muhaxhirëve shqiptarë të dëbuar nga Sanxhaku i Nishit t’u njihet e drejta e pronës dhe që, njëkohësisht, ata, përmes faktografisë shkencore dhe historike, të njihen jo vetëm me spastrimin etnik që Serbia ka ushtruar mbi 700 vendbanimet shqiptare nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni Toplicës, por edhe me politikën e saj të vazhdueshme destruktive dhe gjenocidiste mbi shqiptarët. Ndërkohë, më lejoni t’ju noftoj se Shoqata e Muhaxhirëve të Kosovës po punon në përgatitjen e dokumenteve për realizimin e obligimeve nga protokolli i vendimeve të Kongresit të Berlinit, paragrafi 39, për aktivizimin e këtij paragrafi mbi njohjen e të drejtës së pronës për të gjithë muhaxhirët shqiptarë të dëbuar me dhunë nga Sanxhaku i Nishit. Kjo nismë e Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës do të duhej, ndërkaq, të pasohej edhe me disa nisma të tjera, të tilla si: ngritja e një Memoriali Përkujtimor kushtuar shqiptarëve të dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore në Sanxhakun e Nishit dhe në rajonin e Toplicës dhe, njëkohësisht, përjetësimi i kësaj kaptine tragjike në librat dhe në tekstet shkollore të nxënësve tanë. Të nderuar zonja dhe zotërinj. Në fund të kësaj fjale rasti, më lejoni që edhe njëherë t’Ju falënderoj për organizimin e kësaj tryeze, përmes të cilës ne së bashku rikujtojmë me dhembje, respekt e pietet një nga ngjarjet më të prekshme dhe më tragjike të historisë sonë kombëtare.
Fjala e autorit, kryetar i Shoqatës së Muhaxherëve të Kosovës e mbajtur në Tribunën, “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877-78”.

----------------------------------------------------

Athu a e kan keta Pseudo Politikanet e sodem ket para sysh?

Peshendetje Strellci i vertet
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Fr, 18. Jan 2013, 17:51

Lëreni Kosovën të qetë, tiranë të Tiranës!

Nga Enver Robelli

Në Shqipëri tashmë ka filluar fushata zgjedhore. Për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet e mëdha, nga krimi e korrupsioni, qeveria e kryeministrit Sali Berisha po përdor kartën e popullizmit dhe nacionalizimit të nëntokës, duke trumbetuar “bashkim me Kosovën”. Kjo politikë i bën dëm Kosovës dhe nuk i zgjidh problemet e Shqipërisë.
Në prag të pesëvjetorit të realizimit të ëndrrës së madhe, pavarësisë së saj, Republika e Kosovës gjendet në fokus të politikës së brendshme të një shteti fqinj – Shqipërisë. I frikësuar se mund të humb pushtetin (gjë që në një vend demokratik do të ishte një zhvillim krejt normal) Sali Berisha, kryeministër i një shteti me skenë politike jonormale, po përpiqet me ngulm që Kosovën ta bëjë temë debati në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Nganjëherë tentohet që të krijohet përshtypja se më 23 qershor jo vetëm që do të fitojë Berisha me kamarillën e tij, por me një harxh do të bashkohen Shqipëria e Kosova dhe më 24 qershor Hashim Thaçi do të shkojë në ekzil si kryetar i një qeverie të një vendi të aneksuar.
Para se të piskasin kreshnikët e torishtës politike dhe patriotët me mentalitet opingash duhet thënë shumë qartë: po, përkundër përkatësisë së njëjtë etnike të shumicës së qytetarëve të tyre, Shqipëria dhe Kosova janë – vende fqinje. Shqipëria e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Madje që në fillim të epokës së Ibrahim Rugovës para dy dekadave, pastaj – për herë të dytë – Tirana e ka pranuar pavarësinë e Kosovës menjëherë pas 17 shkurtit 2008. Edhe Kosova e njeh Shqipërinë si vend të pavarur. Udhëheqjet e të dy shteteve së paku në mënyrë deklarative kanë shpallur si synim integrimin në Bashkimin Evropian, duke respektuar kufijtë aktualë në Evropë. Shqipëria është pranuar në NATO pasi ka garantuar se respekton kufijtë rajonalë dhe rregullat e Aleancës Veriatlantike. Kosova ka fituar pavarësinë pasi me Kushtetutë ka garantuar se nuk ka ambicie t’i bashkohet ndonjë shteti tjetër. As Sali Berisha, as Hashim Thaçi, as Albin Kurti, as popullisti me bateri të dobëta Kreshnik Spahiu nuk patën protestuar, kur ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 27 gusht 2010 deklaroi: “Pavarësia e Kosovës e ka përmbyllur kapitullin e vendosjes së kufijve dhe copëtimeve në territorin e ish-Jugosllavisë. Harta e Ballkanit Perëndimor është përcaktuar përfundimisht. Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial janë fakte”.
Pas këtyre fjalëve të qarta si kristali Lëvizja Vetëvendosje nuk doli në rrugë. Pothuaj të njëjtat fjalë Westerwelle i kishte thënë më parë në Beograd, para atyre politikanëve serbë që me zjarr e vrull retorik e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, pavarësia e Kosovës është realitet, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është i qartë, harta e shteteve pasardhëse të ish-Jugosllavisë është përcaktuar. Para se të bërtasë “bashkim, bashkim” Sali Berisha duhet të kërkojë takim me kancelaren Angela Merkel për të diskutuar këtë çështje, sepse, siç dihet, pa gjermanët sot dhe në dekadat e ardhshme në Evropë askush nuk mund të marrë një vendim të rëndësishëm. E vërteta e hidhur është se as Berishën, as Thaçin tani për tani nuk i pret askush i rangut të lartë në Berlin. Edhe sikur t’i priste dikush, atëherë ata do të dëgjonin apele të tharta për të luftuar krimin e korrupsionin, për të ndërtuar shtetin ku sundon ligji dhe ku shporren klanet nepotiste dhe mafioze, të cilat kontrollojnë resurset kryesore të shtetit, qoftë në Shqipëri apo në Kosovë. Për përralla që lidhen me “bashkimin e trojeve shqiptare” nuk ka veshë askush as në Berlin, as në Bruksel.
Faktet nuk mund të mohohen, as ekzistenca e shtetit të Kosovës: Prishtina ka ambasador në Tiranë, policë dhe doganierë në kufi me Shqipërinë, targa të veta për automjete, sistem të veçantë politik, gati 100 shtete e kanë njohur Kosovën si të pavarur, Kosova është anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, madje edhe ambasadorët e atyre vendeve që s’e kanë njohur Kosovën i ftojnë diplomatët e Kosovës në organizime të ndryshme.
Edhe Shqipëria ka ambasador në Prishtinë, i cili pothuaj për çdo ditë i mban leksione pseudopatriotike qytetarëve shqiptarë të Kosovës. T’i mbash leksione shqiptarëve të Kosovës për shqiptarizëm e patriotizëm, për sakrificë, për atdhe e për vetëmohim është njëjtë sikur t’i tregosh Steve Jobsit në botën e përtejme se çfarë merita ka pasur për suksesin e markës Apple. Para pak ditësh ambasadori i Tiranës në Kosovë u shfaq në televizion i rrethuar me disa të ashtuquajtur “veteranë të UÇK-së” dhe tha se “UÇK nuk ka bërë krime”. Së pari: një vlerësim i tillë nuk është në kompetencën e asnjë ambasadori. Së dyti: fakti që UÇK ka luftuar për lirinë e Kosovës assesi nuk i amniston disa pjesëtarë të saj, të cilët gjerë e gjatë kanë torturuar dhe vrarë shqiptarë, jo pse ata ishin kundërshtarë të çlirimit apo bashkëpunëtorë të Beogradit, por pse ishin rivalë politikë dhe më të popullarizuar në popull. Së treti: para se ambasadori i Tiranës në Prishtinë të na tregojë broçkulla për patriotizëm e për UÇK-në do të ishte mirë që ai ta bindte qeverinë e tij të ndihmojë në zbulimin e personave që themeluan dhe “mirë”mbajtën burgun në Cahan (Shqipëri veriore), ku, mes tjerësh, u torturuan edhe patriotë të mirëfilltë të Kosovës. Faji i tyre i vetëm ishte se mbështesnin Lidhjen Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugovën apo qeverinë në mërgim të drejtuar nga Bujar Bukoshi. Aq skandaloz është bërë ambasadori i Tiranës në Prishtinë, saqë politikanë të nivelit të lartë në Prishtinë thonë: “Ky i ka shkelur të gjitha rregullat diplomatike”. “Është bërë i padurueshëm”. “Do të ishte mirë që dikush t’i thoshte Sali Berishës: ‘Largoje se nuk po sillet si diplomat, por si aktivist mitingjesh’”.
Kosovës i duhet mbështetje jo vetëm nga Bashkimi Evropian, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Turqia etj., por i duhet përkrahje edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi, në mënyrë që të gjejë vendin në mesin e shteteve stabile të rajonit. Më së paku, ndërkaq, Kosovës i duhet përkrahja nga politikanët mesjetarë të tipit të Dashamir Shehit, i cili flamurin e Kosovës e quan leckë. Aq më pak Kosova është e gatshme të dëgjojë përralla patriotike nga tipa si Aleksandër Frangaj, i cili në vitet 90-të ka qenë njëri nga flamurtarët e shumtë të fushatës mediatike në Tiranë kundër shqiptarëve të Kosovës. Gazeta e tij “Koha jonë” i quante sulmet e UÇK-së aksione terroriste si në Korsikë. Frangaj sulmonte presidentin e atëhershëm Sali Berisha se duke dërguar tanke drejt veriut po provokuaka konflikt me Serbinë. Për këtë shpifje ai qe dënuar nga një gjykatë e Tiranës. Sot, në vitin 2013, Frangaj dhe disa gazetarë të gjirizit politik të Tiranës për interesa të ngushta biznesi propagandojnë “bashkim”, madje kërcënohen se brenda pak orësh mund ta mbulojnë Kosovën me sinjalet e televizioneve të tyre rozë, të cilat shquhen jo për gazetari profesionale, por për tifozllëk politik tejet primitiv.
Në këto valë po noton edhe Sali Berisha. Duke e ditur se një pjesë e madhe e kosovarëve kanë një ndjeshmëri të veçantë për shtetin shqiptar, Berisha pothuaj për çdo ditë gjuan në opinion “propozime atdhetare”: pasaporta për të gjithë shqiptarët, kampionat të përbashkët futbolli, “hapësirë unike të valëve” të transmetimit për mediet e Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas etj. Të gjitha këto britma atdhetare do të harrohen pas 23 qershorit. Shqipëria mund t’u japë pasaporta shqiptarëve përtej kufijve të saj, por kështu ajo do të rrezikojë liberalizimin e vizave për hapësirën e Schengenit. Asnjë qytetar i Shqipërisë nuk do të ishte i gatshëm të pranojë izolimin për hir të disa kosovarëve mendjelehtë, të cilët pasaportën e Shqipërisë e shohin si “dëftesë patriotizmi”. Mund të bëhet edhe një ligë e përbashkët futbolli, por jo brenda rregullave të institucioneve ndërkombëtare të këtij sporti. Me metoda të anarkisë mund të krijohet edhe një “hapësirë unike e valëve” të transmetimit medial, por jo një hapësirë valësh profesionale e të balancuara, që te publiku bartin informacione të paanshme.
Me deklarimet e tij të fundit Berisha po e trajton Kosovën si diasporë, por Kosova nuk është diasporë e Shqipërisë: Kosova është shtet. I keq, i mirë, është shtet në pronësi të gati dy milionë banorëve të saj. Dhe i së paku gjysmë milionë shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë (Evropë, Amerikë, Australi e gjetiu). Për të gjithë tiranët e Tiranës vlen thirrja: lëreni Kosovën rehat dhe jashtë betejave tuaja politike dhe jashtë moçalit tuaj politik! Punoni për vendin tuaj, mos u përpiqni që dështimet tuaja t’i maskoni duke lozur popullizëm mbi supet e shqiptarëve të Kosovës. Republika e Kosovës nuk mund të shërbejë si terren për allishverishe të politikës së brendshme të Shqipërisë. As nuk duhet të shërbejë si monedhë kusuresh në luftën e pamëshirshme për pushtet mes të ashtuquajturës Parti Demokratike dhe të ashtuquajturës Parti Socialiste. Kosova nuk ka asnjë faj për dështimet e Shqipërisë. Kosova nuk është përgjegjëse për mijëra viktimat e 1997-ës, për 26 të vrarët në Gërdec, as për të vrarët e 21 janarit 2011 para kryeministrisë, as për pazaret e Ilir Metës me tenderë, as për kryeneçësinë shumëvjeçare të opozitës socialiste, as për bizneset e familjes Berisha, as për marrëveshjen detare me Greqinë, as për stoqet me drogë në Shqipëri dhe “bastionet” si Lazarati ku nuk hyn dot shteti shqiptar, as për shkatërrimin e ambientit në bregdet, as për dështimin kolosal të qeverisë së Tiranës në rrugën e integrimeve evropiane, as për faktin se Shqipëria në 20 vitet e fundit nuk ka arritur të organizojë asnjë palë zgjedhje të pakontestuara nga gjelat e kotecit politik. Është shumë e qartë se debati i falsifikuar për bashkim me Kosovën është nisur në pamundësi për të zhvilluar debatin më të domosdoshëm sot në Shqipëri: si të çlirohet Shqipëria nga prangat e politikanëve mesjetarë, të cilët prioritet e kanë eliminimin e rivalit politik dhe jo përparimin e vendit.
Para rrafsh 100 vjetësh shqiptarët e Kosovës kanë dhënë kontribut vendimtar për themelimin e Shqipërisë. Në këtë përfundim ka arritur në bazë të dokumenteve arkivore studiuesja e re britanike Nicola Guy në librin e saj të sapobotuar “Lindja e Shqipërisë”. Si duket situata në anën tjetër? Në 100 vitet e fundit dy diktatorët e Shqipërisë (Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha) hoqën dorë nga bashkimi me Kosovën për të mos zemëruar Beogradin, me ndihmën e të cilit që të dy kishin ardhur në pushtet në Tiranë. Në 100 vitet e fundit Shqipëria vetëm njëherë, më 1999, kur u detyrua nga NATO-ja, i doli pak në ndihmë Kosovës. Në prag të shpërthimit të luftës në Kosovë Sali Berisha në revistën gjermane “Der Spiegel” thoshte se prapa sulmeve kundër policëve serbë në Kosovë qëndron Arkani, prijësi i paramilitarëve serbë. Në prag të fazës vendimtare për çlirimin e Kosovës, në vjeshtë 1998, Berisha dhe vartësit e tij e panë të udhës të bëjnë një përpjekje për puç në Tiranë. Nëse shikojmë pak më herët, do të vërejmë se në prag të shkatërrimit të piramidave financiare Sali Berisha u përpoq ta bart krizën në Kosovë, duke i bërë presion presidentit të atëhershëm të Kosovës Ibrahim Rugova që të nxjerrë në rrugë qindra-mijëra shqiptarë për të përkrahur opozitën serbe, e cila protestonte kundër Slobodan Milosheviqit, i cili kishte vjedhur votat në zgjedhjet lokale. Thua se shqiptarët e shtypur nga çizmja serbe nuk kishin problem tjetër veçse të demokratizonin Serbinë! Sot kur kosovarët e dëgjojnë Reis Çiçon duke recituar lajme për prijësin e lavdishëm Sali Berisha u kujtohet ai Reis Çiçoja i TVSH-së, i cili me ton agresiv lavdëronte studentët serbë, të cilët “do të fitojnë” dhe me urdhër të pushtetit bënte thirrje për mbështetjen e tyre nga Kosova. Në atë kohë Berisha deklaronte publikisht se për Kosovën mjafton një “hapësirë demokratike brenda Jugosllavisë”, një “Modus vivendi”, siç thoshte ai. Duhet thënë hapur se popullizmi dhe aventurat politike të Sali Berishës e kishin zemëruar aq shumë Ibrahim Rugovën, saqë ky i fundit me vite nuk pranoi ta takonte.
Manipulimi me Kosovën në fushatën parazgjedhore në Shqipëri është i dëmshëm. Sot meritat më të mëdha mund t’i marrin ata politikanë të Tiranës që duan t’i emancipojnë shqiptarët dhe t’i integrojnë në Evropën e përparuar. Nga një zhvillim i tillë mund të përfitojë edhe Kosova. As Kosova, as Shqipëria nuk kanë asnjë përfitim nëse politikanët vazhdojnë të kopjojnë njëri-tjetrin në disa fusha që i njohin mirë, siç është, ta zëmë, manipulimi i zgjedhjeve, kurdisja e tenderëve, vjedhja e pasurisë publike, instalimi i sistemit nepotist, papërgjegjësia për hapësirën publike, manipulimet nacionaliste. Këtu, vërtet, “jemi një”, por s’jemi të mbarë.
Një bëhemi kur nuk çirremi “bashkim, bashkim”, sepse bashkimi u bë, s’ka asnjë pengesë për askënd nëse dëshiron të bëjë ndonjë punë të hairit sot në Prishtinë e Pejë, Tiranë e Berat. Një bëhemi kur të bëhet realitet ëndrra e një Shqipërie dhe një Kosove evropiane, kur mirëqenia të jetë më e rëndësishme se sa nacionalizmi parak dhe pa asnjë bazë, kur krijimi i vendeve të punës do të jetë prioritet dhe jo përzënia e investitorëve të huaj, pasi ministrat “tanë” t’u kenë kërkuar ryshfet, siç është praktika aktuale. Një bëhemi kur çdokush vetëdijesohet se ekzistenca e dy shteteve me shumicë shqiptare në Ballkan s’është kurrfarë pengese për zhvillim. Një bëhemi kur kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë në Bruksel priten jo si “raste problematike” apo “si banditë të cilët duhet t’i durojmë e shfrytëzojmë”, por si politikanë të përgjegjshëm dhe punëtorë në shërbim të popujve të tyre. Një trung etnik, dy kombe politike, dy shtete moderne, një Evropë e bashkuar në mirëqenie dhe paqe. Kjo është formula e suksesit shqiptar në Ballkan. Të tjerat janë prononcime budallallëku, të cilat u dashka t’i durojmë në shekullin 21. Për fatin tonë të zi. Mashtrohen lehtë të gjithë ata që mendojnë se pas aq shumë sakrificash shqiptarët e Kosovës do të jenë të gatshëm që shtetin e tyre ta dorëzojnë në tabaka argjendi në Tiranë.

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Fr, 18. Jan 2013, 17:56

................
Zuletzt geändert von Alket am Do, 24. Jan 2013, 23:36, insgesamt 1-mal geändert.

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Fr, 18. Jan 2013, 19:28

Robelli ose nihilistët e rinj të Prishtinës
Reagim i zyrës së shtypit të ambasadës së Shqipërisë
në Kosovë ndaj shkrimit të Enver Robellit

Në gazetën “Koha Ditore” është botuar shkrimi “Lëreni Kosovën të qetë, tiranë të Tiranës!”, me autor publicistin Enver Robelli, në të cilin, ky i fundit, duke u hequr si mesia i ri, i zbritur në tokë për të rregulluar fatin e nëpërkëmbur të “dy kombeve politike” – të Shqipërisë dhe të Kosovës, ka marrë në dorë flamurin e shpëtimtarit dhe godet pa mëshirë “mëkatet” e të majtëve dhe të djathtëve, të pozitës dhe të opozitës, në Tiranë dhe në Prishtinë.
Me pretendimin se vetëm ai e njeh të vërtetën dhe se vetëm ai e di rrugën e veçantë e të pastër nga duhet të kalojmë, si “shqetësim” të parë, në shkrimin e tij z.Robelli ngre atë se, gjoja, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po përpiqet që Kosovën ta bëjë temë debati në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Për këtë, ai u referohet propozimeve të fundit të Qeverisë shqiptare, lidhur me shtetësinë, kampionatin e përbashkët të futbollit dhe hapësirën unike të valëve.
E vërteta është që këto propozime nuk janë gjë tjetër veç pjesë përbërëse e një procesi kompleks dhe të pandërprerë, të filluar vite më parë, nga Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës, për zhdukjen e pasojave të dhimbshme të ndarjes së dhunshme të kombit tonë. Ndryshe nga publicisti Robelli, i cili, me ngarkesë të theksuar stilistikore, me kolorit figurativ antishqiptar, që zakonisht shoqëron shkrimet agjitative, propagandistike dhe, përgjithësisht, denigruese, me qëllimin e vetëm për të nxirë e njollosur çdo gjë, Ambasada është e mendimit që, me përpjekje të përbashkëta, kemi shënuar arritje të mira në eliminimin e disa prej atyre pasojave si: ndërtimi i Rrugës së Kombit, i autostradës dixhitale, realizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve, deri diku edhe të mallrave, hapja e pikave të reja kufitare dhe doganore, futja në përdorim e abetares së unifikuar, rritja, çdo vit e më shumë, e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare, intensifikimi i shkëmbimeve në fushën e turizmit, artit dhe shkencës, pasurimi i bazës ligjore të bashkëpunimit dypalësh etj. Natyrisht, mbetet ende shumë për të bërë dhe propozimet e fundit janë pjesë e përpjekjeve për të përmbushur boshllëkun e krijuar në vite dhe shekuj.
Një “shqetësim” tjetër, i ngritur nga z.Robelli, është ai sipas të cilit Shqipëria kurrë nuk e ka ndihmuar as nuk e ndihmon Kosovën, se gjoja gjatë 100 vjetëve histori ajo e ka ndihmuar vetëm një herë në vitin 1999, por edhe atëherë pak dhe e detyruar nga NATO. Me “zbulimin” epokal të Robellit rezulton se, veç funksioneve të tjera, NATO paska edhe atë të edukimit (në shkrimin e Robellit – të detyrimit) të popujve me ndjenjën e mikpritjes.
E vërteta e thjeshtë dhe e njohur nga të gjithë, por e shtrembëruar apo e mohuar nga nihilistë si publicisti Robelli, është se mikpritja shqiptare, në vitin 1999, ka qenë krejt e natyrshme, e brendshme dhe jo e imponuar, me karakter mbarëpopullor dhe pa asnjë ngjyrim politik, një mikpritje e sinqertë, siç pret vëllau, vëllanë. I mrekulluar nga vlerat dhe përmasat e mikpritjes shqiptare, presidenti Klinton pati deklaruar se “Mikpritja shqiptare fitoi mbi barbarinë serbe”. Ndihma dhe mikpritja e Shqipërisë për bashkëkombësit e saj, në pranverën e vitit 1999, nuk ishte as e para dhe as e vetmja.
“Shqetësim” tjetër i Robellit është se Shqipëria dhe Kosova na qenkan “një” vetëm në manipulimin e zgjedhjeve, kurdisjen e tenderave, vjedhjen e pasurisë publike, instalimin e sistemit nepotist, papërgjegjësinë për hapësirën publike dhe manipulimet nacionaliste.
Në gjykimin tonë, si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, si vende në tranzicion, kanë jo pak probleme, ashtu siç kanë edhe vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Disa probleme i kanë me natyrë të njëjtë, disa të tjera specifike, por jo gjithçka është baltë, siç e bën z.Robelli. Duke i konsideruar si të pavërteta vlerësimet e tij, mendojmë se më afër realitetit janë vlerësime të tilla si: Shqipëria dhe Kosova janë një në përpjekjet e tyre për konsolidimin e vlerave të lirisë dhe demokracisë; në punën dhe përpjekjet për realizimin e integrimit në strukturat europiane dhe euroatlantike; natyrisht, ato janë një edhe në aspiratat për integrim dhe bashkim kombëtar, në frymën e vlerave europiane.
Një “shqetësim” tjetër për publicistin Robelli përbën edhe aktiviteti i ambasadorit të Shqipërisë në Prishtinë, i cili, sipas tij, me “leksionet pseudopatriotike” qenka bërë i padurueshëm në Kosovë. Nuk është hera e parë që në faqet e kësaj gazete sulmohet titullari i përfaqësisë sonë, Islam Lauka, por deri tani, as z.Lauka, as ambasada, nuk e kanë parë të arsyeshme të merren me to. Kështu do të veprohet edhe në rastin e shkrimit të Robellit. Jo se ai ose autorë të tjerë të ngjashëm me të nuk e meritojnë të kenë një përgjigje ndaj akuzave të tyre krejtësisht të pathemelta, natyrisht, pa rënë në nivelin e shkrimeve dhe etiketimeve të tyre vulgare, por sepse, krahas detyrave të rëndësishme që ia dikton posti si ambasador, z.Lauka është i angazhuar në polemikën shumëvjeçare me një numër studiuesish dhe analistësh rusë dhe serbë, kundër tezave të tyre antishqiptare, duke qenë i bindur se kështu u jepet përgjigjja e duhur edhe nihilistëve të rinj në Prishtinë apo në Tiranë.
Zuletzt geändert von Belifario am Sa, 19. Jan 2013, 14:15, insgesamt 1-mal geändert.

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Fr, 18. Jan 2013, 19:41

............
Zuletzt geändert von Alket am Do, 24. Jan 2013, 23:35, insgesamt 1-mal geändert.

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Do, 24. Jan 2013, 17:50

Alket hat geschrieben:Qudi per ket reagim, Enver Rebelli ka shum te drejt.
e ne ç'kuptim paska te drejte?kush osht aj me shpif gjona te tilla.dihet qendrimi anti-shqiptar i enver robellit.aj don me kriju kombin kosovar,mir le ta boj.ama jo tu shpif kundra shqiptarve(te shqipnise).

Zurück zu „Shqip“