Ne lidhje me ate rastin e atyre dy vllezerve: Policia kufitare ka te drejte te qelloj mbi dike, nese aj nuk i pergjigjet thirrjes se policise per tu ndalur.
Ne lidhje me gjithe rastet qe kane ndodhur ne kufirin shqiptaro-grek: Mundesh ti me siguri te plote te thuash, qe ato police greke, qe kane vrare shqiptare (te cilet kane tentuar te kalojne kufirin ne menyre ilegale), nuk jane gjykuar?! Apo e thua vetem thjeshte nga mendja jote?!
Sa per tragjedine e Otrantos: ajo qe thua ti, nuk eshte plotesisht e vertete. Gjykata e Shkalles se Larte ka gjykuar qe fajin e paten shqiptaret, te cilet nuk ju pergjigjen thirrjes se policise kufitare italiane (apo ishte ushtria italiane?) per tu ndaluar. Pastaj familjet e viktimave kane marre nga 35'000 Euro demshperblim. Nese humbja e nje te afermi mund te demshperblehet me para apo jo, eshte tjeter pyetje. Por institucionet perkatese kane bere detyrimin e tyre.
Kurse per proceset gjyqesore: Eshte tjeter ceshtje, qe ne Shqiperi kemi nje sistem shume te komplikuar gjyqesori. Per cdo gje ne Shqiperi mund te behet apelim dhe kerkese per shtyrjen e procesit. Prandaj BE-ja kerkon qe Shqiperia duhet te reformoje sistemin gjyqesor. Ama vullneti per ti gjykuar rastet e permendura nga ti dhe shume raste te tjera eksiston. Keshtuqe vetem pse proceset gjyqesore zvarriten per shkak te sistemit te komplikuar gjyqesor, te akuzosh shtetin shqiptar, se nuk mbrojka te drejtat e qytetareve te saj eshte pak si e tepruar.
Tani ajo tjetra qe permend ti ne lidhje me servilitetin, kjo eshte e vertete. Shqiptaret gjithemone kane vleresuar te huajt me shume sesa bashkeatdhetaret e vete. Por aj servilitet nga ana qeverise shqiptare (por jo e gjithe shtetit shqiptar, sepse qeveria shqiptare nuk eshte shteti shqiptar, por vetem eksekutivi i shtetit shqiptar) nuk con ne neglizhence ndaj qytetareve te saj.
Edhe nje here: Shteti shqiptar nuk funksionon si shtetet e BE-se, por ama nuk eshte e vertete se nuk i mbron te drejtat e qytetareve te vete. Mua ne pergjithesi nuk me pelqen ky mentalitet shqiptaresh, te cilet nga injoranca shpikin gjera dhe pretendojne se shteti shqiptar nuk ben asgje per ata. Po ashtu nuk me pelqen mentaliteti i servilitetit.