Nju Jork - Rinia sot mundohet të gjejë se çfarë identiteti ka në shoqëri ku secili person përdor mënyra të ndryshme për t’u angazhuar, mbijetuar dhe krijuar një imazh. Disa të rinj kanë gjetur tek hip-hopi në veçanti sfondin për të arritur pikërisht këtë qëllim – një zë për të patur identitetin social.
Kompania diskografike e Amerikës, në shtetin e Connecticut-it, me emrin “Eagles Up” / EU (përkthim:Shqiponjat Lart) është një brez i ri i hip-hopit amerikan. Me nisje që nga fillmet e vitit 2000 “Eagles Up” ka influencuar kulturën e hip-hopit, që shkon përtej lirikave të reperave. Kompania “Eagles Up” nxjerr në pah një krijimtari artistike, veshje, stil muzikor dhe filozofi përkatëse për kulturën e hip-hopit, duke përcaktuar një fenomen të ri kulturor në muzikën e hip-hopit. Me drejtues dhe themelues, reperin e njohur botërisht, Amerikanin me origjine kosovare Gem Belushi, kompania e tij ka sjellë tek adhuruesit e muzikës rap në Amerikë, një pjesë të kulturës së Kosovës.
“Misioni i Eagles Up është që të përfshijë europianët në skenën e hip-hopit. Ne si prezantues të shqiptarëve, me krenari duam të sjellim ekspozim për Shqipërinë dhe Kosovën në Amerikë. EU sjell talente të papara dhe origjinale dhe është e rëndësishme të përcjellim aspektin europian në industrinë muzikore në Amerikë, e cila mungon. Jam tepër krenar për prejardhjen time shqiptare, edhe pse kam lindur në Amerikë, dhe e ndjej si detyrë që kultura dhe muzika shqiptare të depërtojë në Amerikë,” shprehet themeluesi i kompanisë diskografike, Eagles Up, Gem Belushi.
-------------------------------------------------------------------------------------------------
Siq po duket edhe ne Amerik jan njerzit si Gem Belushi te interesuar per Shqiptarin.
jam i sigurt qe Beli dhe Squad do te kan merzi Nisma te tilla.
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?