Sa, 17. Nov 2007, 12:38
[quote="jeki"]A SPI JU DEL BOLL FORUMI QE FLISNI EDHE KTU GJERMANISHT!!
TURP!!
mus kini marre, se as un nuk e di shum mir shqipen, po pe msoj...kadal kadale... "
T'lumte dora se bukur e ke shkruar, e kuptoj se shume nga bashkatdhetaret tane nuk munden te shkruajne shume mire shqip, por ky nuk asht turp, mendoj se turp asht mos me e mesu gjuhen tone amtare,
Gjuha Shqipe
Porsi kanga e zogut t'verës,
:-) vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qe i lemon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrufès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â'(asht) gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â'(asht) e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'(nga) i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
:-) këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
:-) n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Gjergj Fishta.