Mi, 05. Mär 2008, 13:09
***
"E vetmja e dhënë historike që ka një farë lidhje me kombësinë shqiptare, është emri i fisit Albanoi"- ka shkruar Eqrem Çabej. Qyteti i Albanopolis, sikundër mendojnë shumë dijetarë, që nga konsulli austriak Hahn i mesit të shekullit të kaluar e këtej, mund të ketë qenë aty ku gjinden sot gërmadhat e Zgërdheshit në rrethinat e Krujës. Ky emër do të thotë "gardh, gardhiqe", ashtu si ai i Kardhiqit të Gjirokastrës e i disa katundeve Gardhiqi që gjinden në Greqi, të emëtuara ashtu prej shqiptarësh të atyre anëve. Ajo që ka rëndësi për historinë e popullit shqiptar, është që emri i Albanoive të periodës antike ka vazhduar nëpër shekuj dhe vazhdon të jetë i gjallë gjer më sot. Ai rron në emrin Arbër, Arbën, Arbëresh, Arbnesh, me të cilin shqiptarët kanë quajtur vendin dhe popullin e vet, para se ato të quhen Shqipëri e shqiptarë. Këtë emër muarën me vete edhe ata shqiptarë që përpara dhe gjatë epokës kastriotiane u shkulën e vanë në Greqi e në Itali, të cilët nuk e njohin emrin Shqipëri e shqiptar, emër që zuri vend e u përhap më vonë. Ai emër ndërkaq vijon të rrojë vise-vise edhe në Shqipëri, me një anë në Jugun tonë në treva të ndryshme të Labërisë malore, më anë tjetër, përveç të tjerave, në një krahinë fushore ç'merr prej Kurbini e gjer në fushat e Durrësit e të Tiranës, pra jo larg nga viset e fisit Albanoi të kohës së lashtë...
***
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri