Mi, 28. Nov 2007, 17:06
Nga një mik i juaji:
Gati lash pa shkruar urimin për shokët e mi, me rastin e 28 nëntorit!
Fillova t'i shkruaja një mikut: "me përshëndetje të zjarrtë atdhetare ju uroj 95 vjetorin e shtetit shqiptar...", por këto fjalët e fundit ma vranë veshin!!! Pse vetëm 95 vjet pyeta veten?!!!
Sado që desha ti jepja zjarr përshëndetjes, përsëri nuk ma plotësonte zbrazëtinë shpirtërore për ta përcjellur urimin e një datoje kaq të madhe....
Kur pashë se në Shqipërinë administrative po festohej 95 vjetori i shpalljes së pavarësisë, mendova si shqiptar i mbetur jashtë Shqipërisë administrative dhe kujtova 95 vjet pritje të shqiptarëve jashtë Shqipërisë Londineze.
Në këto 95 vjet të pritjes u përcollëm edhe me më keq se pritje dhe përsëri jemi në pritje dhe ende po presim. Atëherë... si t'i shkruaja mikut?! GËZUAR?!!!
JO, ASSESI JO! Si t'i uroja mikut 95 vjet vuajtje dhe sakrifica për të rikthyer identitetin në vend?! Në këto 95 vjetët e shqiptarëve jashtë Shqipërisë administrative, kam arsye t'i drejtohem një mikut me fjalën GËZUAR?! Pse gëzuar?! Sepse ende nuk jemi të lirë?! Sepse Shqipëria ende mbetet e pa bërë?! Pastaj, karshi popujve të Ballkanit, 95 vjet mu dukën shumë pakë! Vetëm kaç vjet paskemi Shqipërinë e për më keq, ne ende nuk jemi shqiptarë?!!! Ky vend e popull nga më të lashtit, vetëm kaç i lashtë qenka, vetëm 95 vjeç?!!! Medet...
Ta lë mikun pa e përshëndetur në këtë datë përsëri nuk ka kuptim! Vërtetë jam në hall. T'i them se ç'ndodhi në këtë ditë, miku im e njeh historinë, di edhe për 28 nëntorin e Skënderbeut, edhe për 28 nëntorin e Ismail Qemalit, edhe për 28 nëntorin e Adem Jasharit, edhe për 28 nëntorin e UÇK-së...
Mendova që urimin ta shkruaj me këto fjalë:
I nderuar mik!
Shqiptarët kudo që janë, kanë një Shqipëri të vockël diku, ku festojnë të lirë të gjitha festat edhe të shqiptarëve jashtë saj. Atje shkojnë prijësit e shqiptarë nga Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i zi, Kosova e Çamëria për të festuar festën e përbashkët të fateve të tyre të ndara.
Të nderuar shokë dhe shoqe, më jepni të falur që goja ime, nuk ua thotë dot GËZUAR 28 NËNTORIN!
- Shqipëria Natyrale, qoftë e jetësuar dhe e pavdekshme!
- Kombi shqiptar u bëftë mbi të tjerë!
Miku i juaj i mërzitur
Më 28 Nëntor 2007