Di, 27. Jan 2009, 8:47
Integrimi është një proces i gjatë dhe jo i thjeshtë, sidomos për fëmijët tanë... Për mendimin tim, fillon që në vendlindje dhe vijon gjatë gjithë aktivitetit jetësor. Në vendet ku ndodhemi të emigruar, ndoshta është pak më e vështirë për ne, pasi duhet të mësojmë së pari gjuhën, duhet t'ü përshtatemi rregullave, ligjeve, ambientit social-kulturor të shtetit përkatës, etj, gjë, që është e lidhur me përgjegjësinë, zotësinë, durimin dhe dëshirën e mirë të çdo individi, por jo e pamundur. Por po ta shohim realisht, e njejta gjë do të ishte dhe për shtetasit e huaj që do të punonin në Shqipëri, apo jo? Megjithatë, kjo s'do të thotë, që t'i harrojmë gjuhën, traditat, kulturën tonë shqiptare. Varet nga ne, se si kujdesemi, si i ruajmë vlerat tona kombëtare dhe në vend të huaj! E vërtetë, që me kalimin e kohës, ndjehesh pak i/e huaj si në shtetin ku jeton, ashtu edhe në Shqipëri, sidomos në rrethana të caktuara, por ne e vendosëm të punojmë/jetojmë jashtë vendlindjes, pra, nuk na mbetet gjë tjetër, veç të ecim paralel me kohën dhe duke e shikuar çdo gjë pozitivisht. Kur më pyet dikush në aeroport në Zyrih: Ku po shkon? Përgjigjja ime është: Në Gjermani, në shtëpi! Nga vjen? Nga Shqipëria, nga shtëpia...!
Të përshëndes,
egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri