armend77
Member
Beiträge: 36
Registriert: Fr, 22. Dez 2006, 10:24

Vajzat katolike shqiptare martohen me sërb!!

Do, 22. Mär 2007, 14:07

http://www.balkanwe b.com/sitev4/ index.php? id=1669





Gjithçka ka nisur në zonën e Sjenicës dhe në fshatrat në rrethinat e Pesterit. Një territor i kërcënuar nga largimi i popullsisë, në kufirin mes Shqipërisë e Malit të Zi.

Kosova dhe plagët e tjera të historisë vazhdojnë të përçajnë vendet e popujt në Ballkan. Por, mungesa e vajzave në moshë martese ka më tepër rëndësi se kjo në jug të Serbisë, aty ku për të rrëzuar barrierat etniko-kulturore me shqiptarët dhe për më tepër me shqiptaret; ka nisur të lulëzojë një fenomen i ri e i papritur: “epidemia” e martesave të përziera nga të dyja anët e kufirit. Gjithçka ka nisur pa shumë bujë, në zonën e Sjenicës dhe në fshatrat e humbura në rrethinat e Pesterit. Një territor i kërcënuar nga largimi i popullsisë, mes maleve në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Është zonë e banuar nga fshatarët serbë ortodoksë, në zemër të provincës gjysmë myslimane të Sangiaccatos. Largimi drejt qytetit, në kërkim të një jete më të mirë dhe në të vërtetë edhe për të krijuar një familje, bën që vajzat të pakësohen gjithnjë e më shumë duke sjellë për pasojë mungesën e ekuilibrit mes sekseve. Deri në atë pikë, sa në Sjenicë ka dhjetëra burra mbi 30 vjeç, të pamartuar për shkak të mungesës së grave: një ofezë e rëndë kjo për traditën serbe. Për të rritur shpresat e të vetmuarve në Serbi, ka zbritur si nga qielli, në anën tjetër të kufirit, një “sipërmarrëse” nga Shkodra, Mirjeta Geca, që flet mirë serbisht dhe që e kap në ajër rastin për të martuar të rinjtë. Gecaj është nisur nga fakti i thjeshtë; nëse në fshatrat në jug të Serbisë mungojnë gratë në moshë martese, në ato të Shqipërisë veriore ka me shumicë të tilla, edhe për shkak të emigrimit, që prek kryesisht burrat. Duke zbatuar në punët e zemrës ligjet e kërkesës dhe ofertës, zgjidhja ka ardhur vetvetiu: mjafton të kesh kontaktet e duhura, të marrësh me qera ndonjë makinë e të nisësh një mision eksplorues në Sjenicë dhe në fshatrat përreth për të kuptuar se për këtë punë ia vlen barra qiranë. Rrënjët e përbashkëta kristiane (ortodoksë serbët dhe katolike pjesa më e madhe e banorëve të Shkodrës, një bastion i minorancës jo-islamike në vendin e shqiponjave) e kanë ndihmuar mjaft. Por, për të bërë të parëndësishme ndryshimet në mentalitet dhe paragjykimet shekullore reciproke ka ndihmuar në radhë të parë “situata e emergjencës”. Dhe më pas takimi mes personave, siç konfirmojnë edhe dëshmitë e protagonistëve të kënaqur, që pak pas kësaj ngjarjeje kanë nisur të vendosen në qendër të vëmendjes së medias. Milinko Rakonjaç, që në Shkodër gjeti nuse kur i kishte kaluar të dyzetat, është mes atyre që nuk e përmbajnë entuziazmin. Martesa me gruan e tij është celebruar sipas riteve katolike në Shqipëri dhe atyre ortodokse në Serbi dhe ai konfirmon se “tani gjithçka shkon mirë”. “Këtu tek ne, vajzat po humbasin. Ato shkojnë në qytet dhe nuk kthehen më. Ndaj burrat ndodhen para një dileme: të nisen dhe ata për në qytet, ku nuk ka shumë punë, apo të rrimë në fshatrat tona e të mos martohemi. Por, tani, më në fund, kemi një zgjidhje të mrekullueshme” . Ai nuk është i vetmi që e mendon në këtë mënyrë, e nëse është e vërtetë ajo që thotë Mirjeta Geca, në një muaj në këtë zonë janë celebruar 13 martesa. Problemi, në fund të fundit, nuk ka lidhje vetëm me këtë aspekt. Serbia, një nga zonat më pjellore të Europës deri 60 vjet më parë, sot është vendi i katërt “me popullsinë më të moshuar” në kontinentin e vjetër, në prag të një situate problematike demografike, që është përkeqësuar edhe nga luftërat e konfliktet e armatosura postkomuniste e postjugosllave. Sipas demografit Dragan Bataveljiç, ka komuna, e jo vetëm në zonën jugore të vendit, ku “raporti mes vdekjeve dhe lindjeve është 16 me 2, ndërsa në vende të tjera nuk ka lindje prej vitesh. Nuk mund të të habisë aspak ideja që për të rigjallëruar perspektivën martesore, mund të hedhësh sytë njëherë në rajon. Në Shqipëria, Rumani, Moldavi apo Vojvodinë. Deri në të renë më të fundit, të ideuar nga një agjenci martesore, që nga Ukraina e largët sjell në qytezën e Leskovacit shumë variante vajzash në moshë martese

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Do, 22. Mär 2007, 15:00

hey.ku i bie ky fshat/qytet sjenice?mesa di une,eshte diku ne afersi ne veri te kosoves...
nese eshte ashtu,atehere me lind pytja,pse kjo gruaja qe aranzhon martesat (gjeçaj) ka vajtur deri ne serbi per te kerkuar burra per vajzat shkodrane,duke pare faktin,qe mali i zi psh.eshte me afer dhe burrat malazez kane po ashtu probleme te tilla...

armend77
Member
Beiträge: 36
Registriert: Fr, 22. Dez 2006, 10:24

Do, 22. Mär 2007, 16:44

Kusho1983 hat geschrieben:hey.ku i bie ky fshat/qytet sjenice?mesa di une,eshte diku ne afersi ne veri te kosoves...
nese eshte ashtu,atehere me lind pytja,pse kjo gruaja qe aranzhon martesat (gjeçaj) ka vajtur deri ne serbi per te kerkuar burra per vajzat shkodrane,duke pare faktin,qe mali i zi psh.eshte me afer dhe burrat malazez kane po ashtu probleme te tilla...
pse more me burra malazez, pse mos me shiku me i martu me kosovar apo me shqipetar nga maqedonia, pse te behet shkak feja kristiane per ç`kombtarizimin e veriut te shqiperisë :?: :!:

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Do, 22. Mär 2007, 17:03

armend77 hat geschrieben:
Kusho1983 hat geschrieben:hey.ku i bie ky fshat/qytet sjenice?mesa di une,eshte diku ne afersi ne veri te kosoves...
nese eshte ashtu,atehere me lind pytja,pse kjo gruaja qe aranzhon martesat (gjeçaj) ka vajtur deri ne serbi per te kerkuar burra per vajzat shkodrane,duke pare faktin,qe mali i zi psh.eshte me afer dhe burrat malazez kane po ashtu probleme te tilla...
pse more me burra malazez, pse mos me shiku me i martu me kosovar apo me shqipetar nga maqedonia, pse te behet shkak feja kristiane per ç`kombtarizimin e veriut te shqiperisë :?: :!:
martesa me malazez ne shkoder kane qene"tradicion".dmth.ka shume raste,ku shqiptare jane martuar me malazeze...
dhe ka njerez,qe i vene fese me shume rendesi,se sa kombit.ka edhe ne kosove apo maqedoni njerez,qe jane martuar me boshnjake apo turqe,sepse kane qene muslimane...
dhe duke pare faktin,qe shume shqiptare(mashkuj dhe femra)vitetet e fundit preferojne sa me shume te martohen me te huaj,kjo nuk eshte diçka e jashtezakonshme...

armend77
Member
Beiträge: 36
Registriert: Fr, 22. Dez 2006, 10:24

Do, 22. Mär 2007, 17:12

Kusho1983 hat geschrieben:
martesa me malazez ne shkoder kane qene"tradicion".dmth.ka shume raste,ku shqiptare jane martuar me malazeze...
dhe ka njerez,qe i vene fese me shume rendesi,se sa kombit.ka edhe ne kosove apo maqedoni njerez,qe jane martuar me boshnjake apo turqe,sepse kane qene muslimane...
dhe duke pare faktin,qe shume shqiptare(mashkuj dhe femra)vitetet e fundit preferojne sa me shume te martohen me te huaj,kjo nuk eshte diçka e jashtezakonshme...
megjithat per mua eshte e jashtezakonshme, sepse se pari serbin dhe malazezin e kemi armik te perbetuar, vetem 8 vite me heret, shume kosovar u vran dhe u masakruan nga dora barbare e serbit dhe tash te lidhet miqasi per hir te krishterimit me armikun spo me hyn ne kokë!!

Benutzeravatar
Bizza
Site Admin
Site Admin
Beiträge: 1029
Registriert: So, 12. Feb 2006, 15:28

Do, 22. Mär 2007, 18:22

Me sa mend hapet kjo teme?

teme e kesaj natyre, qe veq e kan arsyen mi shti fejat mez vete, ketu nuk tolerohen! Diskriminoj dhe ofendoj katholiket ne tjera foruma, sepse per kete ketu nuk ki shans.
Gib deine Träume niemals auf. Wenn du sie verloren hast, existiert noch der Körper, aber innerlich bist du längst tot.

Për të gjithë e në të gjitha pikëpamjet kam qenë e jam njeriu kot, i humbur.

Nostalgie wird durch heimatliche Luft gestillt.

Benutzeravatar
Fati
Member
Beiträge: 21
Registriert: Fr, 15. Dez 2006, 23:37

Di, 27. Mär 2007, 21:29

Sjam i sigurt se sa % martohen per letra e sa % martohen ndjenja dashurie, por e verteta eshte se nuk po ndahen me vetem me gjermonka pas 3 apo disa vitesh por edhe me shqiptarka nese eshte martuar ndarjet vazhdojn te shumohen,njeri qe martohet me ndjenja nuk del asnje penges para se prej nga eshte ? por e sheh vetem ate person qe e dashuron.
ka raste qe edhe xelozia e tepert te qon drejt shkatrrimit martesor edhe keqkuptimet e shumta gjithashtu edhe thashethemet,njeriu duhet te dij kë e ka shok edhe me kë po shoqerohet.
ju pershendes te gjithve
- jetoni nё atё mёnyrё qё kur tё vdisni edhe armiqtё tё qajnё pёr ju -

Benutzeravatar
besi25
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 1253
Registriert: Mi, 08. Jun 2005, 16:59

Di, 27. Mär 2007, 21:51

tung tung fati,
pajtohem plotesisht me mendimin tend.

pershendetje nga zvicra besi25
Oslo 19/12/79
Une gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqipëtar.Shumë luti Zotin që paqja e tij të vijë në zemrat tona
Në gjithë botën. Lutem shumë për fukarate e mij- dhe për mua , dhe motrat e mija. Une lutem per juve.Gonxhe Bojaxhiu-Mutter Theresa

Bukuroshi_mamit
Member
Beiträge: 20
Registriert: Di, 26. Dez 2006, 1:11

Do, 29. Mär 2007, 3:23

une sisha martu me gjermank :lol: (fjala pi bjen se spo m´shtin kurkush) :lol: loqko shqiptare :D
E kom ni shko qiju tung per ta qe si era kan ndrru,
E kom Dashni shum per kta qe hala jon me mu,
Edhe pse ndoshta t`mirat kurr sun ja kthej,
Ngo knej, ni pjes t`vogel n`zemer per te ton e gjej

ushtar i mbretneshes TEUT
Member
Beiträge: 22
Registriert: Di, 16. Mai 2006, 23:09

Di, 24. Apr 2007, 14:04

..... hehehehhe bukuroshi i mamit- a i ki letrat ti a? a qa i she martu
o me gjermanka e zvicrranka soshte edhe shum keq po qa me ba qe po martohen shum edhe me sllave si p.sh- RUSE POLAKE SLLOVAKE etj.... bile edhe po ju fal zoti fmit :shock: tungi.

ushtar i mbretneshes TEUT
Member
Beiträge: 22
Registriert: Di, 16. Mai 2006, 23:09

Di, 24. Apr 2007, 14:08

tparet ton e mbajten e i çendrun mos perzirjes se gjakut e te races ILIRE :lol: nejse se edhe GJERMANKAT jon A R Y A :D

Benutzeravatar
Denisa*
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 462
Registriert: Mi, 02. Mai 2007, 11:09

Re: Shiptart me gjermonkat

Mi, 02. Mai 2007, 12:27

vlora hat geschrieben:Mu po me intreson qka po mendoni ju...?a po mendoni ju qe burrat kosoves ose macedonies munden me dasht gjermonkat a veq pe martojn per letrat???


Ka keshtu eshe ashtu! Disa per letra disa nga dashuria edhe pse keto te fundit jane te rralle. Cudi nuk do te ishte asnjera nga keto te dyja .

uta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 173
Registriert: Di, 09. Dez 2008, 10:38

A jeni be ju shqiptar normal?

Mo, 12. Jan 2009, 17:10

Tung te gjith..


Hajde Shkodran hajde...


Ka shkodra martohen me Shka, ka Vlora me Grek dhe i thojn vetvetes bili "Grek"..


Për shkak të mungesës së nuseve, meshkujt nga Serbia udhëtojnë në Shqipëri për të kërkuar nuse.



Bild

Në foto: Vera Çardaku dhe Darko Stjepanovic


Për shkak të mungesës së nuseve, meshkujt nga rrethi i Vishegradit të Serbisë udhëtojnë bashkë me përkthyes dhe familjarë për të kërkuar nuse në Shqipëri. E japin pastaj besën dhe pason fejesa. Puthja e parë vjen tek pas martesës.

Nuset e reja nga Shqipëria kanë nisur të vijnë në rrethin e lumit Drina. E para erdhi në fund të vitit 2008, në fshatin Paocici, rreth pesëmbëdhjetë kilometra larg Visegradit.

Është Vera Çardaku (31), nga rrethi i Shkodrës, ajo që ishte martuar me Darko Stjepanovic (30).

Pas dasmës sipas zakoneve tradicionale shqiptare, e pastaj edhe sipas atyre ortodokse, dy të sapomartuarit jetojnë në një pronë familjare në fshatin Paocici, bashkë me prindërit e Darko's. Banorët e pakët, dhe kryesisht të moshuar, të fshatit pajtohen në një gjë – se Vera për një kohë të shkurtët arriti që ta rilindte shtëpinë e Stjepanovicëve. Në shtëpi dhe përreth saj gjithçka është në vend. Fqinjët thonë se nusja e Darkos është adaptuar shumë mirë në Paocici, si të ishte lindur atje.

"Një nuse e tillë mund vetëm të dëshirohet", e lavdërojnë të gjithë, ndonëse as dhëndëri darko nuk e fshehë kënaqësinë. Siç thotë, për shkak të dashurisë që ishte kismet dhe të një jete më të mirë, Vera vendosi që të shkonte larg vendlindjes, ndërsa në rrethin e Visegradit, gjegjësisht në fshatin Paocici, ku edhe ndodhet prona e Stjepanovicëve, ajo është pritur shumë bukur. Aq më tepër dihet se ka kohë që vajzat pa shumë dëshirë marrohen me meshkujt nga këto fshatra.

"Ka ardhur një kohë e çuditshme. Vajzat sapo ta ndjejnë asfaltin nën këmbë nuk donë të kthehen më në fshat, ku ka prona, mjaft kafshë shtëpiake, dhe gjithçka që na duhet për një jetë të mirë. Prandaj edhe vendosa që të merrja rrugë drejt Shqipërisë, të gjej një nuse për vete, për një jetë të lumtur në fshatin tim Paocici", tregon Darko.

Thotë se një shok i tij nga Ivanjica, i cili po ashtu është martuar me një shqiptare, e këshilloi që ta bënte këtë gjë, por edhe ku ta kalonte kufirin dhe në cilën pjesë të Shqipërisë të shkonte për nuse. Pasi gjeti një përkthyes, Darko, bashkë me edhe dy kushërinj nga Visegradi, u nis me veturë për Shkodër përmes Malit të Zi, në fillim të vitit 2008.

"Kur arritëm në rrethin e Shkodrës, i vizituam 15 shtëpi, të cilat kishin vajza për martesë. Mund të zgjidhja, filluar nga ato të moshës 16 e deri te ato të moshës 40-vjeçare, por ja që unë e zgjodha vera Çardakun, vajzën e Nocit dhe Zhelinës, të cilët i kanë edhe tetë fëmijë", tregon Darko.

"Sipas zakoneve të atjeshme, për fejesë më është dashur që me vete të merrja një zinxhirë ari, me një varëse me shkronjën e parë të emrit tim ose me një kryq, një unazë, një byzylyk dhe një palë vathë. Po të kishte munguar cilado nga këto, unë s'do të kisha mundur ta kërkoja. Dhe, edhe diçka, Verës s'do të mund t'i propozoja martesë i vetëm, kështu që bashkë me mua duheshin të ishin së paku edhe shtatë familjarë". Herën e parë vetëm e kishte parë, derisa ajo po parakalonte para tij, si në ndonjë pasarelë mode.

"Herën e dytë e dhashë besën, e herën e tretë e fejova. Vetëm pas kësaj guxoja ta përqafoja. Herën e katër shkova për t'u marrë vesh rreth dasmës me prindërit e saj, kurse tek herën e pestë munda që ta nxirrja jashtë shtëpisë", vazhdon Darko rrëfimin e ti interesant.

Tregon edhe për atë se si krushqit është dashur që të shkonin para orës 12, sepse po të vonoheshin nga dasma s'do të kishte gjë. "Tek pas përfundimit të martesës në shtëpinë e saj, për herë të parë e përqafova dhe putha në veturë, pasi e kaluam kufirin me Malin e Zi. Në Paocici na priti i gjithë fshati dhe familja, që kishte ardhur enkas për këtë rast. Të gjithë donin ta shihnin nusen nga Shqipëria. Vera ua puthi të gjithëve duart, duke u përkulur para secilit prej tyre, posaçërisht para nënës dhe babës tim. Ishte ky momenti kur isha njeriu më i lumtur në botë" tregon Darko.

Vera Çardaku tash tre muaj jeton në Paocici, me burrin dhe prindërit e tij. Gjuhën serbe e flet dobët por, siç thotë, kupton mjaft fjalë. Prandaj çifti dhe familjarët e shfrytëzojnë fjalorin e madh 'Serbisht-Shqip'. Në pyetjet e shumta Vera zakonisht përgjigjet me: "super". "Super Darko, super nëna dhe super baba, super fshati", janë përgjigjet dhe komentet e saj më të shpeshtë në pyetjet e kureshtarëve.

Darko thotë se kalojnë shumë mirë mes vete dhe se i pëlqen sesi Vera i ka pranuar prindërit e tij dhe obligimet e shumta në shtëpi dhe në fushë. "Duhet të pranoj se nuk isha mësuar me këtë ritëm të punës. Por, për një kohë të shkurtër sa jemi të martuar, Vera ka ndikuar shumë në mua. Ajo insiston në kryerjen e përditshme të të gjitha punëve, që në fshat ka sa të duash" sqaron Darko.

Për shkak të migrimeve nëpër fshatrat e rrethit të Visegradit, përreth lumit Drina dhe drejt Bajina Basta, një numër i madh meshkujsh mbesin të pamartuar. Por, edhe ata tani po mendohen që të shkojnë gjurmëve të Darkos dhe të krijojnë familjet e tyre me kohë. /Politika/

Marrë nga Express më 10.01.2009

E di se eshte pytje provokativ...po a shkon aj djal i birit shkavit mas 20 vite ne luft kunder shqiptarve ne kosove?

uta

Lira
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 151
Registriert: Mi, 22. Mär 2006, 18:18

Di, 13. Jan 2009, 7:32

Ou Uta dashka sherr me duket, po i han hunda. Eshte cuar me kembe te keqe. :lol: :lol: :lol:

Pse mit uta, paske planifikuar lufte mbas 20 vjetesh ti?

Benutzeravatar
Opoja_Pz
Member
Beiträge: 75
Registriert: Mo, 29. Dez 2008, 15:00

Di, 13. Jan 2009, 18:53

kuku keto qika kengan komplett te tranuta me shkue me shka -.-

Squatrazustradin
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1482
Registriert: Sa, 04. Aug 2007, 16:22

Mi, 14. Jan 2009, 12:03

Uta, ti me komentet e tua foshnjore na çave trapin mo! Ti pa ditur rrethanat politike, ekonomike, shoqerore, historike e kulturore te Shqiperise ja fut kot me disa komente pa lidhje. Dhe ky apo kjo Opoja_Pz qenka shoku/shoqja jote!

A te ka vajtur ndonjehere mendja aty, qe keto 'shqiptare', qe permenden ne artikull te jene malazez te shqiptarizuar nga regjimi monist i Enver Hoxhes (dmth. malazez apo serbe me emra shqiptare)?! Apo ato 'shqiptaret' e Vlores (me duket se e ke fjalen per Himaren), te jene greke te 'shqiptarizuar' nga po aj regjim monist (dmth. greke me emra shqiptare)?! Emri i nje njeriu nuk do te thote aq shume ne nje sistem totalitar, qe lehte ta nderron emrin. Dhe pikerisht ne Shkoder ka pas dhe ka akoma minoritare malazez, dhe ne Himare ka pas dhe ka minoritare grek! Tani nxirri vete konkluzionet. Por me sa duket, qenke akoma kalama per te menduar ne aq menyre komplekse!

Edhe nese jane shqiptare, dhe martohen me serbe, eshte e drejta e tyre te martohen me serbe. Pse jo?! Sepse ne Kosove serbet dhe shqiptaret kosovare kane patur lufte?! Po atehere nuk duheshka te martohen Shkodranet me serbe, sepse ka patur lufte ne Kosove?! Hajde logjike hajde! Eshte e drejte personale e çdo njeriu, te vendose me ke don te bie ne dashuri dhe me ke te martohet. Te ju ne Kosove do ti masakronit ato vajzat, edhe nese do martoheshin me turk, gjerman apo italian. Kur ju ne Kosove keni shume komplekse dhe paragjykime ndaj kombesive te tjera, te ne njerezit jane me te hapur rreth kombesive te tjera.
<a href="http://www.danasoft.com"><img src="http://www.danasoft.com/sig/boneymummieson.jpg" border="0">

uta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 173
Registriert: Di, 09. Dez 2008, 10:38

Mi, 14. Jan 2009, 17:31

tung

po po, ato Grupe Serbe qka e vizitojn shqiperien per me lyp nje nuse ( Me kujtohet jeta ne kosove, kur shkojshim me babin dhe dajt me ble lop) e din me sigurt cilja familje eshte e shqiptarizum e cilja jo.

Jo vallahi, ju Shqiptar nga shqiperia e keni shum zakon mi than vetvetes Grek dhe kjo ska pun per shkak te albanizimit.

Vallahi, shkavi sja nin a je shqiptari i shqiperies,i kosoves a po maqedonies, shqiptar je dhe pik.

Ato femi rriten me nje reth ku eshte shovinismi,nacionalizmi kaq normal si buka dhe uji.


uta

Squatrazustradin
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1482
Registriert: Sa, 04. Aug 2007, 16:22

Mi, 14. Jan 2009, 17:57

uta hat geschrieben:tung

1.) po po, ato Grupe Serbe qka e vizitojn shqiperien per me lyp nje nuse ( Me kujtohet jeta ne kosove, kur shkojshim me babin dhe dajt me ble lop) e din me sigurt cilja familje eshte e shqiptarizum e cilja jo.

2.) Jo vallahi, ju Shqiptar nga shqiperia e keni shum zakon mi than vetvetes Grek dhe kjo ska pun per shkak te albanizimit.

3.) Vallahi, shkavi sja nin a je shqiptari i shqiperies,i kosoves a po maqedonies, shqiptar je dhe pik.

4.) Ato femi rriten me nje reth ku eshte shovinismi,nacionalizmi kaq normal si buka dhe uji.


uta
1.) Po pse, ne Kosovo ndryshe martohen njerezit? Edhe atje i dergon 'shkese'/'krushq' nje njeriu, vajzen e te cilit don ta marresh per nuse. Kjo eshte vetem menyre me direkte e se derguarit 'shkese'/'krushq'!

2.) E shume nga ju kosovaret keni zakon te na quani neve grek, vetem pse ne nuk jemi te gjithe muslimane, pse ne flasim shqipen ndryshe, pse ne mendojme ndryshe!
Uta, ti qenke tamam nga ato kosovaret e kufizuar nga mendja, qe mendon se e ka ngrene diturine me luge dhe eshte personifikimi i te qenurit shqiptar! Pse ja fut kot mi vajze?! Siç e tha Lira, te kruhet hunda dhe je tu kerku sherr! Degjo te keqen, eja nje here ne Shqiperi dhe shiko si eshte realiteti, se me perralla te disa kosovareve te kufizuar, per ato ç'do shqiptar ortodoks eshte grek, nuk do besh shume shoke ne kete forum!
Shqiperia eshte vendi, ku u ruajt 'shqiptarizmi'! Mos ishte Shqiperia, ju kosovaret as qe shqip do flisnit sot por do ishit te gjithe te sllavizuar!
Te thuash, se neve shqiptaret e quajme veteveten grek eshte njesoj si une te them, qe ju kosovaret keni qejf te quani veteveten serb! Si te pelqen ty kjo?!
Siç ta thash, ne Shqiperi ka minoritare grek, te cilet jane shqiptarizuar, siç jane greqizuar shqiptaret ne Greqi (jane detyruar te marrin emra grekesh dhe te konvertojne te kisha ortodokse, nese kane qene muslimane). Ato minoritare jetojne ne jug! Ato dine te flasin bukur shqipen, biles me mire se ti! Ato minoritare kane emra shqiptare dhe nga pamja nuk dallohen nga shqiptaret!
Ta sugjeroj edhe nje here, leri ato shovinizmat kosovare dhe eja te shofish se si eshte Shqiperia REALE!

3.) Mos ja 'ninte' 'shkavit' se çfare je, nuk do vinte ne Shqiperi per te kerkuar nuse!

4.) Po pse, ti nuk na qenke rritur me nacionalizem dhe shovinizem?! Menyra e se shkruarit tend tregon te kunderten!

Ik mi Uta, se qenke me te vertete e kufizuar nga mendja! Qenke e prapambetur dhe injorante!
<a href="http://www.danasoft.com"><img src="http://www.danasoft.com/sig/boneymummieson.jpg" border="0">

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Mi, 14. Jan 2009, 19:03

uta hat geschrieben:Jo vallahi, ju Shqiptar nga shqiperia e keni shum zakon mi than vetvetes Grek dhe kjo ska pun per shkak te albanizimit.
sa e poshter qenke ti!po ti ça je?!serbe?!ik mi,se na prishe kot forumin tone SHQIPTAR!ketu per propaganda shoviniste serbo-kosovar nuk ka vend!

uta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 173
Registriert: Di, 09. Dez 2008, 10:38

Mi, 14. Jan 2009, 19:33

Tung Kusho

Forum Shqiptar? ehm e ku jan shqiptart? :lol:

uta

Zurück zu „Shqip“