Benutzeravatar
kosova19
Member
Beiträge: 6
Registriert: Mo, 16. Okt 2006, 15:59

Do, 15. Nov 2007, 16:50

Inna lil-lahi ue inna ilejhi raxhiun


SHEJH ABDULKADËR ARNAUTI KOLOS I KULTURËS DHE DIJES ISLAME




Ummeti Islam u nda edhe nga një njeri shumë i shquar dhe i dalluar. Iku nga gjiri i Ummetit, në mëshirën dhe Xhennetin e All-llahut të Madhërishëm, Insha’All-llah.

Bota islame në përgjithësi u nda edhe nga një dijetar i madh i kësaj feje të lartë, kurse botës shqiptare i mbetet të krenohet edhe për këtë margaritar të çmueshëm që i fali historisë.

Më 26 nëntor të këtij viti, në mëngjesin e asaj dite të bekuar dhe të lavdëruar të xhumasë, ndërroi jetë dijetari i nderuar dhe shumë i respektuar nga muslimanët anembanë botës, shejh Abdulkader Arnauti. U varros të njëjtën ditë pas namazit te xhumasë.

All-llahu e mëshiroftë, ia zgjëroftë varrin, e bëftë dijen e tij që la pas vetes sadaka të pandërprerë për të në jetën e varrit, ia ndriçoftë varrin dhe ia lehtësoftë llogarinë në të. Amin.

All-llahu nuk e largon dijen nga njerëzimi duke e marrë atë prej njerëzve, por e largon atë duke marrë prej mesit të tyre dijetarët. Me largimin e shejh Abdulkadër Arnautit nga mesi ynë u këput edhe një lule nga kopshti i dijes islame.

Muhadithi i shquar Abdulkadër Arnauti, ky dijetar i njohur shqiptar me emrin Kadri Sokoli, u lind në fshatin Vrellë në afërsi të Istogut (Kosovë) në vitin e largët 1927. Familja e tij para shumë dekadave u shpërngul në Damask, Shamin e atëhershëm. Atë kohë Kadriu, më vonë i njohur në botën islame me emrin Abdulkadër Arnauti, ishte fëmijë i vogël vetëm trevjeçar.

Ky djalë i trojeve shqiptare, i prirë nga i ati dhe anëtarët tjerë të familjes, duke ndarë fatin edhe me shumë familje tjera shqiptare, u bë objekt i shpërnguljeve të imponuara nga politika antishqiptare serbe, duke marrë kështu udhët e mërgimit dhe duke u stabilizuar në Siri.

Në Damask shejh Abdulkadër Arnauti vijon shkollën fillore. Në këtë shkollë, e njohur me emrin “Medresetu Is’af El Hajri”, mësimet e para i merr para mësuesit të tij Subhi El Attar tek i cili mësoi Kur’an, texhvid dhe mësimet e para të fik’hut. Pas mbarimit të shkollës fillore fillon punën si orëndreqës në dyqanin e një profesori të Az-harit, Shejh Se’id El Ahmer, në afërsi të xhamisë Emevijje. Pronari i dyqanit pas pak kohe vërejti aftësitë e Abdul Kadrit, andaj e mori atë dhe e çoi të mëson në Xhaminë Emevite në hallkat e Shejh Salih Farfurit, gjegjësisht te nxënësi i tij Abdur Rezzak El Halebij.

Abdylkadër Arnauti vazhdoi veprimtarinë intensive fetare duke u bërë një nga dijetarët më të njohur të fushës së hadithit për Sirinë. Ai ligjëronte në disa medrese e institucione tjera të larta islame, duke filluar nga shkolla e mesme teologjike “Isaf Tullab El Ulum El Islamie” në Damask të Sirisë. Ligjëronte lëndën e hadithit edhe në medrese tjera, duke kryer njëkohësisht edhe rolin e ligjëruesit në xhaminë “Mesxhidul Muhammedijje”.

Veprimtaria e tij pedagogjike e studimore harmonizohet, duke rritur ngarkesën sa në një fushë e sa në një tjetër, sa si ligjërues në medrese e sa në xhami, sa si lektor, sa si redaktor e korrektor i shtëpisë botuesë në Damask, në mbi 90 komplete veprash, si:


1. Zadul mesit - 9 vëllime.

2. Rreudatul taibin - 12 vëllime.

3. Zadul mead - 6 vëllime.

4. El Kafi - 3 vëllime.

5. El Furkan bejne evlijaur - rahman ve evlijahush-shejtan.

6. El Furkan bejnel hakki vei batil.


Si dhe shumë vepra tjera.


Ky personalitet i shquar me ndjenja të pastërta atdhetare, megjithëse në kushte të vështira shëndetësore (paralizë e pjesërishme), mbante kontakte të vazhdueshme me studentët shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, duke mos kursyer asgjë për t’ju ndihmuar duke u dhënë atyre mësime individuale apo në grupe. Në porositë dhe këshillat që jepte shejh Abdulkadër Arnauti, gjithmonë theks të veçantë i jepte lidhjes së pashmangshme që duhet pasur një besimtarë musliman mes fjalëve dhe veprave, gjegjësisht të ketë një harmoni të padiskutueshme ndërmjet tyre, deri në një shkrirje natyrore, sepse fjalët pa vepra janë gjë e kotë dhe e pavlerë.

Edhe pse qysh si fëmijë ishte larguar nga vendlindja dhe trojet shqiptare, ai asnjëherë nuk harroi trungun e vet dhe lidhjen e gjakut, duke shprehur gjithmonë interesimin e tij për vëllezërit e tij të gjuhës dhe besimit, si dhe duke porositur pareshtur shqiptarët që ta ruajnë moralin dhe nderin e tyre, idealin atdhetar e fetar.


Në këto ditë të ndarjes nga vëllau ynë i nderuar dhe dijetari i dalluar, shejh Abdulkadër Arnauti, i drejtohemi me lutje Zotit të qiejve e të Tokës, Krijuesit të vetëm të jetës dhe vdekjes:

“O All-llah, Ti je Mëshirues, Mëshira Jote ia kalon Hidhërimit Tënd! Mëshiroje shpirtin e këtij robi Tënd besnik dhe bëje atë shoqërues të Pejgamberëve dhe njërëzve të mirë në Xhennetin Tënd. Amin”.

jeki
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 937
Registriert: Mi, 12. Sep 2007, 9:17

Mo, 19. Nov 2007, 22:19

allau ekber

Benutzeravatar
kosova19
Member
Beiträge: 6
Registriert: Mo, 16. Okt 2006, 15:59

Imam Ahmed ibën Hanbeli

Fr, 04. Jan 2008, 14:07

Imam Ahmed ibën Hanbeli

Ibrahim el Harbi tha:"E pashe Ebu Abdullahin-Imam Ahmedin dhe ishte sikur Allahu kishte grumbullluar per te diturine e te pareve dhe te fundeve te njerezve bashke.
Ibn Rahauaih tha:"Qendroja me Ahmedin dhe Ibn Ma`inin dhe studionim hadithet.Une pyetja:"Kush eshte fikhu i ketij? Cfare kuptimi ka? Dhe te gjithe nuk flitnin pervec Ahmedit.
Uaki dhe hafs ibn Gajaath thane:"Asnjeri nuk ka ardhur ne Kufa si ky djalosh,duke nenkuptuar Ahmed ibn Hanbelin.
Jahja ibn Adam tha:"Ahmed ibn Hanbeli eshte imami yne.
Jahja el Kattan tha:"Nuk ka ardhur tek ne askush si keta te dy,Ahmedi dhe Jahja ibn Ma`in.Dhe asnje i ardhur prej Bagdadit nuk eshte me i dashur per mua se Ahmed ibn Hanbeli.
Abdurrahman ibn Mehdi permedi dijetaret e hadithit dhe tha:"me i dituri ndermjet tyre rreth haditheve nga Eth-Thauri eshte Ahmed ibn Hambeli.Kur Ahmedi hyri Ibn Mehdi tha:"Kush do te shohe diturine qe ioshte mbi shpatullat e Sufjan Eth-Thaurit le te shohe kete njeri"
Ibn Mehdi tha"Sa here qe shikoja Ahmedin me kujtohej Sufjani.
Nuh ibn Habib el Kumasi tha:"E pershendeta ibn Hambelin ne vitin 198h ne xhamine el khajf dhe ai po jepte fetua"
Ahmed ibn Sinani tha:"Nuk e kam pare Jezid ibn Harunin te kete me shume respekt sesa kishte per Ahmed ibnm Hambelin,dhe nuk u sillte me aq fisnikeri me askend aq sa me Hambelin.U ulte anash tij e respektonte dhe nuk bente shaka me te"
AbdurrRrazaku tha"Nuk kam pare askend te kete me shume dije dhe fiker e takua sesa Ahmed ibn Hambeli.
Kutejbah ibn Se`id tha:"Njeriu me i mire i kohes sone eshte Abdullah ibn Mubarak dhe ky djalasoh-ibn Hambeli-dhe kur e sheh nje person qe e do Ahmedin atehere ai eshte person i kapur pas sunnetit.Sikur te kishte jetuar ne kohen e Thaurit,el Auzai and el-Lejth do te ishte ne krye te tyre.E pyeten Kutejben:"A do ta permendesh Ahmedin bashke me tabi`inet?Ai tha"Me me te miret e tabi`ineve.
Kutejbah tha"Sikur te mos ishte Eth-Thauri devotshmeria do te kishte vdekur e sikur te mos ishte Ahmedi ata do te kishin bere bidate ne fe.Ahmedi eshte Imami i botes.
Ali ibn Madini tha:"Allahu e nderoi dhe forcoi Dinin e Tij me Es-Sidikun ne diten e apostasise dhe me Ahmedin ne diten e Fitnes(reth Kuranit)
......
Theniet e tij jane te shumta.
Lusim Allahun te na jape nga dituria si i dha dijetareve e te devotshmeve dhe te na bashkoje ne xhennet me ta.
Ebu Daudi tha:"mexhliset e Ibn Hambelit ishin mexhliset e Akhiretit.Asgje nga ceshtjet e dun`jase nuk permendeshin ne mexhliset e tij dhe asnjeher nuk e degjova te flase per dyn`jane.

pregaditi:I.D.

Benutzeravatar
Visarja
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 164
Registriert: Sa, 17. Feb 2007, 23:21

LIBRA SHQIP FALAS PER LEXUESIT SHQIPTAR

Do, 10. Jan 2008, 0:13

Eshte nje faqe qe ofron libra shqip FALAS, qe vepron ne kuader te web faqes me te madhe shqiptare ne internet ALBANUR. Ju mund t'i shkarkoni librat FALAS. !


http://web.ukonline.co.uk/shqip/libra_s ... banur.html
Është bërë bota si laraska krijon fytyra me dy maska një dje, tjetër sot, nesër duket si robot...

Die Augen sind das Fenster zur Seele. ;-)

Sei du selbst die Veränderung, die du dir wünschst für diese Welt!!!

jeki
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 937
Registriert: Mi, 12. Sep 2007, 9:17

Do, 10. Jan 2008, 13:26

Abdul Vehabi dhe Vehabizmi ne Driten e Provave ??? :?

Die Seite ist allgemein bisschen pro-islamisch

al.CH
Member
Beiträge: 49
Registriert: Mi, 27. Jan 2010, 14:55

TREGIME ISLAME

Mi, 27. Jan 2010, 14:58

Si e pranova Islamin – Nga motra e juaj Medina


Unë çdoherë e kam besuar Zotin prej që e mbajë në kujtesë të kaluarën. Nëna ime ka qënë katolike, besimtare e fortë. Kështuqë, unë kam jetuar dhe jam rritur në një familje katolike.

Pas disa kohëve ka dashur All-llahu që të takohem me një djalosh emigrant nga Kosova, me të cilin edhe jam martuar dhe kam jetuar me te 10 vite si katolike.

Ai gjithherë ishte musliman, mirëpo ai në fillim të takimit nuk e falte namazin rregullisht. Ai linte parimin kryesor për një besimtar musliman, që është t'i nënshtrohesh All-llahut me ibadet, pasiqë mu për këtë na ka krijuar Ai. Siç thotë All-llahu i Madhëruar: "Unë nuk i krijova xhindet dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë." [Edh-Dharijat, 56] Mëgjithate, ai e ndjente vetën keq se pse nuk e kryen këtë obligim dhe çdoherë kishte shpresën se një ditë do t'ia fillojë. All-llahu nga mëshira e Tij, na ofroi të dyve, mua dhe atë afër Tij. All-llahu Ekber – All-llahu është më i madhi.

Çdoherë e kam dashur profetin Isa – Jezusin, aq fortë saqë ashtu kemi mësuar se ai ka qenë një i dërguar nga ana e Zotit dhe djalë i Tij. Kështu kam besuar derisa lexova Librin e Shenjtë – Kur'anin ku thotë All-llahu: "S'ka dyshim se All-llahu nuk e falë (mëkatin) t'i përshkruash Atij rival (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) ia falë kujt të do. Kush i përshkruan All-llahut rival, ai ka trilluar një mëkat të madh." [En-Nisa, 48]

"Pra, përpos All-llahut mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarve." [Esh-Shura, 213]

"Thuaj i lutëm Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd!" [El-Xhind, 20]

"Kush i bën shok All-llahut, All-llahu ia ndalon Atij mirësitë e xhennetit dhe vendqëndrimi i tij është zjarri." [El-Maide, 72]

Dhe lexova hadithet e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kush adhuron dikë tjetër përpos All-llahut dhe vdes në këtë gjendje hyn në zjarrë." [Muslimi]

"Mëkati më i madh është t'i shoqërosh All-llahut dikë tjetër." [Muslimi]

"Kush vdes duke i bërë shok All-llahut hyn në zjarr." [Muslimi]

Këto dhe argumente të shumta si këto që më bënë të bindem me Islamin.

Falënderimet i takojnë All-llahut që e dërgoi të Dërguarin e fundit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që t'na udhëzojë dhe t'na njerrë nga errësira në dritë, në rrugën më të drejtë.

Lus All-llahun që t'më falë mua dhe t'i udhëzojë të gjithë ata që nuk e njohin All-llahun ashtu siç e meriton të adhurohet dhe t'i drejtojë zemrat e tyre në fenë e pastër, Islamin dhe ta njohin All-llahun dhe profetin e tyre të fundit ashtu siç e meritojnë.

Ka prej njerëzve, që nga mosdija e tyre që kanë e fyejn Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], por All-llahu është Ai, që e ndryshon gjendjen dhe e udhëzon kënd të dojë Ai.

Unë e falënderoj All-llahun që më bëri ta gjejë besimin e vërtetë dhe ta njoh profetin e fundit, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

All-llahu më ka udhëzuar hap pas hapi dhe këtu kam parë, elhamdulilah, që Ai na do, apo i do robët e vet dhe na përgjigjet neve.

Dhuntitë e Tija janë të shumta. Njëra nga ata është se na ka gëzuar me një vajzë, elhamdulilah, gjatë kohës që ende isha e krishtere. Shpesh herë rrjedhin lotët kur i kujtojë të mirat që na i ka dhuruar. Inshallah do të mundohem që të jem sa më shumë besnike ndaj urdhërave të Tija, me të cilat na ka obliguar, që këto gjithsesi janë në të mirën tonë.

E lindja e vajzës, ashtu siç thashë më herët, kur unë isha ende e krishtere. Në këtë kohë bashkëshorti më tregoi për një webfaqe të Islamit në gjuhen suedeze. Sa herë që lexojsha ndesha qetësim shpirtëror, çdo ajet palohej në zemrën time duke u dalluar e bardha nga e zeza, duke e parë se si duhet të jetë një rob i All-llahut dhe e vetmja rrugë që i afrohet me dashuri All-llahut ishte feja Islame.

Kështuqë kam gjetur lumturinë në 5 kohet e namazit dhe takimin me Krijuesin, ashtu siç na ka porositur me mbulesë Islame (hixhabin). Pra, këto janë prej obligimesh të All-llahut, janë të lehta për t'i kryer dhe këto i kam ndje disi në vete: Medina, kjo është dhuratë nga Unë, që të jeshë sa më afër Meje.

Kur vendosa që të bëhem muslimane ju afrova një ditë bashkëshortit tim dhe i thashë se unë dua të bëhëm muslimane dhe ta pranoj All-llahun Zot të vetëm, duke mos e shoqëruar në adhurim me askënd tjetër dhe ta pranoj Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të dërguar dhe rob të All-llahut dhe Pejgamber të fundit. Në këtë moment bashkëshorti mbeti i habitur dhe gati se nuk me besonte. Ishte aq i gëzuar nga këto fjalë saqë deshi All-llahu që edhe ai të bëhët një musliman i mirëfilltë.

Kështu pra unë e pranova Islamin, elhamdulilah, falënderimet i takojnë vetëm All-llahut.

Në përfundim dua të them se e vetmja e vërtetë nga të gjitha religjonet është Islami. Ashtu siç ka thënë All-llahu: "Feja e vetme e pranuar tek All-llahu është Islami. U kundërshtuan ata që u është dhënë libri, pasi që u erdhi e vërteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e All-llahut, (le ta dijë se) All-llahu (ia) llogaritë shpejtë." [Ali Imran, 19]

Në fund lus All-llahun [subhanehu ve teala] që njerzimit t'ua mundësojë ta kuptojnë këtë!

al.CH
Member
Beiträge: 49
Registriert: Mi, 27. Jan 2010, 14:55

Mi, 27. Jan 2010, 15:00

U UDHËZOVA NË DUART E VAJZËS TRI VJEËARE

Unë jam një djalosh i ri, i martuar para katër viteve, dhe më ka furnizuar All-llahu me një grua të ndershme dhe të devotshme, e cila e ka frike All-llahun shumë. Prej kësaj martese, All-llahu me dhuroi edhe një vajzë, e cila është sikur të jetë engjull.
Kohë të gjatë isha në gaflet dhe i zhytur në mëkate, sa që edhe pas martese pija alkoolin dhe thellohesha në mëkate dhe defrimet e kësaj bote.
Isha nga ata që shikoja tërë natën filma të fëlliqur në shtëpi, pasi flenin gruaja dhe vajza ime. Nuk falësha dhe nuk agjëroja, dhe as që dija gjë nga Islami, perveç disa fjalëve, të cilat i kisha dëgjuar ndonjëherë nga muezinet e xhamive. E kaloja jetën në këtë gjëndje me vite të tëra duke mos e shijuar ngushtësine e shpirtit dhe zemrës sime. Derisa erdhi një ditë, e cila ma ndryshoi tërësisht jetën time.
U ktheva në shtëpi, dhe si zakonisht, me vete kisha një film pornografik, të cilin e ruaja ta shikoja atëherë kur të gjithë të kenë fjetur. Pasi i mori gjumi ata, mora filmin dhe e futa ne video... filloi filmi. Dhe unë normal duke shikuar... kur ja vajza ime e vogel, tashmë tri vjeçare, e hapi deren e sallonit. Kur e pashë atë shpejtova dhe e hoqa filmin. Ndërsa ajo mua afrua dhe më tha: O babai im, haram të qoftë, ke frike All-llahun!
Kur i dëgjova këto fjalë, u çova shpejt dhe hyra në dhomë, u mbulova dhe fillova të dridhem, sa që me dukej se e gjithë bota po me ngushtohet rreth meje. Qendrova ashtu derisa u qetësova pak, e pastaj fillova të mendoj, edhepse fjalët e vajzës me silleshin në mendje vazhdimisht. Në atë kohë të mesnatës, fillova të ndjejë sinqerisht fjalen: "Ke frikë All-llahun!" Fillova të kuptoj se ato nuk ishin fjalet e saj, pasiqë ajo ende është shume e vogël, por ia ka mundësuar t'i thotë ato fjalë Ai, i cili do t'ia mundesoje të flasë çdo pjese të trupit.
Duke qënë në këtë gjëndje, kur ja ezani i sabahut. U çova dhe e pashë vetën se më kishte humbur fuqia dhe isha djersitur. Hyra dhe u pastrova, pastaj dola në xhami, për herë të parë të falëm për All-llahun dhe të kërkoj nga Ai falje dhe mëshirë. E pse jo, kur ai thotë: "Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime vetën tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, sepse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues!" [Ez-Zumer, 53]
Dhe Ai është All-llahu, mëshira e të Cilit ka kapluar çdo gjë.
Po! U ndryshua jeta ime në tërësi. U largova nga të gjitha mëkatet dhe haramet, në të cilat kisha qënë. Fillova të fali namazet në xhami, të lexoj Kur'an, të mësoj edhe përmendesh me ndihmen e gruas sime të devotshme. U ktheva në njeri, pasiqe kisha qënë sikur kafshe, haja dhe pija dhe jetoja pa asnjë qëllim. E tash, kam qëllimin tim kryesor, nënshtrimin ndaj All-llahut dhe urdhërave të Tij.
Pas një viti të jetës sime të re, All-llahu me furnizoi edhe me një fëmije të bukur, sikur hëna katërmbedhjetëshe.
Pas një kohe të shkurtë, duke qëne rrugës me familjen, na ndodhi një fatkeqësi, u rrotullua automjeti yne disa herë. Nga ky aksident, nuk shpetoi askush nga familja ime perveç meje. Me vdiq gruaja bashkë me të dy femijët.
U ktheva në shtepi, dhe duke qëne ende ashtu në merzi dhe pikëllim, kur ja po me bën vesvese djalli i mallkuar, dhe me thotë: Pi alkool nëse don t'i harrosh të gjitha! Por, mu kujtua fjala e vajzes sime: O babai im, haram të qoftë, ke frikë All-llahun! Dhe nuk ia lejova vetës kurr më të kthehem nga drita në errësire.
Tash vazhdoj jetën në adhurim ndaj All-llahut dhe në lexim të vazhdueshme të Kur'anit dhe lus All-llahun që të vdes me La ilahe il-la All-llah dhe të takohem me familjen time në xhennetet e Tija të pafundme.

muslimane10
Member
Beiträge: 22
Registriert: Do, 21. Jan 2010, 13:31

22 PYETJE

Fr, 02. Apr 2010, 12:37

Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin e një pyetje nga muslimani



Një musliman e kishte një shokë të krishter. Krishteri i lutet muslimanit që të shkojë me të në kishë, për të prezantuar në ligjëratën e priftit e më pas t’i japë mendimin krishterit për këtë. Muslimani pranoi që të shkonte, kur shkoi prifti e kuptoi se në mesin e të pranishmëve gjendet një musliman prandaj dhe tha: Ndërmjet jush gjendet një Muhammedan (musliman). Muslimani u ngrit dhe i tha si e dite këtë? Prifti tha: tregojnë shenjat në fytyrat e tyre. Muslimani buzëqeshi, ndërsa prifti i tha: Dëshiroj t’i bëj njëzetedy pyetje:

Cfarë është një i cili nuk mund të jetë dy?

Cfarë janë dy të cilët nuk mund të jenë tre?

Cfarë janë tre të cilët nuk mund të jenë katër?

Cfarë janë katër të cilët nuk mund të jenë pesë?

Cfarë janë pesë të cilët nuk mund të jenë gjashtë?

Cfarë janë gjashtë të cilët nuk mund të jenë shtatë?

Cfarë janë shtatë të cilët nuk mund të jenë tetë?

Cfarë janë tetë të cilët nuk mund të jenë nëntë?

Cfarë janë nëntë të cilët nuk mund të jenë dhjetë? Cfarë janë dhjetë të cilët nuk mund të jenë njëmbëdhjetë? Cfarë janë njëmbëdhjetë të cilët nuk mund të jenë dymbëdhjetë?

Cfarë janë dymbëdhjetë të cilët nuk mund të jenë trembëdhjetë?

Cfarë janë trembëdhjetë të cilët nuk mund të jenë katërmbëdhjetë?

Cila është ajo gjë e cila merr frymë e shpirt nuk ka?

Cili është ai varr i cili ka ecur me të zotin e tij?

Kush janë ata të cilët kanë gënjyer e kanë hyrë në xhennet?

Cila është ajo gjë të cilën e ka krijuar Allahu dhe e urren?

Cilët janë ata të cilët Allahu i ka krijuar pa baba dhe pa nënë?

Kush është krijuar prej zjarri, kë e ka shkatërruar zjarri e kush është i mbrojtur prej tij?

Kush është krijuar nga guri, kush është shkatërruar prej tij dhe kush është mbrojtur prej tij?

Cfarë është ajo të cilën e ka krijuar Allahu dhe e ka konsideruar si dicka të madhe?

Cila është ajo pemë e cila i ka dymbëdhjetë degë dhe në çdo degë tridhjetë gjethe, në çdo gjethe pesë fruta, tre në hije e dy në diell.


Buzëqeshi muslimani duke qenë i sigurtë në besimin e tij në Allahun.

Filloi me emrin e Allahut "BISMIL LAHIRR RRAHMANIRR RRAHIM"

Allahu i Lartësuar është Një që nuk ka pas Tij të dytë.

Ndërsa dy pas të cilit nuk ka tre: Nata dhe dita. “Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë)” (El Isra : 12)

Ndërsa tre pas të cilit nuk ka katër: Arsyetimet e Musai me Hidrin në shkatërrimin e anijes, mbytja e djaloshit dhe ndërtimi i murit.

Ndërsa katër pas të cilit nuk ka pesë: Teurati, Zeburi, Ingjili dhe Kur’ani.

Ndërsa pesë pas të cilit nuk nuk mund të ketë gjashtë, janë pesë namazet e obliguara.

Ndërsa gjashtë pas të cilit nuk ka shtatë, janë ditët në të cilat Allahu e ka krijuar botën.

Ndërsa shtatë pas të cilit nuk ka tetë, janë shtatë qiejt. “Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast” (El Mulk : 3)

Ndërsa tetë pas të cilit nuk ka nëntë, janë bartësit e arshit të Rrahmanit, “E atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete arshin e Zotit tënd” (El Hakka : 17)

Ndërsa nëntë pas të cilit nuk ka dhjetë, janë mu’xhizet e Musait alejhis selam, shkopi i cili u shndërrua në gjarpër, dora e cila i bënte dritë, vërshimi i Nilit, bretkosat e shumta, uji i cili u shndërrua në gjak, qimkat të cilat nuk linin askënd të flinte, dërgimi i karkalecae të cilët dëmtonin bimët, thatësia e madhe, zvogëlimi i prodhimeve.

Ndërsa dhjetë pas të cilit nuk ka njëmbëdhjetë, janë sevapet “kush vepron një të mirë do të shpërblehet dhjetë fish e Allahu ia shton shpërblimin kujt të dojë”

Ndërsa njëmbëdhjetë pas të cilit nuk ka dymbëdhjetë, janë vëllezërit e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa dymbëdhjetë pas të cilit nuk ka trembëdhjetë, është mrekullia e Musait alejhis selam, “Dhe (përkujto) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd” , atëherë nga ai u gufuan dymbëdhjetë kroje” (El Bekare : 60)

Ndërsa trembëdhjetë pas të cilit nuk ka katërmbëdhjetë, janë vëllezërit babai dhe nëna e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa ajo që merr frymë e shpirt nuk ka është agimi, “Pasha agimin kur ia shkrep” (Et Tekvir : 18 )

Ndërsa varri i cili ka ecur me të zotin e tij, është peshku i cili e përbiu Junusin alejhis selam.

Ndërsa ata të cilët gënjyen e hynë në xhennet, janë vëllezërit e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa atë të cilën e ka krijuar Allahu dhe e urren është zëri i gomarit, “Zëri më i egër është zëri i gomarit” (Llukman : 19)

Ndërsa ata që i ka krijuar e janë pa baba dhe pa nënë janë Ademi, devja e Nuhut, dashi i kurbanit dhe meleqt.

Ndërsa ai i cili është i krijuar prej zjarrit është Iblisi, ai i cili është shkatërruar prej zjarrit është Ebu Xhehli, ndërsa ai i cili është mbrojtur prej zjarrit është Ibrahimi alejhis selam.

Ndërsa ai i cili është krijuar prej gurit, është Devja e Salihut alejhis selam, e ai që është shkatërruar prej gurit janë Es habul fijl (poseduesit e elefantit) dhe ata të cilët janë mbrojtur prej gurit janë Es habul kehf (të vendosurit e shpellës).

Ndërsa atë që Allahu e ka krijuar dhe e ka konsideruar si dicka të madhe është kurthi i grave "Dhe vërtet i madh është kurthi juaj" (Jusuf : 28 )

Ndërsa pema është viti i cili i ka dymbëdhjetë muaj “degë” ndërsa tridhjetë gjethet janë ditët e çdo muaji, pesë fryte janë pesë kohët e namazit, e tri nën hije janë: Namzi i sabahut i akshamit dhe i jacisë, e dy në diell janë dreka dhe ikindia.

Këto ishin përgjigjjet e muslimanit, prifti dhe të pranishmit u cuditën por prifti u befasua nga një pyetje të cilën ia drejtoi muslimani. E jo është:

Cili është celësi i xhennetit?

Këtu nuk mundi prifti t’i përgjigjet kësaj pyetje, por ai u detyrua të përgjigjet pas lutjes së shumtë të të pranishmëve.

A e paramendoni pse?!

Sepse përgjigjja është: “Eshhedu en la ilahe il lall llah ëe enne muhammeden resulull llah”
Prifti dhe të gjithë të pranishmit të cilët ishin në kishë e pranuan Islamin.

A e shikoni se sa madhështore që është besimi në Allahun?.

bigmama_zh
New Member
New Member
Beiträge: 1
Registriert: Mi, 20. Apr 2011, 19:28

hoxhallar ne zvicer

Mi, 20. Apr 2011, 19:33

Tung tung

deshta me pyte mos e njef dikush ndoj hoxhallar ne zvicer? eshte shume me rendis, per shendet te motres!!!

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: hoxhallar ne zvicer

Di, 25. Okt 2011, 10:20

bigmama, Hoxha nuk osht "gjin".... aj nuk ka Force magjike...osht thjesht nje njeri i shkollum ne fejen islame, e jo ma shum....

kurse osht motra jote me vertet e smut...tani te lutem...mere kto serioz......shko te nje mjeki i specializum....

Zurück zu „Shqip“