Benutzeravatar
Krenare
Member
Beiträge: 64
Registriert: Fr, 04. Jan 2008, 14:29

Di, 08. Jan 2008, 17:54

Dashurisë

O perëndeshë e gjithpushtetshme
e universit mashkull-femër!
Bëj ç´të duash me veten time
jam instrumenti yt i vjetër.

Në jetë më solle kaq shumë dhembje
dhe shqetësime pambarim
po s´jam ankuar kundër teje
as me gojë e as me shkrim.

Të jam nënshtruar e të nënshtrohem
gjersa në botë të jem i gjallë
ndën pushtetin tënd të përbotshëm
më pëlqen të jem një skllav.

Ma ktheve gjuhën në përçartje
më bëre plak me shpirt fëmije
herë më hodhe qefinin krahëve
herë më ngrite gjer në yje.

Më hidh në zjarr, në det, në ferr!
Më hidh në baltë, më hidh në hon!
Veç të lutem mos më lër
në atë vend ku ti mungon.

(Ndoc Gjetja)

Benutzeravatar
Krenare
Member
Beiträge: 64
Registriert: Fr, 04. Jan 2008, 14:29

Di, 08. Jan 2008, 18:04

Kisha Kujtuar

Kisha kujtuar se ky qytet,
Nuk do ta mbante dot
dashurinë time.

Nuk e di, a të dua,
Por di se pa ty
Gjërat nuk janë ashtu siç i dua.

Ky qytet i pranon të gjitha:
Dhe ftohtësinë e heshtjes,
Dhe rrahjet e zemrës në minuta të kthjellta.

Nuk e di, a të dua,
Por di se pa ty
Ndiej përpara vetëm mure.

***

E dua qiellin
Sepse merr frymë
Dhe jeton ti nën të.

E dua erën
Sepse bëhet dora ime
Që përkëdhel fytyrën tënde.

E dua barin,
Barin që dridhet
Si përqafimi im me ty.

(Beatriçe Balliçi)

Benutzeravatar
Krenare
Member
Beiträge: 64
Registriert: Fr, 04. Jan 2008, 14:29

Di, 08. Jan 2008, 18:19

Relikte të fundshekullit

Kur dhuna
bëhet ligj
liria është afër

Njerëzit rrinë zgjuar
Natë as ditë
s´tregon Ora

Rreth qafe me gishtërinj e vesh
e sy fëmijësh
hijet shndërrohen
në varr të gjallë

Liria s´është larg
kur ligji
bëhet dhunë

***

Testamenti

Dhe erdhi dita vogëlushi im
kur fjalët
do t´i shkruash me dro

Kur gjithçka do t´ia nisësh
nga germa e parë

Dhe më fal
nëse nuk mund ta ruaj qetësinë
nëse nuk do të kemi bukë e kripë e dritë
nëse fëmijëria jote
do të shkundet tmerrshëm rrugëve t´errta

Kohë t´egra trokasin pullazeve tona gërmuçe

Më fal vogëlushi im
nëse nuk do të mund të të përcjell
deri te pragu
nëse ndonjë plumb dum-dum
fluturon nga ti
dhe tanket t´i shkapërderdhi lodrat

Ja dita plot tërmete vogëlushi im
kur do të mësosh
se njeriu është kafshë e bukur
dhe kur fatin tënd
në qiell e vizatoj me thonj

(Ali Podrimaj)

Benutzeravatar
Visarja
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 164
Registriert: Sa, 17. Feb 2007, 23:21

Do, 10. Jan 2008, 0:09

Disa poezi te mira nga libri "KUFIRI I DHEMBJES" nga Valton Jakupi!!! :wink:


EVROPA

Evropa derë e hapur
derë e mbyllur
hynë e dalin njerëz
nga të gjitha vendet
kërkojnë azil jete
të drejtën për të jetuar.

Këtu kanë ardhur
shumë bashkatdhetarë të mi
nuk kërkojnë shumë:
pak bukë, pak ujë, pak ajër
dhe pak liri
secili dëshiron të jetojë si njeri
aspak më shumë.

LETËRNJOFTIM PA FOTOGRAFI

Të gjithë më akuzojnë
për fotografin time që mungonë
në letërnjoftimin tim.

Iku-u tashë atyre
sepse nuk donte të rrinte këtu
e mundonte diçka, diçka e madhe
iku sepse nuk e kuptonte ghuhën
çfarë shkruante për të
kushë ishte, pse ishte ku…
prej nga vinte….

Kot më akuzoni mua
është njësoj sikur t`i akuzoni dallëndyshet
që ikin nga dimri i ftohtë.

Do të shihni
keni për t`u mbytur
në pellgun e pendimit
kur letërnjoftimit tim
do t`i kthehet fotografia.

Unë shpresoj-po ju ?...


MËRGIMTARI

Natë i është bërë jeta larg Atdheut
I vuajtur, i rraskapitur
në sofrën e mallit ndan buën e pikëllimit
pa familje, pa prindër, pa atdhe
deri kurë do të hajë vetëveten
sytë e tij dy burime të shterrura
lumë i dhembjes gurgullon damarëve të tij
dhe prapë i fortë qëndëron

VENDOSMËRI

Jetoj në mërgim
në këtë vendë të huaj
jetoj si një zog shtegtar
gjithmonë shqiptar
i këtillë gjithherë do t`mbes
shqiptar kam lindur
I këtill do të vdes.

IDENTITETI

Përpërlitem në këtë botë plotë njerëz
të cilët vazhdimisht vrapojnë
sa andej sa këtej
unë sillem e sillem mes tyre
dhe nuk di se kush jam dhe çka bëj
gjurmoj veprat e mia
e askund gjurmë nuk gjej
sepse idetë e mia janë e peshë s`kanë
dhe fare nuk mund të dal nga kjo vorbullë
që vazhdimisht sillet
rreth bostit të identitetit tim.

KTHEHUNI

Vendlindja ju prêt
si foleja zogun shtegtar
kthehuni të gjithë
kudo që jeni mërgimtar

Ju presin nënat
tek pragu i shtëpis
askund s`ka vend më të mirë
se toka e Arbërisë.

NËNA

Më rriti n`kraharorin e saj
kurrë ankimin s`ia dëgjova
më ushqeu me bukën e mundimeve
me dashurinë e saj u rrita, u shkollova

Koha rrodhi rrugës së vet
u trand qielli-u bë tërmet
valë të rrëmbyeshme më morën
më hodhën këtu në kurbet.

Prore e kujtoj tek prgu i shtëpisë
ia kujtoj lotët që i shkonin rrëke
mallkuar qoftë ajo ditë e kobshme
që hyri në mes-na ndau ne.

PA IDENTITET

Kur kam lindur
ku jetoj
ku punoj
larg vendlindjes
në vendin e quajtur mërgim.

Këtu s`kam gjuhë
s`kam traditë as kulturë
a thua çfarë jamë këtu
këtu që jam një hiç?!


KATASTROFË

Më vret mellëngjimi
kohën nuk e kuptoj
dita nuk sillet akrepave të orës
gramatika e jetës në grevë urie
mbiemrat i MADH dhe i VOGËL
nuk lakohen nëpër rasa
nuk e njohin as gjiinë
as toka nuk sillet rreth boshtit të vet
Nil Amstrongu e ka humbur orjentimin
në Rrugën Qumshtore.
Katastrofë…

MË I FORTË SE GURI

Qëndëroj vertikalisht
kurrë s`ma bëri kush me gisht
mërgimtar më thonë
në tokë të huaj
ashtu si guri i Atdheut
as fjala ime s`mund të luajë
liti kurrë nk më tradhtoi
një lumë malli vërshon
e kurrë nuk më ligështoi
shpesh ia them këngës
njeeriu më i forte se guri
kështu kanë thënë
(dhe paskan pasur të drejtë)
e ka burri
një jetë e tërë në Perendim
bie e zgjohem me vendin tim.

VEPRA E PAPËRFUNDUAR

Vepra që kisha filluar
ngeli e papërunduar

Të gjithë metaforat
më vijnë të njëjta
si ditët në mërgim

E torturoj veten
duke kërkuar një varg
që s`i ngjan tjetrit

i marrë jamë
çfarë mund të gjesh në shkretëtirë
përveç rërës!


NËNA TEREZ

E madhe-si globi
krenare-si bjeshkët tona
humaniste-si dashuria e zemrës.

Ishe e palodhur
duke shpërndarë dashuri
për të varfërit.

Krenohemi që të kshim
Nëna jonë humanitare
Nëna jonë shqiptare.[/b]
Është bërë bota si laraska krijon fytyra me dy maska një dje, tjetër sot, nesër duket si robot...

Die Augen sind das Fenster zur Seele. ;-)

Sei du selbst die Veränderung, die du dir wünschst für diese Welt!!!

Benutzeravatar
Miss Kosovarja
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2603
Registriert: Sa, 11. Feb 2006, 19:48

Do, 10. Jan 2008, 18:37

Poezite nga Valton Jakupi jan me te vertete te mrekullueshme dhe te prekshme, sidomos per ne mergimtarte, qe e kemi fatin e tij te njejte: i hidhur...

Ne librin "KUFIRI I DHEMBJES" shihet dora redaktuese e Babait tim, i cili i ka perpunuar poezite dhe librit ja ka vend titullin "KUFIRI I DHEMBJES". Librin e ka botuar Babai im, perkatesisht shtepija botuese DORUNTINA qe vepron ne Gjermani.

Kristal - Ismail Kadare

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.


Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.


Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.


Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.


Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.
... Jeder Gewinn, der Ehre kostet, ist ein Verlust ...

... Eine handvoll Heimaterde ist mehr wert als zehntausend Pfund fremden Goldes ...

... Nicht wo du die Bäume kennst, sondern wo die Bäume dich kennen, ist deine Heimat ...

Benutzeravatar
Krenare
Member
Beiträge: 64
Registriert: Fr, 04. Jan 2008, 14:29

Do, 10. Jan 2008, 21:12

Mos ma kujto

E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto,
Për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!

Për shembull më pe në rrugë të pirë, mos ma kujto,
Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!

Për shembull më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,
Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhë, mos ma kujto!

Për shembull pësova diku një disfatë, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'më zinte me ditë e me natë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,
Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,
Të prishur, të shthurur, të rënë e të thyer, mos ma kujto!

E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!

(Dritëro Agolli)


Të mbaj në duar

Te mbaj ne duar, dashuria ime.
Krijese prej qelqi
me shkendijime yjesh.
Kam frike....
Kam frike se mos me bie dhe
thyhesh.

(Xhevahir Spahiu)

Benutzeravatar
Krenare
Member
Beiträge: 64
Registriert: Fr, 04. Jan 2008, 14:29

Do, 10. Jan 2008, 22:43

Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

(Fan S. Noli)

lule_gv
Member
Beiträge: 10
Registriert: Mi, 25. Okt 2006, 15:07

Fr, 11. Jan 2008, 20:25

---i dua YOURE EYS sepse jane VERY NICE shpirte LOCK look AT MEE I CANT LEAVE pa ty****pa ty jeta eshte e kote pa ty as minutat spo shkojn dot pa ty ditet po me duken shume te veshtira te lutem kthehu tek un se une per ty jam me e mira***



Djali i bukur elegant,simpatik dhe pedant,syte e zi bukurosh,me pelcem po pak nervoz...???


EDHE PSE SHKOVE QAFEN E THEFSH SYT MOS TI PAFSHA KURR MOS U KTHEFSH




mere ket sms, nese e lexon ket sms e di qe me don nese e fshin ket sms e di qe me adhrun nese e shlyn e di qe me dashuron nese ma kthen e di qe me simpatizon


Mos ju beso djemve me puma adidas sidomos ata qe te vin permas


u qu gjeli ne saba po i thot pules bismila...bismilah mori pule ka ardh vakti me ta ngul!!!



Oh iriq mos ha fiq po merre gruan e shko ne kafiq se e ke oden plot me miq



burr e grua po perlahen po thot gruaja po me dhem kama po thot burri mire ta bona




hyhaha die find cih alle sa geill :D:D:D:D:D:

Meta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Sa, 27. Aug 2005, 0:28

Sa, 19. Apr 2008, 5:20

Kujdes vizitor

Po erdhe në Lagjen time te lindjes
çdo rrugë emer Heroi të rënë mban
vajzat buzëqeshen me ty
por dashnor kanë fqinjet e vet
Qyteti tërë i kuq është
herë nga turpi i liderëve të ri
herë nga diktatorët e dekadave te kaluara
qe ekzekutoni njerëz si qengja
Vetëm Homoseksualët nuk kanë ndryshuar ende
Hajnat më nuk vjedhin rrugëve
janë hypur në kolletuqe të reja
dhe gjysmështrir nxjerrin butë tekstet e shkruara
Lypsat fondet si zagar i ndjekin
Ujë dhe ajër sa të duash kemi
por kundërmojnë pisët
e ndoten sipas tekeve të të banorëve
Cdo gjuhë flasin tek Ne
atë të interesit e njohim më së miri
Bukë, Kripë dhe Zemër
nuk e praktikojmë më
është malësore, arkaike- thomë
si terri që kemi sot
Cicërimat e zogjëve ne parqe
shurdhohen nga sirenat e policisë
Kujdes Vizitor
Na jemi vrasës dhe policë
në të njëjten ditë...
Për fe mos fol
se musliman e të krishter
të dehin me fjalë për Fe dhe Atdhe
Artist të citojnë Göthen e Platonin, përmendësh
por nuk i kanë lexuar, kurrë
Tituj shkencor e politik kemi te gjithë
e punë as për të gropuar varre nuk ka
Kujdes vizitor
kur lavd nxjerrin dhomët tonë të bardhë
për Teuten apo Nënë Terezën
se edhe Nënat tona i shajmë
që të ngritemi më lartë se jemi
Ara e livadhe,kodëra e male, dete e liqenjë
tonat janë në pronësi
por preferojmë ikjen rrugëve të metropoleve
për të shitur lavd
o për të harruar marret e bëra në Histori...
Vizitor, eja përsëri
Atëherë, kur të flasim pak
e kokën plotë ta kemi
Kur ti duam të tjerët
si veten tonë
Kur ta duam Vendin
siç e dashti Perendia kur e krijoi
Eja Vizitor, atëherë
kur prindi don fëmijën
më shumë se jeten
kur bebet e palindura ende
nuk i hudhim podrumeve të maternitetit
Eja Vizitor
Kur të heshtin krismat e pushkëve
që vrasin qenë endacak
e kafshë të sëmuara
Kujdes vizitor
edhe kur vjen edhe kur shkon
se kështu i tillë Vendi im sot
Eja Vizitor
kur fushat me ullinj të mbushen bletë
kur fllad deti borën e bjeshkëve të nemura e shkrin
e vëreshtat plotë kosha druri të mbushen
Eja degjo këngen polifonike me rapsodinë ne gërshetim
Eja kur të bindesh se duhet ardhë...


Mehmet Haxhosaj

mali01
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 125
Registriert: Mi, 14. Mai 2008, 12:35

Çami i Filatit dhe kosovari i Mynihut-Gjuha jonë sa e mirë

Mi, 21. Mai 2008, 19:00

“... GJUHA JONË SA E MIRË...”

Bashkë me një mikun tim hymë në një lokal të vogël, në rrugën “Zinono” , Athinë, dhe porositëm nga një birrë. Kamarieri ishte një mesoburrë i shkurtër e i shkathët. Ne akoma nuk kishin këmbyer dy fjalë, ai u gjend me dy birrat që i mbante majë gishtave të dorës së majtë, në një tabaka, në dukje argjendi.

-Shqiptarë jeni zotërinj ?- foli kamarieri duke na përshëndetur me kokë.

-Po, po juve, mos jeni nga Gjirokastra?

Ai qeshi, na pa në sy me dashamirësi dhe na tha se ishte shqiptar, por jo nga Gjirokastra.

-Nga dialekti dukeni si gjirokastrit, ia ktheu miku im.

Por unë s’kam qenë asnjëherë në Shqipëri ,-sqaroi kamarieri.

- Si s’keni qenë në Shqipëri ?- pyeta unë.

- Jam çam nga Filati,-shpjegoi përsëri kamarieri. Ndërsa kamarieri vajti tek një klient i porsaardhur, ne mbetëm disi të shushatur.

- Epo të ka faj çami ?! Është më shqiptar se shqiptarët –foli si me shaka miku im dhe e gjysmoi birrën me një frymë.

-I rritur dhe i lindur këtej dhe e flet shqipen më mirë se disa emigrantë që më shpejt kanë harruar shqipen se kanë mësuar greqishten- fola unë me mikun e tavolinës.

Në këtë kohë ia mbërriti kamarieri.

-Nuk dua t’ju lë vetëm, por puna ...

-Si ka ndodhur që nuk e keni harruar shqipen?- e pyeti sërish miku im.

-Ndonjë i ikur nga Shqipëria mund ta harrojë, kurëse ne e kemi folur brez pas brezi . Atë që do shumë nuk e harron – dhe ai përsëri qeshi miqësisht.

- Kini vite këtu tek kjo punë ?- pyeti miku im sa për të vazhduar bisedën.

- Kam katër vjet. Më parë kam qenë në kurbet. Në Amerikë, në Gjermani ...edhe andej shqipen nuk e harruam, se do bëheshim harram...

- Pse thua “ nuk e harruam”?-fola unë.

- Se nuk kam qenë vetëm . Isha në punë me një kosovar në Mynih .Ai kosovari mbante ca libra në shqip dhe lexoja edhe unë bashkë me të ... “Gjuha jonë sa e mirë / sa e ëmbël, sa e dlirë ...” recitoi ai vargjet e Naimit dhe fluturoi tek një klient i porsaardhur ...



Duke marrë vargjet e Naimit me vete , dolëm nga lokali të mrekulluar.

http://www.tepelena.com/revista/shqiperia/azh.cami.htm
I WAS HERE WHEN THE TIME BEGAN

I WILL BE HERE AFTER IT END

-The Illyrians

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Do, 22. Mai 2008, 11:17

Te lumte Mali ke hapur nje teme shume interesante, mendoj se ruajtja e gjuhes shqipe eshte sot me e rendesishme se kurre, brezi i dyte i emigranteve shqiptare qe po rritet jashte atdheut, ka probleme shume serioze me gjuhen, mjafton te shikosh ketu ne forum qe shume ja fillojne me nje fjale shqip dhe vazhdojne ne gjermanisht sepse nuk flasin apo shkruajne shqipen. Mendoj se ne radhe te pare asht detyre e prinderve dhe e familjes qe t'ju mesojne gjuhen e nenes femijve te tyre, por edhe nje obligim i madh per shtetet tona (shqiptar dhe kosovar), deri tani nuk asht ba pothujse asgje ne kete drejtim. Si perfundim nje fragment nga "Gjuha shqipe" e Fishtes :

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qe këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qe n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore."

mali01
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 125
Registriert: Mi, 14. Mai 2008, 12:35

Do, 22. Mai 2008, 12:48

i nderurar belifario

i kam dy arsye per ket tekst

1. kuptimi i "shqiptarit"

2. mos harresa e gjuhes shqipe, edhe ne gurbet


Shtetetë tona skan bo pun, por shqiptaret civil dhe sheti / komunat zvicrane.

(paramendoje, se na lejojn ket munci dhe na ndimojn zvicrant, me kreasu me grekt. :roll: )

http://www.lapsh-ch.com/Hyrje/Hyrje.htm
I WAS HERE WHEN THE TIME BEGAN

I WILL BE HERE AFTER IT END

-The Illyrians

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

hi

Do, 29. Mai 2008, 21:48

Dhimbja

Sikur lulet te dinin
sa thelle i lenduar eshte shpirti im
do qanin bashke me mua
qe dhimbjen tma sheronin.

Sikur zogjte te dinin
sa e merzitur jam
do kendonin me hare per mua
qe per nje qast te jem e gezuar.

Sikur dhimbjen time
yjet e arte te njifnin,
do zbrisnin lart nga qielli
e do me ngushllonin.

Por asnje nga ta nuk e di
vetem njeri njef dhimbjen time
por ai...ai vete
ka vrare zemren time.


Loti

Ra nga syri i nje femiu
qe nuk e shijoi femijerine,
loti i njome shkrepetiu
kur mendoi lirine.

Pikoi nga syri i nje vashe
kur kujtoi tradhtine
ne faqe i ngriu
kur mendoi pabesine.

Buroi nga zemra e nje djaloshit
kur njohu dashurine,
lot gezimi qe ky
lot per lumturine.

LOTE, sa lote derdhen ne ket bote
ne vuajtje e ne vetmi,
por ato me se shumti derdhen
per nje te humbur dashuri.

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

hi

Do, 29. Mai 2008, 22:02

Destinacioni i fundit

Sa here kam pyetur veten
Q´mund te kete ndodhur Ty?
Q´mund ta kete ndryshuar zemren
nga e cila aq dashuri buronte.
Por nuk munda ta dija,
dhe as vete nuk ma the..
E kuptoj se je i lodhur, shpirt,
i lodhur nga rrugetimet e gjata,
nga fjale boshe te njerezve turli,
nga vete barra e jetes..
Ndoshta smunda te jap qlodhjen e merituar?
Ndoshta thjeshte nuk isha destinacioni yt i fundit.
Ti deshiron te udhetosh akoma!!!

Me le...

Me le ne dite acari
ne stinen e ftohte
mu ne mes te rruges
e cila askund nuk me shpie..
Sikur ta dija
se me sdo te shifja
ta ktheja koken dhe njehere pas
per te pare, per te pare dhe njehere
syte qe me falen lumturine.
Dhe frigohem qe sdo te shof me
do me duhet vetem te jetoj
ne mbreterine time te vuajtjes
ku vetem klithmat e shpirtit te vrare
shoqeri me bejne.

Ende

Edhe kur flej
edhe kur zgjohem,
edhe kur mungesa jote
shpirtin me gris
se humbas shpresen.
Shpresen se nje dite
jo larg, do trokasesh,
ne dritaren e zemres se mbyllur.
E do qeshemi prape,
do lozim prape
deri ne lodhje.
vetem une dhe TI
shpirt i bardhe.
Ke per tu bindur edhe vete.
Ende shpresoj.

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

hi

Fr, 30. Mai 2008, 9:33

Sonte

Muzgu ra

ne qytetin e ftohte.

Tinguj melankolike shoqerojne vetmine time.

Kete buzembremje

vetem shpirti eshte deshimtar i kesaj vetmie rrenqethese,

kujton qaste te kaluara gezimi, te gdhendura ne kujtime.

Sa shume gjera do perfshija sonte..

sa shume.. deri ne pafundesi...

gezim, shprese, dashuri...

por reale jane mbase vetem lotet e mi...

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

Fr, 30. Mai 2008, 17:11

pa titull

E mire desha te jem,

nje shpirt te paster te kem,

zemren kurre me urrejtje nuk ushqeva

por as nuk tregova gjithmone ate qe ndjeva.

E desha jeten, me shume se ajo mua,

por jo rralle,

ajo pameshirshem me hodhi ne valet e saj,

te cilat mezi i tejkalova.

Ne qaste si keto

u binda se lumturia nuk ekziston.

Ka vetem perpjekje per te arritur deri te ajo.

Lenore

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

Fr, 30. Mai 2008, 17:14

Vetmia

Kujt do i tregosh merzi qe ndrydh

shpirtin e zvarritur

neper te lodhshmen jete.

Kend e prek loti im

qe bie rreke nga syri?

Askend JO,

se shef njeri

se vetem muret e heshtura

jane deshmitare te te denesurave

te nje shpirti qe lengon.

Kend e preokupon dhimbja ime?

Askend JO

Ajo eshte thelle shpirtit te braktisur, dhe sdel dot nga aty.

Zot i madh. Sa te pameshirshem mund te jene njerzit !

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

Fr, 30. Mai 2008, 20:46

Engjull

Nuk di si mund te jete vdekja,
por asseesi jo
kaq e trishte
sa ndarja me Ty engjull.
Te shof
shpesh te shof ne enderr
por dhe zgjuar me sy hapur,e te mbushur me dhembjen
dhembjen qe me la mungesa jote
engjull.

Athua do shifemi
ne boten tjeter?
Apo dhe njehere
ne kete te zhurmshmen, mosperfillesen bote?

Athua engjull???

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

Fr, 30. Mai 2008, 21:36

Pse smunda?!

Si smunda te te them
me duaj,
qe te mund te mbijetoj..
Si ste thashe
me jep fjale te embla
te ngrohin shpirtin e ngrire.
Si stu luta beme akoma te qeshem
qe prape te ndjej gezimin,
Eh si stu luta,fshima lotin,
te shoh me paster syte gri,


Por isha memece,
asgje smund te lutesha
ti tash ke ikur
lutjet e mia smund ti degjosh..


TY

te pashe sot,
ne qytetin tend
mes tollovi njerezish,e gjesendesh perreth.
Dukeshe i humbur,
ne veten tende ,ne boten tende.
Spata guxim te dal para,
te flas te te shikoj,
pse jo dhe te perqafoj.
Plaga zemres u hap me shume.
Si tinxare shikoja tek largoheshe,yll.
E une mbeta mbrama si hije kujtimi.
Kur linde, ti qave te tjeret qeshen. Jeto ashtu qe kur te vdesish ti te qeshesh e te tjeret te qajne. ( F.Kafka)

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

hi

Sa, 31. Mai 2008, 9:28

Deshmitare

Serish do vazhdoj shetitjet
rrugeve me kalldrem ne qytetin gri,
edhe pse tani vetem,pa ty.
Dhe kur rastesisht do te takoj
ca miq te vjeter,
e ata te me pyesin per ty,
Qtju them une?
Po, do ju them iku
ngase ate tjetren deshti me shume..
Ata do hedhin shikime prekese mbi mua,
por une sdo te ndjej asgje me..

Ne kete bote ndodh qmos
zi e me zi,
Por nese ka nje Zot?!
Pse ai lejoi te behem deshmitare e dashurise se tij???
Kur linde, ti qave te tjeret qeshen. Jeto ashtu qe kur te vdesish ti te qeshesh e te tjeret te qajne. ( F.Kafka)

Zurück zu „Shqip“