@ shqiptare,
mos ma merr për të keq! E vura këtë foto, për të qenë më e sigurtë, se përse bëhet fjalë.
Në shkollën e djalit tim ka filluar diskutimi i madh ndërmjet fëmijëve, sepse disa janë nga Kosova, Maqedonia e vetëm dy nga Shqipëria, e kur më pyeti djali im, se si quhet fjala "Brötchen" në shqip, unë i thashë "simite", pasi kështu i themi ne nga Shqipëria e Mesme, mirëpo këtë fjalë e dinin vetëm ata të Shqipërisë, të tjerët thonin, njëri byrek, njëri mantia, një bugaça e kështu që filloi diskutimi i madh. Nuk po gjej foto për "mantia dhe bugaça", e tua tregoj, e ta bëjnë vetë krahasimin. Për këtë arsye, e për t'i qetësuar disi, thashë po pyes njëherë dhe në forum. Unë po i le të vendosin vetë, se cila fjalë është më e përafërt, vetëm mos të zihen me njëri-tjetrin...
Ju falenderoj nga zemra të gjithëve për përgjigjet!
egnatia