Lëmë pas vetëm tre shtete në botë: Greqinë, Burundin dhe Madagaskarin. Kosova shënon rezultat rekord: është e 70-a në botëAlket hat geschrieben:Nein glaube ich auch nicht aber es sind schon einige dinge die hervorstechen, bei euch ist es...ju keni shum shum ma pak dashni dhe aftesi mes veti edhe me tjer.................kurse shqiptarer te kosoves jan te kunderten....jem ma dashem, dhe te afte.........
Jo, ky nuk është vendi i Nënë Terezës. Fondacioni Ndihma për Bamirësi ka publikuar studimin vjetor “Indeksi Botëror i Dhurimit-2011” ku përfshihen 153 vende në total. Të dhënat janë siguruar nga Gallup, lider në sondazhe. Raporti bazohet mbi matjen e tre sjelljeve- dhurimit të parave, kohës që shpenzojmë për punë vullnetare dhe ndihmës që i japim të huajve. Mos u habisni. Shqipëria është në vendin e 150, duke lënë pas tre vende. Praktikisht të fundit në botë. Kosova ka shënuar ndërkohë një rezultat spektakolar. Ajo është në vendin e 70-të në botë. Duhet thënë se në përgjithësi jemi një rajon shumë kurnac. Rezultate shumë të dobëta shënojnë edhe Kroacia, Bosnja, Serbia e Mali i Zi. Kurse Qipro e Sllovenia kanë rezultate shumë të mira.
Por a është e lidhur pasuria e një vendi me bamirësinë? Po dhe jo. Fjala bie, në vend të parë të indeksit është SHBA, pasuar nga Irlanda dhe Australia. Por në vendin e 8-të është Sri Lanka e në të 9-tin Tajlanda. Në 20 vendet e para ka edhe shtete si Liberia, Nigeria, Turkmenistani e Guajana.
Pas Shqipërisë si vende më pak bujare janë vetëm Greqia, Burundi dhe Madagaskari.
http://www.gazetatema.net/web/2011/12/2 ... ent-211196