Drite jeshile futjes se futbollit ne programin mesimor te shkollave dhe krijimit te akademise kombetare te futbollit
16/02/2011
Takim i Presidentit Duka me Ministrin Tafaj
Futbolli do te hyje se shpejti ne programin mesimor te shkollave publike ne te gjithe vendin dhe Shkolla e Mesme e Mjeshterise Sportive “Loro Borici” do te shnderrohet ne Akademine Kombetare te Futbollit. Keshtu mund te permblidhen rezulatet e takimit qe Presidenti i FSHF Armand Duka zhvilloi ne daten 15 Shkurt me Ministrin e Arsimit dhe te Shkences, Dr. Myqerrem Tafaj.
Perfshirja e futbollit ne programin mesimor te shkollave 8-vjecare publike te vendit eshte nje projekt i rendesise kardinale per futbollin shqiptar. I aplikuar ne menyre te sukseseshme nga FIFA ne vende me karakteristika te ngashme si Shqiperia, ky projekt ju ofrua dhe Shqiperise si nje instrument qe do te vinte mbi baza te sigurta te ardhmen e futbollit Shqiptar. Projekti kerkon qe futbolli te behet pjese e programit mesimor te shkollave nderkohe qe nepermjet FSHF, FIFA do te ofroje asistence teknike, kualifikime dhe mbeshtetje te llojeve te ndryshme per suksesin e ketij projekti. Ndonese deri me sot kishte hasur ne pengesa dhe veshtiresi nga me te ndryshmet, ne takimin e djeshem Ministri Tafaj shprehu vullnet te plote per tejkalimin e tyre dhe dha porosi konkrete per venien e projektit te zbatim. Presidenti Duka deklaroi se per nenshkrimin e kesaj marrveshje te rendesishem me Qeverine Shqiptare, FSHF do te siguroje ardhjen ne Shqiperi te vete Presdentit te FIFA-s Joseph Blatter.
Shkolla e Mjeshterise Sportive “Loro Borici” duhet t’i kthehet tradites se vjeter dhe te shnderrohet serish ne fidanishen e talenteve te futbollit Shqiptar. Federata propozon qe nepermjet bashkepunimit me MASH te mund ta beje kete shkolle realisht nje qender kombetare te futbollit gje per te cilen kane aqe shume nevoje ekipet tona kombetare dhe tere futbolli shqiptar. Edhe per kete propozim, Ministrui Tafaj u shpreh se rruget jane krejt te hapura ne saje te legjislacionit te ri per arsimin qe eshte ne prag te miratimit ne Kuvend. Nepermjet kuadrit te ri ligjor dhe bashkepunimit me MASH, FSHF do te marre drejtimin profesional te Shkolles se Mjeshterise per ta vene ate krejtesisht ne funksion te nevojave te ekipeve kombetare dhe futbollit kombetar. Synimi eshte duke grumbulluar ne te elementet me te talentuar qe dalin ne tere vendin, ekipet e moshave te saj te sherbejne si baza e ekipeve kombetare dhe si qender ekselence per tere futbollin ne vend.
Takimi me Ministrin Tafaj dhe marrveshjet e arritura shenojne nje hap tjeter te rendesishem ne bashkepunimit te sukseshem qe FSHF ka krijuar me institucionet shteterore qe mund te luajne rol ne zhvillimin dhe perhapjen e metejshem te futbollit ne vendin tone. FSHF eshte e bindur se bashkepunimi me institucionet shteterore eshte ne interesin e suksesit te shpejte te futbollit kombetar por dhe ne interes te te gjithe shoqerise shqiptare. Futbolli eshte me shume se nje loje, ai eshte dhe nje instrument per edukim dhe zhvillim shoqeror.
FSHF