Po, e vertet esht:
Presidenti shqiptar:Vizat, vendim i nxituar nga Shkupi
Presidenti shqiptar Bamir Topi tha se regjimi i ri i vizave i autoriteteve të Shkupit për shtetasit shqiptar është çështje retrograde që vjen nga segmente të caktuara të politikës maqedonase.
Presidenti shqiptar Bamir Topi reagoi sot lidhur me vendosjen e regjimit të ri të vizave nga Maqedonia për shtetasit shqiptar.
Ai në një intervistë për BBC theksoi se kjo është një çështje mjaft e ndjeshme. “Padyshim që kjo përbën një shqetësim të madh për qytetarët e Shqipërisë, por edhe ata të Maqedonisë”, theksoi presidenti shqiptar Bamir Topi. Sipas tij, ky është një veprim i nxituar nga pala maqedonase, sepse ka një klimë paradoksale.
“Derisa Brukseli lehtëson regjimin e vizave me Shqipërine, edhe per vende të cilat kanë qenë mjaft hermetike për lëvizjen e shqiptarëve, sot çuditërisht Maqedonia hedh ide për të forcuar regjimin e vizave, ndërkohë që nga levizja e lirë e njerëzve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë ka pasur vetëm të mira, njerëzit kanë komunikuar më lirisht, biznesi është zhvilluar më shumë, turizmi më shumë”, deklaroi Bamir Topi.
Presidenti shtoi se këto hapa retrograde që vijnë nga segmente të caktuara të politikës maqedonase natyrisht që nuk do të kenë shansin që të implementohen, sepse sipas tij, kuptohet që edhe Shqiperia edhe Maqedonia janë pjesë e politikave europiane.
“Por politika shqiptare, institucionet shqiptare dhe në mënyrë të veçantë Ministria e Jashtme dhe qeveria, pse jo edhe Presidenti do të jenë të angazhuar fuqishëm që kjo çështje të rikthehet në normalitet”, ka perfunduar presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
http://www.ina-online.net/index.php?id=3459