letzte woche wurde eiene donatoren-konferenz in tirana abgehalten...es wurden investoren eingeladen,welche bis heute in der alb.infrastruktur und im transportwesen investiert haben und bereit sind,weiterhin zu investieren(sprich:world bank,european bank for development and reconstruction,european bank for investment,italienische und deutsche entwicklungsbanken,bilaterale donatoren,etc.)...
in dieser konferenz waren der alb.premier sali berisha,der alb.verkehrsminister lulzim basha und andere experten der infrastruktur und dem transportwesen.
dabei hielten sali berisha und lulzim basha reden vor den investoren und raportierten sie den donatoren ihre projekte.
rede von sali berisha:
Kryeministri ka kërkuar ndihmën e donatorëve për infrastrukturën, por s’ka lënë jashtë dhe financimet vendase
Berisha: Prioriteti ynë, akset rrugore
Florian Papadhimitri
TIRANË-Aksi rrugor, “Korridori 8” është shpallur prioritet i qeverisë dhe po kështu është deklaruar një rëndësi e veçantë dhe për akset e tjera rrugore. Në prani të donatorëve tradicionalë për vendin tonë, kryeministri Sali Berisha, duke kërkuar vazhdimin e donacioneve për projektet në transport, ka deklaruar se qeveria do të ketë prioritet kryesor korridorin që lidh Lindjen me Perëndimin. Berisha, ka theksuar para donatorëve të pranishëm në konferencën e djeshme se, zhvillimi infrastrukturor është një ndër përpjekjet e mëdha për integrimin evropian. Në konferencën e djeshme, për rëndësinë e projekteve infrastrukturore kanë folur dhe ministri Basha dhe përfaqësues të institucioneve që kreditojnë këto projekt, të cilët kanë vënë rëndësinë në zhvillimin e infrastrukturës. “Së pari, dëshiroj të falenderoj përzemërsisht për organizimin e këtij aktiviteti dhe të shpreh vlerësimin e madh të qeverisë për përpjekjet, ndihmën, mbështetjen që Banka Botërore, Banka Europiane për Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve, Kooperacioni Italian, institucionet financiare gjermane dhe institucione të tjera financiare, i kanë dhënë dhe po i japin Shqipërisë, në përpjekjet e saj për të ringritur infrastrukturën në tërësi dhe atë rrugore në veçanti”,- tha dje Berisha. Më tej, Kryeministri duke vlerësuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik, tha se “për ne, përparësi madhore janë akset, rrugët që lidhin Shqipërinë me vendet e rajonit, ndër këto, rruga Durrës-Kukës, si një arterie e një rëndësie të madhe ekonomike për Shqipërinë, për Kosovën, për Maqedoninë në një kontekst, pasi qeveria e Maqedonisë, pas këtij projekti parashikon një lidhje të re me Prishtinën. E vërteta është që kjo rrugë, ky aks, mund të shkojë drejt Shkupit dhe të bëjë portet e Adriatikut të dobishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për fqinjët e saj, ndaj edhe financimi i këtij i aksi është financim për zhvillimin e rajonit, zhvillimin e integrimit rajonal, zhvillimin ekonomik të vendit”.
“Korridori 8”
Ndihmë direkte dhe e menjëhershme i është kërkuar donatorëve për “Korridorin 8”. Financimi për këtë aks, nuk është kërkuar vetëm nga donatorët, por dhe nga vendet nëpër të cilat “Korridori 8” kalon. Kryeministri Berisha u shpreh se përveç donatorëve dhe vendet e tjera duhet të financojnë menjëherë për këtë aks rrugor. “Unë kam bindjen se qeveritë tona, qeveria e Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë, mund dhe duhet të ndërmarrin përpjekje direkte për financimin e segmenteve kombëtare të këtij korridori, duke e shndërruar atë në një realitet. Kontaktet e fundit me qeverinë italiane më kanë bërë shumë optimist dhe se është rikthyer përsëri në axhendë, por përsëri në listën e korridoreve, ky korridor mund të pësojë fatin që pësoi dy-tre vite më parë, prandaj mendimi im është që ne ta shpallim një prioritet tonin këtë. T’u drejtohemi direkt donatorëve për të na ndihmuar dhe ta kompletojmë këtë korridor”- tha dje, Sali Berisha. Kryeministri nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe akset e tjera rrugore, si ai i Jugut, dhe aksi që lidh vendin tonë me Malin e Zi.
[quelle:shekulli.com.al]
zusammenfassend kann aus der rede von berisha zusammengehalten,dass priorität der alb.regierung die infrastruktur ist.vor allem die achse des korridors8,die achse durres-kukes-morine und die achse nord-süd.das heisst also,es wird den strassen vorrang gegeben,welche das land mit den nachbarländern verbinden...
rede von lulzim basha:
Ministri ka paraqitur gjendjen e rrugëve në vend, duke theksuar se duhet të përmirësohet gjendja e tyre
Basha: Rrugët, pengesa kryesore për zhvillim
Florian Papadhimitri
TIRANË - Gjendja e rrugëve në vend, paraqitet shpeshherë kritike dhe cilësia e tyre ka penguar zhvillimin e vendeve dhe zonave të veçanta. Ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve ka paraqitur në një raport, gjendjen e rrugëve dhe mundësitë e transportit rrugor në vend. Lulzim Basha u “premtoi” dje donatorëve, se do të ketë një vazhdim të reformave ligjore për të arritur normat e Bashkimit Europian. Përveç kësaj, ministri Basha bëri të ditur se një ndër arsyet që ka frenuar zhvillimin e vendit, ka qenë rrjeti i munguar i transportit rrugor. Në fjalën e tij, Lulzim Basha ka prezantuar gjendjen aktuale të transportit rrugor dhe projektet kryesore në këtë sektor. Sipas asaj çka ka paraqitur ministri, ende shumë pjesë të këtij sektori kanë mangësi të theksuar dhe duhet të zhvillohen, dhe për këtë ai ka shpallur dhe prioritetet në këtë sektor. “Zhvillimi i pabarabartë i rrjetit të transportit, është një nga arsyet më të forta të zhvillimit të pabarabartë ekonomik të krahinave të vendit. Ka një raport proporcional mes shkallës së varfërisë dhe nivelit të cilësisë së infrastrukturës. Prapambetja kryesore i takon zonës veri dhe verilindore, për këtë arsye korridori Durrës-Morinë, përveçse një lidhje e favorshme ndërkombëtare, di t`i jepte impuls ekonomik gjithë zonës”,- tha Basha dje, duke shtuar se “në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit ne BE, Shqipëria ka nevojë për një sistem transportesh të standardeve Europiane. Realizimi i këtij objektivi kërkon mjete financiare shumë më të mëdha nga ç’mund të përballojnë burimet e brendshme”. Në fjalën e tij, ministri i ka thënë gjithashtu se “Qeveria Shqiptare ka përcaktuar si prioritetin numër një për infrastrukturën rrugore, rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Ndërtimin e kësaj rruge ne e shikojmë si të lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, integrimin e transporteve, krijimin e një klime bashkëpunimi dhe stabiliteti në Rajon. Kjo rrugë do të krijojë kushtet për zhvillimin dhe lidhjen e zonës Veri-Lindore, më e varfra dhe e prapambetura, me pjesën tjetër të vendit”.
Të dhëna për transportin rrugor
Nr. i aksidenteve 15/10000 më i larti në Europë
Indeksi i motorizimit 9 mjete për 100 banorë
Vjetërsia e mjeteve është e lartë
Durrës-Morinë
Segmenti i parë Milot-Rrëshen 28 km
Segmenti i dytë Rrëshen-Kalimash 55 km
Segmenti i tretë Kalimash-Morinë 28 km
Shkurton 54 km nga rruga nëpër Shpal
Shkurton 74 km nga rruga nëpër Mjedë
Sipërfaqja që mbulon korridori 5760 km2
Popullsi që përfshin 41%
53 % e mjeteve i përkasin vendeve të këtij korridori
[quelle:shekulli.com.al]
die konklusion dieser rede kann wie folgt verfasst werden:basha hebt in seiner rede hervor(bei welcher er sich auf eine studie des verkehrsministeriums bezieht und einzelne aspekte aus dieser studie zitiert),dass es eine positive korrelation zwischen entwicklungsniveau des landes und stand der infrastruktur besteht.konkreter gesagt:die unsymetrische entwicklung des landes(norden des landes ist ärmer,süden des landes ist reicher)führt er auf den unterschiedlichen stand des infrastrukturstandes zurück...auch er legt den donatoren die projekte der alb.regierung vor und hebt die prioritäten(korridor8,durres-kukes und korridor nord-süd)hervor...