Benutzeravatar
(AL)OVE
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1195
Registriert: Mi, 18. Okt 2006, 15:51

Di, 27. Mai 2008, 16:01

shqiptaret duhet te zgjedhin... por gabimi eshte bere 2001-shit kurre u nenshkruar marreveshja oherid... ma mire do te ishte mos e nenshruajshin shqiptaret ate, dhe ta bojkotojshin shtetin... pa shqiptar nuk mund te funksionoje IRJM... dhe ndarja do te ishte e sigurte, dhe sot do ti thojshim vetit shtetas i republikes shqiperise... apo kosoves... keshtu mbetem nder shkijet...

Viktor
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2947
Registriert: Mo, 26. Dez 2005, 16:51

Ana e errët e pranisë ndërkombëtare në Kosovë

Mo, 09. Jun 2008, 22:24

Nje artikull shum intersant per krimin organizuar

Shikim nga Brukseli


Një raport i vetë Zyrës së OKB-së për drogë dhe krim të organizuar - UNODC, pranon në mënyrë diskrete se „prania dërkombëtare në Ballkan ka rritur kërkesën për shërbime seksuale që janë ofruar nga viktimat e trafikimit me njerëz“. Kur UNMIK-u do të largohet nga Kosova do të mbahet mend për punë të mirë, por edhe për faktin se disa individë e kanë keqpërdorur këtë mision për veprime kriminale, nga krimi i organizuar dhe korrupsioni e deri tek përdhunimet

Fjalët biblike „le të hedhë gurin i pari, ai që mendon se është i pamëkatshëm“ vlejnë edhe për misionet ndërkombëtare dhe zyrat e ndryshme të specializuara që bëjnë raporte të ndryshme për krimin e organizuar, trafikimin me drogë dhe njerëz dhe korrupsionin në Kosovë. Kështu, javën që lamë pas në Bruksel u paraqit një raport i Zyrës së OKB-së për drogat dhe krimin e organizuar lidhur me krimin dhe ndikimin e tij në Ballkan. Ky raport, që u paraqit në Bruksel, dhe rreth së cilit edhe u zhvillua një debat ku mori pjesë edhe komisari i Zgjerimit, Olli Rehn, pati për mesazh se „Ballkani më nuk i përgjigjet imazhit të rajonit të krimit“. Madje raporti konstaton se sa i përket krimit konvencional, Ballkani është dyfish më i sigurt sesa qytetet e Evropës Perëndimore. Përkthyer në shifra që tregohen sipas statistikave, në vendet e Ballkanit ka më pak sulme fizike, vjedhje dhe plaçkitje, madje edhe vrasje, sesa në vendet e Evropës Perëndimore.Por, problemi me Ballkanin qëndron në krimin e organizuar dhe lidhjen e tij me elitën ekonomike dhe politike. Kjo e ka bërë Ballkanin të jetë vend transiti i drogës dhe vend ku me vite, për shkak të rrethanave, është bërë shpëlarja e parave dhe shpëlarja edhe e kriminelëve. Kështu në Ballkan ata që janë pasuruar me para të pista janë bërë biznesmenë të suksesshëm, sepse i kanë legalizuar paratë duke blerë hotele dhe patundshmëri dhe tash, kur nuk kanë më nevojë të madhe për para, dhe kur situata është normalizuar, ata merren me biznes normal. Këtë dukuri të krimit të organizuar dhe të korrupsionit në Ballkan si jashtëzakonisht të dëmshme e ka konsideruar edhe komisari i Zgjerimit, Olli Rehn. Ai ndonëse pranon se është arritur përparim në luftë kundër këtyre dukurive në Ballkan, tërheq vërejtjen se nuk ka vend për kënaqësi. „Ekzistojnë tri lloj gënjeshtrash: e para është gënjeshtra, e dyta është rrena e kulluar dhe e treta statistika“, tha Rehn në fjalimin e tij, duke shtuar se edhe argumenti më i fortë mund të shtrembërohet duke keqpërdorur statistikat. Rehn tërhoqi vërejtjen se krimi i organizuar në Ballkan nuk ka njohur kufij pasi kufijtë për kriminelët nuk kanë qenë asnjëherë pengesë, prandaj policia dhe drejtësia në rajon duhet ta kapin hapin me këtë.Droga në Kosovë vjen nëpërmjet BE-së?
Tash kur Ballkani, me gjithë sfidat politike, duket më i sigurt sesa ishte më parë gjatë kohërave të luftërave, dhe kur BE-ja me kufijtë e saj e ka rrethuar Ballkanin Perëndimor, bëhen jologjike pretendimet se „Ballkani Perëndimor është zonë transiti e drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore“.Kështu prezantuesit e raportit u dukën të habitur me pyetjen e “Kohës Ditore” se „prej ku vjen droga në Kosovë, për shembull?”.Shefi ekzekutiv i UNODC-s, Antonio Maria Costa, u mundua disi të tregojnë se si „ droga nga Afganistani kalon në Pakistan, Iran, Turqi dhe më pas vjen në Evropë. Por në hartë shihet se në Kosovë së paku nuk mund të vijë pa kaluar në territorin e vendeve të BE-së. „A vjen pra në Kosovë droga përmes BE-së dhe a është BE-ja zonë transiti për dërgimin e drogës në Kosovë?“, ishte sfida jonë tjetër, jo për të mohuar se në Kosovë trafikohet droga, por për të nxitur një debat tjetër pos atij se „Kosova është zonë transiti“ e të gjitha të këqijave. Në këtë raport në fakt përmendet Ballkani e jo Kosova në veçanti. Ndoshta edhe për faktin se Kosova për tash e nëntë vjet ka qenë nën administrimin e OKB-së dhe një zyrë e OKB-së nuk mund të jetë edhe aq kritike në raport për një mision të OKB-së çfarë është UNMIK-u. Në fund përpiluesit e raportit u pajtuan se droga në Kosovë vjen edhe përmes ndonjërit nga shtetet e reja të BE-së, në raste konkret Bullgaria.Një pyetje tjetër që “Koha Ditore” e parashtroi në këtë prezantim të këtij dokumenti është se „a është analizuar roli i pjesëtarëve të misioneve të OKB-së në Ballkan në krimin e organizuar dhe korrupsion, pasi që Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina kanë pasur prani më të madhe ndërkombëtare sesa çfarëdo zone tjetër në Evropë dhe ka shumë raste të përfshirjes së ‘ndërkombëtarëve’ në trafikim, korrupsion, kontrabandë me naftë, cigare, alkool e deri tek dhunime fëmijësh.„Për fat të keq ka pasur edhe raste të tilla individuale, por ato nuk e zbehin faktin se OKB-ja me misionet e veta ka dhënë një kontribut të shkëlqyeshëm për stabilizimin dhe të ardhmen e rajonit“, tha rreth kësaj Mario Costa.Në raport në mënyrë diskrete në një boks në më pak se gjysmë faqe pranohet se ardhja e numrit të madh të stafit ndërkombëtar ka qenë edhe „bekim i përzier.”„Ata sollën me vete edhe kërkesën për shërbime komerciale, seksuale, të cilat u plotësuan nga krimi i organizuar, duke përdorur viktimat e trafikimit me njerëz. Me rritjen e numrit të paqeruajtësve në Bosnjë-Hercegovinë në vitet 90, u shtua dukshëm edhe numri i femrave, viktima të trafikimit. Duke krijuar një treg për shërbime seksuale, në Bosnjë-Hercegovinë nga organizatat e të drejtave të njeriut janë regjistruar raste ku paqeruajtësit kanë ndihmuar trafikimin. Me rënien e numrit të paqeruajtësve në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë ka rënë edhe numri i femrave, viktima të trafikimit,“ thuhet në këtë raport ku përmenden edhe disa shënime të Qendrës kosovare për mbrojtjen e femrave, se në vitin 2000, për shembull, femrat e intervistuara, viktima të trafikimit, kanë thënë se 80 për qind e meshkujve që kanë pasur seks me to kanë qenë ndërkombëtarë. Më pas thuhet se kjo ka rënë në 35 për qind në vitin 2002, ndërsa më vonë UNMIK-u ka bërë një listë të objekteve „të ndaluara“ për stafin e vet. Kjo listë ka treguar se shumica e bordeleve ka qenë po ashtu në afërsi të objekteve të misioneve ndërkombëtare.Krimi nuk njeh prejardhje e as kufi
Kur flitet për krimin e organizuar, korrupsionin dhe trafikimin në Kosovë dhe Ballkan, por edhe në Evropë, është vështirë të kritikosh njërën anë, sepse në këtë mënyrë rrezikon të dukesh se po e arsyeton anën tjetër. Prandaj në Kosovë janë vetë kosovarët ata që kanë rolin kryesorë në krimin e organizuar, ndërsa në të marrin pjesë edhe fqinjët e Kosovës, edhe ndërkombëtarët. Kështu krimi është multietnik, ndërkombëtar dhe me karakter të madh të bashkëpunimit rajonal.Kjo dukuri është njësoj edhe në Evropë. Shpesh ndodh që policia të arrestojë grupe që trafikojnë njerëz ku shefi është shqiptar i Kosovës, shoferi serb, ndërsa ndërmjetësuesi bullgar apo rus. Ka raste kur policitë në Evropë arrestojnë kriminelë që kanë luftuar në anët e kundërta në luftërat në ish- Jugosllavi, ndërsa tash janë bërë „vëllezër në krim“ në Evropë. Prandaj në mënyrë cinike nganjëherë politikanët në Evropë u thonë kolegëve të tyre nga Ballkani se „duhet të marrin shembuj nga kriminelët se si zhvillohet bashkëpunimi rajonal pa dallim kombi, feje apo prejardhjeje“.Edhe këtu raporti i cekur tregon se si ka rënë dukshëm edhe numri i krimeve të rënda në Evropën Perëndimore ku kryerësit e krimeve janë nga Ballkani. Shqiptarët, të cilët veçohen në raport për nga numri i madh i tregtisë me drogë edhe në Evropë, tash përbëjnë vetëm rreth 2 për qind të të akuzuarve për këtë tregti. Në Gjermani, për shembull, në vitin 2000, janë arrestuar me dyshime për tregti me heroinë 103 shqiptarë (nga të gjitha trojet etnike), ndërsa në vitin 2006 ky numër ka rënë në 21. Në Itali në vitin 2004 janë arrestuar për këtë 616 shqiptarë, e në vitin 2006 janë arrestuar 394 persona me prejardhje shqiptare. Në Zvicër janë arrestuar për kontrabandë me heroinë në vitin 2002- 461, ndërsa në vitin 2006 janë arrestuar 269 shqiptarë.Por kjo ende është një shifër e madhe duke marrë parasysh se shqiptarët nuk janë komb aq i madh. Në Zvicër, për shembull, shqiptarët ende përbëjnë 34 për qind të të arrestuarve për kontrabandë me heroinë, duke qenë kështu në vendin e parë, para „jugosllavëve“, që janë në vendin e dytë me 22 për qind dhe zviceranëve me 18 për qind.Por ekspertët pohojnë se numri i shqiptarëve është edhe më i madh sepse një pjesë e tyre kanë tashmë pasaporta të Zvicrës dhe disa janë „me letra“ ende në mesin e „jugosllavëve“.Ky është edhe një shembull se krimi nuk ka prejardhje e as nuk njeh kufij dhe se kriminelët duhet shikuar si kriminelë e jo si shqiptarë, serbë apo „ndërkombëtarë“.Imun nga kjo nuk është askush dhe këtë duhet pranuar. Drejtimi i gishtit kundër njëri- tjetrit vetëm u lë më shumë hapësirë kriminelëve „ të të gjitha vendeve“ që janë bashkuar ashtu siç donte t’i bashkonte proletarët e të gjitha vendeve komunizmi.

http://74.52.64.18/~wwkoha08/index.php? ... &Itemid=36

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Tryezë mbarëkombëtare në Tiranë

Fr, 24. Okt 2008, 13:24

Qendra e gravitetit do të duhej që t’i tërhiqte pjesët e ndara në drejtim të saj. Ky ligj i fizikës, do të duhej që të shërbente edhe në rastin e shqiptarëve. Shqiptarët u ndanë padrejtësisht në shumë shtete në kongresin e Berlinit më 1878 e më pas edhe në konferencën e Londrës më 1913. Pjesa më e madhe e shqiptarëve mbeti jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Tirana do të duhej, pra, që të ishte qendra e shqiptarëve, qendra e organizimit të të gjithë shqiptarëve që ata të jenë një dhe të pandashëm. Sado që të organizohen shqiptarët në Kosovë, Shkup e Tetovë, Çamëri, Preshevë e Bujanoc, Plavë e Ulqin, asnjëherë nuk do të arrihet suksesi i dëshiruar nëse nuk ka organizim dhe burim të organizimit në Tiranë. Politikat zyrtare të shqiptarëve nuk po e bëjnë një gjë të tillë, por të kundërtën e saj. Edhe shoqëria civile deri më sot nuk ka bërë diçka për t’u admiruar në këtë drejtim.

Shqiptarët në Kosovë sundohen nga administrata kolonialiste e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, dhe rrezikohen me humbje të territorit dhe identitetit kombëtar. Territoret e banuara me shqiptarë në Maqedoninë përendimore po zvogëlohen vazhdimisht. Gjithashtu edhe në Luginën e Preshevës dhe në pjesët e banuara me shqiptarë në Mal të Zi, po ndryshon përbërja demografike në dëm të shqiptarëve. Këto si dhe shumë probleme tjera specifike me të cilat ballafaqohen shqiptarët gjithandej nga janë, ishin temë e diskutimit në një tryeze të organizuar në Tiranë. Kjo është shpresëdhënëse sepse u organizua pikërisht në qendrën e të gjithë shqiptarëve, në Tiranë. Organizimin e kësaj tryeze e bëri Klubi Kombëtar nga Tirana së bashku me Lëvizjen VETËVENDOSJE! nga Prishtina. Në Tiranë u mblodhen 18 organizata nga shoqëria civile nga të gjitha trojet e banuara me shqiptarë. U mblodhën lëvizje, organizata, shoqata e shoqëri, rrjete studentore, klube etj. të cilat merren me probleme të veçanta që nga mbrojtja e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, mbrojtja e ambientit, arsimi, kultura e antikorrupsioni, e deri te ato që veprojnë për arritjen e lirisë kolektive të shqiptarëve.

Hapjen e tryezës e bënë bashkorganizatorët, Lizandër Saraçi nga Klubi Kombëtar dhe Albin Kurti nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Lizandri i falënderoi të pranishmit për ardhjen në Tiranë, duke thënë se në të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët ka shumë organizata joqeveritare, mirëpo bashkëpunimi mes tyre është i një niveli të pakënaqshëm. Bashkëpunimi është i domosdoshëm sepse ne nuk duhet të harrojmë se në radhë të parë jemi shqiptarë, dhe se duhet të na bashkojnë interesat mbarëkombëtare. Albini theksoi se organizata të ndryshme shqiptare zakonisht takohen në konferenca që organizohen nga donatorë të ndryshëm ndërkomëtarë, ku të akomoduar në hotele e restorante të shtrenjta ata kujdesen për të gjitha, bile ata kujdesen edhe se si të mendosh, por kurrnjëherë për interesat tona kombëtare. Ne u bëmë bashkë sepse duam që të jemi bashkë. Ne nuk u bëmë bashkë, që të rrimë bashkë, por që të punojmë bashkë, tha Albini.

Tryeza i kishte tri seanca. Në seancën e parë u bë prezentimi i organizatave ku të gjitha paraqitën aktivitetet të cilat i kishin bërë deri më tani, konceptet e tyre si dhe planet për të ardhmen. Kjo u bë në radhë të parë që të njiheshim me njëra-tjetrën sa më shumë dhe njëkohësisht kjo paraqiste problemet specifike me të cilat ballafaqohen shiptarët në vendet ku ata jetojnë.

Në seancën e dytë u diskutua për fushat dhe mundësitë e bashkëpunimit. Bashkëpunimi është natyrisht i domosdoshëm, prandaj konkludim i përbashkët ishte që të gjenden pikat që na bashkojnë dhe që janë interes i përgjithshëm i shqiptarëve. U dhanë ide të shumta për aktivitetet e mundëshme në të ardhmen. Të gjitha organizatat pjesëmarrëse u zotuan që resurset e tyre do t’i vënë në shërbim të realizimit të projekteve që do të dalin nga tryeza.

Në seancën e tretë u diskutua se si të realizohen disa nga idetë që u paraqitën në seancën e dytë. Mendim i përgjithshëm ishte që pasi ky është fillimi i bashkëpunimit të mos fillohet me shumë projekte, por të fillohet me disa që janë më të realizueshme. U vendos që takimi i ardhshëm të mbahet pas 6 muajve. Gjatë kësaj kohe ne duhet të dëshmohemi me punë në realizimin e projekteve të vendosura nga tryeza. Të gjitha organizatat pjesëmarrëse do të jenë pjesë e një web grupi, përmes së cilës do të bashkërendohen aktivitetet dhe do të diskutohen idetë. Dy aktivitete të cilat do të realizohen nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare janë:

* - Festimi i 28 Nëntorit në të gjitha qendrat e shqiptarëve. Kjo të bëhet përmes koncerteve simultane në të gjitha këto qendra. Atë ditë të mbahen gjithashtu edhe panaire të prodhimeve shqiptare dhe artizanateve.
* - Organizimi i një turni ligjëratash në të gjitha universitetet ku mësohet shqip. Përfaqësues të organizatave pjesëmarrëse do të ligjërojnë në këto universitete në atë mënyrë që përfaqësuesit nga Shqipëria të ligjërojnë në Prishtinë e Tetovë, ata nga Kosova në Tiranë e Tetovë, kurse ata nga Maqedonia në Prishtinë e Tiranë, e kështu me radhë. Kjo do të ndihmojë që studentët të njihen më shumë me historinë si dhe me të arriturat e problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët që jetojnë në vende të tjera.

Për realizimin e këtyre dy aktiviteteve u përcaktuan dhe u ndanë detyrat. U caktuan edhe koordinatorët të cilët do të kujdesen që këto detyra të kryhen dhe projektet të realizohen sa më mirë.

Tryeza u mbyll me konkludimin se ky ishte një fillim i mirë. Po fillon një mendësi e re. Po kuptohej nga të gjithë se bashkëpunimi është i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Vetëm të bashkuar mund të bëjmë shumë.

Organizatat pjesëmarrëse në tryezë

Shoqata Çamëria, Tiranë
Organizatë e cila mbron të drejtat themelore të njeriut dhe në veçanti të kombit shqiptarë dhe komunitetit çam. Objektivat kryesore të saj janë:

* - Njohja ndërkombëtare e gjenocidit të shtetit grek dhe spastrimit etnik ndaj komunitetit çam.
* - Rikthimi i komunitetit çam në trojet e veta.
* - Njohja e të drejtës së pronësisë të çamëve të dëbuar.
* - Hapja e shkollave shqipe dhe përdorimi i gjuhës shqipe në shtetit grek.
* - Njohja e pakicës shqiptare nga shteti grek.



“Në Dobi të Gruas Shqiptare”, Tiranë
Ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1993. Objektivi kryesor i saj është të japë shërbime dhe mbështetje sociale për gratë dhe fëmijët, duke pasur si prioritet progresin e tyre.

OJQ “ORA”, Ulqin
Është themeluar në vitin 2005. Qëllimet e organizatës janë: ruajtja e trashëgimisë kulturore-historike shqiptare, zhvillimi socio-ekonomik i komunitetit, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i vlerave kulturore dhe shpirtërore, zhvillimi i turizmit, përmirësimi i kushteve dhe cilësisë së arsimit, veprimtaria botuese etj.

Rrjeti i Studentëve Shqiptarë Jashtë Vendit ( ASAN )
Qëllimi kryesor i organizatës është organizimi i studentëve shqiptarë nga Shqipëria për Shqipërinë. Qëllimi është që të shfrytëzohet truri ynë që është jashtë vendit. Objektivi i tyre është promovimi i shqiptarëve në botë.

INPO – Iniciativa për Progres, Ferizaj
Është themeluar në vitin 2005.. Qëllimi i organizatës është fuqizimi i ndikimit të publikut në vendimmarrje si dhe rritja e kërkesës për llogaridhënie ndaj zyrtarëve të zgjedhur. Aktivitetet e organizatës kanë prekur kryesisht këto çështje: konflikte interesi, qasje në dokumente zyrtare, kontratat publike, shërbimet e dobëta publike dhe burokracia si dhe situatat e brishta politike.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Preshevë
Është themeluar në vitin 1995, si degë e KMLDNJ–së në Prishtinë. Si organizatë e pavarur është që nga viti 2000. Ka për qëllim promovimin, mbrojtjen dhe edukimin në sferën e të drejtave të njeriut, duke ofruar njëkohësisht ndihmë ligjore falas për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Klubi Kombëtar, Tiranë
Është formuar në vitin 2007, si një nismë për të përmirësuar nivelin e ulët të ndërgjegjësimit për çështjet kombëtare të qytetarëve. Me anë të veprimtarive të tij ai synon rritjen e vetëdijes kombëtare të qytetarëve të Shqipërisë, në bashkëpunim me shqiptarët kudo që ndodhen, në trojet etnike dhe në diasporë, rreth idealeve dhe interesave kombëtare shqiptare.

Lëvizja Mjaft!, Tiranë
Është themeluar para 5 viteve si rezultat i një fushate katër mujore ndërgjegjësimi ndaj çështjeve kyçe që e pengojnë zhvillimin social, politik dhe ekonomik të vendit. Visioni kryesor i Lëvizjes Mjaft! është krijimi i një Shqipërie të mirëqeverisur, me qytetarë aktivë, komunitete të forta dhe një imazh pozitiv në botë.

Lëvizja Qytetare “Zgjohu”, Shkup
Është themeluar para dy viteve në Shkup, nga një grup shqiptarësh entuziastë. Zgjohu! lindi si nevojë për të ndërtuar një demokraci të mirfilltë në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, të avancojë vetëdijen kolektive kombëtare për rëndësinë e arsimit, kulturës, shkencës etj. Zgjohu! ka për qëllim themelimin e një mase kritike si zë paralel në një shoqëri jashtëzakonisht të partizuar.

Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës
Është krijuar si rezultat i mospajtimit të ndërtimit të veprave me bazë nafte në gjirin e Vlorës. Organizuan një varg protestash e aksionesh kundër shkatërrimit të mjedisit dhe bukurive natyrore të Vlorës.

Qëndra për Bashkëpunim Ballkanik LOJA, Tetovë
Është themeluar në vitin 2000. Qëllimet e organizatës janë zhvillimi kulturor dhe edukimi i qytetarëve në Maqedoni, veçanërisht rinisë dhe fëmijëve, përkrahja dhe stimulimi i metodave të reja dhe bashkëkohore në kryerjen e aktiviteteve edukative dhe zbavitëse.

Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, “Çohu”, Prishtinë
U themelua në shtator të vitit 2005. Misioni i saj është ndërtimi i integritetit publik nëpërmjet luftimit të korrupsionit politik, krimit të organizuar dhe ekspozimit të lidhjeve mes krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim
Është themeluar nga njerëz nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora. Organizata përpiqet që të bëjë bashkimin kulturor të shqiptarëve para bashkimit territorial, dhe njëkohësisht krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit për të kontribuar në nxitjen dhe ngritjen e vetëdijes përtej kufijve politikë.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Prishtinë
Është formuar në vitin 2000. Ky rrjet përfaqësohet nga më shumë se 80 organizata të grave të të gjitha grupeve etnike në Kosovë, i cili avokon për të drejtat e grave në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Misioni i saj është përkrahja, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave dhe interesave të grave dhe vajzave në tërë Kosovën.

Rrjeti Rinor i Kosovës, Prishtinë
Është themeluar në vitin 2001. Arsyeja e themelimit të rrjetit ishte forcimi i rolit rinor në vendimmarrjet shoqërore dhe politike. Ne jemi vendi me më së shumti rini në Evropë, por njëkohësisht vendi me më së paku rini në vendimmarrje. Moto e organizatës është “Të rinjtë e sotëm të jenë liderë të ardhshëm”.

Unë, Gruaja, Pogradec
Është themeluar në vitin 2003 në Pogradec. Kryesisht punon për barazinë gjinore dhe fuqizimin e integrimit të gruas në shoqërinë shqiptare. Fushat kryesore të punës janë: konsulenca, trajnimi, informimi i publikut, përhapja e informacionit, monitorimi i vendimmarrjes, lobim dhe avokim në çështjet gjinore.

Bild

cadi73
New Member
New Member
Beiträge: 1
Registriert: Mo, 23. Mär 2009, 10:19

Çka mendoni për padrejtësit që po na bëhen ,,Ausllanderve''

Mi, 25. Mär 2009, 14:12

Tung gjithve
Po me vjen shum keq kur e ndegjoj fjalen ,,Ausllander'' qe po na qujn ne Vendlindje (ish RJM), dhe kur eshte puna per gjoba (kazna) ne kemi nji far tarife (çmim) tjeter gjoja se jemi te hauj (te ahtuquajtur Stranci) nga Policia. Denimi ma i vogel per ne ,,Ausllandert'' eshte 300 € e per ata te na nuk ka gjoba. Jam shum i zemruar nga :x kto gjeste idiotash te cilet po i bojn se ky akt po u shkon Shkijeve per Qefi.


U Përshëndes të gjithve
Tung

Benutzeravatar
Sibora
Member
Beiträge: 78
Registriert: So, 02. Aug 2009, 2:05

Re: Çka mendoni për padrejtësit që po na bëhen ,,Ausllanderv

Mo, 03. Aug 2009, 11:05

cadi73 hat geschrieben:Tung gjithve
Po me vjen shum keq kur e ndegjoj fjalen ,,Ausllander'' qe po na qujn ne Vendlindje (ish RJM), dhe kur eshte puna per gjoba (kazna) ne kemi nji far tarife (çmim) tjeter gjoja se jemi te hauj (te ahtuquajtur Stranci) nga Policia. Denimi ma i vogel per ne ,,Ausllandert'' eshte 300 € e per ata te na nuk ka gjoba. Jam shum i zemruar nga :x kto gjeste idiotash te cilet po i bojn se ky akt po u shkon Shkijeve per Qefi.


U Përshëndes të gjithve
Tung
pak se jeton ketu dhe ke dokumenta dhe je mes te mirave merr dhe perkrahje sociale kur nuk punon po ben dhe llafe.

Shko nje here ne Itali ose Greqi do pendohes pse ke lindur.

Ngelem duke u ankuar ne tere jeten,po i huaj je ne dhe te huaj pse cdo ti ti veme emrin Gjermanise shqiperi.

Airbourne
Member
Beiträge: 32
Registriert: So, 18. Jan 2009, 11:17

Re: Çka mendoni për padrejtësit që po na bëhen ,,Ausllanderv

Fr, 04. Sep 2009, 1:34

Sibora hat geschrieben:
cadi73 hat geschrieben:Tung gjithve
Po me vjen shum keq kur e ndegjoj fjalen ,,Ausllander'' qe po na qujn ne Vendlindje (ish RJM), dhe kur eshte puna per gjoba (kazna) ne kemi nji far tarife (çmim) tjeter gjoja se jemi te hauj (te ahtuquajtur Stranci) nga Policia. Denimi ma i vogel per ne ,,Ausllandert'' eshte 300 € e per ata te na nuk ka gjoba. Jam shum i zemruar nga :x kto gjeste idiotash te cilet po i bojn se ky akt po u shkon Shkijeve per Qefi.


U Përshëndes të gjithve
Tung
pak se jeton ketu dhe ke dokumenta dhe je mes te mirave merr dhe perkrahje sociale kur nuk punon po ben dhe llafe.

Shko nje here ne Itali ose Greqi do pendohes pse ke lindur.

Ngelem duke u ankuar ne tere jeten,po i huaj je ne dhe te huaj pse cdo ti ti veme emrin Gjermanise shqiperi.
Te respektoj.
Gjithmon flasin hajvanet,kthehe andej nga ka ardhur dhe te leroje bacen.
Por duket qe eshte i derr katunari,dhe qahen veshderrat.

Benutzeravatar
ermalina
Member
Beiträge: 10
Registriert: Sa, 23. Jan 2010, 1:09

Re: Çka mendoni për padrejtësit që po na bëhen ,,Ausllanderv

Sa, 23. Jan 2010, 17:51

cadi73 hat geschrieben:Tung gjithve
Po me vjen shum keq kur e ndegjoj fjalen ,,Ausllander'' qe po na qujn ne Vendlindje (ish RJM), dhe kur eshte puna per gjoba (kazna) ne kemi nji far tarife (çmim) tjeter gjoja se jemi te hauj (te ahtuquajtur Stranci) nga Policia. Denimi ma i vogel per ne ,,Ausllandert'' eshte 300 € e per ata te na nuk ka gjoba. Jam shum i zemruar nga :x kto gjeste idiotash te cilet po i bojn se ky akt po u shkon Shkijeve per Qefi.


U Përshëndes të gjithve
Tung
Nuk ke cfare te besh vec te durosh, ngaqe vuajtja eshte e padurueshme aty ku ke qene me perpara.

Benutzeravatar
Shqipetare
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 1423
Registriert: Mi, 09. Mai 2007, 0:48

Parullat fyese e ushtarve grek per shqipetaret dhe maqedonas

So, 04. Apr 2010, 22:34

Besoj se e keni degjuar ne mediat per parullat e ca ushtarve grek qe kan hedhur para ca ditesh per ne shqipetaret,per maqedonasit dhe per turqit.Ishin parulla te tilla "Ata janë shkupjanë, ata janë shqiptarë, do të bëj këpucë të reja nga lëkura e tyre”.Me sa kam degjuar une kto parulla i paskan then dhe nje her tjeter.

Ca mendoni juve per kte ngjarje ???

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/33460.html
Me dogji malli moj nena ime...

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Mo, 05. Apr 2010, 21:08


gjeraq
Member
Beiträge: 49
Registriert: So, 28. Mär 2010, 11:45

Re: Parullat fyese e ushtarve grek per shqipetaret dhe maqed

Mo, 05. Apr 2010, 22:06

Shqipetare hat geschrieben:Besoj se e keni degjuar ne mediat per parullat e ca ushtarve grek qe kan hedhur para ca ditesh per ne shqipetaret,per maqedonasit dhe per turqit.Ishin parulla te tilla "Ata janë shkupjanë, ata janë shqiptarë, do të bëj këpucë të reja nga lëkura e tyre”.Me sa kam degjuar une kto parulla i paskan then dhe nje her tjeter.

Ca mendoni juve per kte ngjarje ???

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/33460.html
Ani, grekët kanë pallë parulla antishqiptare, antimaqedonase, antiturke dhe prap e kanë dëshmue prapambetuninë e tyne të stërmadhe, e ku asht problemi. Këto parulla në kohën e fundit në shum platforma interneti po debatohen dhe përflitet shpesh racizmi ballkanik e në ketë rast ai i grekëve. Por për opinionin tim nuk kemi arsyje pse të çuditemi për ketë ngjarje, sepse asht fakti i njohun në mbarë botën sa racist jena ne, të gjithë popujt në sinisinë, që quhet Ballkan, dhe historia dëshmon se urrejtja dhe përbuzja për njani-tjetrin janë të ngulituna në mendësinë tonë aq thellë saqë evropianët e shum njerëz paqdashës që rreken me e zbutë ketë mëni mes nesh, duhen të zhvillojnë nji durim të madh për ta arritë ketë qëllim. Grekët na kanë sha neve, por edhe maqedonët edhe turqit, që tregon shum qartë sa çfar frikacakë janë. Krejt ne kemi përjetue në historinë ballkanike masakra, beteja e luftna të shumta që e kanë përpushë urrejtjen tonë, por asnji popull tjetër në Ballkan nuk asht aq teveqel, që të shajë nji gjiton dhe të pasqyrojë primitivitetin e vet. Edhe unë pranoj se nuk jam mik i grekëve dhe se e ndiej njifarë anmiqësi ndaj tyne, por asnji ushtari shqiptar nuk do t'i këcente delli t'i shajë grekët para gjithë botës. E sidomos grekët që gjoja janë aq superior ndaj nesh, me kulturën e tyne të epërme prej antikës, i shajnë të tjerët, demek se na qenkemi fajtorë për ketë krizë të vetësajuem, ... kjo nuk diçka për t'u indinjue, por vetëm për të të ardhë keq.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Di, 06. Apr 2010, 18:15

Dy greke masakrojne nje familje shqiptare

http://www.alba-world.ch/viewtopic.php?p=205785#205785

Squatrazustradin
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1482
Registriert: Sa, 04. Aug 2007, 16:22

Re: Parullat fyese e ushtarve grek per shqipetaret dhe maqed

Fr, 09. Apr 2010, 17:33

gjeraq hat geschrieben:Ani, grekët kanë pallë parulla antishqiptare, antimaqedonase, antiturke dhe prap e kanë dëshmue prapambetuninë e tyne të stërmadhe, e ku asht problemi. Këto parulla në kohën e fundit në shum platforma interneti po debatohen dhe përflitet shpesh racizmi ballkanik e në ketë rast ai i grekëve. Por për opinionin tim nuk kemi arsyje pse të çuditemi për ketë ngjarje, sepse asht fakti i njohun në mbarë botën sa racist jena ne, të gjithë popujt në sinisinë, që quhet Ballkan, dhe historia dëshmon se urrejtja dhe përbuzja për njani-tjetrin janë të ngulituna në mendësinë tonë aq thellë saqë evropianët e shum njerëz paqdashës që rreken me e zbutë ketë mëni mes nesh, duhen të zhvillojnë nji durim të madh për ta arritë ketë qëllim. Grekët na kanë sha neve, por edhe maqedonët edhe turqit, që tregon shum qartë sa çfar frikacakë janë. Krejt ne kemi përjetue në historinë ballkanike masakra, beteja e luftna të shumta që e kanë përpushë urrejtjen tonë, por asnji popull tjetër në Ballkan nuk asht aq teveqel, që të shajë nji gjiton dhe të pasqyrojë primitivitetin e vet. Edhe unë pranoj se nuk jam mik i grekëve dhe se e ndiej njifarë anmiqësi ndaj tyne, por asnji ushtari shqiptar nuk do t'i këcente delli t'i shajë grekët para gjithë botës. E sidomos grekët që gjoja janë aq superior ndaj nesh, me kulturën e tyne të epërme prej antikës, i shajnë të tjerët, demek se na qenkemi fajtorë për ketë krizë të vetësajuem, ... kjo nuk diçka për t'u indinjue, por vetëm për të të ardhë keq.
Bravo!
<a href="http://www.danasoft.com"><img src="http://www.danasoft.com/sig/boneymummieson.jpg" border="0">

Benutzeravatar
Shqipetare
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 1423
Registriert: Mi, 09. Mai 2007, 0:48

Re: Parullat fyese e ushtarve grek per shqipetaret dhe maqed

Fr, 09. Apr 2010, 23:47

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/33460.html[/quote]

E sidomos grekët që gjoja janë aq superior ndaj nesh, me kulturën e tyne të epërme prej antikës, i shajnë të tjerët, demek se na qenkemi fajtorë për ketë krizë të vetësajuem, ... kjo nuk diçka për t'u indinjue, por vetëm për të të ardhë keq.[/quote]

Greket superior?Aman vec ata ta mbyllin gojen se vec ata qe skan me ca mburen.Do mburen qe kan pas nje cop historie ne kohen antike dhe qe kan pas filozofet si sokratin,aristotelein ose platon.Po kjo thjesht tregon qe dikuuuur para shuuum kohesh ka pas popullsia greke filozof te medhnej me emer por greket e socme jan e kunderta e tyre.Nuk jan filozof por racista!!!Te ken trup qe te mburen me filozofet ose historin antike kur bejn gjera te tilla.Ata tregojn akoma me sh qe jan pa nivel dhe thjesht te ulet.Skan ca te bejn te shkretet kur ekonomia po i vete keq fare dhe duan ta shfryn ate stresin dhe inatin qe kan te te tjeret nevend ta kritikojn nje her qeverin e tyre.Nuk shofin nje her veten si fajtor por gjithmon tjeret.Te gjith e din qe shtetet ne ballkan nuk shokojn fare me njeri tjetrein(dhe ne shqipetaret si duam fare ose shumica i urren)por si greket nuk sillet as nje shtet.Greket gjoja jan ne BE :roll: .Se mar vesh si tolerohet na bashkimi evropian nje sjellje e tille se ky bashkim ka ca prinicpa dhe ligje dhe regulla qe nuk perpuqen me nje sjellje aq panivel.Dhe qevria mos te sillet sikur esht e shokuar me sjelljet e ushtarve.Pse shtiret?Pse jan kaq hipokrit?Ngaqe duan te tregojn per sye faqe qe gjoja nuk tolerohet sjellje e tille???Ngaqe jan ne BE?Nuk than ata ushtaret ca mendojn shumica e grekve???
Turp te ken!!!



:roll:
Me dogji malli moj nena ime...

gjeraq
Member
Beiträge: 49
Registriert: So, 28. Mär 2010, 11:45

Sa, 10. Apr 2010, 15:19

une gjithmon jam pyete pse grekte jane anetare te BEse kurse asgja nuk po bajne per ta meritue kete. Nuk po i tolerojne minoritetet, nuk po ni permbushin standardet dhe si kulm i patrupesise se tyne i fshihshin borxhet e tyne deri ne ate moment kur kersiti e madhje dhe nji krize financiale qe asht tue ju kercnue tane Evropes e rroku kete vend te gjore. Mendoj se i vetmi arsyjetim per anetarsine e grekeve ne BE mund te jete se emertimi "Evrope" rrjedh nga greqishtja.

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Per ata Shqiptar qe kan zemer dhe gjak Shqiptare

Do, 17. Jun 2010, 15:41

Nga zoteri Koco Danaj:

Lista per Shqiperine natyrale u shpall:Kredo e saj eshte:

"Mirdita e ardhme. Miresevjen Shqiperi Natyrale."

Te gjithe ata shqiptare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Lugine te Presheves, Mal te Zi, Europe, SHBA qe duan ti bashkohen asaj, le te shkruajne ne kdanaj@hotmail.com ose kdanaj@lajme.net. Kthim ...mbrapa nuk ka. Deshiren e kemi, na duhet vetem Organizimi. Ta kthejme mbeshtetjen ne Vote popullore


Faqja private e zoterit Koco Danaj ne Facebook:

http://www.facebook.com/#!/profile.php?id=1100251503

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Danaj: Tashmë lëvizja e re politike. U mbajt Tubimi i pare.

Mo, 01. Nov 2010, 8:22

Danaj: Tashmë lëvizja e re politike, Lista për Shqipërinë Natyrale

Mes qindra atdhetarëve të cilët luftojnë dhe punojnë për një Shqipëri natyrale Koço Danaj shpalli zyrtarisht lëvizjen e re politike të quajtur Lista për Shqipërinë Natyrale. Politikat e kësaj lëvizje do përqëndrohen në bashkimin e trojeve shqiptare në menyrë paqësore. Danaj theksoi se kjo lëvizje shumë shpejt do kërkoj nga Gjykata e Hagës që të rishqyrtoj vendimin e vitit 1913 të kongresit të Londrës prej të cilit trojet shqiptare mbetën të copëtuara.
Për të marrë pjesë në hapjen zyrtare të kësaj liste kishin ardhur shqiptare nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Çamëria, e poashtu edhe atdhetarë nga vendet e largëta për të cilët Shqipëria Natyrale është ëndërr që shumë shpejt duhet bërë realitet .

http://www.youtube.com/watch?v=OOIOdm_d ... r_embedded

http://www.oranews.tv/


"Pas 78 ditesh Lista e Shqiperise Natyrale arriti ne 94867 mbeshtetes. "

Slogeni "Miredita e Ardhme-Miresevjen Shqiperi Natyrale", kush deshiron te mbeshtet ket Livizje, te lajmrohet ne emajl: kdanaj@hotmail.com

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

bitte löschen

Di, 25. Okt 2011, 22:21

bitte löschen
Zuletzt geändert von Alket am Do, 03. Nov 2011, 10:58, insgesamt 1-mal geändert.

Squatrazustradin
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1482
Registriert: Sa, 04. Aug 2007, 16:22

Re: Aleance Kuq e Zi.

Mi, 26. Okt 2011, 16:36

Levizje te tilla jane shume te rrezikshme, sepse keta pretendojne te kene legjitimitet kushtetues per te perfaqesuar te gjithe shqiptaret. Ne nje artikull thuhej, qe keta e kane si detyre te mbrojne te drejtat e shqiptareve. Dmth. hyne ne sfera politike, per te cilet askush nuk ua ka dhene legjitimitetin dhe si pasoje konkurrojne legjitimitetin kushtetues qe ka shteti shqiptar. Dhe nuk duhet te cuditemi, kur shteti shqiptar gezon edhe me pak besim te shqiptaret, sepse krijohen organizata, qe konkurrojne si organizata private me struktura shteterore dhe njerezit besojne me te vertete, qe detyra e Aleances Kuq e Zi eshte te mbroje te drejtat e shqiptareve. Dhe tani na paskan krijuar edhe nje himn.
<a href="http://www.danasoft.com"><img src="http://www.danasoft.com/sig/boneymummieson.jpg" border="0">

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Aleance Kuq e Zi.

Mi, 26. Okt 2011, 20:06

Qdo Livizije dhe qdo njeri qe vepron ne emer te kushtetutes....ka ligjimitet te kushtetutes, cilja ligjitimohet nga poplli...

Shqiperia nuk eshte mo ner Komunizmin, qe nje njeri duhet ta mar leje per me fol......

Livizje te tilla, livizje civile nuk eshte e rrezikshme....po nje sen qka i mungon shqiptarve................e rrezikshme eshte vetem per politikanet te kooruptuar....si berisha, thaci .. etj...

....livizje te tilla na duhen..... njerz qe kan besim, qe kan vullnet per ndryshim....... optimista..... nuk na duhen " kultur gjith-pranues dhe vujtues"...po nje popullat e gjall dhe aktiv, nje shoqeri civile .....qe merr pjes ne politiken e vendit..qe behet pjes e vendit..

Benutzeravatar
Hummel
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 706
Registriert: Do, 12. Aug 2010, 22:59

Re: Aleance Kuq e Zi.

Mi, 26. Okt 2011, 22:58

Hala se kom lexu platformen e ktyne t aleancs. Mirepo, shume nacionalista pom doken, po veq nacionalista veç sa per sy e faqe e per kolltuk.
T shohim se ka jon ka dojn mi thy qafen.
Dont bother me with nonsense.!?! ^.°

Zurück zu „Shqip“