Melanie31 hat geschrieben:Denisa* hat geschrieben:e bile po me intreson pse nuk bon me shkru gjdo ?
Në dialektin tosk shkruhet/flitet çdo, në atë geg gjdo. Ti në shkollë si e ke mësuar?
Ju të gjith të nji kuptimi jeni mirpo pa asnji zgjidhje konkrete!!!!!!
Dhe së fundi gjuha shqipe ka shum dialekte psh:
Atë:Toske,Gege,Çame,Arbëreshe,Kosovare,Dibrane,e tj,mirpo bëhet fjal për rrënjët e saj,kapuni për rrënjësh dhe jo për degash!!!
Dhe përveç dialektit Tosk së shqipëris së mesme nuk shkruhet asnji dialekt tjetër,vim në perfundim pra se gjuha zyrtare shqipe është ajo toske.
Dmth dëshiroja per ty Denisa të të korrigjoj pak për atë se vetëm fjala ""Çdo ""përdoret dhe është legjitime në fjalor dhe në komunikim .......!!!!!
Të përshëndes pra natën e mir.
E nderuar Melani,
Mu pas konë unë mësuesi yt, tonë ditën t'kisha shti me ba
"ë"
Ku ki shku ti n'shkollë be qikë?
T'ja paske fut si kavi pelës!
Nëse nuk e njeh një temë, është mirë së pari të hulumtosh, ka sa të duash shkrime në internet rreth historisë së gjuhës shqipe. Mos e gënjeni veten këtu e mos u shtirëni se dini diçka nga gjuha shqipe.
Kryeveprat e para në gjuhën shqipe janë të shkruara në gegënishte.
A keni dëgjuar ndonjëherë për Lahutën e Malësisë?
Shfletoje pak e shih se kjo kryevepër është shkruar në gegënishte.
Nëse ju dialektin Toskë e keni gjuhë të nënës, atëherë turp. Skuqu pak! Mos të flasim për drejtshkrimin se e ke masakruar
Që mos të flas unë rreth zhvillimit a historisë së gjuhës shqipe, po ti sjelli ca huazime që sapo i gjeta në gogël alias googel
Dialektet e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegënishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegënishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegënishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegënishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegënishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).
Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegënisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ vënë).
Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegënisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.
LeraniOnline®
Nga këto dy dialekte është formuar apo më mirë të themë rrjedhë gjuha e standardizuar shqipe. Pra gjuha letrare, që flitet e shkruhet në mënyrë unike, në Tiranë, Prishtinë, Shkup. Por edhe në shkolla, në letërsi dhe mediume.
Dialektet tjera janë pjesë përbërëse e njërit apo dialektit tjetër.
Të fala nga Joni
(P.s. nuk kam trashëguar emrin e detit Jon, se ai ende rron, por kam trashëguar emrin e dorëshkruesit të parë të gjuhës shqipe, vepra e të cilit njihet si Meshari i G
jon Buzukut) shkundu pak