Disa poezi te mira nga libri "KUFIRI I DHEMBJES" nga Valton Jakupi!!!
EVROPA
Evropa derë e hapur
derë e mbyllur
hynë e dalin njerëz
nga të gjitha vendet
kërkojnë azil jete
të drejtën për të jetuar.
Këtu kanë ardhur
shumë bashkatdhetarë të mi
nuk kërkojnë shumë:
pak bukë, pak ujë, pak ajër
dhe pak liri
secili dëshiron të jetojë si njeri
aspak më shumë.
LETËRNJOFTIM PA FOTOGRAFI
Të gjithë më akuzojnë
për fotografin time që mungonë
në letërnjoftimin tim.
Iku-u tashë atyre
sepse nuk donte të rrinte këtu
e mundonte diçka, diçka e madhe
iku sepse nuk e kuptonte ghuhën
çfarë shkruante për të
kushë ishte, pse ishte ku…
prej nga vinte….
Kot më akuzoni mua
është njësoj sikur t`i akuzoni dallëndyshet
që ikin nga dimri i ftohtë.
Do të shihni
keni për t`u mbytur
në pellgun e pendimit
kur letërnjoftimit tim
do t`i kthehet fotografia.
Unë shpresoj-po ju ?...
MËRGIMTARI
Natë i është bërë jeta larg Atdheut
I vuajtur, i rraskapitur
në sofrën e mallit ndan buën e pikëllimit
pa familje, pa prindër, pa atdhe
deri kurë do të hajë vetëveten
sytë e tij dy burime të shterrura
lumë i dhembjes gurgullon damarëve të tij
dhe prapë i fortë qëndëron
VENDOSMËRI
Jetoj në mërgim
në këtë vendë të huaj
jetoj si një zog shtegtar
gjithmonë shqiptar
i këtillë gjithherë do t`mbes
shqiptar kam lindur
I këtill do të vdes.
IDENTITETI
Përpërlitem në këtë botë plotë njerëz
të cilët vazhdimisht vrapojnë
sa andej sa këtej
unë sillem e sillem mes tyre
dhe nuk di se kush jam dhe çka bëj
gjurmoj veprat e mia
e askund gjurmë nuk gjej
sepse idetë e mia janë e peshë s`kanë
dhe fare nuk mund të dal nga kjo vorbullë
që vazhdimisht sillet
rreth bostit të identitetit tim.
KTHEHUNI
Vendlindja ju prêt
si foleja zogun shtegtar
kthehuni të gjithë
kudo që jeni mërgimtar
Ju presin nënat
tek pragu i shtëpis
askund s`ka vend më të mirë
se toka e Arbërisë.
NËNA
Më rriti n`kraharorin e saj
kurrë ankimin s`ia dëgjova
më ushqeu me bukën e mundimeve
me dashurinë e saj u rrita, u shkollova
Koha rrodhi rrugës së vet
u trand qielli-u bë tërmet
valë të rrëmbyeshme më morën
më hodhën këtu në kurbet.
Prore e kujtoj tek prgu i shtëpisë
ia kujtoj lotët që i shkonin rrëke
mallkuar qoftë ajo ditë e kobshme
që hyri në mes-na ndau ne.
PA IDENTITET
Kur kam lindur
ku jetoj
ku punoj
larg vendlindjes
në vendin e quajtur mërgim.
Këtu s`kam gjuhë
s`kam traditë as kulturë
a thua çfarë jamë këtu
këtu që jam një hiç?!
KATASTROFË
Më vret mellëngjimi
kohën nuk e kuptoj
dita nuk sillet akrepave të orës
gramatika e jetës në grevë urie
mbiemrat i MADH dhe i VOGËL
nuk lakohen nëpër rasa
nuk e njohin as gjiinë
as toka nuk sillet rreth boshtit të vet
Nil Amstrongu e ka humbur orjentimin
në Rrugën Qumshtore.
Katastrofë…
MË I FORTË SE GURI
Qëndëroj vertikalisht
kurrë s`ma bëri kush me gisht
mërgimtar më thonë
në tokë të huaj
ashtu si guri i Atdheut
as fjala ime s`mund të luajë
liti kurrë nk më tradhtoi
një lumë malli vërshon
e kurrë nuk më ligështoi
shpesh ia them këngës
njeeriu më i forte se guri
kështu kanë thënë
(dhe paskan pasur të drejtë)
e ka burri
një jetë e tërë në Perendim
bie e zgjohem me vendin tim.
VEPRA E PAPËRFUNDUAR
Vepra që kisha filluar
ngeli e papërunduar
Të gjithë metaforat
më vijnë të njëjta
si ditët në mërgim
E torturoj veten
duke kërkuar një varg
që s`i ngjan tjetrit
i marrë jamë
çfarë mund të gjesh në shkretëtirë
përveç rërës!
NËNA TEREZ
E madhe-si globi
krenare-si bjeshkët tona
humaniste-si dashuria e zemrës.
Ishe e palodhur
duke shpërndarë dashuri
për të varfërit.
Krenohemi që të kshim
Nëna jonë humanitare
Nëna jonë shqiptare.[/b]