lumturija
besimi
shendeti
Fati hat geschrieben:Personalisht mendoj se 3 gjëra më kryesore janë :
1. Dashuria
2. Sinqeriteti
dhe
3. shendeti
Krenare hat geschrieben:1. Prioritetin me te larte sigurisht qe e ka Familja, sepse ne kohen me te veshtire ne jete, familja eshte e vetmja cila ta mbane anen, ajo te forcon ne ligeshtine me te thellte shpirtrore dhe lufton me ty krah per krah kur te shnderron jeta ne nje lufte te tmerrshme. Me kete mendim kam lindur, jam rritur, jetoj dhe do te vdes. Keshtu ka qene tradite ne familjen tone dhe do te trashegohet gjithashtu ne familjen time.
Siç e spjegoj Visarja, ashtu edhe une e konsideroj dashurine si pjese e familjes sime. Aj personi, cilit ja fali zemren, eshte i vetmi njeri ne kete bote, qe nuk i rrjedh gjaku ime neper trup, por per cilin jam megjithate ne gjendje ta la jeten. Perveç zemres, atij edhe se vetmi ja dhuroj krenarine time, e cila eshte e paprekshme per te tjeret; ja dhuroj pa e humbur vete, sepse e kam besimi ndaj tij aq te forte, se aj e mbron me jete, ndoshta e mbron me mire se sa mundem une...
2. Atdheu, djepi i krenarise shqiptare dhe gjakut trimeror. Nje njeri pa asnje ndjenje atdhetare ose kombetare eshte i humbur ne shpirt, eshte vetem nje trup pa identitet.
3. Shendeti, pasuria me e madhe per njeriun. Per mua me shume rendesi ka shendeti i njerezev qe i dashuroj se sa shendeti ime personale. Ashtu edhe Morali, vlera e arte e karakterit, sidomos per femrat shqiptare. Nuk mundem te them çka eshte me e rendesishme per mua, shendeti ose morali. Natyrisht se pa shendet nuk te vyen as morali, por ç`vlere ka shendeti kur e ke nje karakter te pamoralshem, pa respekt?
Siç jane kerkuar, i shenova vetem 3 gjera me kryesore per mua ne jete, por deshirova ta permendi edhe nje aspekt me rendesi shume te madhe:
Qetesia, sepse vetem kur e ndegjon njehere krismen me te madhe ne jete, e veneron se sa shume rendesi ka qetesia familjare, shpirtrore dhe jetesore per çdo njeri. Ne qetesi lulezon thelbi i lumturise dhe diturise, aty kerkohet pergjigjja e pytjes cilen askush nuk eshte ne gjendje ta jap dhe ne qetesi gjendet e verteta...