Etap hat geschrieben:Das passt ja gar nicht zum Stadtbild. Hässlich!!!!
das ganze zentrum tiranas soll saniert werden,das heisst alle gebäuden im hauptplatz tiranas(von der tob(teatri,opera dhe baleti),über die nationalbank und das nationalmuseum).dann werden die anderen gebäude im skanderbeg-platz auch anders und futuristischer aussehen!
Qendra e Tiranes, ja si do te shnderrohet
Luljeta Ndoka, E Merkure, 14 Nentor 2007
Nje hapesire publike e gjelber, vetem me kembesore, pallat modern kulture dhe fasada per t’u pasur zili. Kjo do te jete pamja e sheshit “Skenderbej”, ne te 45 mije katroret qe bejne pjese ne te. Struktura arkitektonike nuk do te preket, godinat ekzistuese po ashtu. Projekti i ri per sheshin “Skenderbej” parashikon ndryshime thelbesore, qe do te perfshijne madje edhe nentoken. Te gjitha keto do te mund te realizohen nga 4 firma, qe do te perzgjidhen ne nje konkurs nderkombetar.
Keshilli i Rregullimit te Territorit (KRRT) vendosi dje qe te miratoje detyren e projektimit per sheshin “Skenderbej”, duke shpallur keshtu te hapur fazen e pare te projektimit. “Gjate mbledhjes se ardhshme, pritet qe te percaktohen kriteret, te cilat do t’u parashtrohen firmave pjesemarrese ne tender. Me vone, ne nje faze te dyte, ato do te paraqesin projektet e tyre, me ane te te cilave do te shnderrojne qendren e Tiranes kur te shpallen fituese”, thane dje anetaret e Keshillit te Rregullimit te Territorit. Kryebashkiaku Rama tha dje se konkursi nderkombetar do te jete i nje niveli shume te larte dhe pritet ta transformoje sheshin “Skenderbej” ne nje model te planifikimit urban, duke u bazuar ne trashegimine e vyer kulturore dhe arkitektonike te ketij sheshi. Nga ana tjeter, sipas Rames, sheshi i ri duhet te perballoje edhe sfidat e kohes dhe nevojat e reja te kryeqytetit
Sa me shume hapesire publike dhe rregull ne qendren e Tiranes. Kjo eshte ideja e gjithe shnderrimit, qe pritet te pesoje sheshi me i madh ne Shqiperi. Nje gje e tille do te mundesohet kryesisht duke e shnderruar sheshin ne qender kembesoresh dhe jo automjetesh. Parkingjet nentokesore do ta bejne te mundshme kthimin e nje metropoli plot zhurme, ne nje te ngjashem me kryeqytetet evropiane. Sipas njerit prej anetareve te Keshillit te Rregullimit te Territorit, Sokol Behaj, parkingjet mendohet te jene moderne. “Nentoka do te sherbeje jo vetem per parkime, por edhe per qendra tregtare, siperfaqja e te cilave nuk eshte percaktuar ende”, shprehet ai. Behaj sqaron se gjithcka eshte ende ne fazen e propozimeve. Sheshi “Skenderbej” perfshin nje hapesire prej rreth 45 mije m2. Nga keto, 4500 meter katrore jane te zena nga godina publike. Pra, rreth 41 mije meter katrore jane hapesire publike. Nderkohe qe eshte menduar se rreth 4500 metra te tjera do te zihen nga parkingjet nentokesore.
Parkime dhe qendra tregtare te nendheshme
Jo vetem parkime madheshtore, por edhe qendra te reja tregtare, pritet qe te ndertohen ne zemer te Tiranes. Sipas anetareve te Keshillit te Rregullimit te Territorit, parkimi eshte nje nga problematikat me delikate te kryeqytetit, ndaj eshte menduar te zgjidhet duke mos zene hapesire publike, por te nendheshme. Paraprakisht eshte propozuar qe krahas tyre, te ndertohen edhe qendra te vogla komerciale. Gjithsesi, kriteret e qarta pritet te parashtrohen gjate mbledhjes se ardhshme te KRRT-se per firmat qe do te marrin pjese ne konkursin e nivelit nderkombetare. Vetem 4 prej tyre do te shpallen fituese, ndaj gara pritet qe te jete shume e forte. Firma qe do te paraqese projektin me te mire do te jete nje nder ato fituese, te cilat do te kujtohen per shnderrimin e sheshit “Skenderbej” ne nje shesh te parametrave bashkekohore.
Ndryshimi
Pallati i Kultures, shkalle dhe fasada moderne
Projekti nuk do te jete thjesht mbushje gropash apo shtrim asfalti, por shume me teper. Sipas anetareve te KRRT-se, projekti do te perfshije edhe godinat shteterore qe bejne pjese ne sheshin “Skenderbej”. Nje prej tyre eshte edhe Pallati i Kultures, gjendja e te cilit le per te deshiruar. Te pakten per nga fasadat dhe shkallet. “Ende nuk e dime se si do te behen konkretisht, por tjetersimi i Pallatit te Kultures do te jete njeri prej kritereve qe do t’u paraqitet firmave per ta perfshire ne projekt”, shprehet anetari Sokol Behaj. Godina madheshtore e Pallatit te Kultures, me nje arkitekture te lakmueshme, do te kompletohet nga ana vizuale, pasi firmat fituese te konkursit kombetar do ta marrin ne dore per ta ndryshuar. Por, ky eshte vetem nje propozim, i cili i perket fazes se pare te detajimit te kritereve. Ky proces do te shqyrtohet gjate mbledhjeve te ardhshme.
Hotel “Dajti”, 18 mije m2 per Ministrine e Jashtme
Kalimi i Ministrise se Jashtme ne godinen e hotel “Dajtit” do te shoqerohet me shtesa te mundshme ambientesh. Keshtu, sipas anetareve te Keshillit te Rregullimit te Territorit, nga 14 mije metra katrore, qe eshte siperfaqja aktuale e ketyre ambienteve, mund te linde nevoja qe dikasterit ne fjale t’i jepet edhe nje siperfaqe prej 4 mije metra katrore, qe do t’i “merren” lulishtes mbrapa hotel “Dajtit”. Shtesa ne kete mase do te jete e mjaftueshme per Ministrine e Jashtme, e cila do te transferohet prane qendres se Tiranes. Kjo shtese do te shqyrtohet gjate mbledhjeve te ardhshme, axhenda e te cilave pritet te jete mjaft e ngjeshur, per shkak te bllokimit te Keshillit te Rregullimit te Territorit per nje vit rresht. Kthimi i hotel “Dajtit” ne godinen e nje prej ministrive me te rendesishme, pervec pikepamjes funksionale, pritet ta zbukuroje nga ana estetike kete pjese te kryeqytetit.
quelle: "koha jone"
unter anderem soll auch der weltberühmte architekt
daniel libeskind am int. ausgeschriebenen wettbewerb für die neugestaltung des skanderbegplatzes teilnehmen!
und das sind die modelle für das nationalbankgebäude,die am int.ausgeschriebenen wettbewerb für die neugestaltung des nationalbankgebäudes teilgenommen haben und es in die engere auswahl geschafft haben:
mir persönlich gefallen die letzten beiden bilder am besten!