Rezarta: Kosova është Shqipëri
Këngëtarja nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, ka njoftuar se është duke përgatitur albumin e saj të dytë, i cili do të vijë afro pesë-gjashtë vite pas albumit të parë.
“Po punoj shumë, si unë ashtu edhe bashkëpunëtori im Elgit Doda, për të sjellë një album me shumë larmi dhe cilësi. Ka nisur puna mbarë, janë realizuar këngë shumë të bukura dhe kjo më jep një shtysë për të vazhduar”, ka deklaruar Rezi në një intervistë për Paloma.
Duke i komentuar sukseset dhe mosarritjen në vitin që lamë pas ajo është shprehur: “Nuk mund të them absolutisht negative, por edhe nuk mund të them që realizova 100 % ato që dëshiroja”.
Ajo është pyetur se çfarë e lidh me Kosovën duke qenë se ishte e pranishme në mediat kosovare në xhirimet e fundvitit.
“Është njësoj sikur të më bëjë pyetjen se ç’më lidh me Durrësin apo Tiranën apo ndonjë qytet tjetër. Për mua kudo që flitet shqip është kënaqësi të performoj. Kosova është Shqipëri, kështu që nuk ka asnjë diferencim”, ishte përgjigja e këngëtares. /Telegrafi/
Ç’ndodhi me ata që shkuan nga Tirana në Kosovë në 14 janar
Tiranë-Prishtinë
Ardit Rada / Erind Mati
Djemtë nga Tirana nuk ishin shoqëruar në qeli nga Policia e Kosovës por kishin zhvilluar biseda pas një godine ku lotët nga të dyja palët nuk kishin munguar Aktivistët ishin rrahur barbarisht përse qëndruan ulur sikurse bënë serbët në Bërnjak dhe Jarinjë për javë të tëra dhe nuk u hyri gjemb në këmbë
Udhëtimi
I ftohti dhe shiu që mbuloi Tiranën në mëngjesin e 14 janarit nuk i ndali 80 aktivistët nga Shqipëria të cilët përmes dy autobusëve shoqëruan gjithë rrugën me këngë patriotike drejt Merdarës dhe Dheut të Bardhë. Të rinjtë të veshur kuqezi e shoqëruan gjithë rrugën drejt pikës kufitare të Morinës me këngë patriotike ndërkohë që entuziazmi se mbërritja pranë aktivistëve të “Vetëvendosjes” nuk fshihej dhe nga parullat anti-serbe që hera-herës ishin të ekzagjeruara dhe shoqëroheshin me tone të ashpra. I habitshëm dukej fakti se përveç këngës “Xhamadani vija-vija”, udhëtarët e dy autobusëve mosha mesatare e të cilëve nuk i kalonte të 23 vjetët ishin të informuar dhe mbi këngët folklorike si “Thrret Prizreni mori Shkodër” e shumë të tjera. Mirëpo i gjithë ku hov dhe adrenalinë të cilën nuk e mposhti as i ftohti me temperaturat nën zero gjatë një ndalese pushimi në atë që quhet “Rruga e Kombit” do të ndërpritej në pikën kufitare të Morinës. Për hir të së vërtetës, gjithë rrugës ekzistonte frika e kthimit mbrapsht nga pala e policisë së Shqipërisë. Një zot e di se për çfarë arsye por kjo erdhi nga deklaratat e Ministrisë së Jashtme të Tiranës se “Vetëvendosja” po imitonte ekstremistët serbë dhe nga përkrahja që kryeministri Berisha i kish dhënë në vazhdimësi deklaratave të Hashim Thaçit. E megjithatë, mbërritja në Morinë kaloi në qetësi. Policia e Shqipërisë i kaloi dy autobusët në heshtje ndërkohë që tentoi të pengonte mediet e shumta të pranishme për të filmuar rrugëtimin e aktivistëve nga Tirana. E ndërsa autobusët me targa të Tiranës dhe të mbuluar me flamurin kuqezi në pjesën e parme të tyre, hynë në pikën e kontrollit të palës kosovare, një vonesë e cila i kaloi dy orë u bë e padurueshme. Shkaqet e vonesës nuk bëheshin të ditura por aktivistëve nuk iu lejua të zbrisnin nga autobusët e ndërsa ky është një veprim taktik i Policisë së Kosovës. Siç u mor vesh më pas, ishin lajmëruar përforcime nga Prizreni pasi pika kufitare nuk kishte më shumë se 10 policë. Aktivistët e zemëruar pasi hapën derën e autobusit me forcë, zbritën në tokë ndërsa policia e Kosovës përdori spraj me spec djegës për ndaj syve të tyre si dhe dhunë fizike. Dy aktivistë u shoqëruan dhe u mbajtën për rreth gjysmë ore ndërsa gjithë pjesa tjetër e vullnetarëve nisi protestën në kufirin e Kosovës. Në tentativat për të negociuar me policinë, u ra dakord që kufirin të kalohej në këmbë ndërkohë që atyre iu kujtua se Shqipëria nuk ja mbylli derën Kosovës më 1999. Siç treguan aktivistët e ndaluar në kufi, policët që i shoqëruan pasi u kishin kërkuar falje u ishin shpjeguar se urdhri vinte nga Prishtina zyrtare dhe se ata ndjeheshin në siklet. Në fakt, djemtë nuk ishin shoqëruar në qeli por pas një zyre dhe duke folur për bllokimin ishin prekur të dyja palët dhe biseda ishin shoqëruar me rrënqethje dhe me lot. Pas negociatave u ra dakord që aktivistët të iknin në këmbë në autostradën “Ibrahim Rugova” pasi autobusët nga Tirana, sipas policisë, kishin probleme në dokumentacion. Në pritje të një autobusi nga Prishtina, të rinjtë udhëtuan rreth 1 orë në këmbë ndërsa në informacioni se ç’po ndodhte në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë mungonte.
Mbërritja në Prishtinë
Pas një pritje disi të gjatë në një lokal buzë autostradës, një autobus mbërriti për të marrë aktivistët ndërsa ishte rënë dakord që fillimisht ata të mbërrinin në selinë e “Vetëvendosjes” në Prishtinë e më pas të shpërndaheshin në pikat kufitare ku po zhvillohej protesta për të mbështetur lëvizjen. Autobusi u ndal 100 metra larg selisë së “Vetëvendosjes” ndërsa edhe pse pas 8 orëve rrugë me peripeci, të gjithë gjetën forcat për të rinisur këngët patriotike deri në dyert e lëvizjes. Marshimi ato 100 metra habiti çdo kalimtar të cilët pyesnin se nga vinim. Përshëndetjet e makinave të Prishtinës nuk mungonin përmes borive ndërsa hyrja në ambientet e Lëvizjes u përshëndet nga Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes i cili pasi raportoi situatën ku dhjetëra ishin arrestuar mes të cilëve edhe 6 deputetë, bëri thirrje për të pritur derisa të vendoset nëse protesta do mbaronin atë natë apo të ardhurve nga Tirana do u duhej të udhëtonin drejt pikave kufitare. Ndërkohë, Dardan Molliqaj kish deklaruar para policisë së Kosovës gjatë tubimit në kufi se “Kosova ja mbylli me dhunë derën Shqipërisë dhe ja hapi po me dhunë Serbisë”. Në fakt, entuziazmi mbaroi kur u raportua se bllokimi do merrte fund atë natë për shkak të temperaturave dhe arrestimeve të shumta.
Mikpritja e “Vetëvendosjes”
Kushdo kish dëgjuar për mikpritjen shqiptare por shumë besojnë se ajo është një traditë që i përket së shkuarës. E në fakt të rinjtë e Vetëvendosjes vërtetuan se mikpritja ekziston. Pas disa orë bisedimeve ku dhe u prezantuan në një kafene modeste të lëvizjes, aktivistët nga Tirana u ndanë në shtëpitë e atyre nga Prishtina për të fjetur. Ai 24 orësh në Prishtinë ngjante sikur të ishin 3 ditë. Të nesërmen në mëngjes lajmi se disa prej aktivistëve ishin liruar nga stacionet e policisë i gëzoi të gjithë dhe u përshëndet me duartrokitje dhe me këngë po në kafenenë e vogël ku ishin një natë më parë. Pas një mbledhje kryesie të Lëvizjes, aktivistët u përshëndetën në një takim dhe nga Albin Kurti. Mërzia nga një udhëtim që dukej se shkoi dëm dukej hapur në sytë e të gjithëve por në fakt u mësua shumë teksa shihje të rinj të Kosovës që hynin të shoqëruar nga të tjerë me grafitë e këmbëve të thyera nga rrahjet në Merdarë apo të tjerë me rroba me baltë dhe me sy të ënjtur nga lotsjellësit. Ata ishin rrahur barbarisht përse qëndruan ulur në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë sikurse qëndruan serbët e veriut në Bërnjak dhe Jarinjë për javë të tëra dhe nuk u hyri gjemb në këmbë.
Shekulli.com.al
Aleanca shpall programin
Aleanca shpall programin
17/01/2012 19:35
Facebook100
Në përvjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Aleanca Kuq e Zi ka shpallur programin politik të këtij grupimi.
Shpallja është bërë në një takim ku merrnin pjesë shumë qytetare nga të gjitha trevat shqiptare. Drejtuesi kesaj lëvizje, Kreshnik Spahiu, u shpreh se ka ardhur dita që e ardhmja të ketë dy ngjyra, ato kuqezi.
"Ashtu si pesë shekuj më parë, kur Gjergj Kastrioti luftoi kundër sulltanëve për të na çuar drejt Europes, është mision i kuqezinjve tashmë për t’u ndeshur me sulltanet e Anadollit të ri dhe që na kane lënë jashtë Europes", tha Spahiu.
"Ata jane faqja e zezë e historisë së Shqipërisë, ata janë faqja e zezë kundër bashkimit kombëtar. Sot, nuk e gjen asnjë nga 10 milion kuqezi që të jetë kundër bashkimit me Kosovën, me përjashtim të dy Kryeministrave në Tirane dhe Prishtinë. Ju ftoj të gjithëve ta nënshkruajmë 1 milion kuqezi kontratën me popullin shqiptar me betimin "Gjergj, Shqiperinë do ta bëjmë kuqezi".|
Ne kete aktivitet ishte i pranishem pinjolli i familjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut, arbereshi Fulvio Misasi, i cili shprehu gatishmerine që t’i bashkohet aksionit te Aleances Kuqezi.
Nderkohe, Kryetarja e Aleances se Gruas kuqezi, Florenta Xheko, propozoi qe perkrenarja dhe shpata e Skenderbeut qe ndodhen ne muzeun e Vienes te rikthehen ne atdheun e Skenderbeut dhe kjo duhet bere sa me pare duke ndjekur te gjitha rruget diplomatike.
Foto nga Tubimi
http://www.facebook.com/media/set/?set= ... 846&type=1
Video
http://www.top-channel.tv/video.php?id=6330