Gazeta FAKTI DITOR: Diaspora Shqiptare në Zvicër, drejt integrimit apo asimilimit?
Shqiptarët pa marrë parasyshë prejardhjen e tyre, nga Kosova, Maqedonia apo Shqipëria, përbëjnë afër 4% të banorëve në Zvicër, konkretisht 260 000.
Gjeneratat e para vajtën këtu , sepse u shpërngulën me dhunë nga regjimi sllav i asaj kohe, shumë burra dhe djem të ri morrën rrugën e gurbetit famëkeq, për të fituar bukën e gojës dhe për të mbajtur gjallë familjet e tyre në atdhe të cilat jetonin në një varfëri të skajshme. Pra pranonin çdo ofertë pune shumica në ndërtimtari si puntorë të thjeshtë, shancin për integrim apo karrierë nuk e patën. Kjo filloi të ndryshojë pas luftës në Kosovë ku shumica e mërgatës shpërngulën familjet e tyre nga Kosova, Maqedonia dhe i sollën në Zvicër me shpresë për një jetë më të lumtur dhe kualitative. Integrimi dhe shkollimi i kuadrove të larta ka ndryshuar dukshëm për të mirë në kohët e fundit por prap se prap le akoma shumë për të dëshiruar.
Të integrohesh s`do të thotë të asimilohesh
Shumica mërgatës akoma nuk kupton dotë dallimin mes integrimit dhe asimilimit, që të integrohemi e kemi kushtë dhe është në të mirën tonë, por kjo nuk do të thotë që në anën tjetër të asmilohesh. Fakti që shkojmë drejt një asimilimi me rezultate fatale dhe jo ne dobi të popullit shqiptarë është shumë real, sipas një sondazhi në Zvicër gati se i zhdo treti fëmijë të moshës 6 deri 18 vjeçarë nuk din të shkuaj apo të lexoj edhe fjalët më të thjeshta në gjuhën shqipe. Fajtorët kryesorë të kësaj gjëndje alarmante, janë pikërishtë prindërit. Sipas mëndimit tim nëse nuk do të ketë urgjentishtë ndryshime në këtë çështje delikate, rezultatet në të ardhmen e afërt do të jenë fatale për komunitetin shqiptarë, mbase do të ndodhë e njeta që ndodhi me shqiptarët e Turqisë të cilët janë asimiluar skajshmërisht dhe si rezultat është konvertimi i tyre në turqë. Ky problem i madhë që nga shumica vlersohet si çështje e lehtë, do na dalë për hunde nëse nuk do merret dhe trajtohet me synqerit të madhe. Institucionet politike në Prishtinë, Tetovë dhe Tiranë deri më tani kan qenë të shurdhër kurrë ka gjenë në pytje Diaspora shqiptare, por pikërisht këta intitucione e kan obligim dhe borxh që të merren me jetën dhe hallet e diasporës, sepse po tmos ishte diaspora nuk do të ishte sot as Kosova e pavarur e as të drejtat që i gëzojnë sot shqiptarët në Maqedoni, por mos të presim ata neve duhet si individ, si prindër,motëra,vëllezër e shokë të merremi me këtë problem serioz se përndryshe do jetë tepër vonë.
Reprezentimi i kulturës dhe traditës shqiptare në diasporë
Fakt është se imazhi ynë në Evropë respektivsht në Zvicër është tepër negativ dhe i tmerushëm, për fat të keq në shumicën e rasteve me të drejtë. Më keqja është që kohëve të fundit vërrejmë që për tna vulosur një imazh të tillë negativ dhe si popull degjenerues, mundohen me të gjitha mjetet fqinjët tanë sllav, të cilët një kohë na vranë e masakruan na dëbuan dhunëshmërisht nga trevat tona ilire. Para disa ditësh një Analist zvicëran me prejardhje serbe Petar Nikolic, u shpreh se UCK-ja ka mbajtur gjatë luftës me dhunë civil shqiptarë, si mburoja të gjalla, por ajo që më shqetësoi më shumë ishte që askush nuk reagoi për këto prapaganda të përditshme serbe që bëhen në mediat zvicërane dhe portaleve në internet. Të kthehem te reprezentimi i kulturës dhe traditës sonë kombtare edhe kjo le tepër për të dëshiruar, shkaqet janë të shumta që nga mos organizimi, mos interesi për mbrojtjen e gjerave kombtare e deri te mungesa e donatorëve, shqetësusë është fakti që në anën tjetër “TALLAVA-MANIA” është duke bërrë një BOOM të vërtet në afër 100 lokale në gjithë Zvicrën, dhe afaristët biznesmenët sigurisht që investojnë në mbrëmje apo diskoteka që bëhet Tallava sepse aty ka fitim, por kurrë është në pytje tradita muzika dhe gjuha e mirëfilltë shqipe, janë të paktë ata që kontribojnë. Janë të pakta shoqatat dhe klubet të cilat merren me reprezentimin e traditave të mirrëfillta kombtare, por edhe ata që janë përballen me probleme të shumta siç e ceka më parë me mungesë donatorësh, sponzorues dhe me e keqja mos interesin e rinisë shqiptare për të kultivuar traditat e të parve tanë, e cila është vitale për një popull. Pra vëllezër e motra, ti japim fundë kultivimit të kulturës së popujve tjerë dhe të merremi me atë që është e jona, ajo që është pasuria jonë kombtare, të ndryshojmë realitetin që është i hithur, të fillojmë se koha ecën shpejtë dhe nëse nuk marrim hapat e duhur një ditë do jetë vonë edhe për tu penduar.
nga Fatmir OSMANI